Në Bibël gjej kaq shumë vargje të bukura që më mbushin zemrën, që më japin forcë. Janë vargje që dua t'i ndaj me ty, me ata që dua.
Secili prej tyre është një bekim, një frymëzim nga Zoti për të na ndërtuar dhe për të na afruar më pranë Tij. Merr për shembull, Jozueu 1:9: "Shiko, po të urdhëroj të jesh i fortë dhe trim. Mos ki frikë dhe mos u dëshpëro, sepse Zoti, Perëndia yt, do të jetë me ty kudo që të shkosh".
A e sheh? Zoti na flet përmes fjalës së Tij dhe këtu na urdhëron të jemi të fortë, sepse Ai është me ne. Ky është vetëm një shembull. Do të gjesh shumë të tjerë që do të të ndryshojnë jetën.
Atëherë Jezui foli përsëri me ta e u tha: «Unë jam drita e botës. Kush vjen pas meje nuk do të ecë kurrë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës».
Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur mbi një mal.Askush nuk e ndez kandilin për ta vënë nën magje, por e vë në mbajtësen e vet, që të ndriçojë të gjithë ata që janë në shtëpi.Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej».
Kështu jemi më të sigurt për fjalën profetike, të cilën bëni mirë ta keni si një pishtar që ndriçon në një vend të errët, derisa të agojë dita dhe ylli i mëngjesit të lindë në zemrat tuaja.
Psalm i Davidit. Zoti është drita dhe shpëtimi im, kë do të kem frikë? Zoti është streha e jetës sime, nga kush do të trembem?
Dikur ishit në errësirë, ndërsa tani që besoni në Zotin jeni në dritë. Jetoni, pra, si bij të dritës,sepse fryti i dritës është mirësia, drejtësia dhe e vërteta.
Në të gjendej jeta dhe jeta ishte drita e njerëzve.Drita ndriçon në errësirë dhe errësira nuk e mundi dot.
Ky është lajmi që dëgjuam prej tij dhe po jua njoftojmë juve: Perëndia është dritë dhe në të nuk ka kurrfarë errësire.Po të themi se kemi bashkësi me të, por jetojmë në errësirë, gënjejmë dhe nuk veprojmë sipas së vërtetës.Por po të jetojmë në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.
Udha e të drejtëve është si drita e agimit që shkon duke shndritur gjer në mesditë.
Dërgo dritën dhe të vërtetën tënde, që të më prijnë, që në malin tënd të shenjtë të më çojnë, në vendin e banesës sate.
Ai ju ndriçoftë sytë e zemrave tuaja, që të njihni se cila është shpresa për të cilën ju thirri, sesa e pasur dhe e lavdishme është trashëgimia e tij për të shenjtët
të falënderoni Atin që ju bëri të denjë të keni pjesën tuaj në trashëgiminë e të shenjtëve në dritë.Ai na nxori nga pushteti i errësirës e na futi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,
Ndërsa ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull që Perëndia zgjodhi për të shpallur veprat e tij madhështore. Ai ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.
Ti e madhështove atë komb, gëzimin ia shtove, gëzojnë para teje, siç gëzojnë gjatë korrjes, siç gëzojnë kur ndajnë prenë.
Jezui u tha: «Edhe për pak kohë drita është me ju. Ecni sa keni dritë, që të mos ju zërë errësira. Kush ecën në errësirë nuk e di ku shkon.Për sa kohë keni dritën, besoni në dritën, që të bëheni bij të dritës». Pasi tha këto, Jezui iku e u fsheh prej tyre.
unë, Zoti, të thirra në drejtësi e për dore të kam kapur. Të kam ruajtur e të kam caktuar si besëlidhje për popullin, si dritë për kombet,për t'u hapur sytë të verbërve, të burgosurit për t'i nxjerrë nga burgu, prej shtëpisë së robërisë, ata që rrinë në terr.
I përsosur është ligji i Zotit, shpirtin përtërin, e vërtetë dëshmia e Zotit, të thjeshtit i jep urti.
Populli që ishte në errësirë pa një dritë të madhe dhe për ata që ishin në vendin e hijes së vdekjes zbardhi drita.
Gjykimi është ky: drita ka ardhur në botë, por njerëzit kanë dashur errësirën më shumë se dritën, se veprat e tyre ishin të liga.Kush bën gjëra të këqija e urren dritën e nuk del në dritë, që të mos zbulohen veprat e tij.Ndërsa kush bën të vërtetën del në dritë, që të shfaqet se veprat e tij janë bërë me fuqinë e Perëndisë».
nëse jepesh me shpirt ndaj të pangrënit, nëse ia ngin barkun skamnorit, atëherë drita jote do të shndritë në errësirë e terri yt do të jetë porsi mesdita.
Sepse Perëndia ka thënë: «Le të ndriçojë drita në errësirë!». Ai i ka ndriçuar zemrat tona për të na dhënë dritë, që të njohim lavdinë e Perëndisë në fytyrën e Jezu Krishtit.
Beso në Zotin me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.
falë dhembshurisë së mëshirshme të Perëndisë tonë, me të cilën do të na vijë së larti agimi,që shndrit mbi ata që rrinë në errësirë e në hijen e vdekjes dhe për të drejtuar hapat tanë në udhën e paqes».
Megjithatë, po ju shkruaj një urdhërim të ri, që është i vërtetë për Krishtin dhe për ju, se errësira po shkon dhe tashmë po ndrin drita e vërtetë.Ai që thotë se është në dritë, por urren vëllanë e vet, ai është ende në errësirë.Ai që do vëllanë e vet, qëndron në dritë e nuk bëhet pengesë.
Për të drejtët lindi drita mes errësirës, i mëshirshëm, i dhembshur dhe besnik është ai.
Jezui i tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk shkon tek Ati veçse nëpërmjet meje.
Kush prej jush e druan Zotin, le ta dëgjojë zërin e shërbëtorit të tij. Kush ecën në errësirë e nuk ka dritë, le të shpresojë tek emri i Zotit e të mbështetet te Perëndia i tij.
Ai më tha: «Tepër pak është të jesh shërbëtori im, për të ringritur fiset e Jakobit, për të rikthyer tepricën e Izraelit. Po të caktoj si dritë të popujve, që të jesh shpëtimi im deri në skajet e tokës».
«Syri është drita e trupit. Nëse syri yt është i fortë, tërë trupi yt do të jetë i ndriçuar.Por, nëse syri yt është i sëmurë, tërë trupi yt do të jetë në errësirë. Nëse drita që është në ty është errësirë, sa e madhe do të jetë errësira!».
por kur dalin në dritë, bëhen të dukshme.Çdo gjë që bëhet e dukshme, bëhet dritë. Prandaj thuhet: Zgjohu, o ti që fle! Ngrihu prej të vdekurve e Krishti do të shndritë mbi ty.
Rrok urtinë, kap zgjuarsinë, mos harro fjalët e gojës sime e mos i shmang.Mos e lër urtinë e ajo të ruan, duaje e ajo të mbron.Fillimi i urtisë: rrok urtinë! Jep çka ke arritur e kap zgjuarsinë.
Prandaj të gjithë ne që e shohim lavdinë e Zotit si në pasqyrë, pa pasur vel në fytyrë, shndërrohemi në shëmbëllimin e tij nga lavdia në lavdi. Dhe kjo vjen nga Zoti që është Shpirti.
që të jeni të paqortueshëm e të panjollë, bij të Perëndisë, të patëmetë në mes të një breznie të shthurur e të çoroditur. Mes kësaj breznie ju ndriçoni si yjet në qiell,duke e mbajtur lart fjalën e jetës, që unë të kem me se të krenohem ditën e ardhjes së Krishtit, se nuk vrapova e as nuk u mundova më kot.
Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Ajo është më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e frymës së jetës nga shpirti, të kockës nga palca. Ajo shqyrton mendimet dhe qëllimet e zemrës.
Nuk do të të ndriçojë më dielli ditën, as hëna nuk do të të shkëlqejë natën, se Zoti do të jetë drita jote e amshuar, Perëndia, shkëlqimi yt.Dielli yt nuk do të perëndojë më e hëna jote nuk do të erret më, se Zoti do të jetë drita jote e amshuar dhe ditët e vajtimit do të marrin fund.
Atëherë ai u shndërrua para tyre. Fytyra i shkëlqeu si dielli dhe rrobat iu bënë të bardha si drita.
ju të gjithë jeni bij të dritës dhe bij të ditës. Ne nuk jemi as të natës, as të errësirës.
Nata kaloi e dita po afron. Prandaj të hedhim tej veprat e errësirës e të ngjeshim armët e dritës.
Të verbërve do t'u prij në udhë të panjohura, shtigjeve që s'i njohin do t'i drejtoj, errësirën para tyre në dritë do ta kthej, udhët e shtrembra të drejta do t'i bëj. Do t'i bëj këto gjëra për ta e nuk do t'i braktis.
Mos u ngazëllo për mua, o armikja ime, se ndonëse rashë, u ngrita, ndonëse rri në errësirë, Zoti është drita ime.Do ta duroj zemërimin e Zotit, se kundër tij mëkatova, derisa ta gjykojë çështjen time, e të më shpallë të drejtë. Ai do të më nxjerrë në dritë e drejtësinë e tij do të vëzhgoj.
Jezui u përgjigj: «A nuk ka dita dymbëdhjetë orë? Nëse dikush ecën ditën, nuk pengohet, sepse sheh dritën e kësaj bote.Por nëse dikush ecën natën, pengohet, se në të nuk ka dritë».
«Do të të jap mençuri e udhën, ku duhet të ecësh, do të ta mësoj, do të të jap këshilla e sytë mbi ty do t'i mbaj».
«Lypni e do t'ju jepet; kërkoni e do të gjeni; trokitni e do t'ju hapet,sepse kush lyp, merr; kush kërkon, gjen dhe atij që troket, do t'i hapet.
Drita e trupit është syri. Nëse syri yt është i fortë, tërë trupi yt do të jetë i ndriçuar, por nëse syri yt është i sëmurë, trupi yt do të jetë në errësirë.Prandaj ki kujdes që drita që është në ty të mos jetë errësirë.Nëse, pra, tërë trupi yt është plot me dritë e pa asnjë pjesë në errësirë, gjithçka do të jetë e shndritshme, siç është kur një kandil shndrit me tërë shkëlqimin e tij».
Edhe po të thosha: «Më mbuloftë errësira e drita përreth meje u errësoftë»,errësira për ty nuk është errësirë e nata ndriçon si dita; për ty errësira dhe drita janë njëlloj.
Nuk do të ketë më natë dhe nuk do të kenë nevojë as për dritën e pishtarit e as për dritën e diellit, sepse do t'i ndriçojë Zoti Perëndi dhe do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.
Ngushëlluesi, Shpirti i shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, ai do t'ju mësojë gjithçka e do t'ju kujtojë gjithçka që ju thashë.
Zoti është pranë të gjithë atyre që e thërrasin, të gjithë atyre që e thërrasin me çiltërsi.Ua plotëson dëshirën atyre që e druajnë, ua dëgjon përgjërimin e i shpëton.
Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi, shërimi yt do të gëlojë me vrull, përpara do të të prijë drejtësia jote, praparojë do të kesh lavdinë e Zotit.
Gjatë ditës, Zoti u printe përpara me një shtyllë reje për t'u treguar udhën, ndërsa gjatë natës u printe me një shtyllë zjarri për t'u dhënë dritë, që izraelitët të udhëtonin ditë e natë.Shtylla e resë dhe ajo e zjarrit ishin gjithmonë përpara popullit, ditë e natë.
Atyre që nuk besojnë, ua ka verbuar mendjen perëndia i kësaj bote, i cili nuk i lejon të shohin dritën e ungjillit të lavdisë së Krishtit që është shëmbëllim i Perëndisë.
Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e amshuar.Perëndia nuk e dërgoi Birin në botë për ta gjykuar botën, por që bota të shpëtohet nëpërmjet tij.
që t'u hapësh sytë, që të kthehen nga errësira në dritë dhe nga pushteti i Satanit te Perëndia. Kështu me anë të besimit në mua, do të marrin faljen e mëkateve e do të kenë pjesë me të shenjtëruarit”».
Unë i njoh shestimet e mia për ju, kumton Zoti. Janë shestime paqeje e jo zezone, për t'ju dhënë të ardhme e shpresë.
Ja si është shfaqur dashuria e Perëndisë në ne: Ai dërgoi në botë Birin e tij të vetëmlindur që ne të jetojmë nëpërmjet tij.
Malet mund të tunden vendit e kodrat mund të tranden, por mirësia ime për ty s'do të tundet dhe besëlidhja e paqes sime s'do të trandet», thotë Zoti që ka dhembshuri për ty.
Perëndia i shpresës ju mbushtë plot me gëzim e paqe në besimin tuaj, në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të shenjtë të jeni plot me shpresë.
Kush banon nën strehën e të Tejlartit, qëndron nën hijen e të gjithëpushtetshmit.Do t'i them Zotit: «Ti je streha ime e fortesa ime, je Perëndia im, te ti kam besim».
Prandaj kini kujdes si jetoni. Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur.Përdoreni mirë kohën, se po jetojmë ditë të këqija.
Me të vërtetë po ju them se ai që dëgjon fjalët e mia dhe i beson atij që më ka dërguar, ka jetën e amshuar e nuk do të gjykohet, pasi ka kaluar tashmë nga vdekja në jetë.
I Davidit. Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe gjithë qenia ime emrin e tij të shenjtë.Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe mos i harro bamirësitë e tij.Ai fal tërë paudhësitë e tua, ai shëron tërë sëmundjet e tua.Ta shpëton jetën prej varrit, të kurorëzon me mirësi e dhembshuri.Ai ta mbush jetën me të mira, ai të rinon si shqiponjën.
Kur të kalosh përmes ujërave, me ty do të jem, kur të përshkosh lumenjtë, nuk do të mbytesh, se do të kalosh nëpër zjarr e s'do të digjesh, flaka ty nuk do të të përvëlojë,
Lum njeriu që nuk ndjek këshillën e të paudhëve dhe udhës së mëkatarëve nuk qëndron, që nuk rri me përqeshësit,por kënaqet me ligjin e Zotit dhe ditë e natë për atë ligj mendon.
Paqja e Krishtit, në të cilën Perëndia ju ka thirrur të jeni të bashkuar si një trup i vetëm, mbretëroftë në zemrat tuaja. Jini mirënjohës!Fjala e Krishtit banoftë në ju me gjithë begatinë e saj. Mësoni e këshilloni njëri-tjetrin me urti! Këndojini me gjithë zemër Perëndisë psalme, himne e këngë shpirtërore!
Mes fatkeqësisë i thirrën Zotit dhe ai i shpëtoi prej mjerimeve.Prej errësirës e prej territ i nxori, vargonjtë e tyre i këputi.
Mos u shqetësoni për asgjë, por për çdo gjë drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë me lutje, me përgjërime e me falënderime.Paqja e Perëndisë, që shkon përtej zgjuarsisë së mendjes njerëzore, do të ruajë zemrat dhe mendimet tuaja, që të jenë pranë Krishtit Jezu.
Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.
Zoti do të të mbrojë nga çdo e keqe, ai do ta mbrojë jetën tënde.Zoti do të mbrojë vajtjet e ardhjet e tua, që tani e deri në amshim.
Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, se unë do t'ju çlodh.Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,se zgjedha ime është e butë e barra ime është e lehtë».
Thirrmë e unë do të të përgjigjem. Do të të tregoj gjëra të mëdha e të fshehura, për të cilat nuk ke njohuri.
Zoti e shtoftë dhe bëftë që të teprojë dashuria juaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, ashtu siç është edhe dashuria jonë për ju!Ai i forcoftë zemrat tuaja, që ju të jeni të shenjtë dhe të paqortueshëm para Perëndisë dhe Atit tonë kur Zoti ynë Jezu të vijë bashkë me të gjithë të shenjtët e tij! Amen!
Ja, Perëndia është shpëtimi im, besoj e nuk kam frikë. Fuqia ime e forca ime është Zoti, Zoti është shpëtimi im.
«Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani e çfarë do të pini, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni. A nuk vlen jeta më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja?Shikoni zogjtë e qiellit! Ata as mbjellin, as korrin, as mbledhin në grunarë e megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë?Kush nga ju, me gjithë përkujdesjen për veten, do të mund ta zgjaste qoftë edhe pak jetën e vet?
Sjellja juaj të mos ndikohet nga lakmia për para. Le t'ju mjaftojnë ato që keni, se Perëndia ka thënë: nuk do të të lë vetëm e as nuk do të të braktis.Kështu mund të themi me guxim: Zoti është ndihma ime dhe nuk do të kem frikë. Ç'mund të më bëjë njeriu?
Psalm i Davidit. Zoti është bariu im, asgjë s'më mungon.Në kullota të gjelbra më shtrin, drejt ujërave të qeta më prin,shpirtin ma përtërin. Më udhëheq shtigjeve të drejta, në saje të emrit të tij.Edhe në ecsha nëpër luginën e territ, s'tutem nga e keqja, se ti je me mua. Shkopi yt e kërraba jote, ato më ngushëllojnë.
Mjeshtrit të korit, këngë në melodinë e virgjëreshave. E bijve të Korahut.Perëndia është streha dhe fuqia jonë, ndihmë që na gjendet përherë në ngushticë.Prandaj s'do të trembemi po të lëkundet toka e malet të tranden në zemër të detit.
Shikoni ç'dashuri të madhe na ka dhënë Ati: të quhemi bij të Perëndisë. Dhe me të vërtetë jemi, prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur as atë.Fort të dashur, tani jemi bij të Perëndisë dhe nuk na është shfaqur ende se çfarë do të jemi, por dimë që kur të shfaqet Krishti, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim ashtu siç është.
Fytyra e Zotit u kundërvihet keqbërësve, për ta fshirë prej dheut kujtimin e tyre.Zoti i dëgjon ata që i përgjërohen, prej të gjitha fatkeqësive i çliron.Zoti është pranë zemërthyerve, të dërrmuarit në shpirt i shpëton.
Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë, Jezu Krishtit, Ati i mëshirës dhe Perëndia i çdo ngushëllimi!Ai na ngushëllon në të gjitha vuajtjet tona, që edhe ne të mund të ngushëllojmë ata që vuajnë, me ngushëllimin me të cilin na ngushëlloi Perëndia.
por ai m'u përgjigj: «Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime tregohet e plotë në dobësinë tënde». Prandaj do të krenohem edhe më shumë me dobësitë e mia, që të banojë tek unë fuqia e Krishtit.Prandaj gëzohem, edhe kur jam i dobët, edhe kur më shajnë, edhe kur jam në nevojë, edhe kur më përndjekin, edhe kur jam në vështirësi për shkak të Krishtit. Në të vërtetë, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.
Synimet e tij nuk luhaten dhe ti e mban në paqe, e mban në paqe, se ka shpresuar te ti.Kini përherë shpresë te Zoti, se Zoti, Zoti është shkëmbi i amshuar.
Armiqtë më poshtërojnë, kockat m'i dërrmojnë, e përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».
Udha e të drejtëve është si drita e agimit që shkon duke shndritur gjer në mesditë.Por udha e të prapëve është si terri i natës, ata s'e dinë ku venë e pengohen.
se është vetë Perëndia ai që ju jep vullnetin e forcën për të vepruar, ashtu siç i pëlqen atij.
Por Jezui iu përgjigj: «Është shkruar: njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë».
Prandaj nuk ligështohemi. Megjithëse së jashtmi shkojmë drejt kalbjes, nga brenda përtërihemi dita-ditës.Ky pikëllim i lehtë që po kalojmë tani po na përgatit për një lavdi të pashoqe, të begatë e të amshuar.Ne nuk jemi përqendruar te gjërat që duken, por tek ato që nuk duken, sepse gjërat e dukshme janë të përkohshme, ndërsa të padukshmet janë të amshuara.
Kjo shpresë është për ne spiranca e jetës. Ajo është e sigurt dhe e patundur dhe na çon deri në pjesën e brendshme të altarit, pas velit.
Kjo është siguria që kemi para Perëndisë: nëse i kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na dëgjon.Meqenëse e dimë se ai i dëgjon kërkesat tona, atëherë e dimë edhe se do të na plotësohen.
ndërsa fjala e Zotit mbetet në amshim. Kjo fjalë është ungjilli që ju është shpallur juve.
«Kushdo që i dëgjon e i zbaton fjalët e mia, i ngjan një njeriu të mençur, që e ka ndërtuar shtëpinë në shkëmb.Ra shi, erdhën përrenjtë, frynë erërat dhe u vërsulën kundër kësaj shtëpie, por ajo nuk u shemb, sepse i kishte themelet në shkëmb.
Kërkojnë t'ia nëpërkëmbin nderin, gjejnë kënaqësi në gënjeshtra. Me gojë bekojnë, por me zemër mallkojnë. selahVeç në Perëndinë prehu, o shpirti im, se tek ai kam shpresë.Vetëm ai është shkëmbi e shpëtimi im, ai është streha ime e nuk do të trandem.Te Perëndia është shpëtimi e nderi im, te Perëndia, kështjella e fortë dhe streha ime.
Vëllezër, unë nuk mendoj për veten time se ia kam arritur, por di të them se i kam harruar ato që kam lënë pas dhe se po rend drejt atyre që kam përpara,drejt synimit për të fituar çmimin e thirrjes qiellore të Perëndisë, përmes Krishtit Jezu.
Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.
O Zot, dëftemë udhët e tua, shtigjet e tua m'i mëso.Udhëhiqmë në të vërtetën tënde e më mëso, se ti je Perëndia i shpëtimit tim, te ti shpresoj tërë ditën.
Gëzohuni gjithmonë.Lutuni pa pushim.Falënderoni për çdo gjë, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju përmes Krishtit Jezu.
Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.
Psalm i Davidit. Kur u shtir si i marrë para Abimelekut, i cili e dëboi dhe Davidi u largua.
E tillë është urtia për shpirtin tënd, ta dish, nëse e gjen, do të kesh një të ardhme e nuk do të të pritet shpresa.
Shqyrtomë, o Perëndi, dhe njihe zemrën time, vëmë në provë dhe njihi brengat e mia.Shiko në shkoj udhës së ligë dhe në udhën e përjetësisë më pri.
Përderisa jemi bërë të drejtë prej besimit, kemi paqe me Perëndinë përmes Zotit tonë Jezu Krisht.Përmes tij kemi hyrë me besim në hirin e Perëndisë, hir në të cilin qëndrojmë e krenohemi me shpresën se do të marrim pjesë në lavdinë e Perëndisë.
Jua thashë këto që të keni paqe në mua. Në botë do të keni shtrëngime, por kini guxim! Unë e kam mundur botën!».
Gjithçka që u shkrua më parë, u shkrua për mësimin tonë, që nëpërmjet durimit e ngushëllimit, që na japin Shkrimet, të kemi shpresë.