Miku im, a e di sa i rëndësishëm është një mik i vërtetë? Jezusi, shembulli ynë më i madh, ishte i rrethuar nga miq. Dhe Bibla, udhërrëfyesi ynë, na thotë se "më mirë dy se një, sepse nëse njëri rrëzohet, tjetri e ndihmon të ngrihet". (Predikuesi 4:9-10) Është bekim i privilegj të kesh një mik të tillë.
Në kohë të vështira, një mik i vërtetë është si një vëlla a motër. Ai ose ajo të këshillon, gëzohet me sukseset e tua dhe të qëndron pranë në hidhërime. Një mik i mirë dëshiron gjithmonë të mirën tënde, të të shohë të ecësh përpara dhe të të ndihmojë të afrohesh më shumë me Zotin.
Miqtë janë pjesë e jetës sonë në çdo fazë. Ata bëhen familja jonë e zgjedhur. Prandaj, është e rëndësishme të dish se ke një mik me një zemër të pastër dhe një miqësi të sinqertë. Siç tha Jezusi: "Askush nuk ka dashuri më të madhe se kjo: të japë jetën e vet për miqtë e vet". (Gjoni 15:13)
Kështu u përmbush Shkrimi: Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi. Ai u quajt mik i Perëndisë.
Mos e doni botën dhe as gjërat e saj. Nëse dikush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të.
Nuk ju quaj më shërbëtorë, se shërbëtori nuk e di ç'bën i zoti. Por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njohur gjithçka që dëgjova prej Atit tim.
Zoti i fliste Moisiut ballë për ballë, ashtu siç flet dikush me mikun e vet. Pastaj Moisiu kthehej në fushim, ndërsa ndihmësi i tij, djaloshi Jozueh, biri i Nunit, nuk largohej nga tenda.
Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas. Nëse dikush ma dëgjon zërin e ma hap derën, unë do të hyj e do të ha darkë me të dhe ai me mua.
Pajtohu me Perëndinë e bëj paqe, se kështu do të të vijë e mbara.Prano mësimin prej gojës së tij e fjalët e tij në zemër mbaji.Nëse kthehesh kah i gjithëpushtetshmi, do të ndreqesh. Nëse e heq ligësinë nga tenda,nëse ari pluhur do të të duket e zall lumenjsh ari i Ofirit,i gjithëpushtetshmi do të jetë ari yt, pirgu i argjendit tënd.
Ky është urdhërimi im: duajeni njëri-tjetrin ashtu siç ju desha unë ju.Nuk ka dashuri më të madhe se të japësh jetën për miqtë.
Ti, o Perëndia ynë, i dëbove banorët e kësaj toke para popullit tënd, Izraelit, për t'ia dhënë përgjithmonë pasardhësve të Abrahamit, mikut tënd?
Ai që ka nusen është dhëndri, ndërsa miku i dhëndrit, që rri dhe e dëgjon, ngazëllehet nga zëri i dhëndrit. Ky pra është gëzimi im e tani është bërë i plotë.
Kushdo që bën vullnetin e Atit tim, që është në qiej, është vëllai im, motra ime e nëna ime».
Veç një gjë i kam kërkuar Zotit e për këtë i lutem: të banoj në shtëpinë e Zotit gjithë ditët e jetës sime, të sodit bukurinë e Zotit e tempullin e tij të kundroj.
Por për mua është mirë të qëndroj pranë Perëndisë, të kërkoj strehë te Zoti, Zoti im, për t'i shpallur të gjitha veprat e tij.
«Jo kushdo që më thotë: “O Zot, o Zot!”, do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por ai që bën vullnetin e Atit tim që është në qiej.
Ndërsa ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull që Perëndia zgjodhi për të shpallur veprat e tij madhështore. Ai ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.
Zoti është pranë të gjithë atyre që e thërrasin, të gjithë atyre që e thërrasin me çiltërsi.
«Do ta çliroj, sepse më deshi, do ta mbroj, se njohu emrin tim.Do të më thërrasë e unë do t'i përgjigjem, në vështirësi me të do të jem, do ta shpëtoj e nder do t'i jap.
Nëse u pajtuam me Perëndinë përmes vdekjes së Birit të tij kur ende ishim armiq me të, aq më tepër do të shpëtohemi prej jetës së Birit të tij tani që jemi pajtuar me të.
Edhe ju dikur ishit të huaj për Perëndinë dhe armiq të tij për shkak të mendimeve e veprave tuaja të liga.Por tani Biri ju pajtoi me Perëndinë me anë të vdekjes në trupin e tij njerëzor, që t'ju paraqesë para tij të shenjtë, të patëmetë e të paqortueshëm.
Por nëse mburret, le të mburret me këtë: se është i mençur e më njeh, se jam Zoti që vepron me dashuri, me të drejtë e drejtësi mbi tokë, se këto më pëlqejnë, kumton Zoti.Ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, kur do t'i ndëshkoj të gjithë të rrethprerët në lafshë,
O njeri, ai ta tregoi çka është e mirë, çka Zoti kërkon prej teje: veç të veprosh drejt, të duash mirësinë dhe të jesh i përulur me Perëndinë tënd.
Kush i ka urdhërimet e mia e i zbaton ato, ai më do. Atë që më do mua, do ta dojë Ati im. Edhe unë do ta dua e do t'i shfaqem».
Pa besim është e pamundur t'i pëlqejë njeri Perëndisë, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se ka Perëndi dhe se Perëndia i shpërblen ata që e kërkojnë.
«Lypni e do t'ju jepet; kërkoni e do të gjeni; trokitni e do t'ju hapet,sepse kush lyp, merr; kush kërkon, gjen dhe atij që troket, do t'i hapet.
Perëndia, që ju thirri në bashkësi me Birin e tij Jezu Krishtin, Zotin tonë, është besnik.
E gjithë kjo vjen prej Perëndisë, i cili na pajtoi me veten e tij përmes Krishtit dhe na ngarkoi me shërbesën për të pajtuar njerëzit me të.Perëndia e pajtoi botën me veten e tij përmes Krishtit duke mos ua marrë parasysh njerëzve paudhësitë dhe duke na besuar predikimin e pajtimit.
Por tani përmes Krishtit Jezu, ju që dikur ishit larg nga Perëndia, iu afruat atij me anë të gjakut të Krishtit.
Të bashkuar me Krishtin dhe përmes besimit në të, mund t'i afrohemi Perëndisë me liri e siguri të plotë.
E me të vërtetë unë i shoh të gjitha si humbje përballë epërsisë që vjen nga njohja e Krishtit Jezu, Zotit tim. Për shkak të tij unë i humba të gjitha këto dhe i shoh si plehra, në mënyrë që të fitoj Krishtindhe të jem me të, duke mos u bërë i drejtë përmes ligjit, por përmes besimit në Krishtin, domethënë të bëhem i drejtë nga Perëndia përmes besimit.Unë dua të njoh Krishtin dhe fuqinë e ngjalljes së tij, të marr pjesë në vuajtjet e tij e të bashkohem me të në vdekjen e tij,
e të pajtojë me veten e tij, nëpërmjet Birit, gjithçka mbi tokë a në qiej, duke vendosur paqen me anë të gjakut që Biri derdhi në kryq.Edhe ju dikur ishit të huaj për Perëndinë dhe armiq të tij për shkak të mendimeve e veprave tuaja të liga.Por tani Biri ju pajtoi me Perëndinë me anë të vdekjes në trupin e tij njerëzor, që t'ju paraqesë para tij të shenjtë, të patëmetë e të paqortueshëm.
Le të hyjmë, pra, atje me zemër të çiltër e me besim të sigurt, me zemër të pastruar nga ndërgjegjja e keqe dhe me trup të larë me ujë të pastër.
Afrojuni Perëndisë dhe ai do t'ju afrohet. Pastroni duart, o mëkatarë, dhe pastroni zemrat, o njerëz me dy mendje!
Po ju shpallim atë që pamë dhe dëgjuam, që edhe ju të keni bashkësi me ne, sepse bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.
Fort të dashur, le ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia. Kush ka dashuri, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë.Ai që nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.