Vargje Biblike

- Reklamat -


VARGET PËR BINDJEN

VARGET PËR BINDJEN

Bindja ndaj Zotit është shumë e rëndësishme. Ai na kërkon të jemi të bindur. "Nëse më doni, do t’i zbatoni urdhërimet e mia" (Gjoni 14:15). Një mënyrë për t'i treguar Zotit dashurinë tënde është përmes bindjes. Bindja do të të sjellë bekime, ashtu si ti mund ta shpërblesh fëmijën tënd për bindjen e tij, ashtu edhe Zoti do të bëjë me ty. Bindja i pëlqen një prindi. Kur një fëmijë i bindet prindit të tij, prindi ndihet shumë mirë. Ashtu ndihet edhe Zoti ynë kur ne i bindemi. Këtu do të gjesh vargje për të medituar mbi rëndësinë e bindjes ndaj Zotit.




Romakëve 12:2

Mos u pajtoni me frymën e kësaj bote, por ndryshohuni duke përtërirë mendjen, që të dalloni se cili është vullneti i mirë, i pëlqyeshëm dhe i përsosur i Perëndisë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 3:5-6

Beso në Zotin me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 143:10

Mësomë të bëj vullnetin tënd, se ti je Perëndia im. Shpirti yt i mirë do të më prijë në vend të sheshtë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 6:10

ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe në tokë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Efesianëve 5:15-17

Prandaj kini kujdes si jetoni. Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur.Përdoreni mirë kohën, se po jetojmë ditë të këqija.Mos u bëni të marrë, por kuptoni se cili është vullneti i Zotit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Kolosianëve 1:9

Prandaj edhe ne, që nga dita kur e morëm vesh këtë gjë, nuk reshtim së luturi për ju dhe i kërkojmë Perëndisë t'ju japë urtinë e mençurinë shpirtërore që ta njihni plotësisht vullnetin e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 37:4-5

Gjeje kënaqësinë te Zoti e ai do t'i plotësojë dëshirat e zemrës sate.Lëre udhën tënde në duart e Zotit, ki besim tek ai e ai do të veprojë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Selanikasve 5:16-18

Gëzohuni gjithmonë.Lutuni pa pushim.Falënderoni për çdo gjë, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju përmes Krishtit Jezu.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:105

Fjala jote është llambë për këmbën time, dritë për shtegun tim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 10:36

Keni nevojë për durim që të bëni vullnetin e Perëndisë e të fitoni premtimin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 30:21

Nëse shmangeni djathtas, apo nëse shmangeni majtas, një zë nga pas do t'ju thotë në vesh: «Ja ku është udha, bjerini andej!».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 25:4-5

O Zot, dëftemë udhët e tua, shtigjet e tua m'i mëso.Udhëhiqmë në të vërtetën tënde e më mëso, se ti je Perëndia i shpëtimit tim, te ti shpresoj tërë ditën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 19:21

Ka shumë shestime në mendjen e njeriut, por veç plani i Zotit do të qëndrojë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 7:7-8

«Lypni e do t'ju jepet; kërkoni e do të gjeni; trokitni e do t'ju hapet,sepse kush lyp, merr; kush kërkon, gjen dhe atij që troket, do t'i hapet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:33-34

Mësomë, o Zot, udhën e rregullave të tua, dhe unë do ta ndjek deri në fund.Me jep mençuri për të mbajtur ligjin tënd e unë do ta ruaj me gjithë zemër.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 1:10

A mos po kërkoj të marr pëlqimin e njerëzve a të Perëndisë? Apo po kërkoj t'u pëlqej njerëzve? Po të kërkoja t'u pëlqeja njerëzve, nuk do të isha shërbëtor i Krishtit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Gjonit 5:14-15

Kjo është siguria që kemi para Perëndisë: nëse i kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na dëgjon.Meqenëse e dimë se ai i dëgjon kërkesat tona, atëherë e dimë edhe se do të na plotësohen.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 55:8-9

Se mendimet e mia nuk janë si tuajat, as udhët e mia si udhët tuaja, kumton Zoti.Sa larg është qielli nga toka, aq larg janë udhët e mia nga udhët tuaja, mendimet e mia nga mendimet tuaja.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 37:23

Se Zoti i forcon hapat e njeriut, kur i pëlqen udha e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:28

Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 4:6-7

Mos u shqetësoni për asgjë, por për çdo gjë drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë me lutje, me përgjërime e me falënderime.Paqja e Perëndisë, që shkon përtej zgjuarsisë së mendjes njerëzore, do të ruajë zemrat dhe mendimet tuaja, që të jenë pranë Krishtit Jezu.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:2

Lum ata që mbajnë dëshmitë e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 58:11

Zoti do të të prijë përherë, do të ta kënaqë shpirtin në shkreti, do t'i forcojë kockat e tua, e ti do të jesh si kopshti i ujitur, porsi burimi i ujërave që nuk shterojnë kurrë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 16:3

Paraqitja Zotit veprat e tua dhe shestimet e tua do të zënë vend.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Kolosianëve 3:17

Gjithçka që thoni e gjithçka që bëni, ta bëni në emër të Zotit Jezu, duke falënderuar nëpërmjet tij Perëndinë Atë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 13:21

ju bëftë të aftë për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij! Ai bëftë ndër ne çdo gjë që i pëlqen të bëhet, nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i përket lavdia, në shekuj të shekujve! Amen!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 40:8

Atëherë thashë: «Ja tek kam ardhur. Në rrotullën e librit është shkruar për mua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:66

Mësomë dijen e të dalloj të mirën, se tek urdhërimet e tua kam besim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 6:33

Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë edhe ato gjëra.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Pjetrit 4:2

Që tani e tutje ta jetoni atë që ju ka mbetur nga jeta në trup jo sipas kënaqësive njerëzore, por sipas vullnetit të Perëndisë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 11:36

Sepse prej tij, përmes tij e për të janë të gjitha gjërat. Atij i qoftë lavdia në amshim! Amen!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
2 Korintasve 5:9

Por, mbi të gjitha ne duam t'i pëlqejmë Perëndisë, qoftë duke qëndruar në këtë banesë, qoftë duke e lënë atë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:151

Por ti, o Zot, je afër dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Efesianëve 1:11

Të bashkuar me Krishtin, ne u zgjodhëm edhe për t'u bërë trashëgimtarë të Perëndisë, sepse ishim paracaktuar sipas vendimit të tij. Ai të gjitha gjërat i bën sipas qëllimit të vullnetit të vet,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 41:10

Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 4:7

Fillimi i urtisë: rrok urtinë! Jep çka ke arritur e kap zgjuarsinë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:37

Largo sytë e mi nga soditja e kotësisë, jepmë jetë në udhët e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Kolosianëve 3:1-2

Përderisa u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni gjërat që janë lart në qiej, atje ku ai rri ulur në të djathtën e Perëndisë.Mendoni për gjërat që janë lart në qiej dhe jo për ato që janë këtu poshtë në tokë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Timoteut 2:3-4

Kjo gjë është e mirë dhe e pranueshme para Perëndisë, shpëtimtarit tonë.Ai dëshiron që të gjithë njerëzit të shpëtohen e të arrijnë ta njohin të vërtetën plotësisht,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:148

Sytë e mi rrinë zgjuar çdo rojë të natës, për të përsiatur fjalët e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 16:9

Njeriu e sheston udhën e vet, por hapat ia drejton Zoti.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 5:25

Nëse jetojmë në Shpirt, atëherë edhe të udhëhiqemi prej tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 27:14

Shpreso në Zotin. Bëhu i fortë e merr zemër. Zotin prit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 26:39

Pasi shkoi pak më tej, ra me fytyrë përdhe e u lut: «Ati im, po të jetë e mundur, largoje këtë kupë prej meje. Megjithatë u bëftë jo si dua unë, por si do ti».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 15:32

që, në dashtë Perëndia, të vij te ju me gëzim dhe të çlodhem bashkë me ju.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 1:9-10

Unë lutem që dashuria juaj të rritet gjithnjë e më shumë e të pasurohet me dije e me aftësi për të kuptuar,që të jeni në gjendje të dalloni më të mirën dhe të jeni të dëlirë e të pafajshëm në ditën e ardhjes së Krishtit,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 61:1-3

Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.Dëgjoje, o Perëndi, përgjërimin tim, vëre re lutjen time.Të thërras nga skaji i tokës, se më ka lëshuar zemra. Më pri drejt shkëmbit, që ngrihet më lart se unë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 85:8

Tregona, o Zot, mirësinë tënde, jepna shpëtimin tënd.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 26:3

Synimet e tij nuk luhaten dhe ti e mban në paqe, e mban në paqe, se ka shpresuar te ti.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Gjonit 2:17

Bota me gjithë kënaqësitë e saj shkojnë, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet në amshim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 4:4

Por Jezui iu përgjigj: «Është shkruar: njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 11:6

Pa besim është e pamundur t'i pëlqejë njeri Perëndisë, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se ka Perëndi dhe se Perëndia i shpërblen ata që e kërkojnë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 37:7

Hesht para Zotit e prite me durim, mos u zemëro me atë që i shkon mbarë, me njeriun që thur dredhi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 6:13

Mos i vini gjymtyrët tuaja në shërbim të mëkatit si mjete padrejtësie, por kushtojani veten Perëndisë, si njerëz që kanë kaluar nga vdekja në jetë. Përkundrazi, gjymtyrët tuaja i vini në shërbim të Perëndisë, si mjete drejtësie.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Kolosianëve 1:10

Kështu do të mund të bëni një jetë të denjë për Zotin dhe, ashtu si i pëlqen atij, duke dhënë fryt në çdo vepër të mirë e duke shtuar njohuritë për Perëndinë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 73:24

Ti më udhëheq me këshillat e tua, e pastaj do të më marrësh me lavdi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 43:2

Kur të kalosh përmes ujërave, me ty do të jem, kur të përshkosh lumenjtë, nuk do të mbytesh, se do të kalosh nëpër zjarr e s'do të digjesh, flaka ty nuk do të të përvëlojë,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 1:5

Le të dëgjojë i urti e t'i shtohet dija, ndërsa i kuptueshmi le të marrë udhëzime,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:58

Ty t'u përgjërova me gjithë zemër, mëshiromë sipas fjalës sate.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
2 Korintasve 1:20

Përmes Jezuit merr «po» çdo premtim i Perëndisë, prandaj përmes tij ne lavdërojmë Perëndinë duke i thënë «Amen».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 2:13

se është vetë Perëndia ai që ju jep vullnetin e forcën për të vepruar, ashtu siç i pëlqen atij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 23:1-3

Psalm i Davidit. Zoti është bariu im, asgjë s'më mungon.Në kullota të gjelbra më shtrin, drejt ujërave të qeta më prin,shpirtin ma përtërin. Më udhëheq shtigjeve të drejta, në saje të emrit të tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 5:16

Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Korintasve 10:31

Edhe kur hani, edhe kur pini, edhe kur bëni ndonjë gjë tjetër, bëjeni për lavdi të Perëndisë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:12

I bekuar je, o Zot, mësomë rregullat e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:1-2

Prandaj, tanimë nuk ka asnjë dënim për ata që i përkasin Krishtit Jezu,sepse ligji i Shpirtit që jep jetë përmes Krishtit Jezu, ju çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 4:16

Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir për ndihmë në kohë nevoje.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 61:3

të ngushëlloj ata që vajtojnë në Sion, t'u vë kësula mbi kokë në vend të hirit, vajin e gëzimit, në vend të zisë, petkun e lavdit, në vend të shpirtit të thyer, që lisa drejtësie të quhen, mbëltim i Zotit, për lavdi të tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:45

Do të eci udhës së gjerë, sepse kërkoj porositë e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Kolosianëve 3:23

Gjithçka që bëni, bëjeni me shpirt si ta bënit për Zotin e jo për njerëzit,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 12:15

I marri kujton se sillet drejt, por kush dëgjon këshillën është i urtë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 10:17

Pra, besimi vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi vjen përmes fjalës së Krishtit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 4:13

Unë mund të bëj gjithçka përmes Krishtit që më forcon.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:21

Ti i qorton kryelartët, të mallkuarit, që u shmangen urdhërimeve të tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Predikuesi 7:14

Në ditë të mbarë bëhu i mbarë dhe, në ditë të ligë, vërej: edhe këtë, edhe atë i ka bërë Perëndia, që njeriu të mos e marrë vesh çdo të ndodhë pas tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 30:15

Se kështu thotë Zoti Perëndi, i shenjti i Izraelit: po të ktheheni e të pushoni, do të gjeni shpëtim; po të jini në prehje e të keni besim, do t'i gjeni forcat, por ju nuk doni.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 91:15

Do të më thërrasë e unë do t'i përgjigjem, në vështirësi me të do të jem, do ta shpëtoj e nder do t'i jap.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 7:21

«Jo kushdo që më thotë: “O Zot, o Zot!”, do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por ai që bën vullnetin e Atit tim që është në qiej.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 6:9

Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse, po të mos dorëzohemi, do të kemi edhe të korra në kohën e duhur.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:165

Paqe të madhe kanë ata që duan ligjin tënd, asgjë nuk i pengon.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 5:3-4

Jo vetëm kaq, por ne krenohemi edhe kur kalojmë vuajtje, sepse e dimë se vuajtja sjell durimin,durimi sjell qëndresën në sprova dhe sprovat sjellin shpresën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Kolosianëve 3:2

Mendoni për gjërat që janë lart në qiej dhe jo për ato që janë këtu poshtë në tokë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:34

Me jep mençuri për të mbajtur ligjin tënd e unë do ta ruaj me gjithë zemër.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 54:17

Asnjë armë e farkëtuar kundër teje nuk do t'ia dalë mbanë. Çdo gjuhë, që ngrihet në gjyq kundër teje, do të ndëshkohet. Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Zotit, e drejta e tyre vjen prej meje, kumton Zoti.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 1:6

Jam i sigurt se ai që nisi një vepër të mirë mes jush, do ta përfundojë deri në ditën kur do të vijë Krishti Jezu.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 15:22

Planet pa këshillime shkojnë huq, por me shumë këshilltarë zënë vend.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 139:10

edhe atje do të më udhëhiqte dora jote, do të më mbante e djathta jote.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 11:28-30

Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, se unë do t'ju çlodh.Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,se zgjedha ime është e butë e barra ime është e lehtë».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 12:1

Prandaj, o vëllezër, po ju bëj thirrje që për hir të dhembshurisë së Perëndisë ta paraqitni veten si fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme për Perëndinë. Ky është adhurimi i duhur.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Gjonit 5:14

Kjo është siguria që kemi para Perëndisë: nëse i kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na dëgjon.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 10:24-25

Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke e nxitur për dashuri e për vepra të mira,pa hequr dorë nga të mbledhurit së bashku, siç e kanë bërë zakon disa. Përkundrazi, le të nxisim njëri-tjetrin më shumë tani që shihni se po afron Dita e Zotit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 26:4

Kini përherë shpresë te Zoti, se Zoti, Zoti është shkëmbi i amshuar.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 48:14

Soditni muret e tij, vështroni fortesat e tij, që brezit të ardhshëm t'ia tregoni,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Kolosianëve 2:6-7

Kështu, përderisa e keni pranuar Jezu Krishtin si Zot, jetoni të bashkuar me të.Tek ai t'i keni rrënjët e mbi të ta ndërtoni jetën tuaj. Bëhuni më të qëndrueshëm në besim, ashtu siç ju kanë mësuar, dhe jini plot mirënjohje.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:57

Zoti është pjesa e trashëgimit tim, premtova se do t'i ruaj fjalët e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 21:22

Çfarëdo që të kërkoni me besim përmes lutjes, do ta merrni».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 40:29-31

Ai i jep fuqi të lodhurit, të këputurit ia shton fuqitë.Të rinjtë lodhen e këputen, më të rriturit pengohen e bien.Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 3:4

se do të gjesh përkrahje e pëlqim para Perëndisë e para njerëzve.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:31

Ç'të themi, pra, për këto gjëra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? Ai që vërtet nuk e kurseu Birin e vet,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 146:5

Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit, që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 11:1

Besimi është siguria për gjërat që shpresohen dhe njohja e gjërave që nuk shihen.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 3:14

drejt synimit për të fituar çmimin e thirrjes qiellore të Perëndisë, përmes Krishtit Jezu.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 19:14

Ruaje shërbëtorin tënd edhe nga mëkatet me dashje, që të mos sundojnë mbi mua. Atëherë do të jem i patëmetë, i pastruar krejt prej mëkatit të rëndë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 58:9

Atëherë do të thërrasësh e Zoti do të të dëgjojë, do t'i kërkosh ndihmë e do të të përgjigjet: «Ja, ku jam!». Nëse heq dorë prej zgjedhës, prej gishtit paditës e fjalëve të liga,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 6:19-21

«Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit thyejnë shtëpinë e plaçkitin.Prandaj, mblidhni thesare në qiell! Atje nuk ka as tenjë e as krimb që t'i brejë, nuk ka as vjedhës, që plaçkitin e vjedhin.Sepse atje ku është thesari yt, atje do të jetë edhe zemra jote».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 12:10

Duajeni njëri-tjetrin si vëllezër. Nderojeni tjetrin më shumë se veten.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Kolosianëve 1:28

Këtë Krisht predikojmë edhe ne, duke këshilluar e duke mësuar çdo njeri me gjithë urtinë që kemi, me qëllim që të gjithë njerëzit t'i paraqesim të përsosur përmes Krishtit para Perëndisë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:40

Ja, sa i dëshiroj porositë e tua, jepmë jetë me drejtësinë tënde.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 16:1

Shestimet e zemrës i takojnë njeriut, por përgjigjja vjen nga Zoti.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 103:19

Zoti e ka vendosur fronin në qiell, mbretëria e tij sundon gjithçka.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 43:18-19

Mos i kujtoni më ngjarjet e shkuara, ndodhitë e qëmoçme mos i mendoni.Ja, po bëj një gjë të re, një gjë që tani po çel! A nuk e shihni? Udhën po hap përmes shkretëtirës, lumenj në vendin e shkretë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Pjetrit 2:9

Ndërsa ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull që Perëndia zgjodhi për të shpallur veprat e tij madhështore. Ai ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 37:5-6

Lëre udhën tënde në duart e Zotit, ki besim tek ai e ai do të veprojë.Drejtësinë tënde do ta bëjë të shndritë si drita, të drejtën tënde porsi mesdita.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 6:7-8

Kur të luteni, mos thoni fjalë të shumta si popujt e kombeve. Ata mendojnë se duke folur shumë, do të dëgjohen.Mos bëni si ata, se Ati juaj e di mirë për çfarë keni nevojë përpara se t'ia kërkoni.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 14:8

Nëse jetojmë, jetojmë për Zotin dhe nëse vdesim, vdesim për Zotin. Prandaj, edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, ne i përkasim Zotit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 130:5

E pres Zotin, e pret shpirti im, te fjala e tij e kam vënë shpresën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 15:1

Përgjigjja e butë e zmbraps zemërimin, por fjala e rëndë ngjall hidhërim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 61:1

Shpirti i Zotit, Zotit tim, është mbi mua, se vetë Zoti më ka vajosur, më ka dërguar t'u shpall lajmin e mirë të vobektëve, t'u lidh plagët zemërthyerve, t'u shpall çlirimin të robëruarve, të burgosurve, daljen nga burgu,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 4:5

Zemërbutësia juaj le t'u bëhet e njohur të gjithë njerëzve. Zoti është afër.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:26

Po ashtu edhe Shpirti na ndihmon, sepse jemi të dobët. Ne nuk dimë as për çfarë e as si duhet të lutemi, por vetë Shpirti ndërmjetëson për ne me psherëtima të pashqiptueshme.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 2:20

e nuk jetoj më unë, por Krishti jeton në mua. Këtë jetë, që tani jetoj në trup njerëzor, e jetoj me besim në Birin e Perëndisë, i cili më deshi e dha veten për mua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 103:17-18

Por mirësia e Zotit mbetet përjetë e në amshim për ata që e druajnë dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve të tyre,për ata që mbajnë besëlidhjen e tij, që zbatojnë pa harruar porositë e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 5:9

Lum paqebërësit, se do të quhen bij të Perëndisë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 15:4

Gjithçka që u shkrua më parë, u shkrua për mësimin tonë, që nëpërmjet durimit e ngushëllimit, që na japin Shkrimet, të kemi shpresë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 26:3-4

Synimet e tij nuk luhaten dhe ti e mban në paqe, e mban në paqe, se ka shpresuar te ti.Kini përherë shpresë te Zoti, se Zoti, Zoti është shkëmbi i amshuar.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 71:5

Se ti, o Zot, je shpresa ime, te ti, o Zot, kam besim që në rini.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 4:11-12

Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse unë kam mësuar të jem i kënaqur në çdo rrethanë.Unë e di çfarë do të thotë të jesh në nevojë dhe e di çfarë do të thotë të kesh me tepri. Në çdo rrethanë e në çdo gjë jam mësuar edhe të jem i ngopur, edhe të kem uri; edhe të kem me tepri, edhe të jem në nevojë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 5:1

Përderisa jemi bërë të drejtë prej besimit, kemi paqe me Perëndinë përmes Zotit tonë Jezu Krisht.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 10:23

Le ta mbajmë të patundur pohimin e shpresës, sepse ai që na premtoi është besnik.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 42:8

Humnera humnerës i thërret me ushtimën e ujëvarave të tua, të gjitha dallgët e valët e tua kaluan mbi mua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 55:6-7

Kërkojeni Zotin ndërsa mund të gjendet, thirrini atij për sa kohë është afër.Le të lërë i ligu udhën e tij, i paudhi synimet e tij, le të kthehet te Zoti, që ta mëshirojë, te Perëndia ynë, që fal me gjithë zemër.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 56:9

Ti e di mirë sa herë kam mërguar. Mblidhi lotët e mi në calikun tënd! A s'janë të shkruara në librin tënd?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:37

Por në të gjitha këto gjëra ne dalim më shumë se fitimtarë me anë të atij që na deshi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 9:10

Zoti është strehë për të shtypurit, strehë në kohë të vështira.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 12:18

Nëse është e mundur, për aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 2:1-2

Nëse Krishti është shtysa e jetës suaj, nëse dashuria ju ngushëllon, nëse keni bashkësi me Shpirtin, nëse tregoni dashuri e mëshirë për njëri-tjetrin,atëherë bëjeni të plotë gëzimin tim, duke qenë të një mendjeje, duke pasur të njëjtën dashuri dhe duke pasur një shpirt e një mendje.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 91:1

Kush banon nën strehën e të Tejlartit, qëndron nën hijen e të gjithëpushtetshmit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 41:13

Se unë jam Zoti, Perëndia yt, unë të marr për dore e të them: «Mos ki frikë, unë jam ndihma jote.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Selanikasve 4:3

Vullneti i Perëndisë është që ju të bëni një jetë të shenjtë, të hiqni dorë nga kurvëria,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 84:11

Një ditë në oborret e tua është më mirë se një mijë ditë gjetiu. Më mirë në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, sesa në tendat e të paudhëve.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 12:1

Prandaj edhe ne që jemi të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, le të hedhim tej çdo barrë si dhe mëkatin që na josh lehtësisht dhe le të ecim përpara me durim në betejën që na pret.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:39

as forcat qiellore, as forcat e botës së nëndheshme, as ndonjë krijesë tjetër nuk do të mund të na ndajnë nga dashuria e Perëndisë që u tregua në Krishtin Jezu, Zotit tonë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 33:11

Por shestimi i Zotit mbetet përjetë, mendimet e zemrës së tij brez pas brezi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 37:4

Gjeje kënaqësinë te Zoti e ai do t'i plotësojë dëshirat e zemrës sate.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha

Lutja drejtuar Zotit

O Atë i Gjithëpushtetshëm, ti je autoriteti më i lartë, sunduesi i të gjithave, i Shenjtë dhe i Lartësuar. Vij tek ty sepse nuk ka Zot tjetër si ty, ti je dhe do të mbetesh shembulli më i madh i dashurisë, bindjes dhe përulësisë. Më mëso të jetoj në bindje të fjalës dhe urdhërimeve të tua, sepse e di që kjo është e vetmja rrugë drejt një jete të plotë. Frymë e Shenjtë, më ndihmo ta praktikoj fjalën tënde dhe të mos jem vetëm një dëgjues që mashtron veten, por të meditoj mbi të dhe ta kuptoj se edhe në mes të vështirësive dhe dobësive, ti je me mua. Fjala jote thotë: "Çdo njeri t'u nënshtrohet autoriteteve më të larta, sepse nuk ka autoritet pa vullnetin e Perëndisë dhe autoritetet që ekzistojnë, janë caktuar nga Perëndia". Zot, më mëso t'u nënshtrohem autoriteteve që ti ke caktuar për jetën time, qofshin ato tokësore apo shpirtërore. Dua të mësoj të kem një zemër plot mirënjohje, bindje dhe përulësi, të pranoj gabimet e mia, dhe mbi të gjitha, të kërkoj të të kënaq ty. Le të jetë bindja ime e sinqertë, në mënyrë që veprat e mia të flasin më shumë se fjalët. Në emër të Jezusit, Amen!
Na ndiq:

Reklamat


Reklamat