Vargje Biblike

- Reklamat -



Varget për natyrën

Varget për natyrën

Shiko natyrën përreth teje. Bukurinë e saj, madhështinë e saj. E gjitha kjo vjen nga Zoti. Ai krijoi qiellin, tokën, detin, gjithçka që ekziston. Eksodi 20:11 thotë se Ai punoi për gjashtë ditë dhe pushoi të shtatën, duke e bekuar dhe shenjtëruar atë ditë. Mendo për këtë kur sheh diellin që lind, kur ndjen erën e freskët në fytyrë.

Çdo gjë që Zoti krijoi, e bëri të përsosur. A nuk është e mrekullueshme? Nga malet më të larta tek valët e detit, gjithçka dëshmon për fuqinë dhe dashurinë e Tij. Kjo duhet të na frymëzojë për ta nderuar dhe lavdëruar Atë.

Ora e gjykimit të Tij po afron. Le të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të jetojmë një jetë që i pëlqen Atij. Të adhurojmë Krijuesin e qiellit, tokës, detit, dhe gjithçka që rrjedh prej tyre. Në çdo moment, në çdo vend, le ta kujtojmë se gjithçka është e Tij.

Kur je në plazh, kur ecën nëpër pyll, kur shijon freskinë e maleve, mos harro se kush i ka krijuar këto bukuri. Janë dhurata nga Zoti, të krijuara për ty. Prandaj, gëzoju, por mos harro të falënderosh Krijuesin tënd. Lavdi Zotit!




Fjalët e urta 12:10

I drejti kujdeset për bagëtitë e veta, por ndjenjat e të paudhëve janë mizore.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 145:9

I mirë është Zoti me të gjithë, i dhembshur me gjithë krijesat e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Zanafilla 1:26

Pastaj Perëndia tha: «Le të bëjmë njeriun në shëmbëlltyrën dhe në përngjasimin tonë e le të sundojë mbi peshqit e detit, mbi shpendët e qiellit, mbi bagëtitë, mbi mbarë tokën e mbi gjithë zvarranikët që zvarriten mbi tokë».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 104:14

Ti rrit barin për bagëtinë e bimët në dobi të njeriut, që të nxjerrë ushqimin nga toka,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jobi 12:7-10

Pyeti kafshët e ato të mësojnë, edhe zogjtë e qiellit e ata të tregojnë.Ose ankoju tokës e ajo të mëson, edhe peshqve të detit e ata të rrëfejnë.Kush nga gjithë këta s'e di se i bëri dora e Zotit?Se ai ka në dorë frymën e çdo gjallese dhe shpirtin e çdo njeriu prej mishi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 6:26

Shikoni zogjtë e qiellit! Ata as mbjellin, as korrin, as mbledhin në grunarë e megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 25:4

Mos ia lidh gojën kaut që shin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 27:23

Njihe mirë grigjën tënde, mbaje mendjen te tufa jote,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 147:9

Ai ua jep ushqimin bagëtive dhe zogjve të korbit, kur krakëllijnë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 23:5

Kur shikon gomarin e atij që të urren, të rrëzuar nën barrë, mos e braktis, por ndihmoje ta ngrejë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 36:6

O Zot, mirësia jote rrok qiellin, besnikëria jote prek retë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 20:10

por dita e shtatë është e shtuna e Zotit, Perëndisë tënd. Mos bëj gjë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafsha jote e as i huaji që rri me ty.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Zanafilla 9:9-10

«Ja, unë po e lidh besëlidhjen time me ju e me pasardhësit tuaj pas jush,me çdo qenie të gjallë që është me ju, me shpendët, bagëtitë e çdo kafshë të egër që është me ju, me ato që dolën nga arka e me çdo kafshë të tokës.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 65:25

Ujku e qengji do të kullotin bashkë, luani do të hajë kashtë si demi e dheu do të jetë ushqimi i gjarprit. Dëm më nuk do të bëjnë e as do të vrasin mbi mbarë malin tim të shenjtë, thotë Zoti.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 6:6-8

Shko, o përtac, e shih milingonën, shiko si vepron ajo e bëhu i urtë.Ajo nuk ka as epror, as mbikëqyrës, as pronar,por verës bën gati ushqimin e vet e, kur vijnë të korrat, mbledh hajen e vet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 12:6

A nuk shiten pesë harabela për dy qindarka? Megjithatë Perëndia nuk lë në harresë asnjërin prej tyre.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 104:24

Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Të gjitha i ke bërë me urti! Toka është plot me krijesat e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hosea 2:18

Atë ditë, kumton Zoti, do të më thuash: “Burri im!” dhe jo më: “Baali im!”.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jona 4:11

Po mua, nuk duhet të më vijë keq për qytetin e madh të Ninivës, ku banojnë më shumë se njëqind e njëzet mijë njerëz, që nuk dinë të dallojnë të djathtën nga e majta, dhe ku ka një numër të madh kafshësh?».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 22:6-7

Nëse rrugës gjen ndonjë fole me zogj apo me vezë, mbi pemë apo përtokë, dhe mbi to rri e ëma, mos ua merr klloçkën zogjve.Lëre klloçkën të lirë, ndërsa zogjtë merri me vete. Kështu, do të të shkojë mbarë e do të jetosh gjatë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 23:12

Gjashtë ditë do të punosh, por ditën e shtatë do të pushosh me qëllim që kau e gomari yt të çlodhen, dhe biri i shërbëtores dhe i huaji të marrin veten.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Zanafilla 2:15

Zoti Perëndi e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ta punonte e ta ruante.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 11:6

Ujku do të banojë me qengjin, leopardi do të shtrihet bri kecit, viçi e këlyshi i luanit do të kullotin bashkë, fëmija i vogël do t'u prijë udhës.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Levitiku 25:7

Me atë që toka prodhon vetvetiu të ushqehen edhe bagëtitë e kafshët e tua».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jobi 38:41

Kush ia gatit korbit ushqimin, kur zogjtë e tij Perëndinë thërrasin e përenden pa ushqim?».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 148:10

egërsirat e mbarë bagëtitë, zvarranikët e shpendët me flatra,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 23:11

Në vitin e shtatë, toka të pushojë dhe të lihet djerr. Të varfrit mes jush të hanë prej saj dhe çfarë mbetet, ta hanë kafshët e egra. Kështu do të veprosh edhe me vreshtat dhe ullishtat e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 14:21

Mos e hani mishin e kafshëve të ngordhura. Mund t'ia jepni për ta ngrënë të ardhurit, që banon në qytetet tuaja, ose mund t'ia shisni të huajit. Ti je një popull i shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd. Mos e ziej kecin me qumështin e së ëmës.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 50:10-11

Se të miat janë tërë kafshët e pyllit, egërsirat e mijëra male.I njoh tërë shpendët e lartësive, gjallesat e fushës janë të miat.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 40:11

Si bariu do ta kullotë kopenë e tij, me krahun e vet do t'i mbledhë qengjat, në gji do t'i mbajë, deleve pjellake me kujdes do t'u prijë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 8:6-8

Pak më pak se Perëndi e bëre, e kurorëzove me nder e me lavdi.I dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua, gjithçka ia nënshtrove nën këmbë:mbarë dhentë, gjedhët dhe egërsirat e fushës,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Levitiku 22:28

As lopa, as delja të mos theren në të njëjtën ditë me pjellën e vet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 14:5

Pastaj u tha atyre: «Kush është ai që, po t'i binte fëmija apo kau në pus ditën e shtunë, nuk do ta nxirrte menjëherë?».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 12:1

Kush do rregullin, do dijen, por kush e urren qortimin, çnjerëzohet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jobi 39:9-12

A pranon bizoni të të shërbejë? A e kalon natën në stallën tënde?A e vë dot në brazdë për laku? A do të vijë pas teje duke pluguar?A do t'i zësh besë atij, se është shumë i fortë, e do t'ia ngarkosh atij punën tënde?A beson se ai do të kthehet e do ta sjellë farën në lëmë?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 43:20

Egërsirat do të më japin lavdi, çakejtë e këlyshët e strucit, se ujin çova në shkretëtirë, lumenjtë në vendin e shkretë, që t'i jap për të pirë popullit tim, të zgjedhurit tim,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 10:34

Shkoi tek ai, i derdhi vaj e verë mbi plagë dhe ia lidhi. Pastaj e ngarkoi mbi kafshën e vet, e çoi në një bujtinë dhe u kujdes për të.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Korintasve 9:9

Në ligjin e Moisiut shkruhet: mos ia lidh gojën kaut që shin. Mos shqetësohet për qetë këtu Perëndia

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 50:8-9

Nuk po të qortoj për flitë e tua, flitë e tua të shkrumbimit i kam përherë përpara.Mëzat nuk do të pranoj prej shtëpisë sate e as cjap prej tufave të tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Predikuesi 3:19

Se fati i njerëzve e fati i kafshëve është i njëjtë: siç vdesin këta, vdesin edhe ata. Të gjithë kanë të njëjtën frymë dhe njerëzit nuk kanë asnjë epërsi ndaj kafshëve, se gjithçka është tymnajë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 34:15

Atje do të ngrejë folenë shigjetulla, vezët e veta aty do t'i shtrojë, do t'i çelë e do t'i rritë nën hijen e saj e atje do të mblidhen bashkë hutat.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 12:11-12

Por Jezui u tha: «Kush nga ju, po t'i binte në gropë një dele ditën e shtunë, nuk do ta kapte e ta nxirrte?Sa herë më shumë vlen një njeri se një dele? Prandaj është e lejueshme të bësh mirë të shtunën».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 104:27

Të gjitha presin prej teje ushqimin në kohën e duhur.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jobi 39:1

«A e di ti kur pjellin dhitë e malit? A i ke vrojtuar drenushat kur lindin?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 104:11

U japin ujë gjithë kafshëve të fushës, gomarëve të egër u shuajnë etjen.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 147:8

Ai e mbulon qiellin me re, ai i përgatit shiun tokës, ai bën të mbijë bari maleve.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 11:7

Lopa e arusha do të kullotin bashkë, këlyshët e tyre tok do të rrinë, luani kashtë do të hajë si kau.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 27:26

do të kesh qengja për t'u veshur e dhi sa për të blerë arën,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jobi 38:39

A e gjuan dot prenë e luanit? Po këlyshëve të tij, a ua shuan urinë,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 21:33-34

Kur dikush e lë hapur grykën e pusit ose nuk e mbulon pusin që ka hapur, dhe në të bie një dem ose gomar,i zoti i pusit të mbajë kafshën e ngordhur, por t'i paguajë dëmshpërblim të zotit të kafshës.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ezekieli 34:14

Në kullota të mira do t'i kullot. Mbi malet e lartësive të Izraelit do ta kenë livadhin. Atje do të shtrihen mbi livadhe të mira e në kullota të majme do të hanë, në malet e Izraelit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 145:15

Të gjithë i kanë sytë nga ti e presin, që t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Zanafilla 2:19

Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu të gjitha kafshët e tokës e të gjithë shpendët e qiellit. I solli para njeriut, për të parë sesi do t'i quante. Çfarëdo emri që njeriu do t'u vinte, ai do të ishte emri i tyre.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 50:12

Po të kisha uri, s'do të të lypja ty, e imja është bota e gjithçka në të.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 31:8

Fol për memecin, mbroje çështjen e tërë të mbaruarve.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 12:24

Shikoni korbat! As mbjellin, as korrin, as kanë qilarë apo grunarë, e megjithatë Perëndia i ushqen. Por ju vleni shumë më tepër se shpendët.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 145:16

Ti e hap dorën dhe çdo qenieje të gjallë ia plotëson dëshirën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Zanafilla 1:28

Pastaj Perëndia i bekoi e u tha: «Shtohuni e shumohuni. Mbusheni tokën e nënshtrojeni. Sundoni mbi peshqit e detit, mbi shpendët e qiellit e mbi çdo gjallesë që lëviz mbi tokë».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ezekieli 29:5

Do të të dëboj në shkretëtirë, ty dhe tërë peshqit e rrjedhave të tua. Do të biesh në fushë të hapur e nuk do të mblidhesh, as do të bashkohesh. Do të të bëj ushqim për egërsirat e dheut e për zogjtë e qiellit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 11:9

Nuk do të dëmtohet kush e as do të vritet kush në mbarë malin tim të shenjtë, se toka do të mbushet me dijen e Zotit, siç mbulojnë ujërat detin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 36:7

Drejtësia jote është si malet e larta, gjykimet e tua si humnera e thellë. Njerëz e kafshë, o Zot, ti i shpëton.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jobi 35:11

që na bën më të ditur se shtazët e tokës e më të zgjuar se zogjtë e qiellit?”.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 40:31

Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 84:3

Përmallohet e këputet shpirti im për oborret e Perëndisë, ngazëllen zemra ime e trupi im për Perëndinë e gjallë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Zanafilla 8:1

Perëndia u kujtua për Noeun e të gjitha kafshët e egra dhe bagëtitë që ishin me të në arkë. Ai dërgoi një erë mbi tokë e ujërat u ulën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Numrat 22:32-33

Engjëlli i Zotit i tha: «Përse e rrahe gomaren tënde tri herë. Isha unë që t'u kundërvura, sepse për mua kjo është rrugë pa krye.Gomarja më pa e m'u shmang tri herë. Nëse nuk do të më shmangej, tashmë ty do të të kisha vrarë e atë do ta kisha lënë gjallë».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Zanafilla 6:19-20

Dhe nga çdo gjallesë e gjë e gjallë do të marrësh në arkë dy prej çdo lloji, që të mbeten gjallë bashkë me ty. Mashkull e femër do të jenë.Prej shpendëve sipas llojit të tyre, prej bagëtive sipas llojit të tyre e prej çdo zvarraniku të tokës sipas llojit të tyre, dy prej çdo lloji do të vijnë te ti që të mbeten gjallë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 22:4

Kur has gomarin ose kaun e të afërtit të rrëzuar në rrugë, mos bëj sikur nuk sheh, por ndihmoje ta ngrejë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 22:30

Do të jeni për mua njerëz të shenjtë. Mos e hani mishin e shqyer nga egërsirat në fushë. Hidhjani qenve.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 147:8-9

Ai e mbulon qiellin me re, ai i përgatit shiun tokës, ai bën të mbijë bari maleve.Ai ua jep ushqimin bagëtive dhe zogjve të korbit, kur krakëllijnë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Levitiku 11:2-3

«Thuajuni izraelitëve se, prej të gjitha kafshëve të tokës, këto janë kafshët që mund të hani:hani çdo kafshë dythundrake e ripërtypëse.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 22:1

«Kur has kaun ose delen e të afërtit, që enden rrugëve, mos bëj sikur nuk i sheh, por merri e çoja.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 30:24-25

Katër janë gjërat e vogla të tokës, por e kanë nxënë urtinë:thneglat, popull pa fuqi, që verës përgatisin ushqimin për vete;

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Mbretërve 17:4

Do të pish ujë nga përroi, ndërsa ushqimin kam dhënë urdhër të ta sjellin korbat».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Zanafilla 7:2-3

Prej çdo kafshe që është e pastër, merr me vete shtatë çifte, mashkull e femër, ndërsa prej kafshëve të papastra merr një çift, mashkull e femër.Po ashtu, prej shpendëve të qiellit merr shtatë çifte, mashkull e femër, që fara e tyre të mbetet gjallë mbi tërë faqen e dheut.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 13:12

kushtoji Zotit çdo fryt të parë të barkut. Çdo pjellë e parë e kafshëve që është mashkull do t'i përkasë Zotit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 5:14

por dita e shtatë është e shtuna e Zotit, Perëndisë tënd. Mos bëj gjë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as demi yt, as gomari yt, asnjë nga kafshët e tua dhe as i huaji që rri me ty, që edhe shërbëtori e shërbëtorja jote të pushojnë si ti.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 2:7

dhe lindi birin e saj të parëlindur. E mbështolli në pelena dhe e vuri në grazhd, se në bujtinë nuk kishte vend për ta.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 22:10

Mos lëro me ka e gomar bashkë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 8:4-8

Kur vështroj qiellin, veprën e duarve të tua, hënën e yjet që ti krijove,ç'është njeriu që të kujtohesh për të, apo biri i njeriut që të kujdesesh për të?Pak më pak se Perëndi e bëre, e kurorëzove me nder e me lavdi.I dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua, gjithçka ia nënshtrove nën këmbë:mbarë dhentë, gjedhët dhe egërsirat e fushës,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Zanafilla 9:3-4

Do të keni për ushqim çdo gjë të gjallë që lëviz. Po ju jap gjithçka, ashtu siç ju dhashë çdo bimë të gjelbër.Por nuk do të hani mish të gjallë, domethënë me gjak.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 107:9

Se ai e ngiu shpirtin e të eturit, me të mira e mbushi shpirtin e të uriturit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jobi 39:19-25

A ia jep ti kalit fuqinë? Krifën në qafë, vallë, ti ia vure?A e bën ti të kërcejë si karkalec? Hingëllima e tij madhështore tmerron.Hareshëm thundron me forcë në luginë, armëve përballë u del.E përbuz frikën e nuk tutet, nuk zbythet para shpatës.Nga pas i tringëllon kukura, heshta përshkënditëse e shtiza.Me tërbim e furi dheun ha e as zëri i borisë nuk e ndal.Kur bie boria, thotë: “Hihi!”. Nga larg nuhat luftën, britmën e prijësve e gjëmën e betejës.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Levitiku 19:19

Mbajini vendimet e mia! Mos mbarështo kafshë të llojeve të ndryshme, arën mos e mbill me farëra të ndryshme e mos vish rroba të bëra me dy lloje stofesh.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 30:29-31

Tri gjëra çapiten hijshëm, katër ecin hijerëndë:luani, kafsha më e fortë, që nuk zmbrapset përballë asgjëje;gjeli parzëmfortë, cjapi dhe mbreti në krye të ushtrisë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Predikuesi 3:21

Kush e di në ngjitet lart shpirti i njerëzve e në zbret nën tokë shpirti i kafshëve?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Zanafilla 1:24

Pastaj Perëndia tha: «Le të prodhojë toka qenie të gjalla të çdo lloji: bagëti, zvarranikë e kafshë të egra, secila sipas llojit të vet». Dhe kështu u bë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Levitiku 17:14

Jeta e çdo gjallese është në gjakun e saj. Prandaj, i kam urdhëruar izraelitët të mos e hanë gjakun e asnjë gjallese, sepse jeta e çdo gjallese është në gjakun e saj dhe ai që ha gjak do të zhbihet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 66:3

Dikush kushton një dem e mandej vret një njeri, kushton një qengj e mandej i thyen qafën qenit, kushton një fli drithi e mandej edhe gjakun e derrit, kushton temjan e mandej bekon idhullin. Këta zgjedhin të ecin udhës së vet, kënaqen me fëlliqësitë e tyre.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jobi 12:7

Pyeti kafshët e ato të mësojnë, edhe zogjtë e qiellit e ata të tregojnë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 145:17

I drejtë është Zoti në gjithë udhët e tij, besnik në të gjitha veprat e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 104:14-15

Ti rrit barin për bagëtinë e bimët në dobi të njeriut, që të nxjerrë ushqimin nga toka,verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që i ndriçon fytyrën e bukën që i forcon zemrën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 65:17

Se, ja, unë po krijoj një qiell të ri e një tokë të re! Gjërat e shkuara më nuk do të kujtohen, në zemrën tënde vend më s'do të kenë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jobi 39:13-18

Gëzueshëm i rreh krahët struci, por zogjtë i bën pa pendë e pupla, vezët përtokë i vë e në pluhur i ngroh,ndonëse këmba mund t'i shkelë e bisha mund t'i shtypë.Ashpër sillet me zogjtë, a thua se s'janë të vetët e s'ka frikë se punon kot.Se ia hoqi Perëndia urtinë e s'ia dha zgjuarsinë.Kur ngrihet e flatron, kalë e kalorës përqesh.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 104:12

Pranë tyre banojnë zogjtë e qiellit, mes degëve dëgjohet kënga e tyre.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 63:14

Ashtu si zbresin bagëtitë në luginë, ashtu i çonte drejt prehjes Shpirti i Zotit. Kështu i prive popullit tënd, për të bërë një emër të madh».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha

Lutja drejtuar Zotit

Zot i Plotfuqishëm, ty të qoftë lavdia dhe nderi! Atë ynë i mirë, krijues i qiellit dhe i tokës. Të falënderoj nga zemra për natyrën, faleminderit që na e mbush sofrën me gjithçka na nevojitet. Vendos në zemrën time, o Zot, dashurinë dhe kujdesin për tokën që më ke besuar, më mëso të kujdesem për krijimin tënd. Më ndihmo të vlerësoj dhe të respektoj jetën e kafshëve, të pyjeve. Fjala jote thotë: "Të tuat janë qiejtë, e jotë është edhe toka; botën dhe gjithçka që është në të, ti e themelove." Të lutem, mos lejo të abuzojmë me natyrën. Të lutem të më japësh forcë të kujdesem për kafshët dhe për gjithë krijimin tënd, sepse do të jap llogari për të. Lutem për ata njerëz që punojnë dhe përpiqen të mbrojnë faunën dhe florën, për ata që mbrojnë bukuritë natyrore, speciet në zhdukje, për ata që punojnë për një botë më të pastër. Të lutem që të gjithë njerëzit të mund të gëzojnë me mençuri dhe kujdes natyrën dhe të mirat që ajo na ofron. Në emër të Jezusit, Amin.
Na ndiq:

Reklamat


Reklamat