Shpëtimi vjen nëpërmjet pendimit të mëkateve tona. Pasi pendohemi, pranojmë Jezusin në jetën tonë dhe ndryshojmë mënyrën e jetesës, duke lënë pas çdo gjë që nuk i pëlqen Zotit.
Shpëtimi nëpërmjet Jezusit na çliron nga fuqia e mëkatit dhe e vdekjes shpirtërore. Zoti na thërret të jetojmë një jetë të shenjtë për të ruajtur dhuratën e shpëtimit. E ruajmë shpëtimin nëpërmjet lutjes, leximit të Fjalës së Tij dhe duke pasur një sjellje si ajo e Krishtit para të tjerëve.
Shpëtimi është një dhuratë e pamerituar. Fjala e Zotit thotë se, ndërsa ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për secilin prej nesh. Shpëtimin mund ta gjejmë vetëm nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht. Siç thuhet te Veprat 4:12, "Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka nën qiell emër tjetër të dhënë njerëzve, me anë të të cilit ne duhet të shpëtohemi".
Le ta çmojmë dhuratën e shpëtimit për jetën e përjetshme. Le t'i falenderojmë Zotit që na lejoi ta marrim dhe le t'i lutemi që të na ndihmojë ta ruajmë këtë dhuratë të çmuar.
Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po të them se ai që nuk lindet përsëri, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë».
Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po të them se ai që nuk lind nga uji e nga Shpirti, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.
Nëse rrëfen me gojë se Jezui është Zot dhe nëse beson me zemër se Perëndia e ngjalli atë prej të vdekurve, ti do të shpëtohesh.
Jezui u përgjigj: «Me të vërtetë po të them se ai që nuk lind nga uji e nga Shpirti, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.Çfarë lind nga njeriu është njerëzore, çfarë lind nga Shpirti është shpirtërore.
Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na rilindi nga mëshira e tij e madhe, nëpërmjet ngjalljes së Jezu Krishtit prej të vdekurve, që të kemi shpresën e gjallë dhe
Kështu, kush bashkohet me Krishtin, bëhet një krijesë e re. Gjërat e vjetra shkuan dhe, ja, u bënë të reja.
Ju nuk keni rilindur nga fara që prishet, por nga fara që nuk prishet, nga fjala e Perëndisë së gjallë e të amshuar.
Pjetri u tha: «Pendohuni e pagëzohuni secili në emrin e Jezu Krishtit, që t'ju falen mëkatet. Kështu do të merrni dhuratën e Shpirtit të shenjtë.
Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e hirit të Perëndisë është jeta e amshuar që kemi me Krishtin Jezu, Zotin tonë.
Atyre që e pranuan dhe besuan në emrin e tij, u dha të drejtën të bëhen bij të Perëndisë.Ata nuk lindën prej gjakut, as prej vullnetit njerëzor a prej dëshirës së burrit, por prej Perëndisë.
Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi,na dha jetë bashkë me Krishtin, ndonëse ishim të vdekur në paudhësitë tona. Ju jeni shpëtuar me anë të hirit.
ai na shpëtoi, jo për shkak të ndonjë vepre drejtësie që bëmë ne, por për shkak të mëshirës së tij, përmes larjes së rilindjes e përtëritjes që Shpirti i shenjtë kryen në ne.
Prandaj, tanimë nuk ka asnjë dënim për ata që i përkasin Krishtit Jezu,sepse ligji i Shpirtit që jep jetë përmes Krishtit Jezu, ju çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.
Nëse rrëfen me gojë se Jezui është Zot dhe nëse beson me zemër se Perëndia e ngjalli atë prej të vdekurve, ti do të shpëtohesh.Sepse njeriu beson me zemër dhe Perëndia e bën të drejtë, rrëfen me gojë dhe Perëndia e shpëton.
Përderisa u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni gjërat që janë lart në qiej, atje ku ai rri ulur në të djathtën e Perëndisë.Mendoni për gjërat që janë lart në qiej dhe jo për ato që janë këtu poshtë në tokë.Sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj qëndron e fshehur me Krishtin te Perëndia.
Ju ishit të vdekur për shkak të paudhësive tuaja dhe të parrethprerjes, por Perëndia ju dha jetë e jua fali paudhësitë.
Le të hyjmë, pra, atje me zemër të çiltër e me besim të sigurt, me zemër të pastruar nga ndërgjegjja e keqe dhe me trup të larë me ujë të pastër.
Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e amshuar.
Kush beson se Jezui është Krishti, ka lindur prej Perëndisë dhe kush e do të atin, do edhe fëmijët e tij.
Prej vullnetit të tij na dha jetë me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi fryti i parë i krijesave të tij.
Njeriu që nuk e ka marrë Shpirtin e shenjtë, nuk i pranon të vërtetat e Shpirtit të Perëndisë. I duken marrëzi e nuk mund t'i kuptojë, sepse ato duhet të gjykohen në mënyrë shpirtërore.
e nuk jetoj më unë, por Krishti jeton në mua. Këtë jetë, që tani jetoj në trup njerëzor, e jetoj me besim në Birin e Perëndisë, i cili më deshi e dha veten për mua.
Mos u pajtoni me frymën e kësaj bote, por ndryshohuni duke përtërirë mendjen, që të dalloni se cili është vullneti i mirë, i pëlqyeshëm dhe i përsosur i Perëndisë.
Askush nuk mund të vijë tek unë nëse nuk e tërheq Ati që më dërgoi e unë ta ngjall në ditën e fundit.
Shpirti jep jetë, ndërsa dobësia njerëzore nuk sjellin asnjë dobi. Fjalët që ju thashë janë shpirt e jetë.
Prandaj ne jemi varrosur me të përmes pagëzimit për t'u bashkuar me të në vdekjen e tij, në mënyrë që sikurse Krishti u ngjall prej të vdekurve përmes lavdisë së Atit, ashtu edhe ne të mund të jetojmë një jetë të re.
Ju nuk jetoni sipas dobësisë njerëzore, por jetoni në Shpirt, përderisa Shpirti i Perëndisë banon në ju. Nëse ndonjë nuk e ka Shpirtin e Krishtit, ai nuk i përket Krishtit.
Me të vërtetë po ju them se ai që dëgjon fjalët e mia dhe i beson atij që më ka dërguar, ka jetën e amshuar e nuk do të gjykohet, pasi ka kaluar tashmë nga vdekja në jetë.
Ata nuk lindën prej gjakut, as prej vullnetit njerëzor a prej dëshirës së burrit, por prej Perëndisë.
dhe vishni njeriun e ri që Perëndia e krijoi për të jetuar në drejtësinë dhe në shenjtërinë, të cilat vijnë nga e vërteta e tij.
Të bashkuar me Krishtin, ju keni rrethprerjen e vërtetë, jo rrethprerjen e bërë nga duar njerëzore, por rrethprerjen që vjen nga Krishti dhe që është zhveshja e trupit të mëkatit.
Kush ka lindur nga Perëndia, nuk bën mëkat, sepse fara e jetës së Perëndisë qëndron në të dhe nuk mund të mëkatojë, meqenëse ka lindur nga Perëndia.
Ashtu siç vdesin të gjithë njerëzit për shkak të lidhjes me Adamin, ashtu do të marrin jetë të gjithë për shkak të lidhjes me Krishtin.
Ju i jeni afruar malit të Sionit dhe qytetit të Perëndisë së gjallë, Jerusalemit qiellor, mijëra engjëjve,bashkësisë së fëmijëve të parëlindur të Perëndisë, emrat e të cilëve janë shkruar në qiell. I jeni afruar Perëndisë, gjykatësit të të gjithëve, dhe shpirtrave të të drejtëve që kanë arritur përsosjen.I jeni afruar Jezuit, ndërmjetësit të besëlidhjes së re dhe gjakut të tij të spërkatjes që flet më mirë së gjaku i Abelit.
Me to na u dhuruan premtimet shumë të mëdha e të çmueshme, që nëpërmjet tyre të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore, duke shpëtuar nga prishja që sjellin kënaqësitë e botës.
e tha: «Me të vërtetë po ju them se, nëse nuk ktheheni e nuk bëheni si fëmijë, nuk do të hyni në mbretërinë e qiejve.
Kush beson në mua, lumenj uji të gjallë do të rrjedhin nga brenda tij, siç ka thënë Shkrimi».
Duke qenë se jeni bij të tij, Perëndia dërgoi në zemrat tona Shpirtin e Birit të vet, që thërret: «Abba, o Atë!».
Ju ishit të vdekur për shkak të paudhësive tuaja dhe të parrethprerjes, por Perëndia ju dha jetë e jua fali paudhësitë.Ai e fshiu dhe e zhduku dorëshkrimin që na padiste dhe që ishte kundër nesh për shkak të urdhërimeve të tij, duke e mbërthyer në kryq.
Përderisa e dini që Krishti është i drejtë, atëherë duhet të dini edhe se kushdo që vepron me drejtësi ka lindur prej tij.
Përderisa jemi bërë të drejtë prej besimit, kemi paqe me Perëndinë përmes Zotit tonë Jezu Krisht.Përmes tij kemi hyrë me besim në hirin e Perëndisë, hir në të cilin qëndrojmë e krenohemi me shpresën se do të marrim pjesë në lavdinë e Perëndisë.
ndërsa ne e kemi qytetarinë në qiej, prej nga presim shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht.
Unë nuk kam turp për ungjillin, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e të gjithë atyre që besojnë, për judeun së pari, si dhe për helenin.Në ungjill zbulohet se Perëndia i bën njerëzit të drejtë përmes besimit të plotë, sikurse është shkruar: i drejti do të jetojë prej besimit.
Ju të gjithë jeni bij të Perëndisë përmes besimit në Krishtin Jezu.Të gjithë ju që u pagëzuat në Krishtin, u veshët me Krishtin.
Vjedhësi vjen vetëm për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar. Unë erdha që të kenë jetë e ta kenë të plotë.
Hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq të gjithë njerëzve.Ky hir na mëson të mohojmë jetën e mbrapshtë dhe dëshirat e liga të botës, të jetojmë me maturi, me drejtësi e të jemi të përkushtuar ndaj Perëndisë në këtë jetë,duke pritur shpresën e lume dhe ardhjen e lavdisë së Perëndisë madhështor dhe shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.Ai e dha veten për ne, që të na shpengojë nga çdo paudhësi dhe të na bëjë një popull të pastër për veten e tij dhe të zellshëm për vepra të mira.
Ne e dimë se njeriu i vjetër që ishte në ne u kryqëzua me Krishtin, që të shkatërrohet natyra jonë mëkatare e të mos jemi më skllevër të mëkatit.
Besëlidhja që do të lidh me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve, thotë Zoti, është kjo: unë do t'i shtie ligjet e mia në mendjen e tyre e do t'i shkruaj në zemrat e tyre. Unë do të jem Perëndia i tyre e ata do të jenë populli im.
Ai na nxori nga pushteti i errësirës e na futi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,
Dhe të tillë ishit disa prej jush, por u latë, u shenjtëruat dhe u bëtë të drejtë në emër të Zotit Jezu Krisht dhe nëpërmjet Shpirtit të Perëndisë tonë.
Ndërsa ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull që Perëndia zgjodhi për të shpallur veprat e tij madhështore. Ai ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.
Jezui i tha: «Unë jam ngjallja dhe jeta. Kush beson në mua do të jetojë, edhe nëse vdes.Kushdo që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë. A e beson këtë?».
Do t'ju jap një zemër të re. Një shpirt të ri do të vë brenda jush. Do t'jua heq nga mishi zemrën e gurit dhe do t'ju jap një zemër mishi.
por ai që do të pijë nga uji që do t'i jap unë, nuk do të ketë kurrë më etje. Uji që unë do t'i jap do të bëhet brenda tij burim për jetën e amshuar».
Prandaj, o vëllezër, po ju bëj thirrje që për hir të dhembshurisë së Perëndisë ta paraqitni veten si fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme për Perëndinë. Ky është adhurimi i duhur.
Perëndia na shpëtoi e na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij e hirit që na u dha përmes Krishtit Jezu përpara fillimit të kohëve.
Në të vërtetë, ju jeni shpëtuar me anë të hirit, përmes besimit e kjo nuk vjen prej jush, por është dhuratë nga Perëndia.Ju nuk u shpëtuat prej veprave tuaja, kështu që askush të mos mburret.
Këto u shkruan që ju të besoni se Jezui është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, të keni jetën në emrin e tij.
Nëse dikush rrëfen se Jezui është Biri i Perëndisë, Perëndia qëndron në të dhe ai në Perëndinë.
Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur mbi një mal.Askush nuk e ndez kandilin për ta vënë nën magje, por e vë në mbajtësen e vet, që të ndriçojë të gjithë ata që janë në shtëpi.Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej».
Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,zemërbutësia e vetëpërmbajtja. Kundër këtyre nuk ka ligj.
Perëndia na paracaktoi për të na birësuar përmes Jezu Krishtit, me pëlqimin e vullnetin e tij,
Më janë ligështuar trupi e zemra, por shkëmbi i zemrës sime dhe trashëgimia ime është Perëndia në amshim.
Po të rrëfejmë mëkatet tona, Perëndia që është besnik dhe i drejtë do të na i falë mëkatet e do të na pastrojë nga çdo padrejtësi.
dhe keni veshur njeriun e ri, që përtërihet vazhdimisht, sipas shëmbëllimit të Perëndisë që e krijoi, që ta njihni plotësisht Perëndinë.
Ai i mori mëkatet tona në trupin e vet mbi dru, që ne të vdesim ndaj mëkatit e të jetojmë me drejtësi. Ju u shëruat nga plagët e tij.
Nëse u pajtuam me Perëndinë përmes vdekjes së Birit të tij kur ende ishim armiq me të, aq më tepër do të shpëtohemi prej jetës së Birit të tij tani që jemi pajtuar me të.
Prandaj, ti nuk je më skllav, por bir. Nëse je bir, je edhe trashëgimtar përmes Perëndisë.
Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi, përtëri brenda meje një shpirt të palëkundur.
Mos i kujtoni më ngjarjet e shkuara, ndodhitë e qëmoçme mos i mendoni.Ja, po bëj një gjë të re, një gjë që tani po çel! A nuk e shihni? Udhën po hap përmes shkretëtirës, lumenj në vendin e shkretë.
Vullneti i Atit tim është që të gjithë ata që shikojnë Birin e besojnë në të, të kenë jetë të amshuar dhe unë do t'i ngjall në ditën e fundit».
Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them se në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e tij të lavdishëm, ju që keni ardhur pas meje do të uleni në dymbëdhjetë frone për të gjykuar dymbëdhjetë fiset e Izraelit.
që ne, duke u bërë të drejtë prej hirit të tij, të bëhemi trashëgimtarë të jetës së amshuar që është shpresa jonë.
Nuk më zgjodhët ju mua, por unë ju zgjodha ju. Ju caktova të shkoni e të jepni fryt, që fryti juaj të mbetet dhe që Ati t'ju japë çfarëdo që t'i kërkoni në emrin tim.
Nëse jemi bij, jemi edhe trashëgimtarë; trashëgimtarë të Perëndisë si dhe bashkëtrashëgimtarë të Krishtit, sepse, nëse vuajmë bashkë me të, edhe do të përlëvdohemi bashkë me të.
Shikoni ç'dashuri të madhe na ka dhënë Ati: të quhemi bij të Perëndisë. Dhe me të vërtetë jemi, prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur as atë.
Ai që na ka përgatitur për këtë gjë, është Perëndia. Ai na ka dhënë Shpirtin si kapar.
Kështu do të mund të bëni një jetë të denjë për Zotin dhe, ashtu si i pëlqen atij, duke dhënë fryt në çdo vepër të mirë e duke shtuar njohuritë për Perëndinë.
aq më tepër do ta bëjë këtë gjë gjaku i Krishtit, i cili nëpërmjet Shpirtit të amshuar e kushtoi veten para Perëndisë si flijim të pastër. Ai na pastron ndërgjegjen nga veprat e vdekura që t'i shërbejmë Perëndisë së gjallë.
Veç një gjë i kam kërkuar Zotit e për këtë i lutem: të banoj në shtëpinë e Zotit gjithë ditët e jetës sime, të sodit bukurinë e Zotit e tempullin e tij të kundroj.
Ai iu dorëzua vdekjes për shkak të paudhësive tona dhe u ngjall që ne të bëhemi të drejtë.
prandaj shkoni e mësojini të gjitha kombet dhe pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të shenjtë.Mësojini të zbatojnë gjithë sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në mbarim të botës».
Unë mendoj se vuajtjet e kohës së tanishme as nuk ia vlen të krahasohen me lavdinë që do të na zbulohet në të ardhmen.
Ata që janë të Krishtit Jezu e kanë kryqëzuar dobësinë njerëzore bashkë me pasionet dhe dëshirat.
Kush beson në Birin, ka jetën e amshuar, ndërsa kush nuk i bindet Birit, nuk do ta shohë jetën, por mbetet nën zemërimin e Perëndisë».
sepse kush ka lindur prej Perëndisë e mund botën dhe fitorja që mundi botën është besimi ynë.
Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, se unë do t'ju çlodh.Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,se zgjedha ime është e butë e barra ime është e lehtë».
Përderisa u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni gjërat që janë lart në qiej, atje ku ai rri ulur në të djathtën e Perëndisë.
sepse ligji i Shpirtit që jep jetë përmes Krishtit Jezu, ju çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.
Jam i sigurt se ai që nisi një vepër të mirë mes jush, do ta përfundojë deri në ditën kur do të vijë Krishti Jezu.
Kështu edhe ju duhet ta quani veten të vdekur për sa i përket mëkatit, por të gjallë për Perëndinë, me Krishtin Jezu.
Vëllezër, gjaku i Jezuit na jep guxim për të hyrë në shenjtërorepërmes udhës së re e të gjallë që na hapi Krishti me anë të velit që është trupi i tij.Ai është prift i madh në krye të shtëpisë së Perëndisë.Le të hyjmë, pra, atje me zemër të çiltër e me besim të sigurt, me zemër të pastruar nga ndërgjegjja e keqe dhe me trup të larë me ujë të pastër.
Udhën e jetës do të ma bësh të njohur; prania jote është plot gëzim. Të jesh në të djathtën tënde është kënaqësi përjetë.
Por po të jetojmë në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.
Kjo është jeta e amshuar: të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që dërgove.
Shpirti i Zotit, Zotit tim, është mbi mua, se vetë Zoti më ka vajosur, më ka dërguar t'u shpall lajmin e mirë të vobektëve, t'u lidh plagët zemërthyerve, t'u shpall çlirimin të robëruarve, të burgosurve, daljen nga burgu,
Prandaj, kush e pastron veten nga këto gjëra, do të jetë enë për nderim, e shenjtëruar, e dobishme për të zotin dhe e përgatitur për çdo vepër të mirë.
Bijtë e mi, unë po kaloj për ju të njëjtat dhimbje si gruaja gjatë lindjes, derisa Krishti të marrë trajtë në ju.
Prandaj edhe ne që jemi të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, le të hedhim tej çdo barrë si dhe mëkatin që na josh lehtësisht dhe le të ecim përpara me durim në betejën që na pret.
Edhe ne, qofshim judenj apo helenë, skllevër apo të lirë, u pagëzuam me të njëjtin Shpirt për t'u bërë një trup i vetëm dhe kemi pirë të gjithë nga i njëjti Shpirt.
Bëmë të ndiej gëzim e ngazëllim e do të gëzohen eshtrat që thërrmove.Ktheje fytyrën tënde larg mëkateve të mia e fshiji tërë fajet e mia.
Jezui iu afrua e u tha: «Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë,prandaj shkoni e mësojini të gjitha kombet dhe pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të shenjtë.Mësojini të zbatojnë gjithë sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në mbarim të botës».
Jezui i tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk shkon tek Ati veçse nëpërmjet meje.
Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir për ndihmë në kohë nevoje.
Përderisa jemi bërë të drejtë prej besimit, kemi paqe me Perëndinë përmes Zotit tonë Jezu Krisht.
E tani kështu thotë Zoti, ai që të krijoi, o Jakob, ai që të dha trajtë, o Izrael: mos ki frikë, se të kam shpenguar, të kam thirrur me emër, i imi je ti!Kur të kalosh përmes ujërave, me ty do të jem, kur të përshkosh lumenjtë, nuk do të mbytesh, se do të kalosh nëpër zjarr e s'do të digjesh, flaka ty nuk do të të përvëlojë,
Krishti na çliroi që të jemi të lirë, prandaj qëndroni fort e mos bini sërish nën zgjedhën e skllavërisë.
na dha jetë bashkë me Krishtin, ndonëse ishim të vdekur në paudhësitë tona. Ju jeni shpëtuar me anë të hirit.
Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.
Një ditë në oborret e tua është më mirë se një mijë ditë gjetiu. Më mirë në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, sesa në tendat e të paudhëve.
Aleluja! Lum njeriu që e druan Zotin, që gjen kënaqësi të madhe në urdhërimet e tij.Pasardhësit e tij do të jenë të fortë mbi tokë, breznia e të drejtëve do të bekohet.
Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët e të pirët, por drejtësi, paqe e gëzim në Shpirtin e shenjtë.
Prandaj ai mund t'i shpëtojë plotësisht ata që i afrohen Perëndisë nëpërmjet tij, sepse ai jeton përjetësisht për të ndërmjetësuar për ta.
Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta.
Këngë shtegtimesh. I ngrita sytë drejt maleve, prej nga do të më vijë ndihma?Ndihma më vjen nga Zoti, që krijoi qiellin e tokën.
të falënderoni Atin që ju bëri të denjë të keni pjesën tuaj në trashëgiminë e të shenjtëve në dritë.Ai na nxori nga pushteti i errësirës e na futi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,në të cilin kemi shpengimin, faljen e mëkateve.
Sjellja juaj të mos ndikohet nga lakmia për para. Le t'ju mjaftojnë ato që keni, se Perëndia ka thënë: nuk do të të lë vetëm e as nuk do të të braktis.