Dua të të kujtoj sot se Zoti të jep forcë për çdo situatë të vështirë. Shpesh mendojmë se problemet na kapin në befasi dhe nuk jemi të përgatitur për t'i përballuar, por gabohemi. Zoti na përgatit gjithmonë. Në fjalën e tij thuhet se Zoti nuk na dha frymë frike, por fuqie, dashurie dhe vetëkontrollit. Kështu që merr zemër, se Zoti është me ty, duke luftuar për ty në çdo betejë.
Përdor ato mjete që Zoti ynë të dha nëpërmjet fjalës së tij dhe Frymës së Shenjtë. Ji i/e guximshëm dhe bëj hapa të sigurt dhe të vendosur. “Jini të fortë dhe zemra juaj le të marrë kura, ju të gjithë që shpresoni te Zoti!” (Psalmi 31:24). Merr zemër, se Zoti nuk dështon kurrë.
Zoti është forca jote, çlirimtari yt, ndihmësi yt, mburoja jote, streha jote e lartë. Beso tek Ati Qiellor, gjithçka do të shkojë mirë. “Zoti është ai që më jep forcë; Zoti është ai që më drejton rrugën time.” (2 Samuelit 22:33).
Prandaj gëzohem, edhe kur jam i dobët, edhe kur më shajnë, edhe kur jam në nevojë, edhe kur më përndjekin, edhe kur jam në vështirësi për shkak të Krishtit. Në të vërtetë, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.
por ai m'u përgjigj: «Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime tregohet e plotë në dobësinë tënde». Prandaj do të krenohem edhe më shumë me dobësitë e mia, që të banojë tek unë fuqia e Krishtit.Prandaj gëzohem, edhe kur jam i dobët, edhe kur më shajnë, edhe kur jam në nevojë, edhe kur më përndjekin, edhe kur jam në vështirësi për shkak të Krishtit. Në të vërtetë, kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.
por ai m'u përgjigj: «Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime tregohet e plotë në dobësinë tënde». Prandaj do të krenohem edhe më shumë me dobësitë e mia, që të banojë tek unë fuqia e Krishtit.
Më janë ligështuar trupi e zemra, por shkëmbi i zemrës sime dhe trashëgimia ime është Perëndia në amshim.
Po ashtu edhe Shpirti na ndihmon, sepse jemi të dobët. Ne nuk dimë as për çfarë e as si duhet të lutemi, por vetë Shpirti ndërmjetëson për ne me psherëtima të pashqiptueshme.
Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, se unë do t'ju çlodh.Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,se zgjedha ime është e butë e barra ime është e lehtë».
Rrini zgjuar e lutuni që të mos bini në tundim, se shpirti është i gatshëm, por trupi është i dobët».
Do të më thërrasë e unë do t'i përgjigjem, në vështirësi me të do të jem, do ta shpëtoj e nder do t'i jap.
Ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të vuajë me ne për dobësitë tona. Përkundrazi, ai u tundua në gjithçka ashtu si ne, por nuk mëkatoi.
Ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të vuajë me ne për dobësitë tona. Përkundrazi, ai u tundua në gjithçka ashtu si ne, por nuk mëkatoi.Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir për ndihmë në kohë nevoje.
Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.
Mes të dobtëve në besim u bëra i dobët, që të fitoja të dobëtit. U bëra gjithçka për të gjithë, që të shpëtoja disa prej tyre.
Marrëzia e Perëndisë është më e urtë se njerëzit dhe dobësia e tij është më e fortë se ata.
Ne që jemi të fortë, duhet të mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët dhe të mos bëjmë ç'na pëlqen neve.
Por Perëndia zgjodhi të marrët sipas botës për të turpëruar të urtët, zgjodhi të dobëtit sipas botës për të turpëruar të fortët.
Të gjithë ata që të kërkojnë gëzofshin e ngazëllefshin me ty, ata që duan shpëtimin prej teje thënçin përherë: «I madh është Zoti!».
Atij që do t'i falni ndonjë faj, ia fal edhe unë. Prandaj edhe unë, kur kam falur ndonjë faj, nëse më është dashur të fal, këtë e kam bërë për ju para Krishtit,
Beso në Zotin me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.
Vërtet ai u kryqëzua për shkak të dobësisë, por jeton prej fuqisë së Perëndisë. Ne jemi të dobët bashkë me të, por prej fuqisë së Perëndisë do të jetojmë bashkë me të, mes jush.
Disa veta erdhën nga Judeja dhe i mësonin vëllezërit kështu: «Nëse nuk rrethpriteni sipas dokeve të Moisiut, nuk mund të shpëtoheni».
Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë, Jezu Krishtit, Ati i mëshirës dhe Perëndia i çdo ngushëllimi!Ai na ngushëllon në të gjitha vuajtjet tona, që edhe ne të mund të ngushëllojmë ata që vuajnë, me ngushëllimin me të cilin na ngushëlloi Perëndia.
Kur ishim ende të dobët, Krishti vdiq në kohën e caktuar për ata që jetonin pa besim në Perëndinë.
Por ja, ai mbajti vurratat tona, dhimbjet tona i mbarti! Për ne, ai ishte njeri i ndëshkuar, i goditur prej Perëndisë, i poshtëruar!
Kush mendon se qëndron i sigurt, kujdes se mos rrëzohet!Sprovat që kishit deri tani kanë qenë brenda mundësive njerëzore. Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë të viheni në provë përtej mundësive tuaja, por bashkë me sprovat do t'ju japë edhe rrugëdaljen, që të mund t'i përballoni.
Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.
Mjeshtrit të korit. Për Jedutunin. Psalm i Davidit.Veç në Perëndinë prehet shpirti im, prej tij më vjen shpëtimi.
Ç'të themi, pra, për këto gjëra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? Ai që vërtet nuk e kurseu Birin e vet,
Por Perëndia zgjodhi të marrët sipas botës për të turpëruar të urtët, zgjodhi të dobëtit sipas botës për të turpëruar të fortët.Ai zgjodhi gjërat jo të fisme e të përbuzura të botës, ato që nuk janë asgjë në sytë e saj, për të shkatërruar ato që sipas botës janë të rëndësishme.Kështu, askush nuk mund të mburret para Perëndisë.
Se, po të rrëzohen, njëri ngre tjetrin. Por, mjerë ai që rrëzohet e nuk ka kush ta ngrejë.
Gojën e kishin më të butë se gjalpin, por në zemër fshihnin luftë, fjalët e tyre dukeshin më të lëmuara se vaji, por vringëllonin si shpata.
Ja, Perëndia është shpëtimi im, besoj e nuk kam frikë. Fuqia ime e forca ime është Zoti, Zoti është shpëtimi im.
Edhe po të kaloj përmes fatkeqësisë, ti do të më mbash gjallë kundër zemërimit të armiqve, do ta shtrish dorën dhe e djathta jote do të më shpëtojë.
Por ne i mbajmë këto thesare brenda vetes si në enë balte, që të duket qartë se kjo fuqi madhështore vjen prej Perëndisë e jo prej nesh.
U ngjite në lartësi, zure robër, dhurata prej njerëzve e prej kundërshtarëve more, që atje të banosh, o Zot Perëndi.
Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.
Por ju, bijtë e mi, jeni nga Perëndia dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.
Se unë jam Zoti, Perëndia yt, unë të marr për dore e të them: «Mos ki frikë, unë jam ndihma jote.
se, i drejti, shtatë herë rrëzohet, por ngrihet, ndërsa të paudhët bien në zezonë.
Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur mbi një mal.Askush nuk e ndez kandilin për ta vënë nën magje, por e vë në mbajtësen e vet, që të ndriçojë të gjithë ata që janë në shtëpi.Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej».
Kur të kalosh përmes ujërave, me ty do të jem, kur të përshkosh lumenjtë, nuk do të mbytesh, se do të kalosh nëpër zjarr e s'do të digjesh, flaka ty nuk do të të përvëlojë,
Prandaj edhe ne që jemi të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, le të hedhim tej çdo barrë si dhe mëkatin që na josh lehtësisht dhe le të ecim përpara me durim në betejën që na pret.Le t'i mbajmë sytë te Jezui që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur. Ai, për gëzimin që e priste, duroi kryqin duke përçmuar turpin dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë.
Duajeni Zotin, të gjithë ju besnikët e tij! Zoti i mbron besimtarët e tij dhe shpaguan plotësisht kë vepron me krenari.
Me këtë njeri do të krenohem e jo me veten time. Unë do të krenohem vetëm me dobësitë e mia.
Perëndia ju dhëntë, sipas pasurive të lavdisë së tij e përmes Shpirtit të tij, ju bëftë më të fortë shpirtërisht.
Gëzohuni për këtë, edhe nëse do të duhet të hidhëroheni për pak kohë nga tundime të ndryshme.Kështu sprova e besimit tuaj, që është më i çmueshëm se ari që prishet, ndonëse provohet me zjarr, të jetë për lëvdimin, lavdinë dhe nderin tuaj kur të shfaqet Jezu Krishti.
Jam i sigurt se ai që nisi një vepër të mirë mes jush, do ta përfundojë deri në ditën kur do të vijë Krishti Jezu.
Ju do të forcoheni me fuqinë që vjen nga pushteti i lavdishëm i Perëndisë, që të përballoni gjithçka me durim e që me gëzim
Nëse jemi bij, jemi edhe trashëgimtarë; trashëgimtarë të Perëndisë si dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, sepse, nëse vuajmë bashkë me të, edhe do të përlëvdohemi bashkë me të.
por me hirin e Perëndisë jam ai që jam dhe hiri i tij për mua nuk ka shkuar kot. Unë jam munduar më shumë se të gjithë ata, jo unë vetë, por hiri i Perëndisë bashkë me mua.
Për të drejtët lindi drita mes errësirës, i mëshirshëm, i dhembshur dhe besnik është ai.
Armiqtë po më shkelin çdo ditë me këmbë, të shumtë janë ata që më sulmojnë nga lart. Ditën që do të më pushtojë frika, te ti do të kem besim.
Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse, po të mos dorëzohemi, do të kemi edhe të korra në kohën e duhur.
Prandaj nuk ligështohemi. Megjithëse së jashtmi shkojmë drejt kalbjes, nga brenda përtërihemi dita-ditës.Ky pikëllim i lehtë që po kalojmë tani po na përgatit për një lavdi të pashoqe, të begatë e të amshuar.
Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta.
Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,
Ja, Zoti Perëndi, po vjen me fuqi, e krahu i tij do të sundojë. Ja, me vete sjell shpagimin, në prani të tij është shpërblimi.
Jo vetëm kaq, por ne krenohemi edhe kur kalojmë vuajtje, sepse e dimë se vuajtja sjell durimin,durimi sjell qëndresën në sprova dhe sprovat sjellin shpresën.Shpresa nuk na turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona përmes Shpirtit të shenjtë që na u dha.
Atëherë u tha: «Shpirti im është i trishtuar deri në vdekje. Qëndroni këtu e rrini zgjuar me mua».
Mos u pajtoni me frymën e kësaj bote, por ndryshohuni duke përtërirë mendjen, që të dalloni se cili është vullneti i mirë, i pëlqyeshëm dhe i përsosur i Perëndisë.
që armiku të mos thotë: «Ngadhënjeva mbi të!» që kundërshtarët të mos gëzojnë po të më merren këmbët.
E tani kështu thotë Zoti, ai që të krijoi, o Jakob, ai që të dha trajtë, o Izrael: mos ki frikë, se të kam shpenguar, të kam thirrur me emër, i imi je ti!
Të lavdëroj se mrekullisht më krijove, të mahnitshme janë veprat e tua, mirë e di shpirti im.
Zoti është me mua, nuk kam frikë nga asgjë. Çfarë do të më bëjë njeriu?Për ndihmë kam Zotin, ndaj do t'i shpërfill ata që më urrejnë.
Këngë shtegtimesh. I ngrita sytë drejt maleve, prej nga do të më vijë ndihma?Ndihma më vjen nga Zoti, që krijoi qiellin e tokën.
Forcojini duart e stërmunduara, jepuni forcë gjunjëve të këputura.Thuajuni atyre që i ka lëshuar zemra: «Jini të fortë e frikë mos kini! Ja, Perëndia juaj po vjen të marrë hak! Po mbërrin shpagimi i Perëndisë! Ai po vjen për t'ju shpëtuar!».