Zoti është krijuesi yt, mbrojtësi yt, ai që të mban gjallë. Ai është i Plotfuqishëm, i mëshirshëm, falës dhe i mirë.
Mund ta njohim Zotin nëpërmjet fjalës së tij. Ai interesohet për jetën tënde, të do dhe ka krijuar një plan të mrekullueshëm për ty. Zoti i di të gjitha, edhe para se të ndodhin.
Dashuria e Zotit është e pashtershme. "Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të kap për dore të djathtë dhe të them: Mos ki frikë, unë të ndihmoj" (Isaia 41:13). Kështu është Zoti, gjithmonë me ne. Duhet vetëm t'i afrohemi.
Ai është Krijuesi dhe Mbajtësi i të gjitha gjërave, i cili shpëton botën nëpërmjet Birit të tij, Jezu Krishtit.
Nëpërmjet Jezuit, le t'i kushtojmë gjithnjë Perëndisë flijim lavdërimi, domethënë frytin e buzëve që rrëfejnë emrin e tij.
Psalm i Davidit. Kur u shtir si i marrë para Abimelekut, i cili e dëboi dhe Davidi u largua.
Prej gropës së mundimit më nxori, prej batakut të baltës, këmbët m'i vuri mbi shkëmb e hapat m'i forcoi.
Psalm lavdërimi, i Davidit. Do të të lartësoj, o Perëndi, Mbreti im, do ta bekoj emrin tënd përjetë e në amshim.
Do të jetë për mua emër gëzimi, lavdi e nderi mes të gjitha kombeve të tokës, që do të dëgjojnë për tërë mirësinë që unë u bëra dhe do të shtangen e do të dridhen për tërë të mirën dhe tërë begatinë që unë po bëj gati për ta.
Goja ime do të shpallë lavdërim për Zotin, çdo gjallesë do të bekojë emrin e tij të shenjtë, përjetë e në amshim.
Ejani të adhurojmë e të biem në gjunjë, le të gjunjëzohemi para Zotit, krijuesit tonë!
Se ai është Perëndia ynë e ne populli i kullotës së tij, tufa, që ai e ruan me dorën e vet. Dëgjojeni, pra, sot zërin e tij:
Zoti është forca ime dhe kënga ime. Ai është shpëtimi im. Është Perëndia im, atë do të lavdëroj, Perëndia i atit tim, atë do të lartësoj.
Perëndia është shpirt dhe ata që e adhurojnë duhet ta adhurojnë në Shpirt e në të vërtetë».
O Zot, kush është si ti mes perëndive? Kush është si ti, madhështor në shenjtëri, i tmerrshëm në lavdi, që bën mrekulli?
Hyni në portat e tij me përlëvdim, në oborret e tij me lavdërim, falënderojeni e bekoni emrin e tij.
Zoti mban në dorë një kupë vere, plot shkumë e plot me erëza, e prej saj jep për të pirë. Gjithë të paudhët e tokës do të pinë, do ta thajnë me gjithë llum.
kur thotë: emrin tënd do t'ua tregoj vëllezërve të mi e do të thur himne për ty në mes të kishës.
Ty, o Perëndi i etërve të mi, ty të falënderoj e të lavdëroj, se urti e fuqi më ke dhënë, ç'të kërkuam na e zbulove, çështjen e mbretit të njohur na e bëre».
Nuk do t'ua mbajmë të fshehta bijve të tyre, brezit të ardhshëm do t'ua tregojmë, veprat e lavdishme dhe fuqinë e Zotit, mrekullitë që ai bëri.
Jepini Zotit lavdinë e emrit të tij, përkuluni para Zotit, mes shkëlqimit të tij të shenjtë.
E ne populli yt, delet e kullotës sate, do të të përlëvdojmë në amshim e brez pas brezi do të shpallim lavdinë tënde.
Mjerimin e skamnorit nuk e përbuzi dhe nuk e shpërfilli, fytyrën prej tij nuk e fshehu, por kërkesën e tij për ndihmë e dëgjoi.
Ata që e njohin emrin tënd kanë besim te ti, se ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.
Prandaj, o vëllezër, po ju bëj thirrje që për hir të dhembshurisë së Perëndisë ta paraqitni veten si fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme për Perëndinë. Ky është adhurimi i duhur.
Atëherë barinjtë u kthyen duke përlëvduar Perëndinë e duke i thurur lavde për gjithçka panë e dëgjuan, ashtu siç u qe thënë.
Pastaj nga froni doli një zë që tha: «Lëvdoni Perëndinë tonë të gjithë ju shërbëtorët e tij dhe ju që e druani, të mëdhenj e të vegjël».
Le të jemi mirënjohës, meqenëse kemi një mbretëri që nuk mund të tronditet. Le të jemi mirënjohës e le ta adhurojmë Perëndinë në mënyrë të pëlqyeshme me nderim e me druajtje,
se Perëndia ynë është zjarr që përpin.
Fjala e Krishtit banoftë në ju me gjithë begatinë e saj. Mësoni e këshilloni njëri-tjetrin me urti! Këndojini me gjithë zemër Perëndisë psalme, himne e këngë shpirtërore!
Gjithçka që thoni e gjithçka që bëni, ta bëni në emër të Zotit Jezu, duke falënderuar nëpërmjet tij Perëndinë Atë.
Atëherë Jezui i tha: «Shporru, Satan, sepse është shkruar: adhuro Zotin, Perëndinë tënd, dhe shërbeji vetëm atij».
Ti i krijove të gjitha kombet, para teje do të vijnë e do të përkulen dhe emrin tënd do të lavdërojnë, o Zot.
jepini Zotit lavdinë e emrit të tij! Kushtojini fli e dilni para tij, adhuroni Zotin veshur me shkëlqim.
sepse nuk ke për të adhuruar asnjë perëndi tjetër ngaqë emri i Zotit është “xheloz” dhe ai është një Perëndi xheloz.
«I denjë je ti, Zoti e Perëndia ynë, të marrësh lavdinë, nderimin e fuqinë, sepse ti ke krijuar gjithçka dhe me vullnetin tënd u bë e u krijua gjithçka».
Ejani t'i këndojmë Zotit, të brohorasim për shkëmbin e shpëtimit tonë.
Le të dalim para tij me falënderim, le të brohorasim për të me këngë.
Ty, o Zot, të takon madhëria, fuqia, shkëlqimi, lartësimi e madhështia, sepse ty të përket gjithçka në qiell e në tokë. Ty të takon mbretërimi, o Zot, i lartësuar mbi të gjithë.
Prej teje buron pasuria e lavdia. Ti sundon mbi çdo gjë. Në dorën tënde janë pushteti e fuqia dhe ti e ke në dorë të madhërosh e të mëkëmbësh këdo.
Ty të kërkoj me gjithë zemër, mos më lër t'u shmangem urdhërimeve të tua.
Thëniet e tua i mbaj fshehur në zemër, që të mos mëkatoj kundër teje.
Psalm i Davidit. Do të të falënderoj me gjithë zemër, para hyjnive për ty do të këndoj.
Do të përkulem drejt tempullit tënd të shenjtë dhe emrin tënd do të përlëvdoj për mirësinë e besnikërinë tënde, sepse emrin tënd dhe fjalën tënde i ke lartësuar mbi gjithçka.
Lartohet Perëndia mes brohoritjeve, Zoti mes tingujve të bririt.
Këndojini Perëndisë, këndojini! Këndojini mbretit tonë, këndojini!
Të gjithë engjëjt qëndronin përreth fronit, pleqve dhe katër gjallesave. Pastaj ranë përmbys para fronit me fytyrë përdhe dhe adhuruan Perëndinë
kështu: «Amen! Bekimi, lavdia, urtia, falënderimi, nderi, fuqia e pushteti janë të Perëndisë tonë, në shekuj të shekujve. Amen!».
Edhe kur hani, edhe kur pini, edhe kur bëni ndonjë gjë tjetër, bëjeni për lavdi të Perëndisë.
Ata i thërrisnin njëri-tjetrit e thoshin: «Shenjt! Shenjt! Shenjt Zoti i ushtrive! Mbarë toka është plot me lavdinë e tij!».
Psalm i Davidit, kur ishte në shkretëtirën e Judës.
O Perëndi, Perëndia im, ty të kërkoj. Për ty ka etje shpirti im, ty të dëshiron trupi im në këtë tokë të thatë, të shkretë e pa ujë.
Në shenjtërore erdha e të sodita, pashë fuqinë e lavdinë tënde.
Por unë jam i mjerë e plot dhimbje, shpëtimi yt, o Perëndi, më mbroftë.
Do ta lavdëroj emrin e Perëndisë me këngë, do ta madhëroj me falënderime.
Ata e shndërruan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër, adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të krijuesit që është i bekuar përjetë. Amen!
Kush nuk do të të druajë ty, o Zot, kush nuk do ta përlëvdojë emrin tënd? Vetëm ti je i shenjtë dhe gjithë kombet do të vijnë e do të të adhurojnë, se u shfaqën të gjitha veprat e tua të drejta».