Fjala "mëkat" në thelb do të thotë të "humbasësh shenjën". Kjo nënkupton se kur mëkatojmë, nuk arrijmë aty ku duhet, ose devijojmë nga rruga e drejtë. Mëkati na ndan nga Zoti, por falë gjakut të Tij të çmuar, përmes pendimit, jemi të pastër nga çdo mëkat.
Në Bibël, mëkati është thyerja ose shkelja e ligjit të Zotit. Një i krishterë i vërtetë nuk dëshiron të mëkatojë. Nëse mëkaton, kjo është kundër ndërgjegjes së tij, për shkak të natyrës mëkatare që të gjithë e mbartim. Falë hirit të Zotit, nëpërmjet meritave të Krishtit, të gjitha mëkatet janë të falura.
Nga ana tjetër, ata që pretendojnë se janë besimtarë, por nuk janë të tillë, jetojnë me mëkat të fshehur. Ata vazhdojnë të jetojnë siç jetonin kur ishin të pabesë, por të mbuluar me një "llak" të shenjtërisë së jashtme. Në fakt, ata mbeten të pabesë.
"Nëse themi se nuk kemi mëkat, mashtrojmë veten dhe e vërteta nuk është në ne. Nëse i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë, sa t’i falë mëkatet tona dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. Nëse themi se nuk kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne" (1 Gjoni 1:8-10).1 Të kesh mëkat nuk do të thotë të praktikosh mëkatin ose të jetosh sipas mëkatit. Këtu Shkrimi po na thotë diçka që të gjithë e dimë: se ende mbartim pasojat e një natyre të rënë dhe se bëjmë mëkate. Askush nuk është i lirë nga kjo.
Dhurata e Zotit për ne është hiri i Tij. Ky hir, i zbuluar nëpërmjet Jezusit, është shumë më i madh dhe ka shumë më tepër fuqi se mëkati. Jezusi, Zoti i mishëruar, erdhi në botë që të gjithë të kemi mundësinë të marrim falje për mëkatet tona. Ai ishte i gatshëm të vdiste në kryq dhe të mbante fajet tona, që nëpërmjet sakrificës së Tij, ne të mund të kemi jetën e përjetshme.
Mos ki Perëndi tjetër, përveç meje.Mos bëj idhull për veten tënde e asgjë të ngjashme me gjërat që janë lart në qiell, poshtë në tokë apo në ujërat e nëndheshme.Mos i adhuro, as mos u shërbe, sepse unë Zoti, Perëndia yt, jam Perëndi xheloz që ndëshkon paudhësinë e etërve deri në brezninë e tretë e të katërt të bijve të atyre që më urrejnë.
Apo nuk e dini se të padrejtët nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u mashtroni! As kurvarët, as idhujtarët, as ata që bëjnë tradhti bashkëshortore, as të zhburrëruarit, as ata që shkojnë me meshkuj,as vjedhësit, as lakmitarët, as pijanecët, as shpifësit, as zhvatësit nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
mos ia dëgjoni fjalën. Zoti, Perëndia juaj, po ju vë në provë për të parë nëse e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër e me gjithë shpirt.
Mos ki Perëndi tjetër, përveç meje.Mos bëj idhull për veten tënde e asgjë të ngjashme me gjërat që janë lart në qiell, poshtë në tokë apo në ujërat e nëndheshme.Mos i adhuro, as mos u shërbe, sepse unë Zoti, Perëndia yt, jam Perëndi xheloz që ndëshkon paudhësinë e etërve deri në brezin e tretë e të katërt të bijve të atyre që më urrejnë.
Dije, pra, sot e skalite në zemër se Zoti është Perëndi lart në qiell e poshtë në tokë. Tjetër nuk ka.
Mos shkoni pas perëndive të tjerë, pas perëndive të popujve që janë përreth jush,sepse Zoti, Perëndia yt, që është në mesin tënd, është Perëndi xheloz. Ai do të zemërohet me ty e do të të shfarosë prej faqes së dheut.
Bëjini të vdesin gjërat tuaja tokësore: kurvërinë, ndyrësinë, epshet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari.
Idhujt e tyre janë argjend e ar, vepra të duarve të njeriut.Kanë gojë e nuk flasin, sy e nuk shohin,veshë e nuk dëgjojnë, hundë e nuk nuhasin,duar e nuk prekin, këmbë e nuk ecin, prej fytit zë nuk nxjerrin.Ashtu qofshin edhe ata që i bëjnë, të gjithë sa në to besojnë.
Unë, Zoti, jam Perëndia yt që në tokën e Egjiptit Perëndi tjetër nuk njeh pos meje, as shpëtimtar tjetër nuk ka.
Idhujt e kombeve janë argjend e ar, vepër e dorës së njeriut.Kanë gojë, por nuk flasin, kanë sy, por nuk shikojnë,kanë veshë, por nuk dëgjojnë, e me gojë nuk marrin frymë.Ashtu qofshin edhe ata që i bëjnë, të gjithë sa kanë besim në ta.
Nëse nuk ju duket gjë e mirë t'i shërbeni Zotit, atëherë vendosni sot se kujt doni t'i shërbeni, perëndive që u shërbyen paraardhësit tuaj, kur ishin përtej lumit Eufrat, apo perëndive të amoritëve, në tokën e të cilëve banoni? Sa për mua dhe shtëpinë time, ne do t'i shërbejmë Zotit».
Me kë, pra, ta krahasoni Perëndinë? Ç'shëmbëllesë do të vini përballë tij?Idhullin e shkrin farkëtari, me fletë ari e vesh argjendari, vargje prej argjendi i derdh përreth.Më i varfri zgjedh dru që s'kalbet e kërkon mandej një mjeshtër të ditur, që idhullin atij t'ia punojë, një idhull që nuk lëviz.
Punuesit e idhujve janë të gjithë një hiç, veprat e tyre të çmuara s'vlejnë asgjë, dëshmitarët e tyre as shohin, as marrin vesh, e kështu do të turpërohen.Kush punoi ndonjë hyjni apo shkriu ndonjë idhull, pa kërkuar përfitim?Ja, të gjithë ndjekësit e tyre do të mbeten të turpëruar, se punuesit e tyre s'janë veçse njerëz, le të mblidhen të gjithë bashkë e të dalin para, do të dridhen të gjithë e do të turpërohen.Farkëtari e punon hekurin me darë në zjarr, trajtën ia jep me çekiçë, e rreh me krahun e tij të fuqishëm. E merr mandej uria dhe e lënë fuqitë, ujë nuk pi dhe lodhet e këputet.Gdhendësi e shtrin fijen për të matur drurin, dhe i vë shenjat me laps, e punon drurin me daltë, me rrethor ia shënon anët. I jep mandej trajtë njeriu, një pamje të bukur njeriu, për ta vënë në një tempull.Pret për vete disa cedra, merr qiparis e dru lisi, shkon e zgjedh dru në pyll, mbjell cedër dhe shiu e rrit.Ato i janë dhënë njeriut për t'i djegur, merr njeriu ndonjë prej tyre e ngrohet, ndez zjarrin e pjek bukën. Por bën edhe ndonjë hyjni e përkulet para saj, bën ndonjë idhull e bie përmbys para tij.Me gjysmën e druve ndez zjarrin, me gjysmën tjetër pjek mishin e ha, e pjek mirë mishin e kënaqet. Ngrohet mirë e thotë: «Sa mirë po ngrohem! Po kënaqem me zjarrin».Me ç'i ngel bën edhe ndonjë hyjni, që ta ketë si idhull. Përkulet para tij dhe e adhuron, i lutet e i thotë: «Shpëtomë, se ti je perëndia im».As dinë e as kuptojnë, sytë u janë verbuar, që të mos shohin e zemra e tyre të mos kuptojë.Askush nuk i thërret mendjes, as dinë e as kuptojnë, që të thonë: «Gjysmën e drurit e dogja në zjarr. Poqa bukën mbi prush, poqa mishin dhe e hëngra, e me gjysmën tjetër bëra këtë fëlliqësi. Para punës së drurit do të përkulem vallë?».Ushqehet me hi, e shmang nga udha zemra e tij e mashtruar, nuk di të çlirohet e të thotë: «A nuk është vallë gjë e rreme kjo që mbaj në të djathtën time?».
Jozuehu u tha: «Atëherë, flakni tej të gjitha perënditë që janë mes jush dhe kthejini zemrat drejt Zotit, Perëndisë së Izraelit».
se doket e kombeve janë kotësi, se idhujt janë një dru i prerë nga pylli, latuar me sëpatë nga dora e zejtarit.I zbukurojnë me argjend e ar, i kapin me gozhdë e çekanë, që të mos lëkunden.Si dordoleci në arë trangujsh janë e nuk flasin, duhet t'i mbartin, se nuk ecin dot. Mos kini frikë prej tyre, se nuk bëjnë dëm e nuk është në dorën e tyre as të bëjnë mirë».
Tani e di se Zoti e shpëton të vajosurin e tij, prej qiellit të tij të shenjtë e ndihmon me fuqinë shpëtimtare të së djathtës së tij.
«Bir i njeriut, këta burra i kanë për zemër idhujt e vet dhe e mbajnë para vetes një shkas për të mëkatuar me ligësi. Mos vallë duhet të më këshillojnë ata?Prandaj fol me ta e thuaju se kështu thotë Zoti im, Zoti: kushdo nga shtëpia e Izraelit që i ka për zemër idhujt e vet dhe e mban para vetes një shkas për të mëkatuar me ligësi, por do të paraqitet te profeti, unë, Zoti, do t'i përgjigjem, kur të vijë me turmën e idhujve të vet,e kështu t'i rrëmbej zemrën shtëpisë së Izraelit, të cilët m'u tëhuajtën të gjithë, për shkak të idhujve të vet.
Ata vetë tregojnë sesi na pritët kur erdhëm te ju e sesi ju hoqët dorë prej idhujve e u kthyet për t'i shërbyer Perëndisë së gjallë e të vërtetë.
«Mos bëni idhuj të rremë e as shtatore idhujsh për veten tuaj, mos ngrini shtylla të shenjta e mos bëni gurë me fytyra të gdhendura për t'i adhuruar në tokën tuaj, se unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Dikur, kur nuk e njihnit Perëndinë, u shërbenit idhujve që prej natyre nuk janë perëndi.Tani që e keni njohur Perëndinë, ose më mirë të them, se Perëndia ju njohu ju, si ktheheni përsëri te këto parime të dobëta e mjerane për t'u shërbyer sërish atyre?
Kur jeta ime po fikej, Zotin kujtova e lutja ime te ti mbërriti, në tempullin tënd të shenjtë.
Por atyre që shkojnë pas perëndish të tjera iu shtofshin mundimet. Flijimet e tyre të stërpikura me gjak nuk do t'i kushtoj dhe buzët e mia emrat e tyre nuk do t'i shqiptojnë.
Mos u ktheni tek idhujt e rremë e mos bëni për vete shtatore idhujsh. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Kur populli pa se Moisiu po vonohej të zbriste nga mali, u mblodh rreth Aronit e i tha: «Ngrihu e na bëj ca perëndi, që të na prijnë. Sa për këtë Moisiun që na nxori nga dheu i Egjiptit, nuk dimë ç'u bë me të!».Aroni iu përgjigj: «Hiquani vathët e artë grave, bijve dhe bijave dhe m'i sillni mua».Atëherë tërë populli hoqi vathët e artë dhe ia solli Aronit.Ky ua mori dhe i punoi me daltë. Bëri një viç të metaltë e u tha: «Këta janë perënditë e tu, o Izrael, që të nxorën nga dheu i Egjiptit».
Qytetet e Judës dhe banorët e Jerusalemit do të shkojnë e do të thërrasin perënditë, të cilëve u kushtojnë temjan, por ata nuk do t'i shpëtojnë, kur t'i ketë zënë fatkeqësia.
«Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve. Ai ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të jepet pas njërit e do të lërë pas dore tjetrin. Nuk mund t'i shërbeni edhe Perëndisë, edhe parasë».
Asnjë shërbëtor nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve. Ai ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të jepet pas njërit e do të lërë pas dore tjetrin. Nuk mund t'i shërbeni edhe Perëndisë, edhe parasë».
Ejani e mblidhuni, afrohuni të gjithë ju, o të mbijetuarit e kombeve. Asgjë s'dinë ata që mbartin idhuj druri e i luten një hyjnie që s'i shpëton dot.
Sepse, ndonëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan dhe nuk e falënderuan si Perëndi, por u marrosën në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre e pandjeshme u errësua.Duke e mbajtur veten për të ditur, u bënë të marrëdhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pavdekshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me njeriun e vdekshëm, me shpendët, me katërkëmbëshat e me rrëshqanorët.
Pjesa tjetër e njerëzve, ata që nuk vdiqën nga këto plagë, nuk u penduan për veprat që kishin bërë, por vazhdonin të adhuronin djajtë e idhujt prej ari, argjendi, bronzi, guri apo druri, të cilët nuk mund të shohin, as të dëgjojnë, as të ecin.
Ndërsa po i priste në Athinë, Pali u mërzit shumë kur pa se qyteti ishte plot me idhuj.Ai diskutonte në sinagogë me judenjtë dhe me të kthyerit në besimin e judenjve dhe çdo ditë fliste në sheshin e tregut me ata që ndodheshin aty.Disa filozofë epikurianë e stoikë po diskutonin me të. Disa thanë: «Çfarë po përpiqet të na thotë ky fjalaman?». Disa të tjerë thanë: «Duket se është lajmëtar hyjnish të huaja». Këtë e thanë sepse ai po predikonte ungjillin e Jezuit dhe ngjalljen.Atëherë e morën, e çuan në Areopag dhe e pyetën: «A mund ta dimë çfarë është ky mësim i ri për të cilin po flet?Na tingëllojnë si gjëra të çuditshme, prandaj dëshirojmë të dimë ç'kuptim kanë ato».Në të vërtetë, të gjithë athinasit e të huajt që jetonin aty, nuk e kalonin kohën ndryshe veçse duke treguar apo duke dëgjuar ndonjë të re.Atëherë Pali u ngrit në mes të Areopagut e tha: «Athinas, unë po shoh se jeni njerëz shumë fetarë në gjithçka.Duke ecur nëpër qytet e duke parë me vëmendje vendet e shenjta ku ju adhuroni, gjeta edhe një altar me mbishkrimin: “Perëndisë së panjohur”. Atë që ju e adhuroni si të panjohur, unë po jua shpall.Perëndia që bëri botën dhe gjithçka gjendet në të, ai që është Zoti i qiellit e i tokës, nuk banon në tempuj të ndërtuar me duart e njerëzve.Meqenëse ai vetë u jep njerëzve jetë, frymë e gjithçka, nuk pret t'i shërbejnë njerëzit, a thua se ka nevojë për ndonjë gjë.Prej një njeriu të vetëm Perëndia i bëri të gjitha kombet që e mbushin tokën dhe u ka caktuar kohët e kufijtë e vendit ku duhet të banojnë.Ai deshi që njerëzit ta kërkojnë e të përpiqen ta gjejnë duke kërkuar si në terr, ndonëse ai nuk është larg secilit prej nesh.“Në të jetojmë, lëvizim e jemi, sikurse kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj, se edhe ne jemi bijtë e tij”.E meqë jemi bijtë e Perëndisë, nuk duhet të mendojmë se hyjnia është e ngjashme me arin, argjendin apo gurin, të punuar nga mjeshtëria dhe aftësia e njerëzve.Por Perëndia nuk i mori parasysh kohët e padijes njerëzore, veçse tani i urdhëron të gjithë njerëzit, kudo që janë, të pendohen,sepse e ka caktuar ditën kur do të gjykojë me drejtësi botën përmes njeriut që po ai e ka caktuar. Dhe këtë e ka provuar duke e ngjallur atë prej të vdekurve».
e në prani të vendasve i tha Efronit: «Nëse më dëgjon, unë do ta paguaj çmimin e arës. Merre prej meje, që të varros atje të ndjerën time».
Por, sa më shumë i thërrisja aq më shumë iknin tej. Baalëve u flijonin, idhujve u digjnin kem.
Plot e kanë tokën edhe me idhuj, adhurojnë veprën e duarve të veta, çfarë kanë punuar me gishtat e tyre.
dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pavdekshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me njeriun e vdekshëm, me shpendët, me katërkëmbëshat e me rrëshqanorët.
Idhujve të tyre u shërbyen, që kurth për ta u bënë.Djemtë e vajzat e veta, djajve ua flijuan.Derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve dhe të bijave. Ua flijuan idhujve të Kanaanit, me gjakun e tyre toka u njollos.U përlyen me veprat që bënë, kryen tradhti me veprimet e tyre.
Ç'dobi ka idhulli, kur trajtën ia jep gdhendësi, copa e metalit që mashtrim përhap? Ç'dobi ka idhulli, kur përfytyrimit të vet mjeshtri i beson? Idhujt që bëri janë memecë!
Atëherë Elia iu afrua mbarë popullit e tha: «Deri kur do të jeni të lëkundur sa andej-këtej? Nëse Zoti është Perëndia, atëherë shkoni pas tij. Nëse është Baali, ndiqni atë». Por populli nuk tha asnjë fjalë.
Ata i përbuzën rregullat dhe besëlidhjen që Zoti kishte bërë me paraardhësit e tyre, si dhe paralajmërimet që u kishte dhënë përmes dëshmive. U dhanë pas idhujve të kotë e u bënë vetë kotësi, si dhe pas kombeve që i rrethonin, për të cilët Zoti i kishte urdhëruar të mos silleshin si ata.Izraelitët i braktisën të gjitha urdhërimet e Zotit, Perëndisë së tyre, dhe bënë dy idhuj demash prej metali dhe një shtyllë të Asherasë. Adhuruan mbarë ushtrinë qiellore dhe i shërbyen Baalit.Kushtuan bijtë e bijat e tyre në zjarr, u morën me shortari e me magji dhe ia shitën shpirtin të keqes kundër Zotit, duke ndezur kështu zemërimin e tij.
Kur të bërtasësh, le të të shpëtojë moria e idhujve të tu. Por ata do t'i marrë era, do t'i përpijë puhiza. Por, kush kërkon strehë tek unë, do të trashëgojë tokën, do të zotërojë malin tim të shenjtë.
Dhe më tha: «Bir i njeriut, çoji sytë drejt veriut!». Unë i çova sytë drejt veriut dhe, ja, në veri të portës së altarit, te hyrja, gjendej idhulli i smirës.Pastaj më tha: «Bir i njeriut, a e sheh çfarë po bëjnë ata, pështirësinë e madhe që shtëpia e Izraelit po bën këtu për të më larguar prej shenjtërores? Por do të shohësh sërish pështirësi edhe më të mëdha».
Marroset çdo njeri, pa marrë vesh, turpërohet çdo farkëtar për shkak të idhujve, se është e gënjeshtërt shkrirja e tij e nuk ka frymë në të.Janë kotësi, vepra qesharake. Në kohën e ndëshkimit të tyre, do të shkatërrohen.
O njerëz të pafe! A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai që dëshiron të jetë mik me botën, bëhet armik me Perëndinë.
Digji në zjarr shëmbëlltyrat e perëndive të tyre. Mos e lakmo e mos e merr argjendin e arin që është mbi to, përndryshe do të biesh në kurth, ngaqë ato janë të neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd.Mos sill në shtëpi asgjë të neveritshme që të mos përfshihesh edhe ti në shkatërrimin e saj. Përbuze dhe urreje fort, se është ndarë veç për shkatërrim».
Ja, të gjithë këta janë veç kotësi, veprat e tyre krejt pa vlerë, idhujt e tyre erë e zbrazët.
Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit, shpenguesi i tij, Zoti i ushtrive: unë jam i pari dhe unë jam i fundit, Perëndi tjetër veç meje s'ka!Kush është si unë? Le ta thotë fort! Le ta shpallë e të ma parashtrojë! Siç i parathashë gjëra të së ardhmes një populli të lashtë, le t'u parathotë edhe ai gjëra që do të ndodhin.
Çdo njeri hutohet nga padija, çdo farkëtar turpërohet prej idhujve, se e gënjeshtërt është çfarë ka farkëtuar e frymë në to nuk ka.
Lidhur me ngrënien e mishit që u flijohet idhujve, e dimë se idhulli nuk është asgjë në botë dhe se ka vetëm një Perëndi.Edhe pse ka të ashtuquajtura perëndi në qiell apo në tokë, sikurse thuhet se ka shumë perëndi e shumë zotër,për ne ka vetëm një Perëndi, Ati, nga i cili është krijuar gjithçka dhe të cilit i përkasim, dhe një Zot, Jezu Krishti, përmes të cilit u krijua gjithçka e përmes të cilit jetojmë edhe ne.
Ra Beli, u rrëzua Neboja! Idhujt e tyre janë ngarkuar mbi kafshë e mbi bagëti. Barrët, që ju i mbanit, rëndojnë mbi kafshët e këputura.Kanë rënë, janë rrëzuar të gjitha, ngarkesën nuk e shpëtojnë dot, edhe ato vetë po shkojnë në robëri.
Kërkomë e do të t'i jap kombet si trashëgim, tokën mbarë, që ta kesh nën zotërim.Me skeptër hekuri do t'i thyesh, si enë poçari do t'i copëtosh».
Ata e shndërruan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër, adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të krijuesit që është i bekuar përjetë. Amen!
Po ato ditë ata bënë një viç si idhull, i kushtuan një fli e u kënaqën me veprat e duarve të tyre.Por Perëndia u largua prej tyre e i la të adhurojnë yjet e qiellit, siç është shkruar në librin e Profetëve: a më kushtove kafshë të therura dhe flijime, dyzet vjet në shkretëtirë, o shtëpia e Izraelit?Ju morët me vete tendën e Molokut dhe yllin e perëndisë suaj Refan, shëmbëllimet që i bëtë vetë për t'i adhuruar, prandaj do t'ju shpërngul përtej Babilonisë.
Ai punoi edhe një idhull dhe e vuri në tempullin e Perëndisë, për të cilin Perëndia i kishte thënë Davidit dhe Solomonit, birit të Davidit: «Në këtë tempull dhe në Jerusalem, që e zgjodha ndër të gjitha fiset e Izraelit, unë do të vendos emrin tim në amshim.Unë nuk do të lejoj që këmbët e izraelitëve të enden larg kësaj toke, të cilën ua dhashë paraardhësve tuaj, veçse me kushtin që ata të zbatojnë të gjitha urdhërimet, mbarë ligjin, rregullat dhe vendimet, që u dhashë me anë të Moisiut».Por Manaseu joshi Judën dhe banorët e Jerusalemit të bënin ligësi më shumë se kombet që Zoti kishte shkatërruar para syve të izraelitëve.
U turpërofshin të gjithë ata që shtatoret adhurojnë, ata që me idhujt mburren! Adhurojeni Zotin gjithë ju perënditë!
Sa për mëkatin që bëtë, viçin e punuar e mora, e dogja në zjarr, e bëra copë e thërrime derisa u bë pluhur dhe pluhurin e hodha në përroin që rridhte nga mali.
Idhujt e veshur me argjend do t'i trajtosh si të papastër, bashkë me idhujt prej metali të veshur me ar. Do t'i flakësh tej si papastërti grash e do t'u thuash: «Qelbësirë!».
Prandaj, o vëllezër, po ju bëj thirrje që për hir të dhembshurisë së Perëndisë ta paraqitni veten si fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme për Perëndinë. Ky është adhurimi i duhur.Mos u pajtoni me frymën e kësaj bote, por ndryshohuni duke përtërirë mendjen, që të dalloni se cili është vullneti i mirë, i pëlqyeshëm dhe i përsosur i Perëndisë.
sepse unë vetë, Zoti, do t'i përgjigjem kujtdo nga shtëpia e Izraelit dhe nga të huajt që banojnë në Izrael, kujtdo që ndahet nga unë dhe merr për zemër idhujt e vet, që mban para vetes një shkas për të mëkatuar me ligësi dhe vjen te profeti për t'u këshilluar me mua.
Mos i adhuroni perënditë e tyre, mos i nderoni dhe as mos bëni siç bëjnë ata, por shkatërrojini perënditë e tyre dhe rrënojini përmendoret e tyre.
Por, pasi të jenë shkatërruar, ruhu se mos marrosesh pas tyre, kërkon perënditë e tyre e thua: “Siç u shërbyen kombet këtyre perëndive, ashtu do të bëj edhe unë”.Mos bëj kështu me Zotin, Perëndinë tënd, sepse ata bëjnë për perënditë e tyre çdo gjë të neveritshme që urren Zoti. Ata, madje, djegin në zjarr bijtë e bijat e tyre për perënditë e tyre».
Derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve dhe të bijave. Ua flijuan idhujve të Kanaanit, me gjakun e tyre toka u njollos.
Atëherë Jezui i tha: «Shporru, Satan, sepse është shkruar: adhuro Zotin, Perëndinë tënd, dhe shërbeji vetëm atij».
Askush nuk i thërret mendjes, as dinë e as kuptojnë, që të thonë: «Gjysmën e drurit e dogja në zjarr. Poqa bukën mbi prush, poqa mishin dhe e hëngra, e me gjysmën tjetër bëra këtë fëlliqësi. Para punës së drurit do të përkulem vallë?».
«O burra, çfarë po bëni kështu? Ne jemi njerëz si ju. Ne ju sjellim ungjillin, që të ktheheni nga këto gjëra të kota te Perëndia i gjallë, që krijoi qiellin, tokën, detin e gjithçka gjendet në to.
Veprat e dëshirave të mishit janë të dukshme: kurvëria, ndyrësia, fëlligështia,idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindja, xhelozia, mëritë, ambiciet, ndasitë, përçarjet,zilitë, dehjet, darkat e shfrenuara e të tjera si këto. Po ju paralajmëroj, ashtu siç ju kam thënë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
Josia zhduku të gjitha gjërat e neveritshme nga të gjitha trojet, që i përkisnin Izraelit, dhe i detyroi të gjithë ata që jetonin në Izrael t'i shërbenin Zotit, Perëndisë së tyre. Kështu, sa qe gjallë Josia ata nuk u larguan nga Zoti, Perëndia i etërve të tyre.
Unë shpalla e unë shpëtova, unë parathashë e perëndi tjetër mes jush s'kishte. Ju jeni dëshmitarët e mi, kumton Zoti, e unë jam Perëndia.
Atëherë do të shpall vendimet e mia kundër tyre, për ligësinë me të cilën më braktisën e u kushtuan fli perëndive të tjerë, duke adhuruar veprat e duarve të veta.
Unë jam Zoti, ky është emri im, lavdinë time tjetërkujt s'ia jap, as lavdërimet e mia idhujve të gdhendur.
Në popull ka pasur edhe profetë të rremë, ashtu si edhe mes jush do të ketë mësues të rremë. Ata do të fusin fshehurazi mësime të cunguara, rrënimtare, e do të mohojnë edhe të Zotin që i bleu. Kështu do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë.
Jo, por dua të them se ato ua flijojnë djajve e jo Perëndisë dhe unë nuk dua që të keni pjesë me djajtë.Nuk mund të pini edhe nga kupa e Zotit, edhe nga kupa e djajve; nuk mund të hani edhe nga tryeza e Zotit, edhe nga tryeza e djajve.Mos duam të nxisim xhelozinë e Zotit? Vallë, mos jemi më të fortë se ai?
Kujtohuni për gjërat e tejshkuara, se unë jam Perëndia e tjetër s'ka, unë jam Perëndia e të ngjashëm me mua s'ka.
A nuk e dini se, duke u bërë skllevër të dikujt dhe duke iu bindur atij, ju bëheni skllevër të atij që i bindeni, qoftë të mëkatit që të çon në vdekje, qoftë të bindjes ndaj Perëndisë që të çon në një jetë të drejtë?
Mbani çdo gjë që ju kam thënë. Mos i përmendni emrat e perëndive të tjerë e as mos i zini me gojë.
Bijtë e njeriut janë veç avull, kotësi janë bijtë e çdonjërit; vëri në peshore e do të shohësh se janë më të lehtë se tymi.
Mos u trembni, mos kini frikë! A nuk jua shpalla e s'jua thashë që më parë? Ju jeni dëshmitarët e mi! A ka Perëndi tjetër veç meje? Tjetër Shkëmb nuk ka e unë nuk njoh askënd.
Perëndia ynë është në qiell e bën gjithçka dëshiron.Idhujt e tyre janë argjend e ar, vepra të duarve të njeriut.
Dikur, kur nuk e njihnit Perëndinë, u shërbenit idhujve që prej natyre nuk janë perëndi.
Psalm i Davidit. E Zotit është toka dhe gjithçka gjendet në të, bota me gjithë banorët e saj.Themelet e saj mbi dete i vuri, mbi lumenj e ngriti.
E kur të thonë: “Për çfarë na e bëri tërë këtë Zoti, Perëndia ynë?”, ti do t'u përgjigjesh: “Siç më braktisët për t'u shërbyer perëndive të huaj në tokën tuaj, kështu do t'u shërbeni të huajve në një tokë që nuk është e juaja”.
Si të mos mjaftonte sjellja e tij mëkatare, si Jeroboami, biri i Nebatit, Ahabi u martua me Izebelën, bijën e Etbaalit, mbretit të sidonasve, dhe filloi t'i shërbente Baalit e të përkulej para tij.Ai i bëri një altar Baalit brenda tempullit që i kishte ndërtuar në Samaridhe ndërtoi edhe një shtyllë të Asherasë. Sjellja e tij e ndezi zemërimin e Zotit, Perëndisë së Izraelit, shumë më tepër se të gjithë paraardhësit e tij.
por do të bëjmë gjithçka kemi premtuar, do t'i kushtojmë temjan mbretëreshës së qiejve e do të kushtojmë fli stërpikjeje, siç kemi bërë ne dhe etërit tanë, mbretërit e prijësit tanë në qytetet e Judës e në rrugët e Jerusalemit, se qemë të nginjur me ushqim, patëm begati e nuk pamë asnjë fatkeqësi.Që kur nuk i kushtojmë më temjan e fli stërpikjeje mbretëreshës së qiellit, na ka munguar gjithçka e morëm fund prej shpatës e prej urisë».Ndërsa gratë thanë: «Kur i kushtojmë temjan e fli stërpikjeje mbretëreshës së qiellit, mos vallë pa burrat tanë ia bëjmë kuleçtë, sipas shëmbëllimit të saj, dhe i kushtojmë fli stërpikjeje?».
Me kë doni të më barazoni e të ngjashëm të më bëni? Me kë doni të më krahasoni, që të njëjtë të jemi?
Ahazi ishte njëzet vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për gjashtëmbëdhjetë vjet në Jerusalem. Ai nuk bëri çka është e drejtë në sytë e Zotit, Perëndisë së tij, si Davidi, paraardhësi i tij,por ndoqi udhët e mbretërve të Izraelit. Për më tepër ai bëri idhuj prej metali për Baalët,kushtoi temjan në luginën e Ben Hinomit dhe flijoi edhe bijtë e vet në zjarr, sipas zakoneve të pështira të kombeve që Zoti kishte dëbuar para syve të izraelitëve.
Meqenëse ata nuk pranuan ta njihnin Perëndinë, ai i dorëzoi në një mendje të çoroditur për të bërë gjëra që nuk duhen bërë.Ata janë plot me padrejtësi, keqdashje, lakmi, ligësi, plot smirë, vrasje, grindje, dredhi dhe poshtërsi. Ata janë përgojues,shpifës, armiq të Perëndisë, të pacipë, fodullë, mburravecë, trillues ligësish, të pabindur ndaj prindërve,të pamend, të pabesë, pa dashuri e të pamëshirshëm.Ata e njohin urdhërimin e Perëndisë që thotë se kush bën gjëra të tilla, meriton të vdesë. Megjithatë, ata jo vetëm i bëjnë këto, por edhe miratojnë të tjerët që i bëjnë.
Mos e fshih fytyrën tënde prej meje, mos e dëbo me zemërim shërbëtorin tënd, ti që ke qenë ndihma ime. Mos më lër e mos më braktis, o Perëndi i shpëtimit tim.
Dëgjomë, o populli im, e do të të qortoj. Ah, sikur të më dëgjoje, o Izrael!Nuk do të ketë te ti perëndi tjetër, para asnjë perëndie të huaj nuk do të përkulesh.
sepse nuk ke për të adhuruar asnjë perëndi tjetër ngaqë emri i Zotit është “xheloz” dhe ai është një Perëndi xheloz.
Mbaji e dëgjoji të gjitha këto fjalë që po të urdhëroj, që të të shkojë përgjithmonë mbarë ty e fëmijëve të tu pas teje, ngaqë do të bësh çfarë është e mirë dhe e drejtë para Zotit, Perëndisë tënd.
Të gjithë rojtarët e tij janë verbuar, të paditur janë të tërë. Janë të gjithë qen të pagojë, të paaftë për të lehur. Shohin ëndrra, rrinë shtrirë, u pëlqen të dremitin.Janë qen grykës, që s'dinë të ngopen, janë barinj, që s'kuptojnë asgjë. Secili prej tyre endet udhës së vet, secili synon përfitimin e vet.
Por ti i zure besë bukurisë sate dhe kurvërove në saje të bujës sate. E zbraze kurvërinë tënde me çdo kalimtar e u bëre e tija.I more petkat e tua, bëre për vete faltore larushe dhe kurvërove në to, gjë që nuk duhet të ndodhë e nuk duhet të bëhet.More edhe stolitë e bukura prej arit e argjendit tim, që t'i kisha dhënë, dhe bëre për vete shëmbëllime meshkujsh e kurvërove me to.More edhe qëndismat larushore për t'i mbuluar dhe shtrove para tyre vajin tim e temjanin tim.Edhe bukën time që të kisha dhënë, se të kam ushqyer me majë mielli, me vaj e me mjaltë, ua shtrove para, si erë të këndshme, kumton Zoti im, Zoti.
Zoti është pranë të gjithë atyre që e thërrasin, të gjithë atyre që e thërrasin me çiltërsi.
Si bij të bindur, mos jetoni sipas dëshirave të mëparshme, që i kishit kur ishit në padije.
Nuk do t'i drejtojë më sytë nga altarët që punoi me duart e me gishtat e vet, nuk do të vështrojë më shtyllat e Asherave apo altarët ku digjet temjani.
Mos t'ju gënjejë mendja: Perëndia nuk vihet në lojë. Ç'të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.