Në jetën tonë kalojmë shumë faza, gëzojmë shëndet të mirë dhe përballemi me sëmundje. Kur jemi të rinj kemi kohë, energji dhe na duket se mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme, por ndonjëherë na ndalon mungesa e parave. Kur rritemi dhe gjejmë një punë të mirë, fitojmë para, por mezi kemi kohë për familjen dhe miqtë, dhe ëndrrat tona na duken të largëta. Pastaj, kur plakemi dhe kemi kursyer pak para dhe koha na tepron, e kuptojmë se nuk kemi më të njëjtën energji. Prandaj, duhet ta shijojmë çdo moment pa dëshiruar më shumë seç na është dhënë. Kujto gjithmonë se Zoti ka një plan për ty[1] dhe çdo gjë ndodh për një arsye.
Shpesh harrojmë se bekimet e vërteta nuk janë materiale. Dashuria, shëndeti, familja dhe miqësia janë dhurata të çmuara nga Zoti. Le të jemi mirënjohës për çdo gjë që kemi dhe të mos lejojmë që shqetësimet e kësaj bote të na largojnë nga rruga e Tij.
Në fund të fundit, çfarë vlen më shumë? Një llogari bankare e mbushur apo një zemër e mbushur me paqe dhe dashuri? Unë besoj se gëzimi i vërtetë vjen nga afërsia me Zotin dhe nga ndarja e dashurisë së Tij me të tjerët. Medito mbi këtë dhe gjej paqen që vetëm Ai mund të të japë.
[1] Jeremia 29:11
Kujtohu, o Zot, për çfarë na gjeti, shikoje e vëreje poshtërimin tonë.Trashëgimia jonë u kaloi të huajve, shtëpitë tona të panjohurve.U bëmë jetimë pa atë, nënat tona si të veja.
Por ti ke parë, se ti e sheh ligësinë dhe brengën, ti i peshon me dorën tënde. Te ti mbështetet fatkeqi, ti je ndihmësi i jetimit.
Këndojini Perëndisë, këndojini himne emrit të tij, hapini udhë atij që kalëron në shkretëtirë, Zot është emri i tij, ngazëlleni para tij.
Zoti i mbron të ardhurit, përkrah jetimët e të vejat dhe mëkatarëve ua pështjellon udhën.
Mos e shtypni vejushën, bonjakun, të ardhurin e të vobektin. Mos shestoni të keqen e tjetrit”.
Mos ia shtrembëro të drejtën të ardhurit jetim. Mos ia merr peng rrobën të vesë.
Kështu thotë Zoti: zbatoni të drejtën e drejtësinë dhe çlirojeni nga dora e shtypësit atë që e kanë vjedhur. Mos e mundo e mos dhuno ardhacakun, jetimin e të venë. Mos derdh gjak të pafajshëm në këtë vend.
Kur të korrësh arën, nëse harron ndonjë dorëz, mos u kthe ta marrësh. Lëre për të ardhurin, jetimin e të venë, që Zoti, Perëndia yt, të bekojë çdo vepër të duarve të tua.
Mësoni të bëni të mirën, kërkoni drejtësinë, ndihmoni të shtypurin, jepini drejtësi jetimit, mbroni çështjen e të vesë.
Feja e pastër dhe e panjollë para Perëndisë dhe Atit është kjo: përkujdesja për jetimët e vejushat që janë në vështirësi dhe ruajtja e vetes të pastër nga bota.
Nëse dikush që ka të mirat e kësaj bote shikon vëllanë e vet në nevojë, por e ngurtëson zemrën ndaj tij, si mund të qëndrojë në të dashuria e Perëndisë?
Popullin tënd po e shtypin, o Zot, trashëgiminë tënde po e mundojnë.Vrasin vejushën e të ardhurin, jetimit i marrin jetën.
Përkundrazi, kur të shtrosh një gosti, fto njerëz të varfër, të kërrusur, të çalë e të verbër.Atëherë do të jesh i lum, se ata nuk do të kenë me çfarë të të shpërblejnë, por ti do ta marrësh shpërblimin në ngjalljen e të drejtëve».
Prijësit e tu kanë ngritur krye, me kusarë shoqërohen. Të gjithë lakmojë dhuratat, rendin veç pas përfitimit. Nuk i japin të drejtën jetimit, çështja e të vesë s'arrin para tyre.
janë shëndoshur e lëmuar. Edhe cakun e ligësisë e kanë kaluar, për të drejtën e jetimit, nuk kujdesen e prapë përparojnë, pa ua dhënë të drejtën skamnorëve.
Ati e nëna përçmohen te ti. Ardhacakun e shtypin në mesin tënd. Jetimin e të venë e mundojnë te ti.
“Mallkuar qoftë ai që shkel të drejtën e të ardhurit, të jetimit e të vesë”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
Mos ki frikë, se nuk do të turpërohesh, mos u skuq, se nuk do të çnderohesh. Turpin e rinisë do ta harrosh, çnderimin e vejërisë më s'do ta kujtosh.
Mos e lëviz kufirin e kahershëm e mos hyr në arën e jetimit,se shpaguesi i tyre është i fortë e do ta mbrojë çështjen e tyre ndaj teje.
Por, kur erdhi koha e caktuar, Perëndia dërgoi Birin e tij. Ai lindi nga një grua dhe iu nënshtrua ligjit,për të shpenguar ata që ishin nën ligj e që ne të birësohemi.
Sepse Shpirti që keni marrë, nuk është një shpirt që ju bën skllevër për të pasur sërish frikë, por keni marrë Shpirtin që ju ka birësuar, nëpërmjet të cilit thërrasim: Abba, o Atë!
Se Zoti e do drejtësinë dhe besnikët e vet nuk i braktis, por i ruan përjetë, ndërsa pasardhësit e të paudhëve do të shfarosen.
Fol për memecin, mbroje çështjen e tërë të mbaruarve.Hape gojën për të gjykuar drejt e mbro të varfrin e nevojtarin.
Drejtësi u jep të shtypurve, ushqim u jep të uriturve, Zoti çliron të robëruarit.Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti i ngre të kërrusurit, Zoti i do të drejtët.Zoti i mbron të ardhurit, përkrah jetimët e të vejat dhe mëkatarëve ua pështjellon udhën.
për t'u shkelur të drejtën skamnorëve, për t'u mohuar drejtësinë mjeranëve të popullit tim, për t'i bërë vejushat prenë e tyre, për t'i plaçkitur jetimët.
Atëherë të vijë leviti, që nuk ka as pjesë e as trashëgimi mes jush, i ardhuri, jetimi dhe e veja, që banojnë në qytet, e të hanë e të ngopen. Kështu, Zoti, Perëndia yt, do të bekojë çdo vepër të duarve të tua».
Dashuria vëllazërore le të mbetet!Mikpritjen mos e harroni, sepse nëpërmjet saj, disa, pa e ditur, pritën engjëj në shtëpi.
Dëshirën e të përulurve ti e dëgjon, o Zot, ua forcon zemrën e bën kujdes,që t'i japësh të drejtë jetimit e të shtypurit, që njeriu i dheshëm të mos tmerrojë më askënd.
Do të mbesë ndonjë kallëz në të, sikurse shkundet pema e ullirit, që mbesin dy a tre kokrra në majë, katër a pesë në degët e saj, kumton Zoti, Perëndia i Izraelit.
Pastaj u solla e pashë tërë shtypjen që ushtrohet nën diell. Dhe, ja, lotët e të shtypurve nuk ka kush t'i ngushëllojë, se pushteti mban anën e shtypësve, prandaj nuk ka kush t'i ngushëllojë.
Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit, që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.Ai krijoi qiellin e tokën, detin dhe gjithçka në to, ai mbetet besnik përjetë.Drejtësi u jep të shtypurve, ushqim u jep të uriturve, Zoti çliron të robëruarit.
Mbreti do t'u përgjigjet: “Me të vërtetë po ju them se sa herë e keni bërë këtë gjë për njërin nga këta vëllezërit e mi më të vegjël, ma keni bërë mua”.
Agjërimi që më pëlqen mua, a s'është vallë të këputësh vargonjtë e paudhësisë, të zgjidhësh litarët e zgjedhës, të lësh të lirë të shtypurit, të dërrmosh çdo zgjedhë?A s'është ta ndash bukën me të uriturin, të presësh në shtëpi të varfrin e pastrehë, ta shohësh dikë të zhveshur e ta veshësh, dhe farefisin tënd të mos e lësh pas dore?
Shpotitin e flasin me përbuzje, mburren tërë ata që bëjnë paudhësi.Popullin tënd po e shtypin, o Zot, trashëgiminë tënde po e mundojnë.Vrasin vejushën e të ardhurin, jetimit i marrin jetën.
Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.
Kush nëpërkëmb të vobektin, fyen krijuesin e tij, por kush përkrah nevojtarin, e nderon.
se gjithçka e krijuar do të çlirohet nga robëria e kalbjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë.
Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.Dëgjoje, o Perëndi, përgjërimin tim, vëre re lutjen time.Të thërras nga skaji i tokës, se më ka lëshuar zemra. Më pri drejt shkëmbit, që ngrihet më lart se unë.
E unë, falë drejtësisë sate, do të shoh fytyrën tënde, do të zgjohem e do të kënaqem me praninë tënde.
u largua e ndenji larg, sa një e hedhur harku, e tha: «Nuk e shoh dot djalin duke vdekur!». Ajo ndenji përballë tij e qau me dënesë.Perëndia e dëgjoi zërin e djalit dhe engjëlli i Perëndisë e thirri Hagarën nga qielli e i tha: «Çfarë ke Hagarë? Mos ki frikë, se Perëndia e dëgjoi zërin e djalit prej vendit ku është.
nuk bën trysni, nuk e mban pengun, nuk plaçkit, i jep bukë të uriturit dhe e mbulon me petk të zhveshurin,
Kushdo që i jep njërit prej këtyre të vegjëlve qoftë edhe një gotë ujë të ftohtë, sepse është dishepull, me të vërtetë po ju them se ai nuk do ta humbasë shpërblimin e tij».
Ai vendosi një dëshmi për Jakobin, caktoi një ligj në Izrael. Etërve tanë u urdhëroi, që bijve të tyre t'ua shpallin,që t'i njohë edhe breznia e ardhshme, bashkë me fëmijët që do të lindin. E kur të rriten edhe ata, bijve të vet do t'ua tregojnë,
Mos ia shtrembëro të drejtën të ardhurit jetim. Mos ia merr peng rrobën të vesë.Mos harro se edhe ti ishe skllav në Egjipt e Zoti, Perëndia yt, të çliroi prej andej, prandaj unë po të urdhëroj që të bësh kështu.
Psalm i Davidit. Zoti është bariu im, asgjë s'më mungon.Në kullota të gjelbra më shtrin, drejt ujërave të qeta më prin,shpirtin ma përtërin. Më udhëheq shtigjeve të drejta, në saje të emrit të tij.
Ndero vejushat që janë vërtet të veja.Por nëse një vejushë ka fëmijë ose nipër, këta le të mësojnë, së pari, të tregojnë përkujdesje për njerëzit e shtëpisë së tyre dhe t'ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse këtë gjë pëlqen Perëndia.
Kujto, o Zot, përdëllimet e tua dhe mirësitë e tua, se janë prej amshimit.Mëkatet e rinisë sime mos i kujto, e as shkeljet e mia, por kujtomë me dashamirësi, për hir të mirësisë sate, o Zot.
Se kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, unë vetë do t'i kërkoj delet e mia e do t'i këqyr.Siç e këqyr bariu grigjën e vet, kur është mes deleve të shpërndara, kështu do t'i këqyr unë delet e mia dhe do t'i shpëtoj nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në ditë me re e me terr.
Po endem si delja e humbur, kërkoje shërbëtorin tënd, se urdhërimet e tua nuk i kam harruar.
ja shërbëtori që unë kam zgjedhur, i dashuri im, me të cilin shpirti im është i kënaqur. Tek ai do të vë Shpirtin tim dhe ai do t'u shpallë drejtësinë kombeve.
Si delet do të shkojnë drejt skëterrës e vdekjen do të kenë bari. Të drejtët do të sundojnë mbi ta në agim, trajta e tyre në skëterrë do të tretet, larg vendbanimeve të tyre.
Ju që dikur nuk ishit popull, tani jeni populli i Perëndisë. Ju që ishit të përjashtuar nga mëshira, tani u mëshiruat.
Besimtarët e Maqedonisë e të Akaisë dhanë me kënaqësi një dhuratë ndihme për të shenjtët e varfër në Jerusalem.Këtë e bënë me kënaqësi, sepse u detyrohen atyre. Nëse kombet morën prej tyre bekime shpirtërore, atëherë duhet t'u shërbejnë atyre me të mirat tokësore.
Prandaj, sa të kemi kohë, të punojmë për të mirën e të gjithëve, sidomos të vëllezërve në besim.
nëse jepesh me shpirt ndaj të pangrënit, nëse ia ngin barkun skamnorit, atëherë drita jote do të shndritë në errësirë e terri yt do të jetë porsi mesdita.
«Ruhuni të mos i bëni veprat e mira në sy të njerëzve për t'u dukur para tyre, se kështu nuk do të keni shpërblim tek Ati juaj që është në qiej.
Shi të begatshëm dërgove, o Perëndi, trashëgiminë tënde të drobitur përtërite.Aty banoi grigja jote, o Perëndi, ti u kujdese tërë mirësi për të mjerin.
Po të thotë ndonjë: «Unë e dua Perëndinë», por urren vëllanë e vet, ai është gënjeshtar. Kush nuk do vëllanë, të cilin e sheh, nuk mund të dojë as Perëndinë, të cilin nuk e ka parë.
Se ai do ta shpëtojë nevojtarin që thërret e skamnorin që s'e ndihmon askush.Do t'i dhimbset i dobëti e nevojtari, nevojtarëve do t'ua shpëtojë jetën.Do t'i shpëtojë nga shtypja e dhuna, gjaku i tyre do të jetë i çmuar në sytë e tij.
që të shoh të mirat e të zgjedhurve të tu, që të gëzoj edhe unë bashkë me kombin tënd, e të krenohem me trashëgiminë tënde.
Krijuesi yt do të jetë bashkëshorti yt, Zot i ushtrive është emri i tij. Shpenguesi yt është i shenjti i Izraelit, Perëndi i mbarë tokës quhet ai.
Ti e krijove brendinë time, më ende që në bark të nënës.Të lavdëroj se mrekullisht më krijove, të mahnitshme janë veprat e tua, mirë e di shpirti im.
A mund ta harrojë gruaja foshnjën e vet e të mos i dhimbset fryti i barkut të vet? Por edhe sikur ato të harronin, unë ty nuk të harroj!
Mos e zhvat skamnorin pse është skamnor, mos e shtyp nevojtarin te porta,sepse me çështjen e tyre do të merret Zoti dhe do t'i zhvatë ata që ua zhvatin shpirtin.
Po kështu edhe vullneti i Atit tuaj në qiej nuk është që të humbasë ndonjë prej këtyre të vegjëlve».
Përmallohet e këputet shpirti im për oborret e Perëndisë, ngazëllen zemra ime e trupi im për Perëndinë e gjallë.
I mëshirshëm është Zoti dhe i drejtë, Perëndia ynë është përdëllyes.Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; poshtë kisha rënë e më shpëtoi.
Edhe po të kaloj përmes fatkeqësisë, ti do të më mbash gjallë kundër zemërimit të armiqve, do ta shtrish dorën dhe e djathta jote do të më shpëtojë.
Njeriu shpifës mos zëntë rrënjë mbi tokë, njeriun e dhunshëm e ndjektë pas fatkeqësia.
Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.Dëgjoje, o Perëndi, përgjërimin tim, vëre re lutjen time.