Në fjalën e Zotit gjejmë vargje që flasin për të ardhmen, profeti është shërbimi që Perëndia jep për t'i folur popullit të tij, megjithatë në Bibël janë shkruar shumë nga gjërat që do të ndodhin. Në fjalën e Tij gjejmë këtë varg të mrekullueshëm: "Sepse asnjë profeci nuk erdhi kurrë nga vullneti njerëzor, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë folën të shtyrë nga Fryma e Shenjtë" (2 Pjetrit 1:211). Fjala profetike është çelësi për të mbyllur dhe hapur qiellin sipas qëllimeve të Perëndisë.
Duhet të krahasojmë mesazhet profetike që janë përmbushur kronologjikisht dhe të parashikojmë në mënyrë të rregullt dhe të qartë çfarë do të ndodhë. Kështu do të mund të shpall dhe të paralajmëroj ata që po ecin keq, t'i kthej ata në rrugën e jetës së përjetshme.
Ju që jeni gati për të pranuar Krishtin dhe për t'u rrëmbyer në qiell, vazhdoni të qëndroni të fortë deri në fund për t'u shpëtuar.
e më tha: «Ja, po të bëj të njohur çka për të ndodhur në kohën e fundit të zemërimit, sepse ka lidhje me kohën e fundit të caktuar.
Ky ungjill i mbretërisë do të shpallet në të gjithë botën si dëshmi për të gjitha kombet dhe atëherë do të vijë fundi».
Dita e Zotit do të vijë si vjedhësi. Atë ditë qiejt do të zhduken me krisma, elementet e natyrës do të shkrihen nga nxehtësia dhe toka e gjithçka që ajo mban do të digjen.
Kështu do të ndodhë në fundin e botës. Engjëjt do të dalin e do të ndajnë të këqijtë nga të drejtët,
Ja, Zoti po e shkatërron tokën, të shkretë po e bën, faqen e saj po e shëmton, banorët po ia hapërdan.Do t'i ndodhë e njëjta gjë popullit e priftit, shërbëtorit e zotërisë, shërbëtores e zonjës, blerësit e shitësit, huadhënësit e huamarrësit, atij që jep e atij që merr.Toka do të shkatërrohet krejt, pa mëshirë do të plaçkitet, se këtë fjalë e ka thënë vetë Zoti.
Lum ai që i lexon dhe lum ata që i dëgjojnë fjalët e kësaj profecie e i zbatojnë ato që janë shkruar në të, sepse koha e përmbushjes së tyre po afron.
Kur Jezui po rrinte në malin e Ullinjve, erdhën dishepujt e i thanë veçmas: «Na thuaj, kur do të ndodhin këto dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e fundit të botës?».
Tërë ushtria e qiellit do të shfaroset, qiejt si rrotulla do të mblidhen, gjithë ushtria e tyre do të bjerë, siç bien gjethet e hardhisë, si gjethet e thara të fikut.
Do të dëgjoni për luftra e lajme luftrash, por mos u tronditni. Këto duhet të ndodhin, por ky nuk do të jetë ende fundi.
Po të mos i kishte shkurtuar Zoti ato ditë, nuk do të shpëtonte asnjeri, por për hir të atyre që ka zgjedhur, ai i shkurtoi ato ditë.
Pastaj do të vijë fundi, kur Krishti t'ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë dhe Atit, pasi të ketë shkatërruar çdo sundim, pushtet e fuqi.
Ngrijini sytë lart në qiell, vështroni tokën poshtë. Qiejt do të davariten si tymi, toka do të vjetrohet si rroba, banorët e saj si vemja do të vdesin. Por shpëtimi im do të mbetet përjetë, drejtësia ime nuk do të thyhet kurrë.
Se, ja, unë po krijoj një qiell të ri e një tokë të re! Gjërat e shkuara më nuk do të kujtohen, në zemrën tënde vend më s'do të kenë.
Kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, po vjen një zezonë pas tjetrës.Fundi po vjen. Po vjen fundi. U zgjua kundër teje. Ja, po vjen.Po të vjen radha, o banor i dheut. Po vjen koha, po afrohet dita. Dita e trazirës dhe jo e britmës së haresë nëpër male.
Gjatë sundimit të atyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të ngrejë një tjetër mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë e nuk do t'i jepet një populli tjetër. Ajo mbretëri do t'i dërrmojë e do t'i shkatërrojë të gjitha këto mbretëri, por vetë do të mbetet përjetë.
Po shikoja vegim natën dhe ja, bashkë me retë e qiellit po vinte dikush që ngjante me bir njeriu. Arriti deri tek i Lashti i Ditëve, para tij e paraqitën.Atij iu dha pushteti, lavdia e mbretëria, mbarë popujt, kombet e gjuhët atij do t'i shërbejnë. Sundimi i tij i amshuar do të jetë e fund nuk do të ketë, mbretëria e tij nuk do të shkatërrohet kurrë.
Mandej do t'i bëhet gjyqi dhe sundimi do t'i hiqet. Ai vetë do të zhbihet, përgjithmonë do të shfaroset.Popullit të shenjtë të të Tejlartit iu dha mbretërimi, pushteti e madhështia e të gjitha mbretërive nën qiellin mbarë. Mbretëria e tij do të jetë mbretëri e amshuar dhe të gjithë sunduesit atij do t'i shërbejnë e atij do t'i binden».
«Në atë kohë do të dalë Mikaeli, princi i madh, mbrojtësi i bijve të popullit tënd. Do të jetë një kohë e tillë mjerimi, e paparë kurrë, që nga koha kur u krijuan kombet e deri në atë kohë. Prej popullit tënd do të shpëtojnë të gjithë ata që janë të shkruar në Libër.Shumë prej atyre që flenë nën baltën e tokës do të zgjohen, disa për jetën e amshuar, disa për turpin dhe tmerrin e amshuar.Ata që kanë dituri do të shkëlqejnë porsi kupa qiellore. Ata, të cilëve u kanë prirë shumë vetë në drejtësi do të shkëlqejnë si yjet përjetë e në amshim.
«Bjerini trumbetës në Sion, lëshoni kushtrim në malin tim të shenjtë. Të dridhen mbarë banorët e vendit, se erdhi dita e Zotit, afër është ajo.Ditë e errët dhe e zezë, ditë e vrenjtur e plot terr, përmbi male seç sterron. Ja, një popull i shumtë e i fortë që kurrë s'është parë në kohët e lashta e as do të shihet brez pas brezi.
Para tij trandet toka, qiejt luajnë vendit. Dielli e hëna nxihen krejt, yjet humbasin shkëlqimin e tyre.Zoti e lëshoi kushtrimin në krye të ushtrisë së tij. Gjerë e gjatë shtrihet fushimi, sa i fuqishëm ai që zbaton fjalën e tij. E madhërishme dita e Zotit, e tmerrshme shumë është ajo. Ballë kush mund t'i bëjë?
Mjerë ata që dëshirojnë ditën e Zotit. Pse e kërkoni ditën e Zotit? Ajo është terr e jo dritë!Është siç i ndodh atij që ia mbath prej luanit, por has arushën, që hyn brenda në shtëpi, mbështet dorën në mur e gjarpri ia kafshon.A s'është dita e Zotit errësirë e jo dritë, terr e jo shkëlqim?
Ndaj, pritmëni, kumton Zoti, pritni ditën kur të ngrihem si paditës. Vendosa t'i mbledh kombet tok, mbretëritë t'i bëj bashkë, që të derdh mbi ta zemërimin tim, tërë hidhërimin tim të flaktë, se në zjarrin e zellit tim mbarë toka do të përpihet.
«Ja, po vjen një ditë për Zotin, kur plaçka e marrë prej teje do të ndahet në mesin tënd.Do t'i mbledh tërë kombet që ta sulmojnë Jerusalemin. Qyteti do të bjerë, shtëpitë do të plaçkiten, gratë do të dhunohen. Gjysma e qytetit do të shkojë në robëri, por pjesa tjetër nuk do zhbihet prej qytetit.
Ashtu siç mblidhet e digjet me zjarr egjra, kështu do të ndodhë në fundin e botës.Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e tij dhe ata do të mbledhin e do të hedhin jashtë mbretërisë gjithçka që bëhet pengesë e të gjithë ata që bëjnë paudhësidhe do t'i hedhë në furrën e zjarrit. Atje do të ketë vajtim e kërcëllimë dhëmbësh.Pastaj të drejtët do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë, le të dëgjojë».
Kështu do të ndodhë në fundin e botës. Engjëjt do të dalin e do të ndajnë të këqijtë nga të drejtët,e do t'i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë vajtim e kërcëllimë dhëmbësh».
Do të dëgjoni për luftra e lajme luftrash, por mos u tronditni. Këto duhet të ndodhin, por ky nuk do të jetë ende fundi.Një komb do të ngrihet kundër një kombi e një mbretëri kundër një mbretërie. Do të ketë zi buke e tërmete në disa vende,por ky do të jetë fillimi i dhimbjeve të lindjes.
Atëherë do të bjerë një mjerim aq i madh, sa nuk është parë nga fillimi i botës e deri tani dhe të tillë mjerim nuk do të ketë më kurrë.Po të mos shkurtoheshin ato ditë, nuk do të shpëtonte asnjeri, por për hir të të zgjedhurve ato ditë do të shkurtohen.
Qielli e toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë».«Askush nuk e di atë ditë apo atë orë. As engjëjt e qiejve, as Biri, por vetëm Ati.
«Kur Biri i njeriut të vijë në lavdinë e tij bashkë me të gjithë engjëjt, do të ulet mbi fronin e tij të lavdishëm.Të gjitha kombet do të mblidhen para tij dhe ai do t'i ndajë njërin nga tjetri, siç ndan bariu delet nga dhitë.
Mësojini të zbatojnë gjithë sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në mbarim të botës».
Kur të dëgjoni për luftra e lajme luftrash, mos u tronditni. Këto duhet të ndodhin, por ky nuk do të jetë ende fundi.Një komb do të ngrihet kundër një kombi dhe një mbretëri kundër një mbretërie. Në disa vende do të ketë tërmete e zi buke. Ky do të jetë fillimi i dhimbjeve të lindjes.
«Askush nuk e di atë ditë apo atë orë. As engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.Kini kujdes e rrini zgjuar, se nuk e dini kur do të vijë koha.
«Do të ketë shenja në diell, në hënë e në yje. Në tokë kombet do t'i zërë tmerri e ankthi nga buçima e detit dhe e valëve.Njerëzit për pak sa nuk do të vdesin nga frika dhe nga pritja e asaj që është duke rënë mbi botën, sepse pushtetet qiellore do të tranden.Atëherë do të shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi re me pushtet e me lavdi të madhe.
Mos u habitni për këtë, se po afron koha kur të gjithë të vdekurit do të dëgjojnë zërin e tije do të dalin nga varret. Ata që kanë bërë të mirën do të ngjallen për të jetuar, ndërsa ata që bënë të keqen do të ngjallen për t'u gjykuar.
Vullneti i atij që më dërgoi është të mos humbas asnjë nga ata që më dha, por t'i ngjall në ditën e fundit.Vullneti i Atit tim është që të gjithë ata që shikojnë Birin e besojnë në të, të kenë jetë të amshuar dhe unë do t'i ngjall në ditën e fundit».
Atë që më hedh poshtë mua e nuk pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon. Fjala që fola, ajo do ta gjykojë në ditën e fundit.
e u thanë: «Burra galileas, pse rrini e shikoni drejt qiellit? Ky Jezu, që u largua prej jush e u ngrit në qiell, do të kthehet ashtu si e keni parë të shkojë në qiell».
Do të shfaq gjëra të jashtëzakonshme lart në qiell e shenja poshtë në tokë, gjak, zjarr e shtëllunga tymi.Dielli do të kthehet në errësirë e hëna në gjak para se të vijë dita madhështore dhe e lavdishme e Zotit.
Prandaj pendohuni e kthehuni që t'ju shlyhen mëkatet,që të vijë koha kur Zoti do t'ju përtërijë me praninë e tij, duke ju dërguar Krishtin Jezu që e kishte caktuar për ju që më parë.Ai duhet të rrijë në qiell deri në kohën e përtëritjes së të gjitha gjërave, siç e ka lajmëruar Perëndia përmes profetëve të tij të shenjtë, që prej shumë kohësh.
Por Perëndia nuk i mori parasysh kohët e padijes njerëzore, veçse tani i urdhëron të gjithë njerëzit, kudo që janë, të pendohen,sepse e ka caktuar ditën kur do të gjykojë me drejtësi botën përmes njeriut që po ai e ka caktuar. Dhe këtë e ka provuar duke e ngjallur atë prej të vdekurve».
Por me ashpërsinë tënde dhe me zemrën e papenduar po i përgatit vetes një zemërim të madh për ditën kur Perëndia do të zbulojë zemërimin dhe gjykimin e tij të drejtë.
Unë mendoj se vuajtjet e kohës së tanishme as nuk ia vlen të krahasohen me lavdinë që do të na zbulohet në të ardhmen.Gjithçka e krijuar nga Perëndia pret me padurim që ai të shfaqë bijtë e tij.
se gjithçka e krijuar do të çlirohet nga robëria e kalbjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë.Ne e dimë se deri tani gjithçka e krijuar rënkon dhe vuan bashkë me ne si një grua në dhimbjet e lindjes;dhe jo vetëm gjithçka e krijuar, por edhe vetë ne që i kemi marrë frytet e para të Shpirtit rënkojmë përbrenda vetes, duke pritur me padurim birësimin dhe shpengimin e trupave tanë.
Këtë e them, o vëllezër, sepse koha që mbetet është aq e shkurtër, saqë edhe ata që kanë gra, duhet të jetojnë si të mos kishin;ata që qajnë, si të mos qanin; ata që gëzohen, si të mos gëzoheshin; ata që blejnë, si të mos kishin asgjë;dhe ata që i gëzojnë të mirat e kësaj bote, si të mos i gëzonin, sepse trajta e kësaj bote po kalon.
Ashtu siç vdesin të gjithë njerëzit për shkak të lidhjes me Adamin, ashtu do të marrin jetë të gjithë për shkak të lidhjes me Krishtin.Secili sipas radhës: në fillim Krishti dhe pastaj, kur ai të kthehet, të gjithë ata që janë të tijët.Pastaj do të vijë fundi, kur Krishti t'ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë dhe Atit, pasi të ketë shkatërruar çdo sundim, pushtet e fuqi.
Po ju them një të fshehtë: nuk do të vdesim të gjithë, por të gjithë do të shndërrohemi.Në çast, sa hap e mbyll sytë, kur të bjerë trumbeta e fundit, të vdekurit do të ngjallen në moskalbje, ndërsa ne do të shndërrohemi.
Të gjithë ne duhet të dalim para Krishtit për t'u gjykuar prej tij, në mënyrë që secili të marrë shpërblimin sipas veprave që ka bërë gjatë jetës së vet, qofshin këto të mira apo të këqija.
Jam i sigurt se ai që nisi një vepër të mirë mes jush, do ta përfundojë deri në ditën kur do të vijë Krishti Jezu.
ndërsa ne e kemi qytetarinë në qiej, prej nga presim shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht.Ai do ta shndërrojë trupin tonë të mjerë duke e bërë të ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, me anë të fuqisë e pushtetit që do të nënshtrojë gjithçka nën sundimin e vet.
Kur të shfaqet Krishti, jeta juaj, atëherë do të shfaqeni edhe ju bashkë me të në lavdi.
Perëndia nuk na caktoi të vuajmë zemërimin e madh, por na caktoi të marrim shpëtimin përmes Zotit tonë Jezu Krisht,
Dhe atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti Jezu do ta shkatërrojë me hukatjen e tij dhe do ta zhbëjë me shkëlqimin e ardhjes së tij.
që ti ta zbatosh këtë urdhërim të panjollë e të paqortueshëm deri në ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.Kur të vijë koha, ardhjen e tij do ta tregojë Perëndia, i lumi, i vetmi sundues, mbreti i mbretërve e Zoti i zotërve.
Po të përbetoj para Perëndisë dhe Krishtit Jezu, që do të gjykojë të gjallët e të vdekurit kur të vijë e të mbretërojë:
duke pritur shpresën e lume dhe ardhjen e lavdisë së Perëndisë madhështor dhe shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.
Ka thënë edhe: ti, o Zot, në fillim e themelove tokën dhe vepër e duarve të tua janë qiejt.Ata do të zhduken, ndërsa ti do të mbetesh. Të gjithë do të vjetrohen si rrobë.Do t'i mbështjellësh si petk e do t'i ndërrosh si rrobë, ndërsa ti do të mbetesh po ai dhe vitet e tua nuk do të perëndojnë.
Sepse edhe pak kohë, vetëm pak, e do të vijë ai, që duhet të vijë, e nuk do të vonohet.
Zëri i tij atëherë e tronditi tokën, ndërsa tani premton: edhe një herë do ta trondis nga themelet, jo vetëm tokën, por edhe qiellin.Fjala «edhe një herë» tregon se gjërat e krijuara do të tronditen e do të zhvendosen, në mënyrë që të mbeten gjërat që nuk mund të tronditen.
Vëllezër, bëni durim derisa të vijë Zoti. Edhe bujku e pret me durim frytin e çmuar të tokës derisa të bien shirat e vjeshtës e të pranverës.Kini edhe ju durim e forcojini zemrat, se dita e ardhjes së Zotit është afër.
Vëllezër, mos u ankoni për njëri-tjetrin, që të mos gjykoheni. Ja, gjykatësi është te dera!
Ju jeni ruajtur nga fuqia e Perëndisë, nëpërmjet besimit, për shpëtimin që është gati të zbulohet në kohët e fundit.
Erdhi koha që gjykimi të fillojë nga shtëpia e Perëndisë. Nëse fillon së pari me ne, si do të jetë fundi i atyre që nuk iu bindën ungjillit të Perëndisë?
Së pari, duhet të dini se në ditët e fundit do të vijnë përqeshës që jetojnë sipas dëshirave të tyre. Ata do t'ju përqeshine do t'ju thonë: «Ku është premtimi i ardhjes së Zotit? Të parët tanë vdiqën, por gjithçka mbeti si në fillim të krijimit».
Ky qiell e kjo tokë ruhen nga e njëjta fjalë, për t'u shkatërruar me zjarr kur të vijë dita e gjykimit dhe e shkatërrimit të të pafeve.
duke pritur e duke u përpjekur ta afroni ardhjen e ditës së Perëndisë, në të cilën qiejt do të treten me zjarr dhe elementet e natyrës do të shkrihen nga nxehtësia.Sipas premtimit të tij, ne presim qiej të rinj dhe tokë të re, ku banon drejtësia.
Bota me gjithë kënaqësitë e saj shkojnë, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet në amshim.
Dhe tani, bijtë e mi, qëndroni në të, që kur ai të shfaqet në ardhjen e tij, të kemi siguri të plotë dhe të mos turpërohemi para tij.
Për këta ka profetizuar edhe Enoku, i shtati pas Adamit, dhe ka thënë: «Ja ku erdhi Zoti me dhjetëra mijëra engjëj,për t'i gjykuar të gjithë e për të ndëshkuar të gjithë të pafetë për të gjitha veprat e liga që kanë bërë e për të gjitha fjalët fyese që thanë mëkatarët e pafe kundër tij».
Ja, ai vjen me retë! Të gjithë do ta shohin, edhe ata që e shpuan me heshtë. Gjithë fiset e dheut do të vajtojnë për të. Po, amen!
Ti e ke zbatuar fjalën time dhe ke bërë durim, prandaj edhe unë do të të ruaj nga sprova e ardhshme që do të vijë mbi gjithë botën për të sprovuar banorët e tokës.
Kur pashë Qengjin të thyejë vulën e gjashtë, ra një tërmet i madh. Dielli u errësua si rrobë vajtimi dhe hëna u bë e tëra si gjak.Yjet e qiellit ranë në tokë, ashtu si bien kokrrat e papjekura nga fiku kur e tund era e fortë.Qielli u zhduk si një pergamenë që mblidhet, ndërsa malet dhe ishujt lëvizën nga vendi.
I ra trumbetës engjëlli i shtatë. Atëherë në qiell u dëgjuan zëra të lartë që thoshin: «Mbretërimi i botës i përket Zotit tonë dhe Krishtit të tij, ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve».
«Ja ku po vij si vjedhës! Lum ai që rri zgjuar e i ruan rrobat, që të mos ecë i zhveshur e të turpërohet në sytë e të gjithëve».
Pastaj pashë një qiell të ri e një tokë të re. Qielli i parë dhe toka e parë ishin zhdukur dhe as deti nuk ishte më.
Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më as vdekje, as zi, as vajtim, as dhimbje, sepse bota e mëparshme mori fund».
«Ja ku po vij shpejt!», thotë Jezui. «Me vete kam shpërblimin që do t'i jap secilit sipas veprave të tij.Unë jam Alfa e Omega, i pari e i fundit, fillimi e mbarimi.