E di që Bibla na tregon shumë ngjarje që ndodhin pikërisht para agimit, momente të paharrueshme të dokumentuara nga Fryma e Shenjtë, për të na mësuar për fuqinë e jashtëzakonshme të betejës shpirtërore gjatë zgjimeve të natës. Zoti na thërret, dëshiron të na tregojë se nuk është e njëjta gjë të lutesh në çdo kohë të ditës, por edhe natën, në agim. Fjala e Zotit na thotë se duhet t'i kushtojmë vëmendje asaj që Ai na tregon në shpirtin tonë.
Efesianëve 6:181 na flet për lutjen në çdo kohë me çdo lloj lutjeje e përgjërimi në Frymë, duke qenë vigjilentë në këtë me gjithë këmbëngulje e përgjërim për të gjithë shenjtorët. Zgjimi i natës, pra të rrish zgjuar gjatë gjithë natës (ose një pjese të saj), quhet vigjilje. Kjo fjalë përdoret edhe për rojen ose rojën e natës. Në kuptimin e saj më të gjerë, fjala "vigjilje" na kujton se duhet të jemi vigjilentë dhe të zgjuar në mes të natës shpirtërore që po jeton bota.
Kur jemi në ankth, duhet të bëjmë edhe zgjim nate për të kërkuar ngushëllimin e Zotit: "Çohu, klith gjatë natës, në fillim të rojeve; derdh si ujë zemrën tënde përpara pranisë së Zotit; ngriji duart e tua drejt tij..." (Vajtimet 2:19).
Rrini zgjuar e lutuni që të mos bini në tundim, se shpirti është i gatshëm, por trupi është i dobët».
Kini kujdes e rrini zgjuar! Kundërshtari juaj, djalli, sillet rrotull si luan i egërsuar duke kërkuar kë të përpijë.
Prandaj jini të vëmendshëm gjatë gjithë kohës e lutuni që të mund t'u ikni të gjitha këtyre gjërave që do të ndodhin e që të mund të qëndroni para Birit të njeriut».
Bëjeni këtë, sepse ju e dini se në ç'kohëra jetojmë. Tashmë ka ardhur ora për t'u zgjuar nga gjumi. Shpëtimi ynë është më afër tani sesa kur besuam.
Lum ata shërbëtorë që, kur vjen i zoti, i gjen zgjuar. Me të vërtetë po ju them se ai do të ngjeshë ijët e do t'u thotë të ulen për të ngrënë. Pastaj do të vijë e do t'u shërbejë.
Rojtarët e tu po thërrasin, po ngrenë tok zërin e po brohorasin, se me sytë e tyre po shohin Zotin që kthehet në Sion.
Rrini zgjuar e lutuni që të mos bini në tundim, se shpirti është i gatshëm, por trupi është i dobët».
Zotin e mbaj gjithnjë para sysh, ai është në të djathtën time, nuk do të tronditem kurrë.
Bindjuni krerëve tuaj dhe nënshtrojuni atyre, pasi ata rrinë zgjuar për shpirtrat tuaj, meqenëse do të japin llogari para Perëndisë. Kështu, ata do ta bëjnë këtë gjë me gëzim dhe jo duke u ankuar, sepse kjo nuk do t'ju sillte dobi.
ndërsa ne e kemi qytetarinë në qiej, prej nga presim shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht.
Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse, po të mos dorëzohemi, do të kemi edhe të korra në kohën e duhur.
Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Mos shkatërro». Himn i Davidit. Kur Sauli dërgoi njerëz që t'i rrethonin shtëpinë e ta vrisnin.
Të gjithë rojtarët e tij janë verbuar, të paditur janë të tërë. Janë të gjithë qen të pagojë, të paaftë për të lehur. Shohin ëndrra, rrinë shtrirë, u pëlqen të dremitin.
Hesht para Zotit e prite me durim, mos u zemëro me atë që i shkon mbarë, me njeriun që thur dredhi.
Por ti ji me mendje të kthjellët për çdo gjë, duro vuajtjen, kryeje punën e ungjilltarit dhe përmbushe shërbesën tënde.
Dhe tani, bijtë e mi, qëndroni në të, që kur ai të shfaqet në ardhjen e tij, të kemi siguri të plotë dhe të mos turpërohemi para tij.
Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjëri prej jush ka zemër të ligë e mosbesuese dhe kështu largohet nga Perëndia i gjallë.Por nxitni njëri-tjetrin çdo ditë për sa kohë të jetë «sot», që të mos ngurtësohet ndonjë prej jush nga mashtrimi i mëkatit.
Lum njeriu që më dëgjon mua, që vëzhgon përditë dyert e mia e pret te pragjet e hyrjeve të mia.
Lufto luftën e mirë të besimit dhe rrok jetën e amshuar, për të cilën të thirri Perëndia e për të cilën ke dhënë dëshminë e mirë të besimit para shumë dëshmitarëve.
Kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të përlëvdojnë Atin tuaj që është në qiej».
Çdo gjë që bëhet e dukshme, bëhet dritë. Prandaj thuhet: Zgjohu, o ti që fle! Ngrihu prej të vdekurve e Krishti do të shndritë mbi ty.
Perëndia i shpresës ju mbushtë plot me gëzim e paqe në besimin tuaj, në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të shenjtë të jeni plot me shpresë.
Kështu, o vëllezër të dashur, qëndroni të fortë e të palëkundur dhe përparoni përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj për Zotin nuk do të shkojë dëm.
Bëni gjithçka pa murmuritur e pa u ankuar,që të jeni të paqortueshëm e të panjollë, bij të Perëndisë, të patëmetë në mes të një breznie të shthurur e të çoroditur. Mes kësaj breznie ju ndriçoni si yjet në qiell,duke e mbajtur lart fjalën e jetës, që unë të kem me se të krenohem ditën e ardhjes së Krishtit, se nuk vrapova e as nuk u mundova më kot.
S'do të mbaj para syve asgjë të pavlerë, e urrej veprën e dinakut, një gjë e tillë nuk do të më prekë.
Zgjohu, zgjohu, ngjishu me fuqi, o Sion, vishi rrobat e tua më të bukura, o Jerusalem, qyteti i shenjtë, se te ti nuk do të vijë më kurrë i parrethpreri e i papastri.
«Kushdo që i dëgjon e i zbaton fjalët e mia, i ngjan një njeriu të mençur, që e ka ndërtuar shtëpinë në shkëmb.Ra shi, erdhën përrenjtë, frynë erërat dhe u vërsulën kundër kësaj shtëpie, por ajo nuk u shemb, sepse i kishte themelet në shkëmb.
Shikova e mendova, pashë e mësova.Me pak gjumë e pak dremitje, pak pushim duarkryq,vjen skamja si endacake, nevoja porsi shqytar.
Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke e nxitur për dashuri e për vepra të mira,pa hequr dorë nga të mbledhurit së bashku, siç e kanë bërë zakon disa. Përkundrazi, le të nxisim njëri-tjetrin më shumë tani që shihni se po afron Dita e Zotit.
Pastaj Jezui u tha një shëmbëlltyrë për t'u treguar se duhet të luten gjithmonë, pa hequr dorë.
Fort të dashur, mos i besoni çdo shpirti, por vërini në provë shpirtrat për të parë nëse janë nga Perëndia ose jo, sepse në botë kanë dalë shumë profetë të rremë.
Njeriu i kujdesshëm e sheh të keqen e fshihet, por thjeshtakët vijojnë e ndëshkohen.
Mjeshtrit të korit. Për Jedutunin. Psalm i Davidit.Veç në Perëndinë prehet shpirti im, prej tij më vjen shpëtimi.
«Mbretëria e qiejve mund të krahasohet me dhjetë virgjëresha që morën kandilat e shkuan për të takuar dhëndrin.Pesë prej tyre ishin të marra e pesë të mençura.Të marrat, kur morën kandilat, nuk morën vaj me vete,
Bërtit fort! Mos u përmba! Ngrije zërin porsi boria! Shpallja popullit tim paudhësitë e veta, shtëpisë së Jakobit mëkatet e veta.
Prandaj nuk ligështohemi. Megjithëse së jashtmi shkojmë drejt kalbjes, nga brenda përtërihemi dita-ditës.
Po ta dinte i zoti i shtëpisë se në ç'orë të natës do të vinte vjedhësi, do të rrinte zgjuar e nuk do të lejonte t'i vidhej shtëpia.
i cili vdiq për ne. Kështu, kur të vijë ai, edhe nëse vigjilojmë, edhe nëse jemi duke fjetur, do të jetojmë bashkë me të.
Lum njerëzit me sjellje të përsosur, që ecin sipas ligjit të Zotit!Lum ata që mbajnë dëshmitë e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër,
Sytë e tu të shohin përballë, drejt përpara ta kesh shikimin.Kujdesu për udhën ku vë këmbën e do të jenë të sigurta shtigjet e tua.Mos u luhat as djathtas, as majtas, shmangu nga e keqja.
Dimë edhe se Biri i Perëndisë erdhi e na dha dijen për të njohur Perëndinë e vërtetë. Ne jemi të bashkuar me Perëndinë e vërtetë përmes Birit të tij Jezu Krisht. Ky është Perëndia i vërtetë dhe jeta e amshuar.
Mos kanë për t'u njohur në errësirë mrekullitë e tua, apo drejtësia jote në vendin e harresës?
Atëherë u tha: «Shpirti im është i trishtuar deri në vdekje. Qëndroni këtu e rrini zgjuar me mua».
Pa besim është e pamundur t'i pëlqejë njeri Perëndisë, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se ka Perëndi dhe se Perëndia i shpërblen ata që e kërkojnë.
«Ruhuni që të mos ju rëndohen zemrat nëpër shfrenitë, dehjet dhe ankthet e kësaj jete e të mos ju kapë në befasi ajo ditë,si të ishte një kurth. Ajo do të bjerë mbi të gjithë ata që jetojnë në mbarë faqen e dheut.Prandaj jini të vëmendshëm gjatë gjithë kohës e lutuni që të mund t'u ikni të gjitha këtyre gjërave që do të ndodhin e që të mund të qëndroni para Birit të njeriut».
Kërkojnë t'ia nëpërkëmbin nderin, gjejnë kënaqësi në gënjeshtra. Me gojë bekojnë, por me zemër mallkojnë. selahVeç në Perëndinë prehu, o shpirti im, se tek ai kam shpresë.
Thirrjes sime për ndihmë vëri vesh, o mbreti im e Perëndia im, se ty ta drejtoj lutjen time.
Prandaj, bëhuni gati shpirtërisht, rrini zgjuar dhe shpresoni plotësisht në hirin që do t'ju jepet kur të shfaqet Jezu Krishti.
U ngjite në lartësi, zure robër, dhurata prej njerëzve e prej kundërshtarëve more, që atje të banosh, o Zot Perëndi.
Po ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe bëhen pengesë, në kundërshtim me mësimin që keni marrë. Largohuni prej tyre.Njerëz të tillë nuk i shërbejnë Zotit tonë Krisht, por barkut të tyre. Përmes fjalëve të bukura e lajkave ata mashtrojnë zemrat e të paditurve.
«Ruhuni nga profetët e rremë, që vijnë të veshur si dele, por që përbrenda janë ujq grabitqarë.Ata do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet rrush nga ferrat apo fiq nga murrizat?
Prandaj edhe ne që jemi të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, le të hedhim tej çdo barrë si dhe mëkatin që na josh lehtësisht dhe le të ecim përpara me durim në betejën që na pret.Le t'i mbajmë sytë te Jezui që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur. Ai, për gëzimin që e priste, duroi kryqin duke përçmuar turpin dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë.
e pastaj jetoi si vejushë derisa u bë tetëdhjetë e katër vjeç. Ajo nuk largohej nga tempulli, por adhuronte Zotin ditë e natë, duke agjëruar e duke u lutur.
Ai i jep fuqi të lodhurit, të këputurit ia shton fuqitë.Të rinjtë lodhen e këputen, më të rriturit pengohen e bien.Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.
Shikoni ç'dashuri të madhe na ka dhënë Ati: të quhemi bij të Perëndisë. Dhe me të vërtetë jemi, prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur as atë.
Udhëhiqmë në të vërtetën tënde e më mëso, se ti je Perëndia i shpëtimit tim, te ti shpresoj tërë ditën.
Mos t'ju gënjejë mendja: Perëndia nuk vihet në lojë. Ç'të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.
Mos e brengosni Shpirtin e shenjtë të Perëndisë, me të cilin ai ju vulosi për ditën e shpengimit.
«Ja, po ju dërgoj si delet mes ujqve, prandaj jini të zgjuar si gjarpërinjtë e të pastër si pëllumbat.
Së fundi, vëllezër, kini në mendje të gjitha sa janë të vërteta, sa janë të ndershme, sa janë të drejta, sa janë të dëlira, sa janë të dashura, të gjitha sa kanë emër të mirë, sa janë të virtytshme dhe sa janë të denja për t'u lavdëruar.
Prandaj mos gjykoni para kohe, derisa të vijë Zoti që do të nxjerrë në dritë të fshehtat e errësirës dhe do të zbulojë dëshirat e zemrës. Atëherë gjithsecili do të marrë lëvdimin e vet nga Perëndia.
Këta të gjithë i ishin përkushtuar me një mendje të vetme lutjes, së bashku me disa gra, me Marinë, nënën e Jezuit, e me vëllezërit e tij.
Përsëri po ju them se nëse dy prej jush bien në një mendje për diçka që duan të kërkojnë, Ati im në qiell do t'ua japë.
Prandaj ngushëlloni dhe ndihmoni njëri-tjetrin për t'u rritur në besim, sikurse edhe po bëni.
A është ndonjë nga ju i sëmurë? Le të thërrasë pleqtë e kishës që të luten për të e ta lyejnë me vaj në emër të Zotit.Lutja me besim do ta shërojë atë që lëngon dhe Zoti do ta mëkëmbë. Nëse ka bërë mëkate, ato do t'i falen.
Lutuni në çdo kohë dhe drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë, të udhëhequr nga Shpirti. Prandaj rrini zgjuar e këmbëngulni në lutjet tuaja për të gjithë të shenjtët.
Rrëfejani mëkatet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin, që të shëroheni. Lutja e të drejtit ka fuqi të madhe!
Para së gjithash, të bëj thirrje që të bëhen përgjërime, lutje, ndërmjetësime dhe falënderime për të gjithë njerëzit,
Lutuni edhe për ne, që Perëndia të na japë mundësi të tjera për të predikuar të fshehtën për Krishtin, për të cilin jam në burg.
Ata i ishin përkushtuar mësimit të apostujve, bashkësisë me njëri-tjetrin, thyerjes së bukës e lutjeve.