Me siguroi që paratë janë të nevojshme. Me to blejmë ushqime, veshmbathje, paguajmë qiranë apo blejmë një shtëpi. Thuhet se roli i parave në shoqëri është shumë i rëndësishëm. Nëse do të zhdukeshin, njerëzit do të binin në panik dhe do të kishte luftëra kudo. Por paratë kanë kufizimet e tyre.
Fjala e Zotit na thotë: "Sepse dashuria për para është rrënja e çdo të keqeje; për shkak të kësaj dashurie disa janë shmangur nga besimi dhe janë shpuar me shumë dhembje." (1 Timoteut 6:10). Në jetën tonë, të gjatë a të shkurtër qoftë, kemi parë burra e gra që u munduan shumë për të pasur para, por në fund, siç thotë edhe vargu, nuk morën asgjë me vete.
Çfarë do të thotë të duash paratë? Do të thotë të jesh i sunduar nga një dëshirë që të bën të mendosh dhe të veprosh vetëm për t'u pasuruar, vetëm për gjërat materiale. Dua ta bëj të qartë: nuk është e keqe të kesh para. Ajo që na mëson Pali është se e keqja është T'I DUASH paratë.
Bibla na thotë se nuk mund t'i shërbejmë Zotit dhe parave njëkohësisht. "Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve; sepse ose do të urrejë njërin dhe do të dojë tjetrin, ose do të lidhet me njërin dhe do të përçmojë tjetrin. Ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe Mamonit". (Mateu 6:24) Kush i shërben Zotit, nuk mund t'i shërbejë edhe parave. Dhe anasjelltas, kush i shërben parave, kush i nënshtrohet fuqisë së tyre, nuk mund t'i shërbejë Zotit.
Vëreni gjithmonë Zotin në vend të parë në çdo gjë dhe le të jetë Ai i vetmi që sundon jetën tonë.
Perëndia im do të plotësojë përmes Krishtit Jezu çdo nevojë tuajën, sipas pasurive të tij të lavdishme.
Mos u shqetësoni, pra, e mos thoni: “Çfarë do të hamë?”, “Çfarë do të pimë?” apo “Me se do të vishemi?”.Janë kombet ato që i kërkojnë të gjitha këto gjëra, ndërsa Ati juaj qiellor e di se ju keni nevojë për të gjitha këto.Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë edhe ato gjëra.
Kam qenë i ri e tashmë jam plakur dhe s'e kam parë të drejtin të braktisur, as pasardhësit e tij të lypin për bukë.Gjithë ditën tregohet i mëshirshëm e jep hua, pasardhësit e tij do të jenë të bekuar.
Beso në Zotin me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.
Perëndia mund t'ju japë me begati çdo të mirë, në mënyrë që gjithmonë të keni mjaftueshëm prej çdo gjëje e kështu të mund të jepni për çdo vepër të mirë.
«Lypni e do t'ju jepet; kërkoni e do të gjeni; trokitni e do t'ju hapet,sepse kush lyp, merr; kush kërkon, gjen dhe atij që troket, do t'i hapet.
Beso në Zotin e bëj të mirën, bano në këtë tokë e shijo besnikërinë e tij.Gjeje kënaqësinë te Zoti e ai do t'i plotësojë dëshirat e zemrës sate.
Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.
Aleluja! Lum njeriu që e druan Zotin, që gjen kënaqësi të madhe në urdhërimet e tij.Pasardhësit e tij do të jenë të fortë mbi tokë, breznia e të drejtëve do të bekohet.Pasuri e begati do të ketë në shtëpinë e tij dhe drejtësia e tij do të mbetet përjetë.
Jezui u tha dishepujve të vet: «Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni.Se jeta vlen më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja.Shikoni korbat! As mbjellin, as korrin, as kanë qilarë apo grunarë, e megjithatë Perëndia i ushqen. Por ju vleni shumë më tepër se shpendët.Kush nga ju, me gjithë përkujdesjen për veten, do të mund ta zgjaste qoftë edhe pak jetën e vet?Nëse ju, pra, nuk mund të bëni një vogëlsi si kjo, pse shqetësoheni për të tjerat?
Gojën e kishin më të butë se gjalpin, por në zemër fshihnin luftë, fjalët e tyre dukeshin më të lëmuara se vaji, por vringëllonin si shpata.
Do të më thërrasë e unë do t'i përgjigjem, në vështirësi me të do të jem, do ta shpëtoj e nder do t'i jap.
«Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani e çfarë do të pini, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni. A nuk vlen jeta më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja?Shikoni zogjtë e qiellit! Ata as mbjellin, as korrin, as mbledhin në grunarë e megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë?Kush nga ju, me gjithë përkujdesjen për veten, do të mund ta zgjaste qoftë edhe pak jetën e vet?
Kujto Zotin, Perëndinë tënd, se ai të jep forcë për të fituar pasuri dhe e mban besëlidhjen e tij, për të cilën iu betua etërve të tu, si edhe sot.
Sjellja juaj të mos ndikohet nga lakmia për para. Le t'ju mjaftojnë ato që keni, se Perëndia ka thënë: nuk do të të lë vetëm e as nuk do të të braktis.
Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse, po të mos dorëzohemi, do të kemi edhe të korra në kohën e duhur.
Mos u shqetësoni për asgjë, por për çdo gjë drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë me lutje, me përgjërime e me falënderime.Paqja e Perëndisë, që shkon përtej zgjuarsisë së mendjes njerëzore, do të ruajë zemrat dhe mendimet tuaja, që të jenë pranë Krishtit Jezu.
Më mirë ajo pak që ka i drejti, sesa pasuria e shumë të paudhëve.Krahët e të paudhëve do të thyhen, ndërsa të drejtët i përkrah Zoti.
mashtrimin e fjalët e rreme largoji prej meje; mos më jep as skamje, as pasuri, le të ha aq bukë sa më duhet,që të mos ngopem e të të mohoj e të them: kush është Zoti; që të mos varfërohem e të vjedh e ta përdhos emrin e Perëndisë tim.
Kur të kalosh përmes ujërave, me ty do të jem, kur të përshkosh lumenjtë, nuk do të mbytesh, se do të kalosh nëpër zjarr e s'do të digjesh, flaka ty nuk do të të përvëlojë,
Pasanikët e kohës së tanishme urdhëroji të mos u rritet mendja, as të mos e mbajnë shpresën në pasigurinë e pasurisë, por në Perëndinë që na jep gjithçka me zemërgjerësi për të mirën tonë.
Këngë shtegtimesh. Lum gjithë ata që Zotin druajnë dhe ecin udhëve të tij.Do të hash frytin e duarve të tua, do të jesh i lum e do të kesh të mira.
Jezui i vështroi e u tha: «Kjo është e pamundur për njerëzit, por për Perëndinë gjithçka është e mundur».
Këngë shtegtimesh. I ngrita sytë drejt maleve, prej nga do të më vijë ndihma?Ndihma më vjen nga Zoti, që krijoi qiellin e tokën.
Zoti i njeh mirë ditët e të ndershmëve, trashëgimia e tyre do të mbetet përherë.Ata nuk do të turpërohen në kohë fatkeqësie, të nginjur do të jenë edhe në ditë urie.
U mbyllshin buzët gënjeshtare, që kundër të drejtit tërë krenari flasin, tërë mburrje e përbuzje.
Zoti do të të prijë përherë, do të ta kënaqë shpirtin në shkreti, do t'i forcojë kockat e tua, e ti do të jesh si kopshti i ujitur, porsi burimi i ujërave që nuk shterojnë kurrë.
por ai m'u përgjigj: «Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime tregohet e plotë në dobësinë tënde». Prandaj do të krenohem edhe më shumë me dobësitë e mia, që të banojë tek unë fuqia e Krishtit.
Fundi i tyre është shkatërrimi, perëndia i tyre është barku, ata mburren me gjëra për të cilat duhet të turpëroheshin. Ata e kanë mendjen në gjërat e kësaj bote,
Perëndia i shpresës ju mbushtë plot me gëzim e paqe në besimin tuaj, në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të shenjtë të jeni plot me shpresë.
Të gjithë ata që të kërkojnë gëzofshin e ngazëllefshin me ty, ata që duan shpëtimin prej teje thënçin përherë: «I madh është Zoti!».
Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,zemërbutësia e vetëpërmbajtja. Kundër këtyre nuk ka ligj.
Perëndia, që ju thirri në bashkësi me Birin e tij Jezu Krishtin, Zotin tonë, është besnik.
Mjeshtrit të korit. Për Jedutunin. Psalm i Davidit.Veç në Perëndinë prehet shpirti im, prej tij më vjen shpëtimi.
Përmes Jezuit merr «po» çdo premtim i Perëndisë, prandaj përmes tij ne lavdërojmë Perëndinë duke i thënë «Amen».
Të gjithë i kanë sytë nga ti e presin, që t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.Ti e hap dorën dhe çdo qenieje të gjallë ia plotëson dëshirën.
«Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit thyejnë shtëpinë e plaçkitin.Prandaj, mblidhni thesare në qiell! Atje nuk ka as tenjë e as krimb që t'i brejë, nuk ka as vjedhës, që plaçkitin e vjedhin.Sepse atje ku është thesari yt, atje do të jetë edhe zemra jote».
Ndero Zotin me tërë begatinë tënde, me frytet e para të çdo të vjele,se drithnikët e tu do të mbushen plot e vozat e tua do të pëlcasin nga vera.
Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.
Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir për ndihmë në kohë nevoje.
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.Me durim e prita Zotin, ai u përkul drejt meje e përgjërimin ma dëgjoi.
Të nesërmen në mëngjes u ngritën herët dhe u nisën për në shkretëtirën e Tekoasë. Teksa po niseshin, Joshafati u ndal e u tha: «Dëgjomëni, o banorë të Judës dhe të Jerusalemit! Kini besim te Zoti, Perëndia juaj, e do të dilni të fortë. Kini besim te profetët e tij e do të dilni fitimtarë!».
Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe mos i harro bamirësitë e tij.Ai fal tërë paudhësitë e tua, ai shëron tërë sëmundjet e tua.Ta shpëton jetën prej varrit, të kurorëzon me mirësi e dhembshuri.Ai ta mbush jetën me të mira, ai të rinon si shqiponjën.
Asnjë armë e farkëtuar kundër teje nuk do t'ia dalë mbanë. Çdo gjuhë, që ngrihet në gjyq kundër teje, do të ndëshkohet. Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Zotit, e drejta e tyre vjen prej meje, kumton Zoti.
Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, se unë do t'ju çlodh.Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,se zgjedha ime është e butë e barra ime është e lehtë».
Sepse nuk ka dallim ndërmjet judeut e helenit: Zoti është i njëjtë për të gjithë dhe është zemërgjerë me të gjithë ata që e thërrasin emrin e tij.
Së fundi, vëllezër, kini në mendje të gjitha sa janë të vërteta, sa janë të ndershme, sa janë të drejta, sa janë të dëlira, sa janë të dashura, të gjitha sa kanë emër të mirë, sa janë të virtytshme dhe sa janë të denja për t'u lavdëruar.
Gëzohuni për këtë, edhe nëse do të duhet të hidhëroheni për pak kohë nga tundime të ndryshme.Kështu sprova e besimit tuaj, që është më i çmueshëm se ari që prishet, ndonëse provohet me zjarr, të jetë për lëvdimin, lavdinë dhe nderin tuaj kur të shfaqet Jezu Krishti.
U ngjite në lartësi, zure robër, dhurata prej njerëzve e prej kundërshtarëve more, që atje të banosh, o Zot Perëndi.
Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë edhe ato gjëra.
Edhe pak e i paudhi nuk do të jetë më. Do të shohësh për nga vendi i tij e nuk do të jetë më atje.Skamnorët do të trashëgojnë tokën e do të kënaqen me paqe të begatë.
Sjellja juaj të mos ndikohet nga lakmia për para. Le t'ju mjaftojnë ato që keni, se Perëndia ka thënë: nuk do të të lë vetëm e as nuk do të të braktis.Kështu mund të themi me guxim: Zoti është ndihma ime dhe nuk do të kem frikë. Ç'mund të më bëjë njeriu?
Ata që mbjellin me lot, do të korrin me gëzim.Kur shkojnë, qajnë dhe mbartin farën për ta mbjellë, por kthehen plot gëzim dhe mbartin duajt e tyre.
Të lavdëroj se mrekullisht më krijove, të mahnitshme janë veprat e tua, mirë e di shpirti im.
Sprovat që kishit deri tani kanë qenë brenda mundësive njerëzore. Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë të viheni në provë përtej mundësive tuaja, por bashkë me sprovat do t'ju japë edhe rrugëdaljen, që të mund t'i përballoni.
Më janë ligështuar trupi e zemra, por shkëmbi i zemrës sime dhe trashëgimia ime është Perëndia në amshim.
Prandaj, o vëllezër, po ju bëj thirrje që për hir të dhembshurisë së Perëndisë ta paraqitni veten si fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme për Perëndinë. Ky është adhurimi i duhur.Mos u pajtoni me frymën e kësaj bote, por ndryshohuni duke përtërirë mendjen, që të dalloni se cili është vullneti i mirë, i pëlqyeshëm dhe i përsosur i Perëndisë.
Njeriu i mirë u lë trashëgimi nipërve, por prona e mëkatarëve ruhet për të drejtin.
Se unë jam Zoti, Perëndia yt, unë të marr për dore e të them: «Mos ki frikë, unë jam ndihma jote.
Kërkojnë t'ia nëpërkëmbin nderin, gjejnë kënaqësi në gënjeshtra. Me gojë bekojnë, por me zemër mallkojnë. selah
Abrahami e quajti atë vend «Zoti këqyr», sikurse thuhet edhe sot: «Në malin e Zotit ai këqyret!».
dhe do të marrim prej tij ç'të kërkojmë, sepse zbatojmë urdhërimet e tij dhe bëjmë gjërat që i pëlqejnë atij.
Një ditë në oborret e tua është më mirë se një mijë ditë gjetiu. Më mirë në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, sesa në tendat e të paudhëve.
Kam qenë i ri e tashmë jam plakur dhe s'e kam parë të drejtin të braktisur, as pasardhësit e tij të lypin për bukë.
A nuk shiten dy harabela për një qindarkë? Megjithatë asnjë prej tyre nuk bie në tokë pa vullnetin e Atit tuaj.Madje edhe fijet e flokëve tuaj janë të gjitha të numëruara.Prandaj, mos kini frikë! Ju vleni më tepër se shumë harabela».
Mos i kujtoni më ngjarjet e shkuara, ndodhitë e qëmoçme mos i mendoni.Ja, po bëj një gjë të re, një gjë që tani po çel! A nuk e shihni? Udhën po hap përmes shkretëtirës, lumenj në vendin e shkretë.
Ç'të themi, pra, për këto gjëra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? Ai që vërtet nuk e kurseu Birin e vet,por e dha për ne të gjithë, a nuk do të na dhurojë bashkë me të edhe çdo gjë tjetër?
Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit, që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.Ai krijoi qiellin e tokën, detin dhe gjithçka në to, ai mbetet besnik përjetë.Drejtësi u jep të shtypurve, ushqim u jep të uriturve, Zoti çliron të robëruarit.
Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta.
Psalm i Davidit. Zoti është drita dhe shpëtimi im, kë do të kem frikë? Zoti është streha e jetës sime, nga kush do të trembem?
sepse e di se përmes lutjeve tuaja dhe me ndihmën e Shpirtit të Jezu Krishtit kjo gjë do të sjellë shpëtimin tim.
Nëse shmangeni djathtas, apo nëse shmangeni majtas, një zë nga pas do t'ju thotë në vesh: «Ja ku është udha, bjerini andej!».
Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej».
Jo vetëm kaq, por ne krenohemi edhe kur kalojmë vuajtje, sepse e dimë se vuajtja sjell durimin,durimi sjell qëndresën në sprova dhe sprovat sjellin shpresën.
Një këngë të re më vuri në gojë, një himn për Perëndinë tonë. Shumë do ta shohin e do të dridhen dhe në Zotin do të besojnë.
Po, mirësia e çiltërsia do të më ndjekin të gjitha ditët e jetës sime. E unë do të banoj përgjithmonë në shtëpinë e Zotit.
E pres Zotin, e pret shpirti im, te fjala e tij e kam vënë shpresën.Shpirti im e pret Zotin më shumë se rojat mëngjesin, më shumë se rojat mëngjesin.
Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke e nxitur për dashuri e për vepra të mira,pa hequr dorë nga të mbledhurit së bashku, siç e kanë bërë zakon disa. Përkundrazi, le të nxisim njëri-tjetrin më shumë tani që shihni se po afron Dita e Zotit.
nëse jepesh me shpirt ndaj të pangrënit, nëse ia ngin barkun skamnorit, atëherë drita jote do të shndritë në errësirë e terri yt do të jetë porsi mesdita.Zoti do të të prijë përherë, do të ta kënaqë shpirtin në shkreti, do t'i forcojë kockat e tua, e ti do të jesh si kopshti i ujitur, porsi burimi i ujërave që nuk shterojnë kurrë.
Jam i sigurt se ai që nisi një vepër të mirë mes jush, do ta përfundojë deri në ditën kur do të vijë Krishti Jezu.
Ai i pushon luftrat anekënd tokës, ai i thyen harqet e copëton ushtat, e qerret me zjarr i djeg.
Urdhëroji të bëjnë të mirën, të jenë të pasur në vepra të mira, të jenë zemërgjerë dhe të gatshëm për të dhënë.
«Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj se çfarë do të hani e çfarë do të pini, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni. A nuk vlen jeta më shumë se ushqimi dhe trupi më shumë se veshja?Shikoni zogjtë e qiellit! Ata as mbjellin, as korrin, as mbledhin në grunarë e megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë?
Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët e të pirët, por drejtësi, paqe e gëzim në Shpirtin e shenjtë.
Mos u shqetësoni për asgjë, por për çdo gjë drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë me lutje, me përgjërime e me falënderime.
Zoti është pranë të gjithë atyre që e thërrasin, të gjithë atyre që e thërrasin me çiltërsi.Ua plotëson dëshirën atyre që e druajnë, ua dëgjon përgjërimin e i shpëton.
Në dashuri nuk ka frikë, madje, dashuria e përsosur e dëbon frikën. Frika ka të bëjë me ndëshkimin dhe ai që ka frikë, nuk është i përsosur në dashuri.
Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde e të lavdërojnë përgjithmonë. selahLum ata, që e gjejnë forcën te ti dhe kanë për zemër shtegtimin.Teksa kalojnë nëpër luginën e Bakasë, e shndërrojnë në vend burimesh dhe shiu i parë e mbulon me bekime.
Krishti na çliroi që të jemi të lirë, prandaj qëndroni fort e mos bini sërish nën zgjedhën e skllavërisë.
Këngë shtegtimesh. Kur Zoti i ktheu robërit e Sionit, na u duk sikur ishim në ëndërr.Atëherë goja jonë u mbush me gëzim e gjuha jonë plot brohori. Asokohe thuhej ndër kombe: «Zoti bëri vepra të mëdha për ta».Po, vepra të mëdha bëri Zoti për ne, prandaj dhe ishim të gëzuar.
të ngushëlloj ata që vajtojnë në Sion, t'u vë kësula mbi kokë në vend të hirit, vajin e gëzimit, në vend të zisë, petkun e lavdit, në vend të shpirtit të thyer, që lisa drejtësie të quhen, mbëltim i Zotit, për lavdi të tij.
Ç'të themi, pra, për këto gjëra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? Ai që vërtet nuk e kurseu Birin e vet,
Ndërsa ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull që Perëndia zgjodhi për të shpallur veprat e tij madhështore. Ai ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.
Iu kujtofshin gjithë dhuratat e tua, flija jote e shkrumbimit i pëlqeftë! selahTë dhëntë çka të do zemra, gjithë synimet e tua i plotësoftë.
O Perëndia ynë, a do t'i lësh pa i ndëshkuar? Ne nuk kemi aq forcë sa t'i bëjmë ballë gjithë kësaj morie, që po vjen të na sulmojë, e ngaqë nuk dimë çfarë të bëjmë, i kemi sytë vetëm nga ti».
as forcat qiellore, as forcat e botës së nëndheshme, as ndonjë krijesë tjetër nuk do të mund të na ndajnë nga dashuria e Perëndisë që u tregua në Krishtin Jezu, Zotit tonë.
Psalm i Davidit. Te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim,te ti kam besim, o Perëndia im. Mos lejo të turpërohem, armiqtë e mi mos ngazëllefshin mbi mua.
Kush mbështetet në kamjen e vet, do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.
Prandaj edhe ne që jemi të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, le të hedhim tej çdo barrë si dhe mëkatin që na josh lehtësisht dhe le të ecim përpara me durim në betejën që na pret.
Shpresa nuk na turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona përmes Shpirtit të shenjtë që na u dha.
O ju të gjithë që keni etje, ejani tek uji! Kushdo që s'ka para le të afrohet! Blini drithë e hani! Ejani e blini verë e qumësht pa para e pa pagesë!Pse i shpenzoni paratë për çka s'është bukë? Përse mundoheni për gjëra që s'ngopin? Dëgjomëni, pra, me kujdes mua e do të hani çka është e mirë dhe shpirti juaj do të kënaqet me gjëra të shijshme.