Në jetën tënde, Zoti ka vendosur njerëz të veçantë, njerëz që janë bekim dhe gëzim. I bekojmë në emër të Jezusit. Bibla është plot me vargje që na mësojnë të jemi mirënjohës dhe t’i bekojmë këto jetë. Nuk bekojmë vetëm këta njerëz, por edhe familjet tona, vendin tonë dhe vëllezërit e motrat në Krisht. “Zoti të bekoftë dhe të të ruajë! Zoti ta ndriçojë fytyrën e tij mbi ty dhe të të dhurojë hirin e tij! Zoti ta kthejë fytyrën e tij nga ti dhe të të japë paqe!” (Numrat 6:24-26). Bekojmë edhe barinjtë tanë shpirtërorë që përdoren nga Zoti. “Sepse ti, o Zot, e bekon të drejtin; e rrethon me hirin tënd si me një mburojë.” (Psalmi 5:12). Nuk duhet të bekojmë vetëm ata që na bëjnë mirë, por Zoti na urdhëron të bekojmë edhe ata që na bëjnë keq. “Bekoni ata që ju përndjekin; bekoni dhe mos mallkoni.” (Romakëve 12:14).
sepse pata uri e më dhatë për të ngrënë, pata etje e më dhatë për të pirë, isha i huaj e më pritët,isha i zhveshur e më veshët, isha i sëmurë dhe erdhët të më shihni, isha në burg dhe erdhët tek unë”.Atëherë të drejtët do t'i përgjigjen: “Zot, kur të pamë të uritur e të dhamë për të ngrënë? Ose të pamë të etur e të dhamë për të pirë?Dhe kur të pamë të huaj e të pritëm apo të zhveshur e të veshëm?Kur të pamë të sëmurë ose në burg dhe erdhëm te ti?”.Mbreti do t'u përgjigjet: “Me të vërtetë po ju them se sa herë e keni bërë këtë gjë për njërin nga këta vëllezërit e mi më të vegjël, ma keni bërë mua”.
nëse jepesh me shpirt ndaj të pangrënit, nëse ia ngin barkun skamnorit, atëherë drita jote do të shndritë në errësirë e terri yt do të jetë porsi mesdita.
Jepini të drejtën të mjerit e jetimit, bëjini drejtësi të vuajturit e skamnorit.Çlirojeni të mjerin e nevojtarin, prej dorës së të paudhëve shpëtojini.
Gjoni u përgjigj: «Kush ka dy tunika, le t'ia japë njërën atij që nuk ka. Ai që ka për të ngrënë, le të veprojë po kështu».
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.Lum ai që kujtohet për të varfrin, në ditë fatkeqësie Zoti do ta shpëtojë.Zoti do ta ruajë e do ta mbajë gjallë, do ta bëjë të lum mbi tokë e s'do ta lërë në duart e armiqve.
Kush nëpërkëmb të vobektin, fyen krijuesin e tij, por kush përkrah nevojtarin, e nderon.
Nëse dikush që ka të mirat e kësaj bote shikon vëllanë e vet në nevojë, por e ngurtëson zemrën ndaj tij, si mund të qëndrojë në të dashuria e Perëndisë?Bijtë e mi, të mos duam me fjalë a me gojë, por me vepra dhe me të vërtetë.
«Ruhuni të mos i bëni veprat e mira në sy të njerëzve për t'u dukur para tyre, se kështu nuk do të keni shpërblim tek Ati juaj që është në qiej.Kur të japësh lëmoshë, mos trumbeto me të madhe për të tërhequr vëmendjen, siç bëjnë hipokritët nëpër sinagoga e nëpër rrugë, që të marrin lëvdata nga njerëzit. Me të vërtetë po ju them: ata e kanë marrë tashmë shpërblimin e tyre.Por kur të japësh lëmoshë, dora jote e majtë të mos e dijë çfarë bën e djathta,në mënyrë që lëmosha jote të mbetet e fshehtë dhe Ati yt, që sheh në fshehtësi, do të ta shpërblejë».
Ç'dobi ka, vëllezërit e mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi?Nëse ndonjë vëlla apo motër nuk ka rroba për të veshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm,dhe ndonjë nga ju u thotë: «Shkoni në paqe, ngrohuni e ngopuni!», por nuk u jep atyre gjërat e nevojshme për trupin, ç'dobi ka kjo?Kështu, pra, edhe besimi pa vepra është i vdekur në vetvete.
Por një samaritan që po udhëtonte andej, iu afrua dhe kur e pa, ndjeu dhembshuri për të.Shkoi tek ai, i derdhi vaj e verë mbi plagë dhe ia lidhi. Pastaj e ngarkoi mbi kafshën e vet, e çoi në një bujtinë dhe u kujdes për të.
Me të gjitha këto që kam bërë, ju kam dhënë shembullin se edhe ju duhet të punoni kaq shumë për të ndihmuar ata që janë në nevojë e të kujtoni fjalët e Zotit Jezu, i cili ka thënë: “Më i lum është ai që jep, se ai që merr”».
Por, nëse ka ndonjë skamnor mes izraelitëve, vëllezërve të tu, në ndonjë prej qyteteve në tokën që po të jep Zoti, Perëndia yt, mos u trego zemërgur e dorështrënguar me vëllanë tënd nevojtar.Ji dorëhapur me të e jepi hua mjaftueshëm çka do që ka nevojë.
Sepse, kush mbjell me kursim, do të korrë pak dhe kush mbjell me zemërgjerësi, do të korrë me begati.Secili nga ju le të japë sa t'i dojë zemra, jo me keqardhje e as me detyrim, se Perëndia e do atë që jep me gëzim.
Kush i jep skamnorit, nuk do të ketë skamje, por kush bën sikur s'sheh, bie në mallkim të madh.
Agjërimi që më pëlqen mua, a s'është vallë të këputësh vargonjtë e paudhësisë, të zgjidhësh litarët e zgjedhës, të lësh të lirë të shtypurit, të dërrmosh çdo zgjedhë?A s'është ta ndash bukën me të uriturin, të presësh në shtëpi të varfrin e pastrehë, ta shohësh dikë të zhveshur e ta veshësh, dhe farefisin tënd të mos e lësh pas dore?
Besimtarët e Maqedonisë e të Akaisë dhanë me kënaqësi një dhuratë ndihme për të shenjtët e varfër në Jerusalem.Këtë e bënë me kënaqësi, sepse u detyrohen atyre. Nëse kombet morën prej tyre bekime shpirtërore, atëherë duhet t'u shërbejnë atyre me të mirat tokësore.
Drejtësi u jep të shtypurve, ushqim u jep të uriturve, Zoti çliron të robëruarit.Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti i ngre të kërrusurit, Zoti i do të drejtët.Zoti i mbron të ardhurit, përkrah jetimët e të vejat dhe mëkatarëve ua pështjellon udhën.
Përkundrazi, kur të shtrosh një gosti, fto njerëz të varfër, të kërrusur, të çalë e të verbër.Atëherë do të jesh i lum, se ata nuk do të kenë me çfarë të të shpërblejnë, por ti do ta marrësh shpërblimin në ngjalljen e të drejtëve».
Nëse ia merr peng tunikën mikut tënd, ktheja para se të perëndojë dielli,sepse ajo është rroba e vetme me të cilën mbështillet. Me çfarë do të mbulohet kur të flejë? Kur të më thërrasë për ndihmë do ta dëgjoj, se unë jam i mëshirshëm.Mos e shaj Perëndinë dhe mos e mallko prijësin e popullit tënd.
Pasanikët e kohës së tanishme urdhëroji të mos u rritet mendja, as të mos e mbajnë shpresën në pasigurinë e pasurisë, por në Perëndinë që na jep gjithçka me zemërgjerësi për të mirën tonë.Urdhëroji të bëjnë të mirën, të jenë të pasur në vepra të mira, të jenë zemërgjerë dhe të gatshëm për të dhënë.Kështu ata do të grumbullojnë për vete një thesar e do të vënë themel të mirë për të ardhmen, që të marrin jetën e vërtetë.
Feja e pastër dhe e panjollë para Perëndisë dhe Atit është kjo: përkujdesja për jetimët e vejushat që janë në vështirësi dhe ruajtja e vetes të pastër nga bota.
Kushdo që i jep njërit prej këtyre të vegjëlve qoftë edhe një gotë ujë të ftohtë, sepse është dishepull, me të vërtetë po ju them se ai nuk do ta humbasë shpërblimin e tij».
A s'është ta ndash bukën me të uriturin, të presësh në shtëpi të varfrin e pastrehë, ta shohësh dikë të zhveshur e ta veshësh, dhe farefisin tënd të mos e lësh pas dore?
Shitini pasuritë tuaja e jepni lëmoshë. Bëni për vete pasuri që nuk vjetrohen e mblidhni në qiej një thesar që nuk shteron kurrë. Atje vjedhësi nuk mund të afrohet e tenja nuk mund të brejë.Sepse, atje ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj».
Kur të korrësh arën, nëse harron ndonjë dorëz, mos u kthe ta marrësh. Lëre për të ardhurin, jetimin e të venë, që Zoti, Perëndia yt, të bekojë çdo vepër të duarve të tua.Kur t'i shkundësh ullinjtë nga pema, mos këput çfarë mbetet nëpër degë. Lëri për të ardhurin, jetimin e të venë.Kur të vjelësh vreshtin, mos i mblidh vilet e mbetura. Lëri për të ardhurin, jetimin e të venë.
Psalm i Davidit. E Zotit është toka dhe gjithçka gjendet në të, bota me gjithë banorët e saj.
Këtë nuk e them që të tjerët të lehtësohen e ju të futeni në vështirësi, por e them për hir të barazisë.Tani ju keni mjaftueshëm dhe mund të ndihmoni ata që janë në nevojë, kështu që edhe ata t'ju ndihmojnë kur të kenë mjaftueshëm e kur ju të jeni në nevojë, që të ketë barazi,siç është shkruar: asgjë nuk i teproi atij që kishte shumë, asgjë nuk i mungoi atij që kishte pak.
Bëjuni të tjerëve gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve. Në këtë përmblidhen ligji e profetët».
Veçse na kërkuan të kujtoheshim për të varfrit e tyre, gjë që e kam bërë me këmbëngulje.
Mos harroni të bëni bamirësi dhe të ndani me të tjerët ato që keni, sepse të tilla flijime i pëlqejnë Perëndisë.
Dëshirën e të përulurve ti e dëgjon, o Zot, ua forcon zemrën e bën kujdes,që t'i japësh të drejtë jetimit e të shtypurit, që njeriu i dheshëm të mos tmerrojë më askënd.
Jepni e do t'ju jepet. Do t'ju vënë në prehër një masë të mirë, të ngjeshur, të tundur e të begatë, sepse me masën që do të matni, do të mateni».
Toka të mbillet e të korret për gjashtë vjet.Në vitin e shtatë, toka të pushojë dhe të lihet djerr. Të varfrit mes jush të hanë prej saj dhe çfarë mbetet, ta hanë kafshët e egra. Kështu do të veprosh edhe me vreshtat dhe ullishtat e tua.
Zoti i mbron të ardhurit, përkrah jetimët e të vejat dhe mëkatarëve ua pështjellon udhën.
Perëndia mund t'ju japë me begati çdo të mirë, në mënyrë që gjithmonë të keni mjaftueshëm prej çdo gjëje e kështu të mund të jepni për çdo vepër të mirë.
Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej».
Le të shohin të mjerët e le të gëzojnë. Juve që kërkoni Perëndinë, ju përtëriftë zemra,
Kush e shton pasurinë me përfitim e kamatë, e mbledh për atë që përkrah skamnorin.
Secili prej jush, si kujdestar i mirë i dhuntive të ndryshme të Perëndisë, ta përdorë dhuntinë e tij për t'u shërbyer të tjerëve.
Nga pluhuri ai e ngre të mjerin, nevojtarin prej plehut e lartëson.Me fisnikët e vë të ulet, me fisnikët e popullit të vet.
Kur të kesh mbaruar së mbledhuri të dhjetën e tërë prodhimeve të vitit të tretë, që është viti i të dhjetave, jepja levitit, të ardhurit, jetimit e të vesë, që ata të hanë në qytet e të ngopen.Atëherë do të thuash para Zotit, Perëndisë tënd: “E hoqa të dhjetën e shenjtëruar nga shtëpia e për më tepër ia dhashë levitit, të ardhurit, jetimit e të vesë, sipas çdo urdhërimi që më dhe. Nuk shkela e nuk harrova asnjë nga urdhërimet e tua.
Atëherë do të thërrasësh e Zoti do të të dëgjojë, do t'i kërkosh ndihmë e do të të përgjigjet: «Ja, ku jam!». Nëse heq dorë prej zgjedhës, prej gishtit paditës e fjalëve të liga,
Mbreti do t'u përgjigjet: “Me të vërtetë po ju them se sa herë e keni bërë këtë gjë për njërin nga këta vëllezërit e mi më të vegjël, ma keni bërë mua”.
Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse, po të mos dorëzohemi, do të kemi edhe të korra në kohën e duhur.
Ne që jemi të fortë, duhet të mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët dhe të mos bëjmë ç'na pëlqen neve.
Ja si e njohëm dashurinë: Jezu Krishti dha jetën e tij për ne, prandaj edhe ne duhet të japim jetën për vëllezërit tanë.Nëse dikush që ka të mirat e kësaj bote shikon vëllanë e vet në nevojë, por e ngurtëson zemrën ndaj tij, si mund të qëndrojë në të dashuria e Perëndisë?Bijtë e mi, të mos duam me fjalë a me gojë, por me vepra dhe me të vërtetë.
Jepi kujtdo që të kërkon ndonjë gjë dhe, nëse dikush të merr ndonjë gjë tënden, mos ia kërko.
Të gjithë besimtarët ishin të bashkuar dhe kishin gjithçka të përbashkët.Ata shisnin pasuritë dhe pronat e ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës që kishte secili.
Skamnorët e nevojtarët kërkojnë ujë, por ujë nuk ka, nga etja gjuha e tyre thahet. Unë, Zoti, do t'u gjendem, unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t'i braktis.
Kryelartët më kanë mbuluar me mashtrime, por unë ruaj me gjithë zemër porositë e tua.U trash si dhjami zemra e tyre, ndërsa unë kënaqem me ligjin tënd.
Shëroni të sëmurët, ngjallni të vdekurit, pastroni të lebrosurit, dëboni djajtë. Falas morët, falas jepni.
Nëse ndonjë vëlla apo motër nuk ka rroba për të veshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm,dhe ndonjë nga ju u thotë: «Shkoni në paqe, ngrohuni e ngopuni!», por nuk u jep atyre gjërat e nevojshme për trupin, ç'dobi ka kjo?
kush ka dhuntinë për të këshilluar, të këshillojë; kush ndan të mirat e tij me të tjerët, ta bëjë me thjeshtësi; kush drejton, ta bëjë me zell; kush bën vepra bamirësie, t'i bëjë me gëzim.
Kur e dëgjoi këtë, Jezui i tha: «Të mungon vetëm një gjë: shit gjithçka që ke, jepua të varfërve e do të kesh një thesar në qiell. Pastaj eja e më ndiq!».
Mos e zhvat skamnorin pse është skamnor, mos e shtyp nevojtarin te porta,sepse me çështjen e tyre do të merret Zoti dhe do t'i zhvatë ata që ua zhvatin shpirtin.
Ia nguli sytë e i frikësuar i tha: «Çfarë ka o Zot?». Engjëlli i tha: «Lutjet e lëmoshët e tua kanë arritur para Zotit dhe ai të ka kujtuar.
Kam qenë i ri e tashmë jam plakur dhe s'e kam parë të drejtin të braktisur, as pasardhësit e tij të lypin për bukë.
Ju do të pasuroheni në gjithçka, që të mund të jeni zemërgjerë, dhe shumë veta do të falënderojnë Perëndinë përmes nesh.
Zoti do të të prijë përherë, do të ta kënaqë shpirtin në shkreti, do t'i forcojë kockat e tua, e ti do të jesh si kopshti i ujitur, porsi burimi i ujërave që nuk shterojnë kurrë.
Kush mbyll veshët ndaj britmës së skamnorit, do të bërtasë vetë e nuk do të marrë përgjigje.
Prandaj, o vëllezër, po ju bëj thirrje që për hir të dhembshurisë së Perëndisë ta paraqitni veten si fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme për Perëndinë. Ky është adhurimi i duhur.Mos u pajtoni me frymën e kësaj bote, por ndryshohuni duke përtërirë mendjen, që të dalloni se cili është vullneti i mirë, i pëlqyeshëm dhe i përsosur i Perëndisë.
Jepi me gjithë zemër e pa u trishtuar, sepse kështu, Zoti, Perëndia yt, do të bekojë çdo vepër e çdo punë të duarve të tua.
Të gjithë ata që të kërkojnë gëzofshin e ngazëllefshin me ty, ata që duan shpëtimin prej teje thënçin përherë: «I madh është Zoti!».
Jezui i tha: «Nëse dëshiron të jesh i përsosur, shko, shit çfarë ke, jepua të varfërve e do të kesh një thesar në qiell. Pastaj eja e më ndiq!».
Por kush nuk kujdeset për të afërmit e sidomos për ata të shtëpisë së vet, ky e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një i pafe.
Kjo i pëlqen Zotit më tepër se demi, më tepër se kau me brirë e thundra.Le të shohin të mjerët e le të gëzojnë. Juve që kërkoni Perëndinë, ju përtëriftë zemra,
Mos e mundoni vejushën dhe jetimin.Nëse i mundoni, unë do ta dëgjoj thirrjen e tyre për ndihmë,do të ndizem plot zemërim e do t'ju pres me shpatë, që gratë t'ju mbesin të veja e fëmijët jetimë.Nëse i jep para hua popullit tim, të varfërve mes jush, mos u sillni me ta si huadhënës dhe mos u kërkoni kamatë.
«Përse të agjërojmë, kur ti nuk shikon?», thonë. «Përse ta mundojmë veten, kur ti nuk do t'ia dish?». Ja, ditën e agjërimit ju bëni si doni e të gjithë punëtorët tuaj në punë i mbytni.
Një ditë në oborret e tua është më mirë se një mijë ditë gjetiu. Më mirë në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, sesa në tendat e të paudhëve.
Prandaj, sa të kemi kohë, të punojmë për të mirën e të gjithëve, sidomos të vëllezërve në besim.
Është dorëdhënës, u jep nevojtarëve, drejtësia e tij mbetet përjetë, ballin e mban lart me nder.
Mos lakmo shtëpinë e tjetrit. Mos lakmo gruan e tij, as shërbëtorin e shërbëtoren e tij, as kaun e gomarin e tij, asgjë që është e tija».
Kujtomë, o Zot, sipas mirëdashjes që tregon ndaj popullit tënd, eja tek unë me shpëtimin tënd,
Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë edhe ato gjëra.
Dashuria vëllazërore le të mbetet!Mikpritjen mos e harroni, sepse nëpërmjet saj, disa, pa e ditur, pritën engjëj në shtëpi.
Ti ke qenë streha e skamnorit, vendstrehimi i të varfrit në pikëllim, streha kundër stuhisë, hija kundër të nxehtit, sepse furia e gjakatarëve është si stuhia që përplaset në mur,
Përlëvdoni Zotin, se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë.Përlëvdoni Perëndinë e perëndive, se mirësia e tij mbetet përjetë.Përlëvdoni Zotin e zotërve, se mirësia e tij mbetet përjetë.
Shpirti i Zotit, Zotit tim, është mbi mua, se vetë Zoti më ka vajosur, më ka dërguar t'u shpall lajmin e mirë të vobektëve, t'u lidh plagët zemërthyerve, t'u shpall çlirimin të robëruarve, të burgosurve, daljen nga burgu,të shpall vitin e hirit të Zotit dhe ditën e hakmarrjes së Perëndisë tonë, t'u jap ngushëllim të gjithë atyre që vajtojnë,të ngushëlloj ata që vajtojnë në Sion, t'u vë kësula mbi kokë në vend të hirit, vajin e gëzimit, në vend të zisë, petkun e lavdit, në vend të shpirtit të thyer, që lisa drejtësie të quhen, mbëltim i Zotit, për lavdi të tij.
Se ai do ta shpëtojë nevojtarin që thërret e skamnorin që s'e ndihmon askush.Do t'i dhimbset i dobëti e nevojtari, nevojtarëve do t'ua shpëtojë jetën.Do t'i shpëtojë nga shtypja e dhuna, gjaku i tyre do të jetë i çmuar në sytë e tij.
Të gjithë rojtarët e tij janë verbuar, të paditur janë të tërë. Janë të gjithë qen të pagojë, të paaftë për të lehur. Shohin ëndrra, rrinë shtrirë, u pëlqen të dremitin.Janë qen grykës, që s'dinë të ngopen, janë barinj, që s'kuptojnë asgjë. Secili prej tyre endet udhës së vet, secili synon përfitimin e vet.
Këndojini Perëndisë, këndojini himne emrit të tij, hapini udhë atij që kalëron në shkretëtirë, Zot është emri i tij, ngazëlleni para tij.
Të gjithë ata që kishin besuar, ishin në një zemër e në një shpirt dhe askush nuk i quante të vetat gjërat që kishte, por gjithçka e kishin të përbashkët.Apostujt dëshmonin me shumë fuqi për ngjalljen e Zotit Jezu dhe Perëndia u jepte shumë hir të gjithëve.Mes tyre nuk kishte asnjë nevojtar, sepse ata që kishin toka apo shtëpi, i shisnin dhe fitimin e sillnine ua dorëzonin apostujve. Pastaj apostujt i jepnin secilit sipas nevojës.
A s'është ta ndash bukën me të uriturin, të presësh në shtëpi të varfrin e pastrehë, ta shohësh dikë të zhveshur e ta veshësh, dhe farefisin tënd të mos e lësh pas dore?Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi, shërimi yt do të gëlojë me vrull, përpara do të të prijë drejtësia jote, praparojë do të kesh lavdinë e Zotit.
«Ruhuni të mos i bëni veprat e mira në sy të njerëzve për t'u dukur para tyre, se kështu nuk do të keni shpërblim tek Ati juaj që është në qiej.
Shpreso në Zotin, o Izrael, se pranë Zotit është mirësia e pranë tij është i madh shpëtimi.
I mëshirshëm është Zoti dhe i drejtë, Perëndia ynë është përdëllyes.Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; poshtë kisha rënë e më shpëtoi.
Njeriu ngihet me të mirat që nxjerr nga goja, secili shpërblehet sipas veprave që bën.
Nëse dikush që ka të mirat e kësaj bote shikon vëllanë e vet në nevojë, por e ngurtëson zemrën ndaj tij, si mund të qëndrojë në të dashuria e Perëndisë?
Tani po shkoj në Jerusalem për t'u shërbyer të shenjtëve.Besimtarët e Maqedonisë e të Akaisë dhanë me kënaqësi një dhuratë ndihme për të shenjtët e varfër në Jerusalem.Këtë e bënë me kënaqësi, sepse u detyrohen atyre. Nëse kombet morën prej tyre bekime shpirtërore, atëherë duhet t'u shërbejnë atyre me të mirat tokësore.
Nëse mbreti gjykon me drejtësi skamnorët, froni i tij do të qëndrojë përgjithmonë.
Mbreti le t'u japë drejtësi skamnorëve të popullit, bijtë e nevojtarëve le t'i shpëtojë e shtypësin ta dërrmojë.
Këngë shtegtimesh. E Davidit. Ja, sa mirë dhe këndshëm kur vëllezërit banojnë së bashku,porsi vaj i çmuar mbi kokë, që rrjedh mbi mjekër, mbi mjekrën e Aronit, që zbret deri te kindi i petkut të tij,
Vëllezër, nëse ndokush kapet në faj, ju që keni Shpirtin e shenjtë ndreqeni atë me shpirtbutësi, por ruhuni se mos tundoheni edhe ju vetë.
E dua Zotin, se ai e dëgjon zërin e përgjërimit tim.Veshin drejt meje ai e ul, prandaj do ta thërras çdo ditë.
I Davidit. Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe gjithë qenia ime emrin e tij të shenjtë.Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe mos i harro bamirësitë e tij.Ai fal tërë paudhësitë e tua, ai shëron tërë sëmundjet e tua.Ta shpëton jetën prej varrit, të kurorëzon me mirësi e dhembshuri.Ai ta mbush jetën me të mira, ai të rinon si shqiponjën.