Vargje Biblike

- Reklamat -


strofa për Zotin

strofa për Zotin

Zoti është krijuesi yt, mbrojtësi yt, ai që të mban gjallë. Ai është i Plotfuqishëm, i mëshirshëm, falës dhe i mirë.

Mund ta njohim Zotin nëpërmjet fjalës së tij. Ai interesohet për jetën tënde, të do dhe ka krijuar një plan të mrekullueshëm për ty. Zoti i di të gjitha, edhe para se të ndodhin.

Dashuria e Zotit është e pashtershme. "Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të kap për dore të djathtë dhe të them: Mos ki frikë, unë të ndihmoj" (Isaia 41:13). Kështu është Zoti, gjithmonë me ne. Duhet vetëm t'i afrohemi.

Ai është Krijuesi dhe Mbajtësi i të gjitha gjërave, i cili shpëton botën nëpërmjet Birit të tij, Jezu Krishtit.




Jozuehu 1:8

Mos e hiq nga goja librin e këtij ligji. Përsiate ditë e natë, që ta mbash e të bësh gjithçka është shkruar në të. Vetëm atëherë do të kesh mbarësi e begati.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 13:8

Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç detyrimit për të dashur njëri-tjetrin. Kush e do tjetrin, e ka përmbushur ligjin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 6:2

Mbajini barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 1:1-2

Lum njeriu që nuk ndjek këshillën e të paudhëve dhe udhës së mëkatarëve nuk qëndron, që nuk rri me përqeshësit,por kënaqet me ligjin e Zotit dhe ditë e natë për atë ligj mendon.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 19:7

Lind në njërin skaj të qiellit e deri në tjetrin rrotullohet, nxehtësisë së tij s'i fshihet askush.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:34

Me jep mençuri për të mbajtur ligjin tënd e unë do ta ruaj me gjithë zemër.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:92

Po të mos ishte ligji yt kënaqësia ime, do të kisha humbur në mjerim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 2:12

Të gjithë ata që kanë mëkatuar pa e njohur ligjin, nuk do të ndëshkohen sipas këtij ligji, ndërsa të gjithë ata që kanë mëkatuar duke e njohur ligjin, do të gjykohen sipas tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 24:12

Zoti i tha Moisiut: «Ngjitu tek unë në mal dhe qëndro aty. Do të të jap rrasat e gurit, ligjin dhe urdhërimet që shkrova për t'ua mësuar atyre».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 5:13

Në të vërtetë, mëkati ishte në botë edhe përpara se të jepej ligji, mirëpo mëkati nuk njihej si i tillë përderisa nuk kishte ligj.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 2:21

Unë nuk e mohoj hirin e Perëndisë, sepse, në u bëka i drejtë njeriu përmes ligjit, atëherë Krishti paska vdekur më kot.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 3:2

Vetëm këtë dua të marr vesh prej jush, a e morët Shpirtin falë veprave që kërkon ligji apo falë dëgjesës së besimit?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 20:1-17

Perëndia tha këto fjalë:«Unë, Zoti, jam Perëndia yt, ai që të nxori nga toka e Egjiptit, nga vendi i skllavërisë.Mos ki Perëndi tjetër, përveç meje.Mos bëj idhull për veten tënde e asgjë të ngjashme me gjërat që janë lart në qiell, poshtë në tokë apo në ujërat e nëndheshme.Mos i adhuro, as mos u shërbe, sepse unë Zoti, Perëndia yt, jam Perëndi xheloz që ndëshkon paudhësinë e etërve deri në brezninë e tretë e të katërt të bijve të atyre që më urrejnë.Por, jam i mëshirshëm me mijëra që më duan e që zbatojnë ligjin tim.Mos e merr nëpër gojë kot emrin e Zotit, Perëndisë tënd, sepse ai nuk do të lërë pa ndëshkuar këdo që e merr nëpër gojë kot emrin e tij.Kujtoje ditën e shtunë dhe shenjtëroje.Gjashtë ditë do të punosh e do të bësh gjithë punët e tua,por dita e shtatë është e shtuna e Zotit, Perëndisë tënd. Mos bëj gjë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafsha jote e as i huaji që rri me ty.Sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin, tokën, detin dhe gjithçka është në to. Ditën e shtatë ai pushoi, prandaj edhe Zoti e bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtunë.Ndero atin tënd e nënën tënde, që të kesh jetë të gjatë në tokën që po të jep Zoti, Perëndia yt.Mos vrit.Mos bëj tradhti bashkëshortore.Mos vidh.Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërtit tënd.Mos lakmo shtëpinë e tjetrit. Mos lakmo gruan e tij, as shërbëtorin e shërbëtoren e tij, as kaun e gomarin e tij, asgjë që është e tija».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 6:15

Çfarë, pra? A të mëkatojmë meqë nuk jemi nën ligj, por nën hir? Larg qoftë!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 30:16

Nëse u bindesh urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tënd, të cilat t'i urdhërova sot, që ta duash Zotin, Perëndinë tënd, ta ndjekësh udhën e tij e t'i mbash urdhërimet, rregullat dhe vendimet e tij, atëherë do të rrosh dhe Zoti, Perëndia yt, do të të shtojë e do të të bekojë në tokën ku po hyn për ta pushtuar.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 5:14

Sepse i gjithë ligji është përmbledhur në këtë urdhër të vetëm: duaje të afërtin si veten.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 78:1

Himn i Asafit. Vër re, o populli im, ligjin tim, mba vesh fjalët e gojës sime.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 6:5-7

Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë forcën tënde.Mbaji në zemër këto fjalë që po të urdhëroj sot.Përsëritja fëmijëve e fol për to kur të rrish ulur në shtëpi ose kur të ecësh udhës, kur të biesh në shtrojë ose kur të ngrihesh prej saj.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 5:22-23

Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,zemërbutësia e vetëpërmbajtja. Kundër këtyre nuk ka ligj.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 3:20

Asnjeri nuk do të bëhet i drejtë para Perëndisë nga veprat që urdhëron ligji, sepse nëpërmjet këtij ligji vjen vetëm njohja e mëkatit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 24:3

Moisiu shkoi e i tregoi popullit tërë fjalët e Zotit dhe tërë vendimet. Mbarë populli u përgjigj njëzëri: «Do t'i zbatojmë të gjitha fjalët që tha Zoti».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Nehemia 8:8

Ata e lexonin librin e ligjit të Perëndisë dhe e sqaronin. I nxirrnin kuptimin, që ta kuptonin leximin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:142

Drejtësia jote është e drejtë përjetë dhe ligji yt është i vërtetë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 28:9

Kush i mbyll veshët ndaj ligjit, edhe lutjen e ka të neveritshme.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 5:20-21

Por kur erdhi ligji, u pa sesa të shumta ishin shkeljet. Mirëpo, aty ku mëkati ishte i shumtë, edhe më i shumtë ishte hiri i Perëndisë.Kështu, sikurse mëkati mbretëroi me anë të vdekjes, ashtu do të mbretërojë edhe hiri, duke na bërë të drejtë për të na çuar në jetën e amshuar përmes Jezu Krishtit, Zotit tonë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:1-2

Lum njerëzit me sjellje të përsosur, që ecin sipas ligjit të Zotit!Lum ata që mbajnë dëshmitë e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 28:1

«Nëse vërtet e dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe i mban e i zbaton të gjitha urdhërimet e tij, që unë po të urdhëroj sot, Zoti, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi çdo komb në tokë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Gjoni 1:17

Ligji u dha përmes Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën përmes Jezu Krishtit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:11

Thëniet e tua i mbaj fshehur në zemër, që të mos mëkatoj kundër teje.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 51:4

Dëgjomë me kujdes, o populli im, vëmë vesh, o kombi im! Se prej meje do të dalë ligji, drejtësinë time do ta bëj dritë për popujt.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:105

Fjala jote është llambë për këmbën time, dritë për shtegun tim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 7:7

Ç'të themi, pra? A është ligji mëkat? Larg qoftë! Mirëpo nëse nuk do të ishte ligji, unë nuk do ta kisha njohur mëkatin. Unë nuk do ta kisha njohur lakminë nëse ligji nuk do të thoshte: mos lakmo!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 3:24-25

Kështu ligji u bë kujdestari ynë deri në ardhjen e Krishtit, që të bëhemi të drejtë me anë të besimit.Me ardhjen e besimit, nuk jemi më nën kujdestarin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 5:17-18

«Mos mendoni se kam ardhur për të shfuqizuar ligjin apo profetët. Unë nuk kam ardhur për t'i shfuqizuar, por për t'i përmbushur.Me të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë “i” dhe asnjë pikë mbi “i” nuk do t'i hiqet ligjit para se të ndodhë gjithçka.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 19:7-11

Lind në njërin skaj të qiellit e deri në tjetrin rrotullohet, nxehtësisë së tij s'i fshihet askush.I përsosur është ligji i Zotit, shpirtin përtërin, e vërtetë dëshmia e Zotit, të thjeshtit i jep urti.Porositë e Zotit janë të drejta, zemrën e gëzojnë, urdhërimet e Zotit janë të pastra, syve u japin dritë.E pastër është droja e Zotit, mbetet në amshim, të vërteta janë gjykimet e Zotit, të gjitha të drejta.Më të dëshirueshme janë se ari, se ari i kulluar mirë, më të ëmbla se mjalti, se mjalti që rrjedh nga hojet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 10:12-13

Tani, Izrael, Zoti, Perëndia yt, nuk kërkon gjë tjetër prej teje, veç ta druash, të ecësh udhës së tij, ta duash, t'i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirtdhe t'i mbash, për të mirën tënde, urdhërimet e Zotit e rregullat që po të urdhëroj unë sot.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Gjonit 2:3-4

Nëse zbatojmë urdhërimet e tij, atëherë e dimë se e kemi njohur atë.Ai që thotë: «Unë e kam njohur Perëndinë», por nuk zbaton urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 6:14

Sepse mëkati nuk do të ketë më pushtet mbi ju, përderisa ju nuk jeni nën ligjin, por nën hirin e Perëndisë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 8:10

Besëlidhja që do të lidh me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve, thotë Zoti, është kjo: unë do t'i shtie ligjet e mia në mendjen e tyre e do t'i shkruaj në zemrat e tyre. Unë do të jem Perëndia i tyre e ata do të jenë populli im.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 7:12

Mirëpo ligji është i shenjtë dhe urdhërimi është i shenjtë, i drejtë e i mirë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 5:18

Në qoftë se udhëhiqeni prej Shpirtit, nuk jeni nën ligjin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:72

Më i mirë për mua është ligji i gojës sate, sesa mijëra monedha ari e argjendi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 22:37-40

Jezui i tha: «Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde.Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari.Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: duaje të afërtin si veten.Nga këto dy urdhërime varen tërë ligji dhe profetët».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 13:8-10

Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç detyrimit për të dashur njëri-tjetrin. Kush e do tjetrin, e ka përmbushur ligjin.Urdhërimet: mos bëj tradhti bashkëshortore, mos vrit, mos vidh, mos lakmo, dhe urdhërimet e tjera përmblidhen në këtë fjalë: duaje të afërtin si veten.Kush e do të afërtin, nuk i bën keq. Prandaj dashuria është përmbushja e ligjit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Pjetrit 1:16

Sepse është shkruar: jini të shenjtë, se unë jam i shenjtë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jakobi 1:25

Ndërsa ai që e shikon me kujdes ligjin e përsosur të lirisë dhe ngulmon në të, ai që nuk mbetet vetëm një dëgjues që harron, por zbatues i tij, do të jetë i lum në gjithçka që bën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 3:10

Ata që mbështeten në veprat që kërkon ligji janë nën mallkim, sepse Shkrimi thotë: qoftë mallkuar kushdo që nuk vazhdon të bëjë gjithçka që është shkruar në librin e Ligjit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:165

Paqe të madhe kanë ata që duan ligjin tënd, asgjë nuk i pengon.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 1:1-3

Lum njeriu që nuk ndjek këshillën e të paudhëve dhe udhës së mëkatarëve nuk qëndron, që nuk rri me përqeshësit,por kënaqet me ligjin e Zotit dhe ditë e natë për atë ligj mendon.Ai është si pemë e mbjellë buzë rrjedhës së ujërave, që frytin e jep në stinën e vet e gjethja nuk i vyshket. Atij i shkon mbarë gjithçka bën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 23:2

Mos ndiq shumicën për të bërë të keqen. Mos jep dëshmi të rreme në gjyq për t'i mbajtur anën shumicës duke shtrembëruar drejtësinë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Levitiku 19:18

Mos merr hak e mos mbaj mëri me bijtë e popullit tënd. Duaje të afërtin si veten. Unë jam Zoti.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 28:4

Kush braktis ligjin, lëvdon të paudhin, por kush e zbaton ligjin, lufton kundër tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 29:18

Kur s'ka vegim profetik, populli shthuret, por lum ai që mban ligjin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 10:1

Meqenëse ligji përmban vetëm hijen e të mirave të ardhshme dhe jo pamjen e tyre të vërtetë, ai nuk mund t'i përsosë kurrë ata që vazhdimisht vijnë të kushtojnë të njëjtat flijime vit për vit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 16:16

Ligji e profetët ishin deri te Gjoni. Pastaj u shpall ungjilli i mbretërisë së Perëndisë dhe të gjithë mundohen ta fitojnë atë me përpjekje të mëdha.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:3-4

Atë që nuk mund ta bënte ligji për shkak të dobësisë njerëzore, e bëri Perëndia duke dërguar Birin e vet në përngjasim me dobësinë njerëzore mëkatare. Për sa i takon mëkatit, ai e ndëshkoi mëkatin në dobësinë njerëzore,në mënyrë që kërkesat e drejta të ligjit të përmbushen në ne që nuk jetojmë sipas dobësisë njerëzore, por sipas Shpirtit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 4:40

Mbaji rregullat e urdhërimet që unë po të urdhëroj sot, që të të shkojë mbarë ty e fëmijëve të tu pas teje e të jetosh gjatë në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep përgjithmonë».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:43

Mos ma hiq kurrë nga goja fjalën e së vërtetës, se në vendimet e tua kam shpresuar.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 5:19

Prandaj, kushdo që e shpërfill njërin nga këto urdhërime, qoftë edhe më të voglin, e do t'i mësojë edhe të tjerët të bëjnë po ashtu, ai do të jetë më i vogli në mbretërinë e qiejve. Ndërsa ai që do t'i zbatojë e do t'ua mësojë të tjerëve, do të jetë i madh në mbretërinë e qiejve.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Korintasve 9:21

Mes atyre që nuk e njihnin ligjin u bëra si njeri pa ligjin, edhe pse nuk jam pa ligjin e Perëndisë, por jam me ligjin e Krishtit, që të fitoja ata që ishin pa ligjin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 2:16

e dimë se njeriu nuk bëhet i drejtë nga veprat që kërkon ligji, por vetëm përmes besimit në Jezu Krishtin. Prandaj edhe besuam në Krishtin Jezu, që të bëhemi të drejtë nga besimi në Krishtin e jo nga veprat që kërkon ligji, sepse askush nuk do të bëhet i drejtë nga veprat e ligjit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:144

Dëshmitë e tua janë drejtësi e amshuar, bëmë të kuptoj, që të kem jetë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 2:13

Të drejtë para Perëndisë nuk janë ata që e dëgjojnë ligjin, por ata që e zbatojnë atë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jakobi 2:10

Kush e zbaton të gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, bëhet fajtor ndaj të gjithë ligjit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Gjonit 3:4

Kush bën mëkat, shkel ligjin, sepse mëkati është shkelja e ligjit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 17:18-20

Kur të marrë fronin e mbretërisë, të shkruajë për vete një kopje të këtij ligji në prani të priftërinjve levitë.Ta ketë me vete e ta lexojë tërë ditët e jetës së tij, që të mësojë ta druajë Zotin, Perëndinë e tij, e të mbajë e zbatojë çdo fjalë të këtij ligji e të këtyre rregullave.Të mos jetë kryelartë përmbi vëllezërit e të mos u shmanget as djathtas e as majtas urdhërimeve, që të mbretërojë gjatë ai dhe bijtë e tij në Izrael».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:31

Jam kapur pas dëshmive të tua, o Zot, mos lejo të turpërohem!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 7:22

Në të vërtetë, thellë brenda meje unë gjej kënaqësi në ligjin e Perëndisë,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:26

Udhët e mia t'i dëftova e ti m'u përgjigje, mësomë rregullat e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 15:3

Jezui u përgjigj: «Po ju, pse e shkelni urdhërimin e Perëndisë për hir të traditës suaj?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 5:4

Ju që doni të bëheni të drejtë me anë të ligjit të Moisiut jeni ndarë nga Krishti dhe jeni larguar nga hiri i Perëndisë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 7:12

Kur ndryshohet priftëria, domosdo bëhet edhe ndryshimi i ligjit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 6:24

Zoti na urdhëroi t'i zbatojmë të gjitha këto rregulla e ta druajmë Zotin, Perëndinë tonë, që të na shkojë mbarë jeta e të na mbajë gjallë, sikurse jemi sot.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 3:31

Mos vallë nëpërmjet besimit shfuqizojmë ligjin? Larg qoftë! Përkundrazi, e vëmë ligjin në vendin e vet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Kolosianëve 2:14

Ai e fshiu dhe e zhduku dorëshkrimin që na padiste dhe që ishte kundër nesh për shkak të urdhërimeve të tij, duke e mbërthyer në kryq.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Timoteut 1:8

Ne e dimë se ligji është i mirë, nëse njeriu e përdor si duhet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 13:13

Kush e përbuz fjalën, ndëshkon veten, kush e druan urdhërimin, do të shpërblehet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:120

Më dridhet mishi prej frikës sate, prej gjykimeve të tua më zë tmerri.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 42:21

I pëlqeu Zotit, për hir të drejtësisë së tij, ta madhërojë ligjin e ta bëjë të lavdishëm.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 37:31

Ligjin e Perëndisë së vet e ka në zemër, hapat e tij nuk do të lëkunden.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 7:12

Bëjuni të tjerëve gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve. Në këtë përmblidhen ligji e profetët».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 1:32

Ata e njohin urdhërimin e Perëndisë që thotë se kush bën gjëra të tilla, meriton të vdesë. Megjithatë, ata jo vetëm i bëjnë këto, por edhe miratojnë të tjerët që i bëjnë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 28:1-2

«Nëse vërtet e dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd, dhe i mban e i zbaton të gjitha urdhërimet e tij, që unë po të urdhëroj sot, Zoti, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi çdo komb në tokë.Nëse e dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd, do të të mbulojnë e do të të përcjellin të gjitha këto bekime:

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:160

Parimi i fjalës sate është e vërteta, çdo vendim i yt i drejtë është për amshim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 3:19

Pse u dha ligji, atëherë? Ai u shtua për shkak të paudhësive, derisa të vinte pasardhësi, të cilit iu bë premtimi. Ligji u shpall prej engjëjve me anë të një ndërmjetësi,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 12:28

Por, nëse unë i dëboj djajtë me fuqinë e Shpirtit të Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur te ju.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 2:14-15

Kur kombet që nuk e kanë ligjin, zbatojnë vetvetiu çfarë thotë ligji, megjithëse nuk e kanë ligjin, ato veprojnë si ta kishin atë brenda vetes së tyre.Me këtë ata tregojnë se urdhërimet e ligjit janë të shkruara në zemrat e tyre, gjë për të cilën dëshmon edhe ndërgjegjja e tyre, edhe mendimet e tyre të brendshme, që herë i akuzojnë për faj e herë i shfajësojnë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jakobi 2:8

Nëse zbatoni ligjin e mbretërisë sipas Shkrimit: duaje të afërtin si veten, bëni mirë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 103:17-18

Por mirësia e Zotit mbetet përjetë e në amshim për ata që e druajnë dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve të tyre,për ata që mbajnë besëlidhjen e tij, që zbatojnë pa harruar porositë e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 8:20

Përmbajuni ligjit e dëshmisë! Po të mos flasin sipas kësaj fjale, nuk kanë për t'ia arritur agimit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 12:14

Kërkoni paqen me të gjithë dhe shenjtërimin, pa të cilin askush nuk do ta shohë Zotin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 12:49

I njëjti ligj do të vlejë si për vendasit, ashtu edhe për të huajt që banojnë mes jush».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 31:9-13

Moisiu e shkroi këtë ligj e ua dha priftërinjve, bijve të Levit, që mbartin arkën e besëlidhjes së Zotit, dhe tërë pleqve të Izraelit.Pastaj Moisiu i urdhëroi: «Në fund të çdo viti të shtatë, në vitin e shlyerjes së huave, gjatë festës së Kasolleve,kur mbarë Izraeli të paraqitet para Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai do të zgjedhë, lexoje këtë ligj para tërë Izraelit, që ta dëgjojnë.Mblidhe popullin bashkë me burra, gra, fëmijë e banorë të ardhur, që ta dëgjojnë e të mësojnë ta druajnë Zotin, Perëndinë e tyre, e t'i mbajnë e zbatojnë të gjitha fjalët e këtij ligji.Edhe fëmijët e tyre, që nuk e njohin, do ta dëgjojnë e do të mësojnë ta druajnë Zotin, Perëndinë tuaj, gjatë gjithë jetës, në vendin ku po shkon për ta pushtuar, përtej Jordanit».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 5:48

Jini, pra, të përsosur, sikurse është i përsosur edhe Ati juaj qiellor».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 10:4

Krishti i jep fund ligjit me qëllim që të bëhet i drejtë kushdo që beson në të.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:46

Para mbretërve do të flas për dëshmitë e tua e turp nuk do të kem.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 56:1

Kështu thotë Zoti: Mbajeni të drejtën, zbatojeni drejtësinë, se shpëtimi im po afron, drejtësia ime po shfaqet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 3:1-2

Biri im, mos i harro udhëzimet e mia e mbaj në zemër urdhërimet e mia,se ditë të shumta, vite jete e paqe do të të japin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Gjonit 5:2-3

Ja si e dimë se i duam bijtë e Perëndisë: kur duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij.Dashuria e Perëndisë është të zbatojmë urdhërimet e tij dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:59

I shqyrtova mirë udhët e tua dhe hapat drejt dëshmive të tua i ktheva.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 14:17

Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët e të pirët, por drejtësi, paqe e gëzim në Shpirtin e shenjtë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 19:8

I përsosur është ligji i Zotit, shpirtin përtërin, e vërtetë dëshmia e Zotit, të thjeshtit i jep urti.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 5:13

Vëllezër, ju jeni thirrur për të jetuar të lirë. Veçse kjo liri të mos bëhet shkak që të jetoni sipas dëshirave të mishit, por t'i shërbeni njëri-tjetrit me dashuri.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:36

Prire zemrën time drejt dëshmive të tua e jo drejt lakmisë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 54:10

Malet mund të tunden vendit e kodrat mund të tranden, por mirësia ime për ty s'do të tundet dhe besëlidhja e paqes sime s'do të trandet», thotë Zoti që ka dhembshuri për ty.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Kolosianëve 3:16-17

Fjala e Krishtit banoftë në ju me gjithë begatinë e saj. Mësoni e këshilloni njëri-tjetrin me urti! Këndojini me gjithë zemër Perëndisë psalme, himne e këngë shpirtërore!Gjithçka që thoni e gjithçka që bëni, ta bëni në emër të Zotit Jezu, duke falënderuar nëpërmjet tij Perëndinë Atë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:77

Ardhtë mëshira jote mbi mua, që të jetoj, se ligji yt është kënaqësia ime.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 13:1-2

Çdo njeri t'u nënshtrohet pushteteve që ka mbi vete. Sepse nuk ka pushtet që nuk është nga Perëndia. Të gjitha pushtetet janë caktuar nga Perëndia.Pra, kush kundërshton pushtetin, i kundërvihet Perëndisë që e ka caktuar atë. Ata që e kundërshtojnë, i pret gjykimi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Korintasve 6:12

Disa thonë: «Gjithçka më lejohet». Po, por jo gjithçka është e dobishme. Gjithçka më lejohet, por unë nuk do të sundohem nga asgjë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 4:12

Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Ajo është më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e frymës së jetës nga shpirti, të kockës nga palca. Ajo shqyrton mendimet dhe qëllimet e zemrës.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 6:33

Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë edhe ato gjëra.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:89

Përgjithmonë, o Zot, fjala jote qëndron në qiej.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:14

Gëzohem kur ndjek dëshmitë e tua, si të ishin gjithë pasuria ime.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Predikuesi 12:13-14

Si përfundim, pasi u dëgjuan të gjitha, druaje Perëndinë e zbato urdhërimet e tij, se kjo është gjithçka për njeriun.Se Perëndia do të gjykojë çdo vepër e çdo të fshehtë, të mirë apo të keqe.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 4:21-24

Më thoni ju, që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin?Shkrimi thotë se Abrahami pati dy bij, një prej skllaves e një prej të lirës.Biri i skllaves lindi prej mishit, ndërsa biri i së lirës përmes premtimit të Perëndisë.Këto gjëra kanë tjetër kuptim. Dy gratë janë dy besëlidhje. Njëra, ajo prej malit Sinai që lind për skllavërim, është Hagara.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 9:1-2

Sigurisht që edhe besëlidhja e parë kishte rregulla adhurimi dhe një shenjtërore tokësore.U ndërtua një tendë e parë, në të cilën ndodhej shandani, tryeza e bukët që i kushtoheshin Perëndisë. Kjo tendë quhej «Shenjtërorja».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 15:6

ai është i çliruar nga detyrimi për të nderuar të atin”. Kështu, për shkak të traditës suaj keni shfuqizuar fjalën e Perëndisë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Pjetrit 2:9

Ndërsa ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull që Perëndia zgjodhi për të shpallur veprat e tij madhështore. Ai ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 3:23-24

sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e kanë lavdinë e Perëndisë.Ata u bënë të drejtë falas, me hirin e tij, përmes Krishtit Jezu, që i shpengoi nga mëkati.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha

Lutja drejtuar Zotit

Faleminderit ty o Zot, shëruesi im, furnizuesi im dhe mbrojtësi im, ti je ai që lufton betejat e mia dhe që më çon nga lavdi në lavdi. Në emrin e fuqishëm të Jezusit, vij tek ty për të të adhuruar dhe bekuar, për dashurinë tënde të madhe dhe mëshirën tënde të pafundme. Mbreti im, unë do të të bekoj dhe të të lartësoj sepse më ke falur, më ke shpëtuar, më ke parë me kënaqësi o Zot. Ti bën shenja në qiell dhe këtu në tokë, ti hape detin më dysh. O i bekuar, i Shenjti i Izraelit! O Zot, ti je i bekuar midis të gjitha kombeve, ato të lavdërojnë dhe bekojnë emrin tënd, që është mbi çdo emër dhe shpallin se ti je Mbreti suprem. O Zot, të lutem që në çdo kohë lavdia jote të jetë vazhdimisht në gojën time. Fjala jote thotë: "I bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim shpirtëror në vendet qiellore në Krishtin". Faleminderit sepse mëshira jote është brez pas brezi, ti je Perëndia im, Mbreti im dhe nuk ka të mirë jashtë teje. Ti je krijuesi i qiellit dhe i tokës, vetëm emri yt është i lartësuar, le të lavdërojnë dhe të këndojnë me gëzim të gjithë shenjtorët e tu sepse të mrekullueshme janë veprat e tua dhe të panumërta si rëra e detit. Në emër të Jezusit. Amen!
Na ndiq:

Reklamat


Reklamat