Vargje Biblike

- Reklamat -


Vargje rreth lutjes

Vargje rreth lutjes

Të lutemi Perëndisë për atë që na duhet. Si një At i mirë, Ai e di çfarë u duhet fëmijëve të tij. Lutja duhet të përfshijë kërkesën, sepse duke i kërkuar Perëndisë, ne po pranojmë pamjaftueshmërinë tonë. Cilado qoftë situata jonë, ne duhet t'ia paraqesim nevojën tonë Zotit - furnizim, mbrojtje, shërim apo drejtim - dhe t'i kërkojmë që të na ndihmojë. Siç thotë Psalmi 139:4[a]: "O Zot, ti i di të gjitha fjalët e mia para se t'i shqiptoj". Lutja hap derën e thesareve të Mbretërisë së Perëndisë. Është një çelës që Krijuesi ka vënë në duart tona dhe na fton ta përdorim.

Për Të do të ishte shumë e thjeshtë të na jepte atë që na duhet; gjithçka i përket Atij dhe universi është nën urdhrat e Tij. Do të ishte shumë e lehtë të na ofronte gjithçka që na nevojitet pa pritur që ne t'ia kërkojmë. Por nuk është kështu si e ka strukturuar Ai. Perëndia na do, dhe dëshira e Tij më e madhe është të ketë intimitet me ne. Lutja është kanali ku rrjedh furnizimi i Perëndisë drejt nesh.

[a] Psalmi 139:4




Psalmet 5:3

Thirrjes sime për ndihmë vëri vesh, o mbreti im e Perëndia im, se ty ta drejtoj lutjen time.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:147

Zgjohem para agimit e thërras për ndihmë, shpresoj në fjalën tënde.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 63:1

Psalm i Davidit, kur ishte në shkretëtirën e Judës.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 88:13

Mos kanë për t'u njohur në errësirë mrekullitë e tua, apo drejtësia jote në vendin e harresës?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 130:6

Shpirti im e pret Zotin më shumë se rojat mëngjesin, më shumë se rojat mëngjesin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:55

Kujtova emrin tënd natën, o Zot, dhe ligjin tënd e ruajta.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 26:9

Të dëshiron shpirti im natën, fryma ime përbrenda të kërkon. Kur të zbatohen gjykimet e tua në tokë, banorët e botës do të mësojnë drejtësinë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 143:6

I kam shtrirë duart drejt teje, shpirti im ka etje për ty, si toka e thatë. selah

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 55:17

Por unë do t'i thërras Perëndisë e Zoti do të më shpëtojë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 4:1

Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 90:14

Na ngij në mëngjes me mirësinë tënde, që të ngazëllejmë e të gëzojmë në të gjitha ditët tona.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:62

Në mesnatë ngrihem e të përlëvdoj për vendimet e tua të drejta.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 6:6

Por kur ti të lutesh, hyr në dhomën tënde, mbylle derën e lutju Atit tënd që është aty në fshehtësi, e Ati yt që sheh në fshehtësi do të ta shpërblejë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 42:1-2

Mjeshtrit të korit. Himn i bijve të Korahut.Ashtu si dreri dëshiron rrëketë e ujërave, edhe shpirti im të dëshiron ty, o Perëndi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:10

Ty të kërkoj me gjithë zemër, mos më lër t'u shmangem urdhërimeve të tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Vajtimet 3:22-23

«Hiri i mirësisë së Zotit nuk shterohet, s'ka fund mëshira e tij.Herët në mëngjes përtërihen, e madhe është besnikëria e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 4:16

Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir për ndihmë në kohë nevoje.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 25:5

Udhëhiqmë në të vërtetën tënde e më mëso, se ti je Perëndia i shpëtimit tim, te ti shpresoj tërë ditën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 8:17

Unë i dua ata që më duan, e ata që më kërkojnë, më gjejnë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:145-146

Po thërras me gjithë zemër, përgjigjmu, o Zot, rregullat e tua do t'i ruaj.Po të thërras, shpëtomë, dëshmitë e tua do t'i ruaj.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:119

Gjithë të këqijtë i zhbin si zgjyrë nga faqja e dheut, prandaj unë i dua dëshmitë e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 4:6-7

Mos u shqetësoni për asgjë, por për çdo gjë drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë me lutje, me përgjërime e me falënderime.Paqja e Perëndisë, që shkon përtej zgjuarsisë së mendjes njerëzore, do të ruajë zemrat dhe mendimet tuaja, që të jenë pranë Krishtit Jezu.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 91:15

Do të më thërrasë e unë do t'i përgjigjem, në vështirësi me të do të jem, do ta shpëtoj e nder do t'i jap.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 37:7

Hesht para Zotit e prite me durim, mos u zemëro me atë që i shkon mbarë, me njeriun që thur dredhi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 63:5-6

Do të të bekoj gjithë jetën time, duart do t'i ngre në emrin tënd.Do të ngihem me gjithë të mirat, goja ime do të të lavdërojë me buzë të hareshme.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 50:4

Zoti Perëndi më dha gjuhë nxënësi, që me fjalë t'i jap forcë të lodhurit. Çdo mëngjes herët ma bën gati veshin, që të dëgjoj, siç dëgjon nxënësi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 4:8

Shumë e gëzove zemrën time, më shumë se ata që marrin grurë e musht me shumicë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 130:1

Këngë shtegtimesh. Prej thellësive të thërras, o Zot,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 6:9

Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse, po të mos dorëzohemi, do të kemi edhe të korra në kohën e duhur.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:58

Ty t'u përgjërova me gjithë zemër, mëshiromë sipas fjalës sate.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 112:1

Aleluja! Lum njeriu që e druan Zotin, që gjen kënaqësi të madhe në urdhërimet e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 56:9

Ti e di mirë sa herë kam mërguar. Mblidhi lotët e mi në calikun tënd! A s'janë të shkruara në librin tënd?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:9

Si mund ta ruajë i riu të pastër udhën e vet? Duke ruajtur fjalën tënde.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 94:19

Kur përbrenda më mbytin shqetësimet, ma gëzojnë shpirtin ngushëllimet e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 36:5

Paudhësinë mendon në shtratin e tij, ndjek udhën që s'është e mirë, të keqen nuk e përbuz.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 86:5

Ti je i mirë, o Zot, i gatshëm për të falur e plot mirësi për ata që të thërrasin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 31:14-15

Shpifjet e shumë njerëzve i dëgjova, tmerr nga të gjitha anët, janë bërë bashkë kundër meje, po kurdisin jetën të ma marrin.Por unë shpresoj te ti, o Zot, e them: «Ti je Perëndia im!».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 58:9

Atëherë do të thërrasësh e Zoti do të të dëgjojë, do t'i kërkosh ndihmë e do të të përgjigjet: «Ja, ku jam!». Nëse heq dorë prej zgjedhës, prej gishtit paditës e fjalëve të liga,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:80

Qoftë e përsosur zemra ime me rregullat e tua, që të mos turpërohem.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 7:7

«Lypni e do t'ju jepet; kërkoni e do të gjeni; trokitni e do t'ju hapet,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 38:15

Jam bërë si i shurdhër, që nuk nxjerr asnjë përgjigje nga goja.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:143

Më ka pushtuar vuajtja dhe pikëllimi, por urdhërimet e tua janë kënaqësi për mua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 15:8

Flijimet e të paudhëve i neveriten Zotit. Lutja e të drejtëve është gëzimi i tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 12:12

Ngazëlloni në shpresë, duroni në vuajtje, këmbëngulni në lutje.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 145:18

Zoti është pranë të gjithë atyre që e thërrasin, të gjithë atyre që e thërrasin me çiltërsi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 118:24

Kjo është dita që e bëri Zoti, le të ngazëllejmë e të gëzojmë në të!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:82

Sytë po më treten për fjalën tënde, prandaj thashë: «Kur do të më ngushëllosh?».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 73:28

Por për mua është mirë të qëndroj pranë Perëndisë, të kërkoj strehë te Zoti, Zoti im, për t'i shpallur të gjitha veprat e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 41:10

Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 27:8

Për ty foli zemra ime e tha: «Kërkoni fytyrën time». Fytyrën tënde, o Zot, kërkoj.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:111

Dëshmitë e tua janë trashëgimia ime përjetë, se ato janë gëzimi i zemrës sime.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 34:1

Psalm i Davidit. Kur u shtir si i marrë para Abimelekut, i cili e dëboi dhe Davidi u largua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Pjetrit 5:7

Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 9:10

Zoti është strehë për të shtypurit, strehë në kohë të vështira.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:77

Ardhtë mëshira jote mbi mua, që të jetoj, se ligji yt është kënaqësia ime.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:29

Mbamë larg udhës së mashtrimit dhe përdëllemë me ligjin tënd.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 139:1-2

Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit. O Zot, ti më ke shqyrtuar e më njeh.Ti e di kur ulem e kur ngrihem, mendimet nga larg m'i kupton.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 4:8

Së fundi, vëllezër, kini në mendje të gjitha sa janë të vërteta, sa janë të ndershme, sa janë të drejta, sa janë të dëlira, sa janë të dashura, të gjitha sa kanë emër të mirë, sa janë të virtytshme dhe sa janë të denja për t'u lavdëruar.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 139:5

Para meje e mbrapa meje je ti, dora jote qëndron mbi mua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 130:5-6

E pres Zotin, e pret shpirti im, te fjala e tij e kam vënë shpresën.Shpirti im e pret Zotin më shumë se rojat mëngjesin, më shumë se rojat mëngjesin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 56:3-4

Armiqtë po më shkelin çdo ditë me këmbë, të shumtë janë ata që më sulmojnë nga lart. Ditën që do të më pushtojë frika, te ti do të kem besim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:169

Ardhtë përgjërimi im para teje, o Zot, bëmë të kuptoj sipas fjalës sate.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:66

Mësomë dijen e të dalloj të mirën, se tek urdhërimet e tua kam besim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:140

Fjala jote është e sprovuar në zjarr, prandaj shërbëtori yt e do.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 111:10

Fillimi i urtisë është droja e Zotit, kush vepron me të, fiton mençuri. Lavdia e tij mbetet përherë!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 26:3-4

Synimet e tij nuk luhaten dhe ti e mban në paqe, e mban në paqe, se ka shpresuar te ti.Kini përherë shpresë te Zoti, se Zoti, Zoti është shkëmbi i amshuar.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 63:6-7

Do të ngihem me gjithë të mirat, goja ime do të të lavdërojë me buzë të hareshme.Edhe në shtrat ty të kujtoj, të kam ndër mend në çdo orë të natës,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 5:12

Por, ata që kërkojnë strehë te ti le të gëzojnë e përherë të brohorasin. Paçin mbrojtjen tënde e u ngazëllefshin për ty ata që duan emrin tënd.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 54:2

kur zifitët shkuan e lajmëruan Saulin se Davidi fshihej diku mes tyre.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 86:7

Ditën e fatkeqësisë të thërras, sepse ti më përgjigjesh.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 42:8

Humnera humnerës i thërret me ushtimën e ujëvarave të tua, të gjitha dallgët e valët e tua kaluan mbi mua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 84:2

Sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:113

I urrej ata që janë me dy fytyra, por e dua ligjin tënd.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 37:5

Lëre udhën tënde në duart e Zotit, ki besim tek ai e ai do të veprojë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 5:6

Lum të uriturit e të eturit për drejtësi, se do të ngihen.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 5:2

Dëgjoji, o Zot, fjalët e mia, përfille rënkimin tim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:72

Më i mirë për mua është ligji i gojës sate, sesa mijëra monedha ari e argjendi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:39

Largoje prej meje poshtërimin, që më tmerron, se vendimet e tua janë të mira.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 40:31

Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 145:8

I mëshirshëm e i dhembshur është Zoti, i ngadaltë në zemërim e plot mirësi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 130:5

E pres Zotin, e pret shpirti im, te fjala e tij e kam vënë shpresën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 139:23-24

Shqyrtomë, o Perëndi, dhe njihe zemrën time, vëmë në provë dhe njihi brengat e mia.Shiko në shkoj udhës së ligë dhe në udhën e përjetësisë më pri.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 40:1

Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:26

Po ashtu edhe Shpirti na ndihmon, sepse jemi të dobët. Ne nuk dimë as për çfarë e as si duhet të lutemi, por vetë Shpirti ndërmjetëson për ne me psherëtima të pashqiptueshme.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 139:10

edhe atje do të më udhëhiqte dora jote, do të më mbante e djathta jote.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 5:1-2

Mjeshtrit të korit. Për fyell. Psalm i Davidit.Dëgjoji, o Zot, fjalët e mia, përfille rënkimin tim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:2

Lum ata që mbajnë dëshmitë e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:170

Mbërrittë lutja ime para teje, sipas fjalës sate çliromë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 15:29

Zoti është larg nga të paudhët, por lutjen e të drejtëve e dëgjon.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 143:8

Shpallmë mirësinë tënde që në mëngjes, se te ti kam besim. Tregomë udhën ku duhet të eci, se drejt teje e lartësoj shpirtin tim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 4:4

Dijeni, Zoti zgjedh atë që i qëndron besnik, Zoti më dëgjon kur i thërras.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 22:3

O Perëndia im, të thërras ditën, por nuk më përgjigjesh, edhe natën e prehje nuk gjej.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:145

Po thërras me gjithë zemër, përgjigjmu, o Zot, rregullat e tua do t'i ruaj.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 54:10

Malet mund të tunden vendit e kodrat mund të tranden, por mirësia ime për ty s'do të tundet dhe besëlidhja e paqes sime s'do të trandet», thotë Zoti që ka dhembshuri për ty.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:142

Drejtësia jote është e drejtë përjetë dhe ligji yt është i vërtetë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 118:5

Kur isha në fatkeqësi i thirra Zotit e Zoti më dëgjoi e më lehtësoi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 1:3

E falënderoj Perëndinë tim sa herë ju kujtoj.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:12

I bekuar je, o Zot, mësomë rregullat e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 11:28-30

Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, se unë do t'ju çlodh.Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,se zgjedha ime është e butë e barra ime është e lehtë».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 36:7-9

Drejtësia jote është si malet e larta, gjykimet e tua si humnera e thellë. Njerëz e kafshë, o Zot, ti i shpëton.Sa e çmuar është mirësia jote, o Perëndi! Nën hijen e krahëve të tu njerëzit gjejnë strehë.Ngihen me begatinë e shtëpisë sate, në përroin e ëndjeve të tua shuajnë etjen.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 91:1

Kush banon nën strehën e të Tejlartit, qëndron nën hijen e të gjithëpushtetshmit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 23:1

Psalm i Davidit. Zoti është bariu im, asgjë s'më mungon.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 30:5

Këndojini Zotit, ju besnikët e tij, përlëvdoni kujtimin e shenjtërisë së tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 12:2

Ja, Perëndia është shpëtimi im, besoj e nuk kam frikë. Fuqia ime e forca ime është Zoti, Zoti është shpëtimi im.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 3:6

Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:175

Jetoftë shpirti im e të lavdëroftë, vendimet e tua më ndihmofshin!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 66:20

Bekuar qoftë Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time e as nga mirësia e tij nuk hoqi dorë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:168

Porositë dhe dëshmitë e tua i kam mbajtur, gjithë udhët e mia janë para teje.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 30:18

E pra, Zoti pret t'ju përdëllejë, është ngritur t'ju mëshirojë, se Zoti është Perëndi i drejtë; lum ata që shpresojnë tek ai!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 27:14

Shpreso në Zotin. Bëhu i fortë e merr zemër. Zotin prit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 22:19

I ndanë rrobat e mia mes tyre e për petkun tim hodhën short.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 68:19

U ngjite në lartësi, zure robër, dhurata prej njerëzve e prej kundërshtarëve more, që atje të banosh, o Zot Perëndi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 146:5

Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit, që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 113:7

Nga pluhuri ai e ngre të mjerin, nevojtarin prej plehut e lartëson.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:43

Mos ma hiq kurrë nga goja fjalën e së vërtetës, se në vendimet e tua kam shpresuar.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 10:19-22

Vëllezër, gjaku i Jezuit na jep guxim për të hyrë në shenjtërorepërmes udhës së re e të gjallë që na hapi Krishti me anë të velit që është trupi i tij.Ai është prift i madh në krye të shtëpisë së Perëndisë.Le të hyjmë, pra, atje me zemër të çiltër e me besim të sigurt, me zemër të pastruar nga ndërgjegjja e keqe dhe me trup të larë me ujë të pastër.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 136:1

Përlëvdoni Zotin, se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 121:1-2

Këngë shtegtimesh. I ngrita sytë drejt maleve, prej nga do të më vijë ndihma?Ndihma më vjen nga Zoti, që krijoi qiellin e tokën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 26:8

Kemi pritur udhën e gjykimeve të tua, o Zot, shpirti ynë ka dëshiruar emrin e kujtimin tënd!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 34:10

Druajeni Zotin, o të shenjtët e tij, se atyre që e druajnë, nuk u mungon asgjë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 5:14

Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur mbi një mal.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 91:14

«Do ta çliroj, sepse më deshi, do ta mbroj, se njohu emrin tim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:31

Ç'të themi, pra, për këto gjëra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? Ai që vërtet nuk e kurseu Birin e vet,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 42:2

Ashtu si dreri dëshiron rrëketë e ujërave, edhe shpirti im të dëshiron ty, o Perëndi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 19:14

Ruaje shërbëtorin tënd edhe nga mëkatet me dashje, që të mos sundojnë mbi mua. Atëherë do të jem i patëmetë, i pastruar krejt prej mëkatit të rëndë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 69:13

Më përgojuan ata që rrinë portave, pijanecët më bënë këngë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 77:1-2

Mjeshtrit të korit. Për Jedutunin. Psalm i Asafit.Me zërin tim i thërras Perëndisë, me zërin tim i drejtohem Perëndisë dhe ai më dëgjon.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 36:5-6

Paudhësinë mendon në shtratin e tij, ndjek udhën që s'është e mirë, të keqen nuk e përbuz.O Zot, mirësia jote rrok qiellin, besnikëria jote prek retë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Filipianëve 4:19

Perëndia im do të plotësojë përmes Krishtit Jezu çdo nevojë tuajën, sipas pasurive të tij të lavdishme.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 16:3

Paraqitja Zotit veprat e tua dhe shestimet e tua do të zënë vend.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 136:2

Përlëvdoni Perëndinë e perëndive, se mirësia e tij mbetet përjetë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 10:12

Sepse nuk ka dallim ndërmjet judeut e helenit: Zoti është i njëjtë për të gjithë dhe është zemërgjerë me të gjithë ata që e thërrasin emrin e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 65:24

Para se të më thërrasin, unë do t'u përgjigjem, pa mbaruar së foluri, unë do t'i dëgjoj.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 12:25

Ankthi i zemrës e thyen burrin, ndërsa një fjalë e mirë e gëzon.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 5:11

Ndëshkoji, o Perëndi, nga qëllimet e tyre u shkatërrofshin, dëboji për paudhësitë e tyre të shumta, se kanë ngritur krye kundër teje.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha

Lutja drejtuar Zotit

Zoti im i Plotfuqishëm! Sot vij para teje në emër të Jezusit, duke të dorëzuar barrët dhe ankthet e mia. Merr çdo hidhërim, çdo trishtim, çdo depresion. Ti je ai që më mban dhe më thua: "Mos ki frikë, unë të ndihmoj". Sot të lutem të vendosësh paqe dhe drejtim mbi jetën time dhe të familjarëve të mi. Faleminderit sepse fjala jote thotë: "Shikoni zogjtë e qiellit, që nuk mbjellin, nuk korrin, nuk mbledhin në hambare, e Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më shumë se ata?". Në këtë moment vështirësie dhe mungese, e di që kujdesesh për mua dhe shpall se Zoti im do të plotësojë të gjitha nevojat e mia, sipas pasurisë së tij në lavdi në Krishtin Jezus. Largo çdo errësirë, çdo hije, shpall se drita e Krishtit shkëlqen mbi financat e mia dhe puna ime do të jetë një instrument që Perëndia do ta përdorë për të më bekuar. Faleminderit sepse në momentet më të vështira ti ke qenë shkëmbi dhe kështjella ime. Më jep kurajë dhe mençuri për t'u përballur me çdo kundërshtim. Faleminderit, Zot, sepse nëpërmjet fjalës tënde kam shpresë se do të fitoj, se ti do të më sigurosh dhe do të më mbështetësh me të djathtën e drejtësisë sate. Edhe në momentet e mia më të vështira, besimi dhe shpresa ime do të jenë gjithmonë tek ti. Në emër të Jezusit. Amin!
Na ndiq:

Reklamat


Reklamat