Mikpritni me zemër të hapur ata që vijnë në shtëpinë time apo në kishë. Ata sjellin fjalë freskie në jetën time, dhe kur i përshëndes, dua t'u jap një varg, një fjalë që t'u mbushë jetën dhe t'i ruajë nga çdo e keqe gjatë rrugës. Në fjalën e Zotit ka shumë premtime që mund t'ua dhuroj atyre që na vizitojnë.
3 Gjoni 1:2 "I dashuri im, uroj që të jesh mirë në çdo gjë dhe të kesh shëndet, ashtu siç është mirë shpirti yt". Këtu do të gjesh shumë vargje të tjera që mund t'ua japësh vizitorëve si dhuratë nga Zoti.
Perëndia im do të plotësojë përmes Krishtit Jezu çdo nevojë tuajën, sipas pasurive të tij të lavdishme.
Zoti iu shfaq Abrahamit te lisat e Mamreut, në zhegun e ditës, kur ai po rrinte në të hyrë të tendës.Abrahami ngriti sytë dhe, ja, pa tre burra që po qëndronin para tij. Si i pa, vrapoi nga hyrja e tendës që t'i takonte, u përkul me nderim përtokë,e tha: «O Zoti im, nëse kam gjetur hir para teje, mos kalo pa u ndalur te shërbëtori yt.
Ndero atin tënd e nënën tënde, që të kesh jetë të gjatë në tokën që po të jep Zoti, Perëndia yt.
fort i dashur, uroj që gjithçka të shkojë mirë e të gëzosh shëndet, sikurse je mirë shpirtërisht.
Por, ata që kërkojnë strehë te ti le të gëzojnë e përherë të brohorasin. Paçin mbrojtjen tënde e u ngazëllefshin për ty ata që duan emrin tënd.
Të huajin që banon me ju mbajeni si vendasin dhe duajeni si veten, sepse edhe ju keni qenë të huaj në tokën e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
e thuajini: “Të paça me jetë! Paqja qoftë me ty, me shtëpinë tënde e me gjithçka që të përket.
Perëndia i shpresës ju mbushtë plot me gëzim e paqe në besimin tuaj, në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të shenjtë të jeni plot me shpresë.
Davidi i tha: «Mos ki frikë, se do të tregohem i mirë me ty për hir të atit tënd, Jonatanit. Do të t'i kthej të gjitha tokat e Saulit, atit tënd, dhe ti do të hash përherë në tryezën time».
Perëndia i paqes, ai që ngjalli prej të vdekurve bariun e madh të deleve, Zotin tonë, Jezuin, me gjakun e të cilit siguroi besëlidhjen e amshuar,ju bëftë të aftë për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij! Ai bëftë ndër ne çdo gjë që i pëlqen të bëhet, nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i përket lavdia, në shekuj të shekujve! Amen!
Lejoje shërbëtorin tënd të kthehet e të vdesë në qytetin e vet, pranë varrit të tim eti e të sime mëje. Le të vijë me timzot, mbretin, shërbëtori yt Kimhami dhe imzot, mbreti, le të veprojë me të si t'i duket më mirë».
Më pas ra e fjeti nën hijen e gjineshtrës. Papritur e preku një engjëll e i tha: «Çohu e ha».Elia u çua të shohë dhe, ja, te koka ishte një kulaç i pjekur në thëngjij dhe një katruve me ujë. Elia hëngri e piu dhe pastaj u shtri sërish.Engjëlli i Zotit u kthye përsëri, e preku Elinë e i tha: «Çohu e ha, se ke rrugë të gjatë për të bërë».
Zoti të bekoftë e të ruajttë!Zoti e ndriçoftë fytyrën e tij mbi ty e pastë mëshirë për ty!Zoti e ktheftë fytyrën e tij te ti e të dhëntë paqe!
Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.Lum ai që kujtohet për të varfrin, në ditë fatkeqësie Zoti do ta shpëtojë.Zoti do ta ruajë e do ta mbajë gjallë, do ta bëjë të lum mbi tokë e s'do ta lërë në duart e armiqve.
Jepini të drejtën të mjerit e jetimit, bëjini drejtësi të vuajturit e skamnorit.Çlirojeni të mjerin e nevojtarin, prej dorës së të paudhëve shpëtojini.
Dy vetë janë më mirë se një, se shpërblehen mirë për mundin e vet.Se, po të rrëzohen, njëri ngre tjetrin. Por, mjerë ai që rrëzohet e nuk ka kush ta ngrejë.
A s'është ta ndash bukën me të uriturin, të presësh në shtëpi të varfrin e pastrehë, ta shohësh dikë të zhveshur e ta veshësh, dhe farefisin tënd të mos e lësh pas dore?
i dha të drejtën skamnorit e nevojtarit, prandaj i shkoi mbarë. A nuk është kjo mënyra për të më njohur, kumton Zoti?
Do të kërkoj të humburën dhe do të kthej të ndarën. Do t'i lidh plagën të lënduarës dhe të sëmurën do ta forcoj. Do të kujdesem për të majmen dhe për të mëkëmburën. Do t'i kullot me drejtësi.
Kushdo që i jep njërit prej këtyre të vegjëlve qoftë edhe një gotë ujë të ftohtë, sepse është dishepull, me të vërtetë po ju them se ai nuk do ta humbasë shpërblimin e tij».
Ndërsa urdhërimi i dytë është: duaje të afërtin si veten! Nuk ka urdhërime më të mëdha se këto».
Por një samaritan që po udhëtonte andej, iu afrua dhe kur e pa, ndjeu dhembshuri për të.Shkoi tek ai, i derdhi vaj e verë mbi plagë dhe ia lidhi. Pastaj e ngarkoi mbi kafshën e vet, e çoi në një bujtinë dhe u kujdes për të.Të nesërmen nxori dy denarë, ia dha të zotit të bujtinës e i tha: “Kujdesu për të dhe kur të kthehem, do të të paguaj për çfarë do të shpenzosh më tepër”.
Atij që e kishte ftuar, Jezui i tha: «Kur të shtrosh një drekë a një darkë, mos fto miqtë e tu, vëllezërit, të afërmit e tu apo fqinjët e pasur, duke shpresuar se edhe ata do të të ftojnë e kështu do të shpërblehesh.Përkundrazi, kur të shtrosh një gosti, fto njerëz të varfër, të kërrusur, të çalë e të verbër.Atëherë do të jesh i lum, se ata nuk do të kenë me çfarë të të shpërblejnë, por ti do ta marrësh shpërblimin në ngjalljen e të drejtëve».
Nëse unë pra, Zoti dhe Mësuesi, ju lava këmbët, edhe ju duhet t'ia lani këmbët njëri-tjetrit.Ju dhashë shembullin që të bëni siç bëra unë.
Në Cezare jetonte një njeri me emrin Kornel. Ai ishte kryeqindës i asaj që quhej kohorta italike.Korneli ishte i përkushtuar ndaj Perëndisë dhe e druante atë bashkë me të gjithë ata të shtëpisë së vet. Ai i jepte shumë lëmoshë popullit dhe i lutej Perëndisë.
Kur u pagëzua bashkë me ata të shtëpisë së saj, ajo na u lut: «Nëse mendoni se jam besimtare në Zotin, ejani e rrini në shtëpinë time». Dhe na detyroi të pranojmë.
Ne që jemi të fortë, duhet të mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët dhe të mos bëjmë ç'na pëlqen neve.Secili prej nesh të bëjë çfarë i pëlqen të afërtit, për të mirën e tij, që ai të këndellet në besim.
që të mos ketë përçarje në trup, por që gjymtyrët të kujdesen për njëra-tjetrën.Nëse njëra gjymtyrë vuan, atëherë vuajnë të gjitha me të. Nëse njëra gjymtyrë nderohet, të gjitha gëzohen me të.
Kjo shërbesë ndihme jo vetëm që plotëson nevojat e të shenjtëve, por bën edhe që të burojnë shumë falënderime për Perëndinë.Kur të shohin shërbesën tuaj të ndihmës, ata do të përlëvdojnë Perëndinë për bindjen tuaj ndaj ungjillit të Krishtit e për zemërgjerësinë që tregoni ndaj tyre dhe ndaj gjithë të tjerëve.
Prandaj, sa të kemi kohë, të punojmë për të mirën e të gjithëve, sidomos të vëllezërve në besim.
Përkundrazi, jini të mirë e të dhembshur me njëri-tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse ju ka falur edhe Perëndia përmes Krishtit.
Mos bëni asgjë prej sedrës së sëmurë a për lavdi të kotë, por me përulësi çmojeni tjetrin më shumë se veten.Mos kërkoni vetëm të mirën tuaj, por edhe të mirën e të tjerëve.
Perëndia ju ka thirrur, ju ka bërë të shenjtë dhe ju ka dashur, prandaj, vishuni me dhembshuri, me mirësi, me përulësi, me zemërbutësi dhe me zemërgjerësi.Durojeni dhe faleni njëri-tjetrin sa herë që dikush të ketë ankesë kundër ndonjë tjetri. Falni ashtu si edhe Zoti ju ka falur.Mbi të gjitha, kini dashuri, sepse dashuria do t'ju bashkojë në mënyrë të përsosur.
O vëllezër, ju bëjmë thirrje t'i qortoni ata që nuk jetojnë siç duhet, t'i ngushëlloni zemërlëshuarit, t'i ndihmoni të dobëtit në besim dhe të jeni të duruar me të gjithë.
Ajo duhet të njihet për vepra të mira: i ka edukuar mirë fëmijët, ka qenë mikpritëse, u ka larë këmbët të shenjtëve, i ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar çdo vepre të mirë.
Edhe tanët le të mësojnë t'u kushtohen veprave të mira, që të mund të përballojnë nevojat e ngutshme e që jeta e tyre të jetë e frytshme.
Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke e nxitur për dashuri e për vepra të mira,pa hequr dorë nga të mbledhurit së bashku, siç e kanë bërë zakon disa. Përkundrazi, le të nxisim njëri-tjetrin më shumë tani që shihni se po afron Dita e Zotit.
Dashuria vëllazërore le të mbetet!Mikpritjen mos e harroni, sepse nëpërmjet saj, disa, pa e ditur, pritën engjëj në shtëpi.
Feja e pastër dhe e panjollë para Perëndisë dhe Atit është kjo: përkujdesja për jetimët e vejushat që janë në vështirësi dhe ruajtja e vetes të pastër nga bota.
Jini mikpritës për njëri-tjetrin pa murmuritur.Secili prej jush, si kujdestar i mirë i dhuntive të ndryshme të Perëndisë, ta përdorë dhuntinë e tij për t'u shërbyer të tjerëve.
Nëse dikush që ka të mirat e kësaj bote shikon vëllanë e vet në nevojë, por e ngurtëson zemrën ndaj tij, si mund të qëndrojë në të dashuria e Perëndisë?Bijtë e mi, të mos duam me fjalë a me gojë, por me vepra dhe me të vërtetë.
Zoti do të përmbushë gjithçka për mua. O Zot, mirësia jote mbetet në amshim, nga veprat e duarve të tua mos hiq dorë!
Po të jetë në dorën tënde, mos ia moho të mirën atij që i takon.Po të kesh, mos i thuaj të afërtit: «Shko e eja nesër, se do të t'jap».
Se, po të rrëzohen, njëri ngre tjetrin. Por, mjerë ai që rrëzohet e nuk ka kush ta ngrejë.
Shpirti i Zotit, Zotit tim, është mbi mua, se vetë Zoti më ka vajosur, më ka dërguar t'u shpall lajmin e mirë të vobektëve, t'u lidh plagët zemërthyerve, t'u shpall çlirimin të robëruarve, të burgosurve, daljen nga burgu,
Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur e të munduar, se unë do t'ju çlodh.Merrni mbi vete zgjedhën time e mësoni nga unë, sepse kam zemër të butë e të përulur. Kështu do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj,se zgjedha ime është e butë e barra ime është e lehtë».
Nuk do ta thyejë kallamin e shkelur e as do ta shuajë flakëzën që nxjerr tym, derisa të ngadhënjejë e drejta.
«Nëse vëllai yt mëkaton kundër teje, shko e qortoje vetëm për vetëm. Po të dëgjoi, e ke fituar vëllanë tënd.Por, nëse nuk të dëgjon, merr edhe një ose dy të tjerë me vete, që çdo fjalë të mund të mbështetet me dëshminë e dy ose tre dëshmitarëve.Nëse nuk pranon t'i dëgjojë, tregoja kishës dhe, po nuk pranoi të dëgjojë as kishën, le të jetë për ty si një prej kombeve apo si një tagrambledhës».
«Shpirti i Zotit është mbi mua, sepse ai më ka vajosur për t'u shpallur ungjillin të varfërve . Më ka dërguar për t'u shpallur robërve lirinë e për t'u kthyer të verbërve shikimin, për të çliruar të shtypurit
Ky është urdhërimi im: duajeni njëri-tjetrin ashtu siç ju desha unë ju.Nuk ka dashuri më të madhe se të japësh jetën për miqtë.
Të gjithë besimtarët ishin të bashkuar dhe kishin gjithçka të përbashkët.Ata shisnin pasuritë dhe pronat e ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës që kishte secili.
Po ju lë nën kujdes motrën tonë Febën që shërben në kishën e Kenkresë.Pranojeni në emër të Zotit, siç u ka hije të shenjtëve dhe qëndrojini përkrah në çdo gjë që të ketë nevojë për ju, sepse ajo ka ndihmuar shumë veta dhe më ka ndihmuar edhe mua.
Ata na u lutën me këmbëngulje t'u jepnim nderin për të marrë pjesë në dërgimin e ndihmave në dobi të të shenjtëve.
Secili nga ju le të japë sa t'i dojë zemra, jo me keqardhje e as me detyrim, se Perëndia e do atë që jep me gëzim.
E falënderoj Perëndinë tim sa herë ju kujtoj.Në çdo lutje që bëj, gjithmonë, lutem me gëzim për ju të gjithë,për pjesëmarrjen tuaj në dobi të ungjillit nga dita e parë deri tani.
Ju, o filipianë, e dini se kur fillova të predikoj ungjillin, pasi u largova nga Maqedonia, asnjë kishë, përveç jush, nuk më ndihmoi me të holla.Në të vërtetë edhe kur gjendesha në Selanik, jo një, por dy herë, ju më dërguat ndihmë kur isha në nevojë.
E falënderojmë gjithmonë Perëndinë për ju të gjithë dhe ju përmendim pa pushim në lutjet tona.Ne kujtojmë para Perëndisë dhe Atit tonë besimin tuaj të gjallë, dashurinë tuaj vepruese dhe shpresën tuaj të palëkundur, që e keni në Zotin tonë Jezu Krisht.
Ne duhet ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, dhe kjo është e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po shtohet.
Por nxitni njëri-tjetrin çdo ditë për sa kohë të jetë «sot», që të mos ngurtësohet ndonjë prej jush nga mashtrimi i mëkatit.
Perëndia nuk është i padrejtë që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që keni treguar në emër të tij me shërbimin që u keni bërë e vazhdoni t'u bëni të shenjtëve.
Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë. Paqja qoftë me të gjithë ju që i përkisni Krishtit!
Këngë shtegtimesh. E Davidit. Ja, sa mirë dhe këndshëm kur vëllezërit banojnë së bashku,
Kush nëpërkëmb të vobektin, fyen krijuesin e tij, por kush përkrah nevojtarin, e nderon.
nëse jepesh me shpirt ndaj të pangrënit, nëse ia ngin barkun skamnorit, atëherë drita jote do të shndritë në errësirë e terri yt do të jetë porsi mesdita.
të ngushëlloj ata që vajtojnë në Sion, t'u vë kësula mbi kokë në vend të hirit, vajin e gëzimit, në vend të zisë, petkun e lavdit, në vend të shpirtit të thyer, që lisa drejtësie të quhen, mbëltim i Zotit, për lavdi të tij.
Mbreti do t'u përgjigjet: “Me të vërtetë po ju them se sa herë e keni bërë këtë gjë për njërin nga këta vëllezërit e mi më të vegjël, ma keni bërë mua”.
Cili prej këtyre të treve, mendon ti, u bë “i afërti” për atë që ra në duart e kusarëve?».Ai tha: «Ai që tregoi mëshirë». Jezui i tha: «Shko e bëj edhe ti kështu!».
Po ju jap një urdhërim të ri: duajeni njëri-tjetrin sikurse ju kam dashur unë.Të gjithë do t'ju njohin që jeni dishepujt e mi nëse keni dashuri për njëri-tjetrin».
Në Jopë jetonte një dishepulle me emrin Tabita, që e përkthyer do të thotë Gazelë. Ajo bënte shumë vepra të mira e jepte shumë lëmoshë.
Dashuria të jetë pa shtirje. Urreni të keqen, kapuni pas së mirës.Duajeni njëri-tjetrin si vëllezër. Nderojeni tjetrin më shumë se veten.
Vëllezër, ju jeni thirrur për të jetuar të lirë. Veçse kjo liri të mos bëhet shkak që të jetoni sipas dëshirave të mishit, por t'i shërbeni njëri-tjetrit me dashuri.
Silluni me urti ndaj atyre që nuk besojnë në Krishtin, duke përdorur mirë çdo mundësi që ju jepet.
Urdhëroji të bëjnë të mirën, të jenë të pasur në vepra të mira, të jenë zemërgjerë dhe të gatshëm për të dhënë.
Ai e dha veten për ne, që të na shpengojë nga çdo paudhësi dhe të na bëjë një popull të pastër për veten e tij dhe të zellshëm për vepra të mira.
Mos harroni të bëni bamirësi dhe të ndani me të tjerët ato që keni, sepse të tilla flijime i pëlqejnë Perëndisë.
Nëse ndonjë vëlla apo motër nuk ka rroba për të veshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm,dhe ndonjë nga ju u thotë: «Shkoni në paqe, ngrohuni e ngopuni!», por nuk u jep atyre gjërat e nevojshme për trupin, ç'dobi ka kjo?
Secili prej jush, si kujdestar i mirë i dhuntive të ndryshme të Perëndisë, ta përdorë dhuntinë e tij për t'u shërbyer të tjerëve.
Zoti i mbron të ardhurit, përkrah jetimët e të vejat dhe mëkatarëve ua pështjellon udhën.
Mos e braktis as mikun tënd, as mikun e atit tënd, kur të biesh në mjerim, mos shko te shtëpia e vëllait. Më mirë një mik i afërt, se një vëlla i largët.
sepse pata uri e më dhatë për të ngrënë, pata etje e më dhatë për të pirë, isha i huaj e më pritët,
Përkundrazi, kur të shtrosh një gosti, fto njerëz të varfër, të kërrusur, të çalë e të verbër.
Por po të jetojmë në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.