Besimi te Zoti të jep kurajën për të përballuar sfidat më të vështira që mund të dalin në jetë. Të gjithë kemi kaluar vështirësi e sprova, disa të lehta, të tjera shumë të rënda.
Shumë veta ngurrojnë t'i drejtohen Zotit, sepse mendojnë se nuk kanë jetuar siç duhet. Thuhet se "mëkati na largon nga dashuria e Zotit", por nëse e kthejmë mbrapsht këtë shprehje, kuptojmë se "dashuria për Zotin na largon nga mëkati". Prandaj, afroju atij me besim.
Ndoshta mendon se pasi ke vendosur të ndjekësh Jezusin, gjithçka është zgjidhur. Deri diku është e vërtetë, sepse është zgjidhur gjëja më e rëndësishme: fati ynë i përjetshëm. E dimë që do të kalojmë përjetësinë me Jezusin! Por deri atëherë, jemi këtu në tokë, dhe jeta është plot sfida.
Kur i lutemi Zotit çdo ditë, gjejmë qetësi e paqe në shpirt. Afroju atij dhe lëri atij barrët e tua.
Besimi te Zoti nuk na i shmang dot momentet e vështira e të pasigurta të jetës. Por na ndihmon t'i përballojmë me forcë e besim. Kush i beson Zotit, e di që ai nuk e braktis dhe nuk e lejon të kalojë sprova përtej fuqive të tij. Ki besim te Zoti dhe gjej paqen. Do të gjesh shumë vargje biblike që do ta forcojnë besimin tënd te Zoti.[1]
Beso në Zotin me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.
Gojën e kishin më të butë se gjalpin, por në zemër fshihnin luftë, fjalët e tyre dukeshin më të lëmuara se vaji, por vringëllonin si shpata.
Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.
Bekuar njeriu që në Zotin beson, besimi i të cilit është Zoti vetë.Do të jetë si pemë e mbjellë ndanë ujit, që rrënjët drejt rrjedhës i shtrin. Nuk do t'i trembet zhegut që vjen, e gjethet do t'i harlisen. Në vitin e thatësirës nuk do ta zërë brenga e nuk do të reshtë së dhëni fryte.
Ai i pushon luftrat anekënd tokës, ai i thyen harqet e copëton ushtat, e qerret me zjarr i djeg.
Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë edhe ato gjëra.
Synimet e tij nuk luhaten dhe ti e mban në paqe, e mban në paqe, se ka shpresuar te ti.Kini përherë shpresë te Zoti, se Zoti, Zoti është shkëmbi i amshuar.
Kërkojnë t'ia nëpërkëmbin nderin, gjejnë kënaqësi në gënjeshtra. Me gojë bekojnë, por me zemër mallkojnë. selahVeç në Perëndinë prehu, o shpirti im, se tek ai kam shpresë.Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im, ai është streha ime e nuk do të trandem.Te Perëndia është shpëtimi e nderi im, te Perëndia, kështjella e fortë dhe streha ime.
Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, se unë do t'ju çlodh.Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,se zgjedha ime është e butë e barra ime është e lehtë».
Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.
Këngë shtegtimesh. I ngrita sytë drejt maleve, prej nga do të më vijë ndihma?Ndihma më vjen nga Zoti, që krijoi qiellin e tokën.
Unë jam hardhia, ju jeni shermendet. Kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.
Psalm i Davidit. Zoti është bariu im, asgjë s'më mungon.Në kullota të gjelbra më shtrin, drejt ujërave të qeta më prin,
Më mirë të kërkosh strehë te Zoti, sesa të kesh besim te njerëzit.Më mirë të kërkosh strehë te Zoti, sesa të kesh besim te prijësit.
por ai m'u përgjigj: «Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime tregohet e plotë në dobësinë tënde». Prandaj do të krenohem edhe më shumë me dobësitë e mia, që të banojë tek unë fuqia e Krishtit.Prandaj gëzohem, edhe kur jam i dobët, edhe kur më shajnë, edhe kur jam në nevojë, edhe kur më përndjekin, edhe kur jam në vështirësi për shkak të Krishtit. Në të vërtetë, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.
Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir për ndihmë në kohë nevoje.
Mos u shqetësoni për asgjë, por për çdo gjë drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë me lutje, me përgjërime e me falënderime.Paqja e Perëndisë, që shkon përtej zgjuarsisë së mendjes njerëzore, do të ruajë zemrat dhe mendimet tuaja, që të jenë pranë Krishtit Jezu.
Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.
Perëndia i shpresës ju mbushtë plot me gëzim e paqe në besimin tuaj, në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të shenjtë të jeni plot me shpresë.
Zoti është fuqia dhe mburoja ime, në të shpreson zemra ime, tek ai gjeta ndihmë. Ndaj ngazëllen zemra ime, me këngë e falënderoj.
Sprovat që kishit deri tani kanë qenë brenda mundësive njerëzore. Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë të viheni në provë përtej mundësive tuaja, por bashkë me sprovat do t'ju japë edhe rrugëdaljen, që të mund t'i përballoni.
Të gjithë ata që të kërkojnë gëzofshin e ngazëllefshin me ty, ata që duan shpëtimin prej teje thënçin përherë: «I madh është Zoti!».
Udha e Perëndisë është e përsosur, fjala e Zotit e sprovuar në zjarr, ai është mburojë i të gjithë atyre që kërkojnë strehë tek ai.
Kush banon nën strehën e të Tejlartit, qëndron nën hijen e të gjithëpushtetshmit.Do t'i them Zotit: «Ti je streha ime e fortesa ime, je Perëndia im, te ti kam besim».
Armiqtë po më shkelin çdo ditë me këmbë, të shumtë janë ata që më sulmojnë nga lart. Ditën që do të më pushtojë frika, te ti do të kem besim.
Kur të kalosh përmes ujërave, me ty do të jem, kur të përshkosh lumenjtë, nuk do të mbytesh, se do të kalosh nëpër zjarr e s'do të digjesh, flaka ty nuk do të të përvëlojë,
Po ju lë paqen, po ju jap paqen time. Unë nuk jua jap paqen siç jua jep bota. Le të mos ju tronditet zemra, as të mos ju frikësohet!
Por ju, bijtë e mi, jeni nga Perëndia dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.
Se unë jam Zoti, Perëndia yt, unë të marr për dore e të them: «Mos ki frikë, unë jam ndihma jote.
Prandaj mos u shqetësoni për të nesërmen. E nesërmja ka shqetësimet e veta. Çdo dite i mjafton pikëllimi i vet».
Lajmit të keq nuk i trembet, zemra e tij ka besim të patundur te Zoti.Zemra e tij është e fortë, nuk do të tutet, derisa të shohë shkatërrimin e armiqve të tij.
Unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as sundimtarët, as gjërat e tashme, as ato që po vijnë, as pushtetet,as forcat qiellore, as forcat e botës së nëndheshme, as ndonjë krijesë tjetër nuk do të mund të na ndajnë nga dashuria e Perëndisë që u tregua në Krishtin Jezu, Zotit tonë.
Tregohuni trima e të guximshëm, mos kini frikë e mos u dridhni para tyre, sepse vetë Zoti, Perëndia juaj, do të ecë me ju. Ai nuk do t'ju lërë e as nuk do t'ju braktisë».
Sjellja juaj të mos ndikohet nga lakmia për para. Le t'ju mjaftojnë ato që keni, se Perëndia ka thënë: nuk do të të lë vetëm e as nuk do të të braktis.Kështu mund të themi me guxim: Zoti është ndihma ime dhe nuk do të kem frikë. Ç'mund të më bëjë njeriu?
O Zot, dëftemë udhët e tua, shtigjet e tua m'i mëso.Udhëhiqmë në të vërtetën tënde e më mëso, se ti je Perëndia i shpëtimit tim, te ti shpresoj tërë ditën.
«Do të të jap mençuri e udhën, ku duhet të ecësh, do të ta mësoj, do të të jap këshilla e sytë mbi ty do t'i mbaj».
Shpirti ynë pret Zotin, ai është ndihma dhe mburoja jonë.Në të gëzon zemra jonë, në emrin e tij të shenjtë kemi besim.
Perëndisë, që mund të bëjë shumë më tepër sesa gjithçka që i kërkojmë ose mendojmë, falë fuqisë që vepron në ne,
Jam i sigurt se ai që nisi një vepër të mirë mes jush, do ta përfundojë deri në ditën kur do të vijë Krishti Jezu.
Kush prej jush e druan Zotin, le ta dëgjojë zërin e shërbëtorit të tij. Kush ecën në errësirë e nuk ka dritë, le të shpresojë tek emri i Zotit e të mbështetet te Perëndia i tij.
Sepse Shpirti që keni marrë, nuk është një shpirt që ju bën skllevër për të pasur sërish frikë, por keni marrë Shpirtin që ju ka birësuar, nëpërmjet të cilit thërrasim: Abba, o Atë!
Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Himn i Davidit, kur mori arratinë prej Saulit e u fsheh në shpellë.Mëshiromë, o Perëndi, mëshiromë, se te ti gjen strehë shpirti im, nën hijen e krahëve të tu gjej strehë, derisa të kalojë kërcënimi.
Menduam se ishim dënuar me vdekje dhe kjo që të mos shpresonim te vetja, por te Perëndia që ngjall të vdekurit.
Psalm i Davidit. Zoti është drita dhe shpëtimi im, kë do të kem frikë? Zoti është streha e jetës sime, nga kush do të trembem?
Ja, Perëndia është shpëtimi im, besoj e nuk kam frikë. Fuqia ime e forca ime është Zoti, Zoti është shpëtimi im.
Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh e ato më ndjekin pas.Unë u jap atyre jetën e amshuar. Ato nuk do të humbasin kurrë e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime.
Jo vetëm kaq, por ne krenohemi edhe kur kalojmë vuajtje, sepse e dimë se vuajtja sjell durimin,durimi sjell qëndresën në sprova dhe sprovat sjellin shpresën.Shpresa nuk na turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona përmes Shpirtit të shenjtë që na u dha.
Se kështu thotë Zoti Perëndi, i shenjti i Izraelit: po të ktheheni e të pushoni, do të gjeni shpëtim; po të jini në prehje e të keni besim, do t'i gjeni forcat, por ju nuk doni.
Perëndia mund t'ju japë me begati çdo të mirë, në mënyrë që gjithmonë të keni mjaftueshëm prej çdo gjëje e kështu të mund të jepni për çdo vepër të mirë.
I thërras Zotit me zërin tim e më përgjigjet nga mali i tij i shenjtë. selahBie e fle e sërish zgjohem, sepse Zotin kam përkrah.
Se Zoti i forcon hapat e njeriut, kur i pëlqen udha e tij.Po të rrëzohet, nuk do të dërrmohet, se Zoti e mban për dore.
Më janë ligështuar trupi e zemra, por shkëmbi i zemrës sime dhe trashëgimia ime është Perëndia në amshim.
Se mendimet e mia nuk janë si tuajat, as udhët e mia si udhët tuaja, kumton Zoti.Sa larg është qielli nga toka, aq larg janë udhët e mia nga udhët tuaja, mendimet e mia nga mendimet tuaja.
Një ditë në oborret e tua është më mirë se një mijë ditë gjetiu. Më mirë në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, sesa në tendat e të paudhëve.
Jua thashë këto që të keni paqe në mua. Në botë do të keni shtrëngime, por kini guxim! Unë e kam mundur botën!».
Shpifjet e shumë njerëzve i dëgjova, tmerr nga të gjitha anët, janë bërë bashkë kundër meje, po kurdisin jetën të ma marrin.Por unë shpresoj te ti, o Zot, e them: «Ti je Perëndia im!».
Nëse dikujt nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia dhe ai do t'i japë, sepse Perëndia u jep të gjithëve me zemërgjerësi dhe pa përçmim,
Perëndia im do të plotësojë përmes Krishtit Jezu çdo nevojë tuajën, sipas pasurive të tij të lavdishme.
Armiqtë më poshtërojnë, kockat m'i dërrmojnë, e përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».
Mos ki frikë nga tmerri i beftë a nga shkretimi i të paudhëve, kur të vijë,se Zotin pranë do ta kesh e do të ta ruajë këmbën nga leqet.
Zoti Perëndi, ai më ndihmon, prandaj dhe s'mbeta i poshtëruar, fytyrën e bëra të fortë si stralli, sepse e di se s'do të turpërohem.
Madhërojeni Zotin bashkë me mua, le ta lartësojmë së bashku emrin e tij.E kërkova Zotin e ai m'u përgjigj, nga të gjitha tmerret më çliroi.
Në të vërtetë, ju jeni shpëtuar me anë të hirit, përmes besimit e kjo nuk vjen prej jush, por është dhuratë nga Perëndia.Ju nuk u shpëtuat prej veprave tuaja, kështu që askush të mos mburret.
Kjo është siguria që kemi para Perëndisë: nëse i kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na dëgjon.Meqenëse e dimë se ai i dëgjon kërkesat tona, atëherë e dimë edhe se do të na plotësohen.
E dua Zotin, se ai e dëgjon zërin e përgjërimit tim.Veshin drejt meje ai e ul, prandaj do ta thërras çdo ditë.
Jezui u tha: «Unë jam buka e jetës. Kush vjen tek unë nuk do të ketë më uri dhe kush beson në mua nuk do të ketë më kurrë etje.
Nëse jetojmë, jetojmë për Zotin dhe nëse vdesim, vdesim për Zotin. Prandaj, edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, ne i përkasim Zotit.
Ki mëshirë për ne, o Zot, se kemi shpresuar te ti. Bëhu mbrojtja jonë çdo mëngjes, shpëtimi ynë në kohë mjerimi.
Fryt i drejtësisë do të jetë paqja, vepër e drejtësisë do të jetë qetësia, ajo do të jetë siguria deri në amshim.
që armiku të mos thotë: «Ngadhënjeva mbi të!» që kundërshtarët të mos gëzojnë po të më merren këmbët.Por unë kam besim në mirësinë tënde, zemra ime u gëzoftë për shpëtimin tënd. Do t'i këndoj Zotit për të mirat që më dha.
Por për mua është mirë të qëndroj pranë Perëndisë, të kërkoj strehë te Zoti, Zoti im, për t'i shpallur të gjitha veprat e tij.
Unë i njoh shestimet e mia për ju, kumton Zoti. Janë shestime paqeje e jo zezone, për t'ju dhënë të ardhme e shpresë.
Do të lartësohet Zoti i ushtrive, kur të shpallë gjykim, Perëndia i shenjtë do ta dëftejë shenjtërinë, kur të bëjë drejtësi.
Shikoni korbat! As mbjellin, as korrin, as kanë qilarë apo grunarë, e megjithatë Perëndia i ushqen. Por ju vleni shumë më tepër se shpendët.
Por ti, o Zot, je Perëndi i dhembshur e i mëshirshëm, i ngadaltë në zemërim dhe plot mirësi e besnikëri.
Vëllezër, unë nuk mendoj për veten time se ia kam arritur, por di të them se i kam harruar ato që kam lënë pas dhe se po rend drejt atyre që kam përpara,drejt synimit për të fituar çmimin e thirrjes qiellore të Perëndisë, përmes Krishtit Jezu.
Tani e di se Zoti e shpëton të vajosurin e tij, prej qiellit të tij të shenjtë e ndihmon me fuqinë shpëtimtare të së djathtës së tij.
Ne nuk e mbajmë veten aq të aftë që të mendojmë se vjen ndonjë gjë prej nesh. Aftësia jonë vjen prej Perëndisë
Zotin e mbaj gjithnjë para sysh, ai është në të djathtën time, nuk do të tronditem kurrë.
Shqyrtomë, o Perëndi, dhe njihe zemrën time, vëmë në provë dhe njihi brengat e mia.Shiko në shkoj udhës së ligë dhe në udhën e përjetësisë më pri.
I mirë e i drejtë është Zoti, prandaj u tregon udhën mëkatarëve.Të përulurve u prin në drejtësi, të përulurve ua mëson udhët e tij.
Zoti do të të prijë përherë, do të ta kënaqë shpirtin në shkreti, do t'i forcojë kockat e tua, e ti do të jesh si kopshti i ujitur, porsi burimi i ujërave që nuk shterojnë kurrë.
U ngjite në lartësi, zure robër, dhurata prej njerëzve e prej kundërshtarëve more, që atje të banosh, o Zot Perëndi.
Ata që vuajnë sipas vullnetit të Perëndisë, le të bëjnë të mirën e le t'ia besojnë plotësisht shpirtin krijuesit besnik.
Gëzohuni për këtë, edhe nëse do të duhet të hidhëroheni për pak kohë nga tundime të ndryshme.Kështu sprova e besimit tuaj, që është më i çmueshëm se ari që prishet, ndonëse provohet me zjarr, të jetë për lëvdimin, lavdinë dhe nderin tuaj kur të shfaqet Jezu Krishti.
Prandaj gëzohem, edhe kur jam i dobët, edhe kur më shajnë, edhe kur jam në nevojë, edhe kur më përndjekin, edhe kur jam në vështirësi për shkak të Krishtit. Në të vërtetë, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.
O thellësi e pasurisë, e urtisë dhe e njohjes së Perëndisë! Sa të padepërtueshme janë gjykimet e tij dhe sa të pagjurmueshme janë udhët e tij!
Të bashkuar me Krishtin, ne u zgjodhëm edhe për t'u bërë trashëgimtarë të Perëndisë, sepse ishim paracaktuar sipas vendimit të tij. Ai të gjitha gjërat i bën sipas qëllimit të vullnetit të vet,
e ai tha: «Dëgjoni me kujdes, o banorë të Judës e të Jerusalemit dhe ti, o mbret Joshafat! Kështu ju thotë Zoti: “Mos kini frikë e mos u tmerroni nga kjo hordhi ushtarësh, se nuk do të luftoni ju, por Perëndia.
Para teje do të eci unë e maloret do t'i rrafshoj, portat prej bronzi do t'i copëtoj, shulat prej hekuri do t'i thyej.Do të të jap thesare të fshehta, pasuri të ruajtura në fshehtësi, që ta dish se unë jam Zoti, Perëndia i Izraelit, që të thirra me emër.
Gjithçka që u shkrua më parë, u shkrua për mësimin tonë, që nëpërmjet durimit e ngushëllimit, që na japin Shkrimet, të kemi shpresë.
«Lypni e do t'ju jepet; kërkoni e do të gjeni; trokitni e do t'ju hapet,sepse kush lyp, merr; kush kërkon, gjen dhe atij që troket, do t'i hapet.
Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse, po të mos dorëzohemi, do të kemi edhe të korra në kohën e duhur.
Por unë do të kërkoja Perëndinë e Perëndisë do t'ia shtroja çështjen.Ai bën vepra madhështore e të pashqyrtueshme, bën mrekulli të panumërueshme.
A mund ta harrojë gruaja foshnjën e vet e të mos i dhimbset fryti i barkut të vet? Por edhe sikur ato të harronin, unë ty nuk të harroj!Ja, të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia, muret e tua gjithmonë para syve i kam.
Por ja, unë jam gjithmonë me ty, ti më mban dorën e djathtë.Ti më udhëheq me këshillat e tua, e pastaj do të më marrësh me lavdi.
Atëherë Jezui foli përsëri me ta e u tha: «Unë jam drita e botës. Kush vjen pas meje nuk do të ecë kurrë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës».
Të verbërve do t'u prij në udhë të panjohura, shtigjeve që s'i njohin do t'i drejtoj, errësirën para tyre në dritë do ta kthej, udhët e shtrembra të drejta do t'i bëj. Do t'i bëj këto gjëra për ta e nuk do t'i braktis.
Ky Shpirt dëshmon me shpirtin tonë se jemi bij të Perëndisë.Nëse jemi bij, jemi edhe trashëgimtarë; trashëgimtarë të Perëndisë si dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, sepse, nëse vuajmë bashkë me të, edhe do të përlëvdohemi bashkë me të.
se është vetë Perëndia ai që ju jep vullnetin e forcën për të vepruar, ashtu siç i pëlqen atij.
Lumenj do të shpërthej prej kodrave të zhveshura, burime ujërash në mes të luginave, shkretëtirën do ta bëj pellg ujërash, tokën e thatë gurrë përrenjsh.
Psalm i Davidit, kur ishte në shkretëtirën e Judës.O Perëndi, Perëndia im, ty të kërkoj. Për ty ka etje shpirti im, ty të dëshiron trupi im në këtë tokë të thatë, të shkretë e pa ujë.Në shenjtërore erdha e të sodita, pashë fuqinë e lavdinë tënde.
Ata që jetojnë sipas dobësisë njerëzore, e kanë mendjen te gjërat e dobësisë njerëzore, por ata që jetojnë sipas Shpirtit, e kanë mendjen te gjërat e Shpirtit.Mendja te gjërat e dobësisë njerëzore të çon në vdekje, ndërsa mendja te gjërat e Shpirtit të çon në jetë dhe paqe.
Unë, unë jam ai që të ngushëllon, kush je ti që trembesh nga njeriu i vdekshëm, nga biri i njeriut që është si bari?E ke harruar Zotin, që të krijoi, që shtriu qiejt e themeloi tokën. Gjithë ditën je përherë i frikësuar prej furisë së shtypësit, që është bërë gati të të shkatërrojë. Po përse është zemëruar vallë shtypësi?
Udhën e jetës do të ma bësh të njohur; prania jote është plot gëzim. Të jesh në të djathtën tënde është kënaqësi përjetë.