Si prind, ke një rol të rëndësishëm në jetën e fëmijës tënd. Je udhërrëfyesi në shtëpi, ai që i mëson vlerat dhe fjalën e Zotit. Je shembull për ata që të rrethojnë. Prandaj, çdo gjë që bën është e rëndësishme, sepse fëmijët e tu po të ndjekin shembullin.
Bibla thotë: "Babai i të drejtit do të gëzohet shumë dhe ai që ka një fëmijë të mençur do të kënaqet me të" (Proverbat 23:24). Zoti të ka vënë si kryefamiljar që të drejtosh fatet e familjes tënde. Kërkoji ndihmë Zotit dhe ai do të të mësojë si ta bësh.
Ashtu siç një baba është i dhembshur me fëmijët e tij, edhe Zoti është i mëshirshëm me ata që i frikësohen (Psalmi 103:13).
Ndero atin tënd e nënën tënde, që të kesh jetë të gjatë në tokën që po të jep Zoti, Perëndia yt.
Ju fëmijë, bindjuni prindërve tuaj për hir të Zotit, sepse kjo është e drejtë.Ndero atin tënd e nënën tënde, ky është urdhërimi i parë që shoqërohet me premtim:që të jesh mirë e të jetosh gjatë mbi dhe.
Dëgjo, biri im, qortimin e atit tënd e mos lër pas dore udhëzimet e nënës sate,se si kurorë e hijshme mbi kokë do të të rrinë e porsi varëse rreth qafës tënde.
Zbatoje, o biri im, urdhërimin e atit tënd, e mos e shpërfill mësimin e nënës sate,ngulite përgjithmonë në zemër e vare rreth qafës,se, kur ecën, të drejton, kur pushon, të ruan e kur zgjohesh, të flet.
Ndero atin tënd e nënën tënde, siç të urdhëroi Zoti, Perëndia yt, që të kesh jetë të gjatë e të të shkojë mbarë në tokën që po të jep Zoti, Perëndia yt.
Secili prej jush ta nderojë të ëmën e të atin. Mbajini të shtunat e mia. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
Sa shumë gëzohet ati i të drejtit e sa lumturohet ai që lind të urtin!Le të lumturohen ati yt e nëna jote, le të gëzojë ajo që të lindi.
Sytë e atij që shpotit të atin e s'i bindet të ëmës do t'i nxjerrin korbat e shpatit e do t'i hanë zogjtë e shqiponjës.
Se Perëndia ka thënë: ndero atin tënd e nënën tënde dhe kush flet keq për të atin e të ëmën, të dënohet me vdekje.
“Mallkuar qoftë ai që e përbuz të atin e të ëmën”. Tërë populli të thotë: “Amen!”.
Fjalët e urta të Solomonit. Biri i urtë e gëzon të atin; biri i marrë e trishton të ëmën.
Në të vërtetë Moisiu ka thënë: ndero atin tënd e nënën tënde dhe kush flet keq për të atin e të ëmën, të dënohet me vdekje.
Por nëse një vejushë ka fëmijë ose nipër, këta le të mësojnë, së pari, të tregojnë përkujdesje për njerëzit e shtëpisë së tyre dhe t'ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse këtë gjë pëlqen Perëndia.
Ja, bijtë janë trashëgimi prej Zotit, fryti i barkut është shpërblimi i tij.Si shigjetat në dorën e trimit, ashtu janë bijtë e djalërisë.Lum ai që e ka të mbushur kukurën me to, se s'do të turpërohet, kur të flasë me armiqtë te porta.
Dhe ju, etër, mos i zemëroni fëmijët tuaj, por rritini me disiplinën e me këshillat e Zotit.
Pastaj u nis bashkë me ta, u kthye në Nazaret e u bindej. Nëna e tij i ruante të gjitha këto gjëra në zemër.
Pastaj, nëse nderojmë etërit tanë tokësorë kur ata na qortojnë, a nuk duhet t'i nënshtrohemi më tepër Atit të shpirtrave e të fitojmë jetën?
Por kush nuk kujdeset për të afërmit e sidomos për ata të shtëpisë së vet, ky e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një i pafe.
«Kini kujdes se mos përçmoni ndonjërin prej këtyre të vegjëlve, sepse po ju them se engjëjt e tyre në qiej shikojnë gjithnjë fytyrën e Atit tim që është në qiej.
Këngë shtegtimesh. Lum gjithë ata që Zotin druajnë dhe ecin udhëve të tij.Do të hash frytin e duarve të tua, do të jesh i lum e do të kesh të mira.Gruaja jote do të jetë si hardhi pjellore në dhomat e shtëpisë sate, bijtë e tu si filiza ulliri përreth tryezës sate.Ja, kështu do të bekohet njeriu, që Zotin druan.
Biri im, mos i harro udhëzimet e mia e mbaj në zemër urdhërimet e mia,se ditë të shumta, vite jete e paqe do të të japin.
Mbaji në zemër këto fjalë që po të urdhëroj sot.Përsëritja fëmijëve e fol për to kur të rrish ulur në shtëpi ose kur të ecësh udhës, kur të biesh në shtrojë ose kur të ngrihesh prej saj.
Dëgjoni, o bij, mësimin e atit, kini mendjen, që të njihni zgjuarsinë,se unë ju jap udhëzime të mira; mos e shpërfillni ligjin tim.Kur për tim atë isha fëmijë e për time më i butë e i dashur,ai më mësonte e më thoshte: «Mblidhi fjalët e mia në zemrën tënde, mbaj urdhërimet e mia e do të jetosh.
sepse unë e zgjodha që t'i urdhërojë bijtë e tij e shtëpinë e tij, pas tij, për të ndjekur udhën e Zotit, duke bërë çka është e drejtë e drejtësi, që Zoti të plotësojë gjithçka që i tha Abrahamit».
Jezui, kur pa të ëmën dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha asaj: «Grua, ja biri yt!».Pastaj i tha dishepullit: «Ja nëna jote!». Që atëherë dishepulli e mori atë në shtëpinë e tij.
një jetë me shumë përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e pranuar njëri-tjetrin me dashuri,
Mos i adhuro, as mos u shërbe, sepse unë Zoti, Perëndia yt, jam Perëndi xheloz që ndëshkon paudhësinë e etërve deri në brezninë e tretë e të katërt të bijve të atyre që më urrejnë.Por, jam i mëshirshëm me mijëra që më duan e që zbatojnë ligjin tim.
Mos rri pa e qortuar të riun, se nuk do të vdesë po t'i biesh me shkop.Bjeri me shkop, se e shpëton nga skëterra.
Dëgjo, biri im, e nxëri fjalët e mia, që të shumohen vitet e jetës sate.Po të tregoj udhën e urtisë, po të prij shtigjeve të drejtësisë.
Qofshin bijtë tanë si pemët, që rriten mirë që në rini, e bijat tona si shtyllat e këndit, të gdhendura për të stolisur ndërtesën.
Droja e Zotit është fillimi i njohjes, por të marrët e përçmojnë dijen e rregullin.
«Biri im, nëse i mirëpret fjalët e mia dhe ruan brenda teje urdhërimet e mia,duke i vënë vesh urtisë e duke e prirë zemrën drejt mençurisë,nëse do t'i thërrasësh mendjes e do t'i bësh zë mençurisë,nëse e kërkon atë si argjendin dhe e gjurmon si thesarin,atëherë do të kuptosh drojën e Zotit e do të gjesh dijen e Perëndisë,
Këngë shtegtimesh. E Solomonit. Nëse nuk e ndërton Zoti shtëpinë, më kot mundohen ndërtuesit. Nëse nuk e ruan Zoti qytetin, më kot rrinë zgjuar rojat.Më kot ngriheni qëmenatë e qëndroni zgjuar deri vonë, për të ngrënë bukën e mundimit. Se Zoti i jep atij që do, edhe në gjumë.
Veç trego shumë kujdes e ruhu se i harron gjërat që të panë sytë. Zemra jote të mos shmanget prej tyre gjatë gjithë jetës sate. Mësojua fëmijëve e nipave të tu,
me qëllim që ta druash Zotin, Perëndinë tënd, e t'i mbash gjatë gjithë jetës tërë rregullat e urdhërimet e tij, të cilat po t'i urdhëroj ty, bijve e nipave të tu. Kështu do të kesh jetë të gjatë.
Porsi nëna që ngushëllon të birin, ashtu do t'ju ngushëlloj edhe unë. Po, në Jerusalem ngushëllim do të gjeni!
Kështu pra, bëhuni shkërbim i Perëndisë, se jeni bijtë e tij të dashur.Jetoni me dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten për ne, si kushtim e fli erëkëndshme për Perëndinë.
Që nga fëmijëria ti i ke njohur Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të japin urtinë që të çon drejt shpëtimit përmes besimit në Krishtin Jezu.
Nuk do t'ua mbajmë të fshehta bijve të tyre, brezit të ardhshëm do t'ua tregojmë, veprat e lavdishme dhe fuqinë e Zotit, mrekullitë që ai bëri.Ai vendosi një dëshmi për Jakobin, caktoi një ligj në Izrael. Etërve tanë u urdhëroi, që bijve të tyre t'ua shpallin,që t'i njohë edhe breznia e ardhshme, bashkë me fëmijët që do të lindin. E kur të rriten edhe ata, bijve të vet do t'ua tregojnë,që shpresën ta vënë te Perëndia, që veprat e Perëndisë mos t'i harrojnë e urdhërimet e tij t'i mbajnë,
Ti i njeh urdhërimet: mos bëj tradhti bashkëshortore, mos vrit, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme, ndero atin tënd e nënën tënde!».
Perëndia i zgjeroftë kufijtë e Jafetit e ky banoftë në tendën e Semit. Kanaani qoftë shërbëtori i tij!».
Mësojuani fëmijëve e fol për to kur të rrish ulur në shtëpi ose kur të ecësh udhës, kur të biesh në shtrojë ose kur të ngrihesh prej saj.
Po ashtu edhe ju të rinj nënshtrojuni të moshuarve. Të gjithë bashkë shërbejini njëri-tjetrit me përulësi, sepse Perëndia u kundërvihet kryelartëve, ndërsa të përulurve u jep hir.
Kur, në të ardhmen, të të pyesë yt bir: “Çfarë kuptimi kanë dëshmitë, rregullat e vendimet që ju urdhëroi Zoti, Perëndia ynë?”,atëherë do t'i thuash: “Ne ishim skllevër të faraonit në Egjipt dhe Zoti na nxori nga Egjipti me dorë të fuqishme.Ai bëri para syve tanë shenja e mrekulli të mëdha e të tmerrshme kundër Egjiptit, kundër faraonit e kundër gjithë shtëpisë së tij.Na nxori prej andej, që të na sillte e të na jepte tokën për të cilën iu betua etërve tanë.Zoti na urdhëroi t'i zbatojmë të gjitha këto rregulla e ta druajmë Zotin, Perëndinë tonë, që të na shkojë mbarë jeta e të na mbajë gjallë, sikurse jemi sot.Nëse e zbatojmë me kujdes tërë këtë ligj para Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç na urdhëroi, atëherë do të jemi të drejtë”».
Kush mbledh në verë, është bir i urtisë, kush fle në të korra, është bir i turpërisë.
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret,nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën,
Bëjuni të tjerëve gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve. Në këtë përmblidhen ligji e profetët».
Aleluja! Lum njeriu që e druan Zotin, që gjen kënaqësi të madhe në urdhërimet e tij.Pasardhësit e tij do të jenë të fortë mbi tokë, breznia e të drejtëve do të bekohet.
Kush është i njerëzishëm, i bën mirë vetes, kush është mizor, edhe trupin e vet e sfilit.
Më mirë një emër i mirë, se një pasuri e madhe, më mirë të përmendesh për mirë, se të kesh ar e argjend.
Mos bëni asgjë prej sedrës së sëmurë a për lavdi të kotë, por me përulësi çmojeni tjetrin më shumë se veten.
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën.Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.
Së fundi, jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm e të përulur.
Lum ai që e ka të mbushur kukurën me to, se s'do të turpërohet, kur të flasë me armiqtë te porta.
Kujto kohët e moçme, shqyrto vitet e breznive të hershme, pyet tët atë e ai do të të tregojë, pyet pleqtë e ata do të të rrëfejnë.
Fort të dashur, le ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia. Kush ka dashuri, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë.Ai që nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.
E tillë është urtia për shpirtin tënd, ta dish, nëse e gjen, do të kesh një të ardhme e nuk do të të pritet shpresa.
Jepuni të gjithëve çfarë u takon: taksën atij që i takon taksa, taksën e doganës atij që i takon taksa e doganës, frikën atij që i takon t'i frikësoheni, nderimin atij që i takon nderimi.
«Nëse dikush i bëhet pengesë njërit prej këtyre të vegjëlve që besojnë në mua, për atë do të ishte më mirë të lidhte në qafë një mokër e të mbytej thellë në det.
Njeriu i mirë u lë trashëgimi nipërve, por prona e mëkatarëve ruhet për të drejtin.
Atëherë Isaku e thirri Jakobin, e bekoi dhe e urdhëroi: «Mos merr grua nga bijat e Kanaanit.
Së fundi, vëllezër, gëzohuni, ndrequni, ngushëlloni njëri-tjetrin, jini të një mendjeje, jetoni në paqe dhe Perëndia i dashurisë e i paqes qoftë me ju.
Biri im, nëse zemra jote do të jetë e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllejë.Do të më gëzohet shpirti, kur buzët e tua të thonë të drejtën.
Secili prej nesh të bëjë çfarë i pëlqen të afërtit, për të mirën e tij, që ai të këndellet në besim.
Së fundi, vëllezër, kini në mendje të gjitha sa janë të vërteta, sa janë të ndershme, sa janë të drejta, sa janë të dëlira, sa janë të dashura, të gjitha sa kanë emër të mirë, sa janë të virtytshme dhe sa janë të denja për t'u lavdëruar.
Se Perëndia ka thënë: ndero atin tënd e nënën tënde dhe kush flet keq për të atin e të ëmën, të dënohet me vdekje.Por ju thoni: “Kush i thotë të atit apo të ëmës se ndihmën që do t'ju jepja juve po ia kushtoj Perëndisë,ai është i çliruar nga detyrimi për të nderuar të atin”. Kështu, për shkak të traditës suaj keni shfuqizuar fjalën e Perëndisë.
Këngë shtegtimesh. E Davidit. Ja, sa mirë dhe këndshëm kur vëllezërit banojnë së bashku,
Perëndia ju ka thirrur, ju ka bërë të shenjtë dhe ju ka dashur, prandaj, vishuni me dhembshuri, me mirësi, me përulësi, me zemërbutësi dhe me zemërgjerësi.Durojeni dhe faleni njëri-tjetrin sa herë që dikush të ketë ankesë kundër ndonjë tjetri. Falni ashtu si edhe Zoti ju ka falur.
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç detyrimit për të dashur njëri-tjetrin. Kush e do tjetrin, e ka përmbushur ligjin.
Qëndrojnë lart bijtë e saj dhe e lavdërojnë, i shoqi e përlëvdon kështu:«Rangë kanë bërë shumë gra, por të gjithave ua ke kaluar!».
Ajo tha: «Kush do të mund t'i thoshte Abrahamit: “Sara do të mëndë fëmijë!”? Por, ja ku i linda një djalë në pleqëri».
Kush i përmbahet ligjit, është djalë i mençur, por kush shoqërohet me grykësit, turpëron të atin.
Dashuria e Perëndisë është të zbatojmë urdhërimet e tij dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda,
Fillimi i urtisë është droja e Zotit, kush vepron me të, fiton mençuri. Lavdia e tij mbetet përherë!
Jini në një mendje me njëri-tjetrin; mos jini mendjemëdhenj, por përfillni të përulurit. Mos e mbani veten për të mençur.
Vëllezër, ju jeni thirrur për të jetuar të lirë. Veçse kjo liri të mos bëhet shkak që të jetoni sipas dëshirave të mishit, por t'i shërbeni njëri-tjetrit me dashuri.Sepse i gjithë ligji është përmbledhur në këtë urdhër të vetëm: duaje të afërtin si veten.
Ndero atin tënd e nënën tënde, ky është urdhërimi i parë që shoqërohet me premtim:që të jesh mirë e të jetosh gjatë mbi dhe.
Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë, Jezu Krishtit, Ati i mëshirës dhe Perëndia i çdo ngushëllimi!Ai na ngushëllon në të gjitha vuajtjet tona, që edhe ne të mund të ngushëllojmë ata që vuajnë, me ngushëllimin me të cilin na ngushëlloi Perëndia.
Përkundrazi, jini të mirë e të dhembshur me njëri-tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse ju ka falur edhe Perëndia përmes Krishtit.
Kur Esau dëgjoi fjalët e të atit, klithi me të madhe e, plot hidhërim, i tha: «Më beko edhe mua, o ati im!».Por ai i tha: «Yt vëlla erdhi me dredhi dhe mori bekimin tënd».
Shtëpia ndërtohet me urti, themelohet me mençuri.Falë dijes, dhomat mbushen me të mira të çmueshme e të këndshme.
Ajo është veshur me forcë e nder, e pret të ardhmen buzagaz.Përherë gojën me urti e hap e gjuha e saj është mësim mirësie.
Durojeni dhe faleni njëri-tjetrin sa herë që dikush të ketë ankesë kundër ndonjë tjetri. Falni ashtu si edhe Zoti ju ka falur.
Jezui i tha: «Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde.Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari.Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: duaje të afërtin si veten.
Luanët mbeten të pangopur e të uritur, por atyre që kërkojnë Zotin, nuk do t'u mungojë asnjë e mirë.
Më dëgjo! Unë po të këshilloj kështu dhe Perëndia e bëftë mbarë: ti përfaqëso popullin para Perëndisë dhe paraqiti çështjet para tij.Mësoju rregullat dhe ligjet. Bëju të ditur udhën, në të cilën duhet të ecin dhe veprat që duhet të bëjnë.
«Nëse vëllai yt mëkaton kundër teje, shko e qortoje vetëm për vetëm. Po të dëgjoi, e ke fituar vëllanë tënd.
Prandaj, bijtë e mi, dëgjomëni: lum ata që ndjekin udhët e mia!Dëgjojeni porosinë, bëhuni të urtë e mos e shpërfillni.
Dëgjomë, o biri im, bëhu i urtë, drejtoje zemrën tënde në udhën e drejtë.Mos u shoqëro me ata që dehen me verë, me ata që s'ngopen së ngrëni mish,se pijaneci e grykësi do të skamen e përgjumja do t'i veshë me zhele.
Jozefi iu përgjigj të atit: «Janë bijtë e mi që Perëndia m'i dha në këtë vend». Atëherë Jakobi i tha: «M'i sill pranë që t'i bekoj».
O Perëndi, ti më ke mësuar që në rini, e deri tani unë shpall mrekullitë e tua.As kur të plakem e të thinjem, mos hiq dorë prej meje, o Perëndi, derisa t'ia shpall pushtetin tënd kësaj breznie, fuqinë tënde të gjithë atyre që do të vijnë.
I gjalli, vetëm i gjalli të lavdëron, si unë sot. Ati u mëson bijve të vet besnikërinë tënde.
Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.
Hiqni nga vetja çdo lloj hidhëtie, zemërimi, tërbimi, bërtitjeje e fyerjeje, si dhe çdo ligësi.Përkundrazi, jini të mirë e të dhembshur me njëri-tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse ju ka falur edhe Perëndia përmes Krishtit.
Kush është njeriu që druan Zotin? Atij do t'i mësojë cilën udhë të zgjedhë.Shpirti i tij do të jetojë mes të mirash, pasardhësit e tij do të trashëgojnë dheun.
Dashuria vëllazërore le të mbetet!Mikpritjen mos e harroni, sepse nëpërmjet saj, disa, pa e ditur, pritën engjëj në shtëpi.
Atëherë Jezui u tha: «Lërini fëmijët të vijnë tek unë e mos i pengoni, sepse mbretëria e qiejve u përket atyre që janë si ata».
Por mirësia e Zotit mbetet përjetë e në amshim për ata që e druajnë dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve të tyre,për ata që mbajnë besëlidhjen e tij, që zbatojnë pa harruar porositë e tij.
Ne e dimë se Perëndia bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan atë dhe që janë thirrur sipas qëllimit të tij.
Para tij do të përkulen të gjithë fisnikët e dheut e do të ngihen, para tij do të bien në gjunjë të gjithë të dheshmit, shpirti i të cilëve nuk do të jetojë.Pasardhësit do t'i shërbejnë atij, brezit të ardhshëm do t'i flitet për Zotin.
Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej».