Mësimi përmendësh i vargjeve biblike është një mënyrë e shkëlqyer për t’u siguruar dhe për t’u përgatitur me Fjalën e Perëndisë, pavarësisht situatës në të cilën ndodhesh. Kur i ke vargjet dhe pjesë nga Bibla të fiksuara në mendje, e ke Fjalën e Perëndisë gjithëpranë.
Për shembull, mund të recitosh një varg për dashurinë e Perëndisë kur i shërben një miku, ose mund të kujtosh një varg mbi durimin nëse të duhet të presësh diku. Pak kohë e investuar çdo ditë në mësim përmendësh do të bëjë që të kesh më të lehtë të kujtosh Fjalën e Perëndisë kur të duhet.
Siç thotë edhe Jozueu 1:8: "Ky libër i ligjit të mos largohet kurrë nga goja jote, por medito mbi të ditë e natë, që të veprosh me kujdes sipas gjithçkaje që është shkruar në të; atëherë do t'ia dalësh mbanë në rrugën tënde dhe do të kesh mbarësi".
Nën hijen e urtisë është si nën hijen e parasë, por dobinë e ka dija. Urtia e mban gjallë të zotin.
«Do të të jap mençuri e udhën, ku duhet të ecësh, do të ta mësoj, do të të jap këshilla e sytë mbi ty do t'i mbaj».
Nëse dikujt nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia dhe ai do t'i japë, sepse Perëndia u jep të gjithëve me zemërgjerësi dhe pa përçmim,
Jepi këshilla të urtit e do të jetë edhe më i urtë. Mësoje të drejtin e do t'i shtohet mençuria.
Gjithçka që u shkrua më parë, u shkrua për mësimin tonë, që nëpërmjet durimit e ngushëllimit, që na japin Shkrimet, të kemi shpresë.
Fjala e Krishtit banoftë në ju me gjithë begatinë e saj. Mësoni e këshilloni njëri-tjetrin me urti! Këndojini me gjithë zemër Perëndisë psalme, himne e këngë shpirtërore!
Mundohu të dalësh i sprovuar para Perëndisë, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që e shpjegon drejt fjalën e së vërtetës.
Prandaj kini kujdes si jetoni. Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur.Përdoreni mirë kohën, se po jetojmë ditë të këqija.
Droja e Zotit është fillimi i njohjes, por të marrët e përçmojnë dijen e rregullin.
Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,
Beso në Zotin me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.
Marrëzia e Perëndisë është më e urtë se njerëzit dhe dobësia e tij është më e fortë se ata.
«Por kujt do t'ia mësonte urtinë?», pyesin. «Kujt do t'ia shtjellonte lajmin? Atyre që sapo janë zvjerdhur, atyre që sapo u është hequr gjiri?
Bëni gjithçka që keni mësuar e keni marrë prej meje dhe që keni dëgjuar e keni parë në mua. Perëndia i paqes do të jetë me ju.
Për nga koha që ka kaluar, duhej të ishit tashmë mësues, ndërsa ju ende keni nevojë t'ju mësojnë njohuritë fillestare të fjalëve të Perëndisë. Keni arritur deri aty, sa keni nevojë për qumësht e jo për ushqim të fortë.Kush ushqehet me qumësht, është ende foshnjë dhe nuk ka përvojë për të dalluar të drejtën.Ndërsa ushqimi i fortë është për të rriturit, për ata që nëpërmjet përvojës i kanë stërvitur shqisat për të dalluar të mirën nga e keqja.
Përtej këtyre, biri im, ki kujdes. Nuk ka fund përgatitja e librave të shumtë. Hulumtimi i shumtë e mundon trupin.
e i tha njerëzimit: “Ja, droja e Zotit, ajo është urtia. Shmangu nga e keqja e kjo është mençuria”».
Vazhdoni të përparoni në hirin dhe në njohjen e Zotit e të shpëtimtarit tonë Jezu Krisht! Atij i qoftë lavdia, tani e përherë, deri në ditën e amshimit! Amen!
Kështu do të mund të bëni një jetë të denjë për Zotin dhe, ashtu si i pëlqen atij, duke dhënë fryt në çdo vepër të mirë e duke shtuar njohuritë për Perëndinë.
Sa mirë kur njeriu fiton urtinë e jo arin, se duhet zgjedhur mençuria në vend të argjendit.
A thua nuk e ditke vallë? A thua s'e paske dëgjuar? Zoti është Perëndia i amshimit, ai i krijoi skajet e tokës. As lodhet, as mundohet, dija e tij është e pagjurmueshme.Ai i jep fuqi të lodhurit, të këputurit ia shton fuqitë.Të rinjtë lodhen e këputen, më të rriturit pengohen e bien.Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.
«Kushdo që i dëgjon e i zbaton fjalët e mia, i ngjan një njeriu të mençur, që e ka ndërtuar shtëpinë në shkëmb.Ra shi, erdhën përrenjtë, frynë erërat dhe u vërsulën kundër kësaj shtëpie, por ajo nuk u shemb, sepse i kishte themelet në shkëmb.
Unë thashë në zemrën time: «Sa për njerëzit, Perëndia i vë në provë, që ta shohin se, në vetvete, ata janë kafshë».Se fati i njerëzve e fati i kafshëve është i njëjtë: siç vdesin këta, vdesin edhe ata. Të gjithë kanë të njëjtën frymë dhe njerëzit nuk kanë asnjë epërsi ndaj kafshëve, se gjithçka është tymnajë.
Lind në njërin skaj të qiellit e deri në tjetrin rrotullohet, nxehtësisë së tij s'i fshihet askush.I përsosur është ligji i Zotit, shpirtin përtërin, e vërtetë dëshmia e Zotit, të thjeshtit i jep urti.
Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta.
O Zot, dëftemë udhët e tua, shtigjet e tua m'i mëso.Udhëhiqmë në të vërtetën tënde e më mëso, se ti je Perëndia i shpëtimit tim, te ti shpresoj tërë ditën.
Mos t'ju gënjejë mendja: Perëndia nuk vihet në lojë. Ç'të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.
Prandaj, fort të dashur, ashtu siç jeni bindur gjithmonë, jo vetëm kur isha mes jush, por shumë më tepër tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje,se është vetë Perëndia ai që ju jep vullnetin e forcën për të vepruar, ashtu siç i pëlqen atij.
Mësoni të bëni të mirën, kërkoni drejtësinë, ndihmoni të shtypurin, jepini drejtësi jetimit, mbroni çështjen e të vesë.
Goja e të drejtit ligjëron urti, gjuha e tij shpall gjykim të drejtë.Ligjin e Perëndisë së vet e ka në zemër, hapat e tij nuk do të lëkunden.
Edhe kur hani, edhe kur pini, edhe kur bëni ndonjë gjë tjetër, bëjeni për lavdi të Perëndisë.
prandaj shkoni e mësojini të gjitha kombet dhe pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të shenjtë.Mësojini të zbatojnë gjithë sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në mbarim të botës».
Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.
Perëndia i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i lavdisë, ju dhëntë Shpirtin e urtisë, që do t'ju zbulojë si ta njihni plotësisht atë.
Ndërsa urtia që vjen nga lart, së pari është e pastër, pastaj paqësore, e butë, e bindur, plot me mëshirë dhe me fryte të mira, e paanshme e jo hipokrite.
Mbaji mend këto gjëra e kushtoju atyre, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.
Mos u bëni përtacë, por bëhuni shkërbim i atyre që, nëpërmjet besimit e durimit, trashëguan premtimin e Perëndisë.
Sa për ju, vëllezërit e mi, jam i bindur se jeni plot me mirësi, plot me dije dhe të aftë për të këshilluar njëri-tjetrin.
Ne nuk kemi marrë shpirtin e kësaj bote, por Shpirtin që vjen nga Perëndia, që të njohim ato që na janë dhuruar prej tij.
e çdo pengesë që ngrihen kundër njohjes së Perëndisë dhe çdo mendim e nënshtrojmë për t'iu bindur Krishtit.
Kapuni pas parimit tim e jo pas parasë, se duhet zgjedhur njohja e jo ari.Urtia vlen më shumë se gurët e çmuar, është e pakrahasueshme me asnjë kënaqësi.
Sa për ju, vajosja që morët prej Krishtit qëndron në ju dhe nuk ka nevojë t'ju mësojë kush. Vajosja e tij ju mëson për gjithçka. Krishti është i vërtetë dhe nuk është i gënjeshtërt. Prandaj qëndroni në të ashtu siç ju mësoi.
Sytë e atyre që shohin nuk do të erren më, veshët e atyre që dëgjojnë do të jenë të hapura.Zemra e të paditurve do të fitojë dije, gjuha e atyre që belbëzojnë do të rrjedhë e do të flasë qartë.
Le të më ndëshkojë i drejti, se është mirë, le të më qortojë, se është vaj i çmuar, koka ime mos e hedhtë poshtë! Mes ligësive të tyre nuk do të reshtë lutja ime.
Prandaj, o vëllezër, po ju bëj thirrje që për hir të dhembshurisë së Perëndisë ta paraqitni veten si fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme për Perëndinë. Ky është adhurimi i duhur.
nëse do t'i thërrasësh mendjes e do t'i bësh zë mençurisë,nëse e kërkon atë si argjendin dhe e gjurmon si thesarin,atëherë do të kuptosh drojën e Zotit e do të gjesh dijen e Perëndisë,
O Timote, ruaje çka t'u besua! Largohu nga fjalët e zbrazëta, që janë kundër besimit, si dhe nga kundërthëniet e së ashtuquajturës dituri,të cilën disa e pranuan dhe humbën besimin. Hiri qoftë me ju!
Së fundi, vëllezër, kini në mendje të gjitha sa janë të vërteta, sa janë të ndershme, sa janë të drejta, sa janë të dëlira, sa janë të dashura, të gjitha sa kanë emër të mirë, sa janë të virtytshme dhe sa janë të denja për t'u lavdëruar.
Që nga krijimi i botës cilësitë e padukshme të Perëndisë, fuqia e tij e përjetshme dhe natyra e tij hyjnore kuptohen dhe duken qartë prej gjërave që ka bërë. Prandaj ata nuk mund të kenë asnjë shfajësim.
Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse, po të mos dorëzohemi, do të kemi edhe të korra në kohën e duhur.
Se, kur urtia është e madhe, e madhe është edhe ngasja. Kush shton diturinë, shton brengën.
Ruaje shërbëtorin tënd edhe nga mëkatet me dashje, që të mos sundojnë mbi mua. Atëherë do të jem i patëmetë, i pastruar krejt prej mëkatit të rëndë.
Kujtohuni për gjërat e tejshkuara, se unë jam Perëndia e tjetër s'ka, unë jam Perëndia e të ngjashëm me mua s'ka.Që nga fillimi e paralajmëroj të ardhmen, qëmoti, ngjarjet që s'kanë ndodhur ende. Ju them se qëllimi im do të përmbushet e gjithë dëshirat e mia do të plotësohen.
Mos mashtroni veten! Nëse ndonjë nga ju pandeh se është i urtë në këtë jetë, le të bëhet i marrë, që të mund të bëhet i urtë.Sepse urtia e kësaj bote është marrëzi para Perëndisë, siç është shkruar: ai i zë të urtët në dinakërinë e tyre.
Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë forcën tënde.
Mjeshtrit të korit. Himn që Davidi, shërbëtori i Zotit, i drejtoi Zotit ditën që Zoti e shpëtoi nga dora e armiqve dhe nga dora e Saulit.
Ai iu përgjigj: «Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde e me gjithë mendjen tënde dhe duaje të afërtin si veten».
Askush nuk do të të bëjë ballë sa të jesh gjallë. Do të jem me ty ashtu siç isha edhe me Moisiun dhe nuk do të të lë e as nuk do të të braktis.
dhe populli im, që mban emrin tim, përulet, lutet dhe më kërkon, duke u kthyer nga udha e mbrapshtë, unë do ta dëgjoj prej qiellit, do t'ia fal mëkatin dhe do t'ia shëroj tokën.
Kështu u përmbush Shkrimi: Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi. Ai u quajt mik i Perëndisë.
Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhurata e hirit të Perëndisë është jeta e amshuar që kemi me Krishtin Jezu, Zotin tonë.
Por Jezui iu përgjigj: «Është shkruar: njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë».
Psalm i Davidit. Kur u shtir si i marrë para Abimelekut, i cili e dëboi dhe Davidi u largua.
Mos u pajtoni me frymën e kësaj bote, por ndryshohuni duke përtërirë mendjen, që të dalloni se cili është vullneti i mirë, i pëlqyeshëm dhe i përsosur i Perëndisë.