Vargje Biblike

- Reklamat -


VARGET GJITHÇKA KA KOHEN E SAJ

VARGET GJITHÇKA KA KOHEN E SAJ

Diçka që duhet ta kuptosh dhe ta pranosh është se koha e Zotit është e përsosur, dhe gjithçka që i ke kërkuar Zotit do të ndodhë në kohën e tij. Shpesh herë eci nëpër jetë i shqetësuar, plot me barra dhe me brenga sepse dua që gjërat të ndodhin shpejt, por Zoti e ka bërë të qartë në fjalën e tij se çdo gjë ka kohën e vet, kështu që merr frymë thellë dhe pusho në duart e Atit Qiellor. Çdo gjë vjen kur duhet të vijë, në vendin dhe momentin e duhur.

Duhet të kuptojmë se koha jonë nuk është e njëjtë me kohën e Zotit. Koha e Zotit matet me fjalën "kairos"[1], që i referohet kohës së duhur, është koha e favorshme, e caktuar dhe e saktë. Kairos i referohet kohës së përcaktuar në qiell që zbulohet në botë për të na bekuar.

Zoti nuk do të vonohet kurrë, beso në Zot dhe prit që të ndodhë ajo që aq shumë dëshiron. Kur pushon tek Zoti, shfaq besimin dhe sigurinë që ke në fjalën e tij.

[1] Kairos




Filipianëve 4:12

Unë e di çfarë do të thotë të jesh në nevojë dhe e di çfarë do të thotë të kesh me tepri. Në çdo rrethanë e në çdo gjë jam mësuar edhe të jem i ngopur, edhe të kem uri; edhe të kem me tepri, edhe të jem në nevojë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 31:9

Hape gojën për të gjykuar drejt e mbro të varfrin e nevojtarin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
2 Korintasve 6:10

na brengosin, por ne kemi gjithmonë gëzim; jemi të varfër, por bëjmë të pasur shumë veta; nuk kemi asgjë, por në të vërtetë kemi gjithçka.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:35

Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Mos vallë pikëllimi a hidhërimi, përndjekja a uria, të zhveshurit a rreziku apo shpata?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 9:18

Në skëterrë rënçin të paudhët, mbarë ato kombe që harrojnë Perëndinë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 10:12

Ngrihu, o Zot, ngrije dorën, o Perëndi, e mos i harro skamnorët.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 13:7

Dikush shtiret i pasur e s'ka asgjë, dikush shtiret i varfër e ka shumë pasuri.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 19:17

Kush përkrah të varfrin, i jep hua Zotit. Zoti do ta shpërblejë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 5:3

«Lum të varfrit në shpirt, se e tyre është mbretëria e qiejve.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 6:20

Atëherë Jezui ngriti sytë, pa nga dishepujt e tha: «Lum ju që jeni të varfër, se e juaja do të jetë mbretëria e Perëndisë!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 82:3

Jepini të drejtën të mjerit e jetimit, bëjini drejtësi të vuajturit e skamnorit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 34:6

E panë e u ndriçuan, fytyrat e tyre nuk u turpëruan.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
2 Korintasve 9:9

Sikurse është shkruar: ai shpërndan me zemërgjerësi, u jep të varfërve, drejtësia e tij qëndron në amshim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jakobi 2:5

Dëgjoni, vëllezërit e mi të dashur! A nuk i zgjodhi Perëndia të varfrit e botës për t'i bërë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 22:2

Ja ku piqen i pasuri dhe i varfri: ata të gjithë i ka krijuar Zoti.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 3:11

Gjoni u përgjigj: «Kush ka dy tunika, le t'ia japë njërën atij që nuk ka. Ai që ka për të ngrënë, le të veprojë po kështu».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 14:31

Kush nëpërkëmb të vobektin, fyen krijuesin e tij, por kush përkrah nevojtarin, e nderon.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 14:13-14

Përkundrazi, kur të shtrosh një gosti, fto njerëz të varfër, të kërrusur, të çalë e të verbër.Atëherë do të jesh i lum, se ata nuk do të kenë me çfarë të të shpërblejnë, por ti do ta marrësh shpërblimin në ngjalljen e të drejtëve».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Gjoni 12:5-6

«Përse të mos shitej kjo mirrë për treqind denarë e t'u jepeshin të varfërve?».Këtë e tha, jo se shqetësohej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës. Ai mbante qesen e parave e merrte prej saj çfarë hidhej në të.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 19:22

Mirësia e bën të këndshëm njeriun; është më i mirë i varfri sesa gënjeshtari.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 24:14

Mos e shfrytëzo mëditësin e varfër e nevojtar, as izraelitin e as të huajin që banon në një nga qytetet e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Korintasve 13:3

Edhe sikur t'ua ndaja të varfërve gjithë pasurinë dhe ta jepja trupin të digjej, por të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 4:18

«Shpirti i Zotit është mbi mua, sepse ai më ka vajosur për t'u shpallur ungjillin të varfërve . Më ka dërguar për t'u shpallur robërve lirinë e për t'u kthyer të verbërve shikimin, për të çliruar të shtypurit

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 26:11

Të varfrit i keni gjithmonë me ju, ndërsa mua nuk më keni gjithmonë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 37:25

Kam qenë i ri e tashmë jam plakur dhe s'e kam parë të drejtin të braktisur, as pasardhësit e tij të lypin për bukë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 2:10

Veçse na kërkuan të kujtoheshim për të varfrit e tyre, gjë që e kam bërë me këmbëngulje.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Gjonit 3:17

Nëse dikush që ka të mirat e kësaj bote shikon vëllanë e vet në nevojë, por e ngurtëson zemrën ndaj tij, si mund të qëndrojë në të dashuria e Perëndisë?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 28:27

Kush i jep skamnorit, nuk do të ketë skamje, por kush bën sikur s'sheh, bie në mallkim të madh.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 109:16

Se nuk u kujtua të tregojë mirësi, por e mundonte skamnorin e nevojtarin, zemërthyerin e ndiqte deri në vdekje.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 22:25

Nëse ia merr peng tunikën mikut tënd, ktheja para se të perëndojë dielli,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 10:15

Kështjella e të kamurit është kamja e tij, rrënimi i skamnorit është skamja e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 72:12-13

Se ai do ta shpëtojë nevojtarin që thërret e skamnorin që s'e ndihmon askush.Do t'i dhimbset i dobëti e nevojtari, nevojtarëve do t'ua shpëtojë jetën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 12:33

Shitini pasuritë tuaja e jepni lëmoshë. Bëni për vete pasuri që nuk vjetrohen e mblidhni në qiej një thesar që nuk shteron kurrë. Atje vjedhësi nuk mund të afrohet e tenja nuk mund të brejë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 41:1

Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 30:8-9

mashtrimin e fjalët e rreme largoji prej meje; mos më jep as skamje, as pasuri, le të ha aq bukë sa më duhet,që të mos ngopem e të të mohoj e të them: kush është Zoti; që të mos varfërohem e të vjedh e ta përdhos emrin e Perëndisë tim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 19:21

Jezui i tha: «Nëse dëshiron të jesh i përsosur, shko, shit çfarë ke, jepua të varfërve e do të kesh një thesar në qiell. Pastaj eja e më ndiq!».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 72:4

Mbreti le t'u japë drejtësi skamnorëve të popullit, bijtë e nevojtarëve le t'i shpëtojë e shtypësin ta dërrmojë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 61:1

Shpirti i Zotit, Zotit tim, është mbi mua, se vetë Zoti më ka vajosur, më ka dërguar t'u shpall lajmin e mirë të vobektëve, t'u lidh plagët zemërthyerve, t'u shpall çlirimin të robëruarve, të burgosurve, daljen nga burgu,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 11:24-25

Dikush jep e pasurohet. Një tjetër mban gjënë e huaj, por varfërohet.Shpirti bujar do të begatohet, kush i jep ujë dikujt, edhe atij do t'i jepet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 11:5

Të verbrit po shohin përsëri e të çalët po ecin, të lebrosurit po pastrohen e të shurdhrit po dëgjojnë, të vdekurit po ngjallen e të varfërve po u shpallet ungjilli.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Timoteut 6:17-19

Pasanikët e kohës së tanishme urdhëroji të mos u rritet mendja, as të mos e mbajnë shpresën në pasigurinë e pasurisë, por në Perëndinë që na jep gjithçka me zemërgjerësi për të mirën tonë.Urdhëroji të bëjnë të mirën, të jenë të pasur në vepra të mira, të jenë zemërgjerë dhe të gatshëm për të dhënë.Kështu ata do të grumbullojnë për vete një thesar e do të vënë themel të mirë për të ardhmen, që të marrin jetën e vërtetë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 69:33

Le të shohin të mjerët e le të gëzojnë. Juve që kërkoni Perëndinë, ju përtëriftë zemra,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 17:5

Kush tallet me skamnorin, fyen krijuesin e tij, kush gëzohet me kobin nuk mbetet pa ndëshkuar.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 18:22

Kur e dëgjoi këtë, Jezui i tha: «Të mungon vetëm një gjë: shit gjithçka që ke, jepua të varfërve e do të kesh një thesar në qiell. Pastaj eja e më ndiq!».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 5:42

Jepi atij që të kërkon e mos ia kthe shpinën atij që të kërkon hua».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:96

Çdo përsosmërie ia kam parë cakun, por urdhërimi yt është i gjerë pa fund.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 15:26

Besimtarët e Maqedonisë e të Akaisë dhanë me kënaqësi një dhuratë ndihme për të shenjtët e varfër në Jerusalem.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 37:21

I paudhi merr hua e nuk e kthen, ndërsa i drejti tregon mëshirë e jep.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Predikuesi 5:8

Dobia e përgjithshme e tokës është kjo: arat e mbretit të punohen.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 25:4

Ti ke qenë streha e skamnorit, vendstrehimi i të varfrit në pikëllim, streha kundër stuhisë, hija kundër të nxehtit, sepse furia e gjakatarëve është si stuhia që përplaset në mur,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 14:20

Të varfrin e urren edhe fqinji i vet, por të shumtë janë ata që e duan të pasurin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 16:19-31

«Ishte një njeri i pasur që vishej me rroba purpuri e liri të çmueshëm e jetonte çdo ditë në kamje.Te dera e tij rrinte një i varfër me emrin Lazar. Ai ishte i mbuluar me plagëdhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut. Edhe qentë vinin e i lëpinin plagët.I varfri vdiq dhe engjëjt e çuan të rrinte me Abrahamin. Edhe pasaniku vdiq e u varros.Në skëterrë, ku po vuante torturat, ngriti sytë e pa diku larg Abrahamin me Lazarin përbri.Atëherë tha me zë të lartë: “Atë Abraham, ki mëshirë për mua e dërgoje Lazarin ta ngjyejë gishtin në ujë e të më freskojë gjuhën, se këto flakë po më mundojnë”.Por Abrahami i tha: “Biri im, kujtohu se ti i more të mirat e tua gjatë jetës sate, ndërsa Lazari mori të këqijat. Tani ky gëzon këtu, ndërsa ti vuan.Pastaj, midis jush e nesh është caktuar një hendek i madh, në mënyrë që ata që do të donin të kalonin që këndej te ju, të mos munden dhe askush nuk mund të kalojë që andej te ne”.Pasaniku i tha: “Atëherë, o atë, po të lutem ta dërgosh te shtëpia e tim eti,se kam pesë vëllezër. Le t'i paralajmërojë që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh”.Abrahami u përgjigj: “Kanë Moisiun e profetët. Ata duhet të dëgjojnë”.Ai tha: “Jo, atë Abraham, por nëse shkon dikush nga të vdekurit, do të pendohen”.Abrahami i tha: “Nëse nuk dëgjojnë Moisiun e profetët, atëherë nuk do të binden edhe sikur dikush të ngjallet prej të vdekurve”».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 127:2

Më kot ngriheni qëmenatë e qëndroni zgjuar deri vonë, për të ngrënë bukën e mundimit. Se Zoti i jep atij që do, edhe në gjumë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 22:9

Zemërgjeri do të bekohet, se ndan bukën me skamnorin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 112:5

I mirë është njeriu i mëshirshëm që jep hua, që i bën punët e tij me drejtësi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 146:7

Drejtësi u jep të shtypurve, ushqim u jep të uriturve, Zoti çliron të robëruarit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 12:13

Jepni për nevojat e të shenjtëve, jini mikpritës.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:176

Po endem si delja e humbur, kërkoje shërbëtorin tënd, se urdhërimet e tua nuk i kam harruar.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 15:7-8

Por, nëse ka ndonjë skamnor mes izraelitëve, vëllezërve të tu, në ndonjë prej qyteteve në tokën që po të jep Zoti, Perëndia yt, mos u trego zemërgur e dorështrënguar me vëllanë tënd nevojtar.Ji dorëhapur me të e jepi hua mjaftueshëm çka do që ka nevojë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Dalja 23:11

Në vitin e shtatë, toka të pushojë dhe të lihet djerr. Të varfrit mes jush të hanë prej saj dhe çfarë mbetet, ta hanë kafshët e egra. Kështu do të veprosh edhe me vreshtat dhe ullishtat e tua.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jakobi 5:1-4

Dhe tani, ju, o të pasur! Qani e vajtoni për mundimet që ju presin.Pasuria juaj u kalb e rrobat tuaja i brejti tenja.Ari e argjendi juaj u ndryshkën. Ndryshku i tyre do të jetë dëshmi kundër jush e do të përpijë trupat tuaj si zjarri. Ju u pasuruat në ditët e fundit.Ja, paga që u keni ngrënë punëtorëve që korrën arat tuaja po këlthet e klithmat e korrësve arritën në vesh të Zotit të ushtrive qiellore.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 6:24

«Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve. Ai ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të jepet pas njërit e do të lërë pas dore tjetrin. Nuk mund t'i shërbeni edhe Perëndisë, edhe parasë».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 30:7-9

Dy gjëra kërkoj prej teje, mos m'i moho para se të vdes:mashtrimin e fjalët e rreme largoji prej meje; mos më jep as skamje, as pasuri, le të ha aq bukë sa më duhet,që të mos ngopem e të të mohoj e të them: kush është Zoti; që të mos varfërohem e të vjedh e ta përdhos emrin e Perëndisë tim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 58:7-10

A s'është ta ndash bukën me të uriturin, të presësh në shtëpi të varfrin e pastrehë, ta shohësh dikë të zhveshur e ta veshësh, dhe farefisin tënd të mos e lësh pas dore?Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi, shërimi yt do të gëlojë me vrull, përpara do të të prijë drejtësia jote, praparojë do të kesh lavdinë e Zotit.Atëherë do të thërrasësh e Zoti do të të dëgjojë, do t'i kërkosh ndihmë e do të të përgjigjet: «Ja, ku jam!». Nëse heq dorë prej zgjedhës, prej gishtit paditës e fjalëve të liga,nëse jepesh me shpirt ndaj të pangrënit, nëse ia ngin barkun skamnorit, atëherë drita jote do të shndritë në errësirë e terri yt do të jetë porsi mesdita.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 21:13

Kush mbyll veshët ndaj britmës së skamnorit, do të bërtasë vetë e nuk do të marrë përgjigje.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 6:2

Mbajini barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 10:17-18

Dëshirën e të përulurve ti e dëgjon, o Zot, ua forcon zemrën e bën kujdes,që t'i japësh të drejtë jetimit e të shtypurit, që njeriu i dheshëm të mos tmerrojë më askënd.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 12:10

Duajeni njëri-tjetrin si vëllezër. Nderojeni tjetrin më shumë se veten.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
2 Korintasve 8:9

Ju e njihni hirin e Zotit tonë Jezu Krisht, i cili edhe pse i pasur, u bë i varfër për ju, që të bëheshit të pasur me varfërinë e tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Ligji i përtërirë 24:14-15

Mos e shfrytëzo mëditësin e varfër e nevojtar, as izraelitin e as të huajin që banon në një nga qytetet e tua.Jepja përditë pagën, përpara se të perëndojë dielli, sepse është i varfër e me të mbahet gjallë, që ai të mos e thërrasë Zotin kundër teje e ti të biesh në mëkat.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 68:10

Shi të begatshëm dërgove, o Perëndi, trashëgiminë tënde të drobitur përtërite.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 22:16

Kush e shtyp skamnorin, e pasuron. Kush i jep të pasurit, varfërohet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 16:20-21

Te dera e tij rrinte një i varfër me emrin Lazar. Ai ishte i mbuluar me plagëdhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut. Edhe qentë vinin e i lëpinin plagët.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:75

E di, o Zot, se vendimet e tua janë të drejta, me të drejtë më ke munduar.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 40:29

Ai i jep fuqi të lodhurit, të këputurit ia shton fuqitë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 28:11

Të pasurit i duket vetja i urtë, por skamnori e shqyrton me mençuri.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 146:5-6

Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit, që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.Ai krijoi qiellin e tokën, detin dhe gjithçka në to, ai mbetet besnik përjetë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 19:23-24

Jezui u tha dishepujve të vet: «Me të vërtetë po ju them se i pasuri do ta ketë të vështirë të hyjë në mbretërinë e qiejve.Po ju them edhe se është më e lehtë të kalojë një deve nëpër vrimën e gjilpërës, sesa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 72:13

Do t'i dhimbset i dobëti e nevojtari, nevojtarëve do t'ua shpëtojë jetën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Predikuesi 7:12

Nën hijen e urtisë është si nën hijen e parasë, por dobinë e ka dija. Urtia e mban gjallë të zotin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 6:24

Por mjerë ju të pasur, se e keni marrë ngushëllimin tuaj!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 88:15

Përse më hedh tej, o Zot? Përse e fsheh fytyrën prej meje?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 132:15

Prodhimet e tij do t'i bekoj pa masë, të varfrit e tij do t'i ngij me bukë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 29:7

I drejti ua njeh të drejtën skamnorëve, por i paudhi nuk ha arsye.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 5:25

Shpejto të merresh vesh me kundërshtarin tënd ndërsa je ende rrugës me të, që ai mos të të dorëzojë te gjykatësi, gjykatësi te roja e të përfundosh në burg.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 137:6

M'u kaptë gjuha pas qiellze, në mos të kujtofsha më, o Jerusalem, në mos të mbajtsha si gëzimin më të madh.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 11:28

Kush mbështetet në kamjen e vet, do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 34:10

Druajeni Zotin, o të shenjtët e tij, se atyre që e druajnë, nuk u mungon asgjë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Predikuesi 4:10

Se, po të rrëzohen, njëri ngre tjetrin. Por, mjerë ai që rrëzohet e nuk ka kush ta ngrejë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Gjonit 3:18

Bijtë e mi, të mos duam me fjalë a me gojë, por me vepra dhe me të vërtetë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 15:4

Gjithçka që u shkrua më parë, u shkrua për mësimin tonë, që nëpërmjet durimit e ngushëllimit, që na japin Shkrimet, të kemi shpresë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 119:36

Prire zemrën time drejt dëshmive të tua e jo drejt lakmisë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Timoteut 5:3-5

Ndero vejushat që janë vërtet të veja.Por nëse një vejushë ka fëmijë ose nipër, këta le të mësojnë, së pari, të tregojnë përkujdesje për njerëzit e shtëpisë së tyre dhe t'ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse këtë gjë pëlqen Perëndia.Por ajo që është vërtet vejushë dhe ka mbetur e vetme, e ka shpresën në Perëndinë dhe vazhdon në përgjërime e lutje natë e ditë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 10:4

Dora e ngathët e varfëron punëtorin, dora e shkathët e pasuron.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:32

por e dha për ne të gjithë, a nuk do të na dhurojë bashkë me të edhe çdo gjë tjetër?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 78:70-72

E zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij, prej tufave të dhenve e mori.E mori prej deleve që mëndnin, për të kullotur Jakobin, popullin e tij, dhe Izraelin, trashëgiminë e tij.Me zemër të pastër i udhëhoqi, me duar të afta u priu.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 7:12

Bëjuni të tjerëve gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve. Në këtë përmblidhen ligji e profetët».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 12:15

Pastaj u tha: «Kini kujdes! Ruhuni nga çdo dëshirë për pasuri, se jeta e njeriut nuk varet nga pasuria e tij».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 107:41

Të varfrin e shpëtoi nga mjerimi, familjet ua shtoi porsi bagëtitë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Hebrenjve 13:5

Sjellja juaj të mos ndikohet nga lakmia për para. Le t'ju mjaftojnë ato që keni, se Perëndia ka thënë: nuk do të të lë vetëm e as nuk do të të braktis.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 4:24

Kështu, për të u hap fjala në gjithë Sirinë. Atëherë i sollën të gjithë të sëmurët, njerëz të prekur nga sëmundje e dhimbje të ndryshme, të pushtuar nga djalli, me sëmundjen e tokës e të paralizuar, dhe ai i shëroi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 58:6

Agjërimi që më pëlqen mua, a s'është vallë të këputësh vargonjtë e paudhësisë, të zgjidhësh litarët e zgjedhës, të lësh të lirë të shtypurit, të dërrmosh çdo zgjedhë?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 31:20

Sa e madhe është mirësia jote, o Zot, që ti e ruan për ata që të druajnë. Ua jep atyre që kërkojnë strehë te ti, në sytë e mbarë bijve të njerëzve.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 23:1-3

Psalm i Davidit. Zoti është bariu im, asgjë s'më mungon.Në kullota të gjelbra më shtrin, drejt ujërave të qeta më prin,shpirtin ma përtërin. Më udhëheq shtigjeve të drejta, në saje të emrit të tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Predikuesi 5:10

Kur shumohet begatia, shumohen edhe ata që e brejnë. Ç'fitim kanë pronarët e saj, përveçse ta shohin me sy?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Korintasve 4:7

Çfarë të dallon nga të tjerët? A nuk t'i ka dhënë tjetërkush të gjitha ato që ke? Nëse i ke marrë nga Perëndia, përse mburresh si të mos i kishe marrë prej tij?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 6:9

Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse, po të mos dorëzohemi, do të kemi edhe të korra në kohën e duhur.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 69:29

U fshifshin nga libri i të gjallëve e mos u shkrofshin me të drejtët.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 30:9

që të mos ngopem e të të mohoj e të them: kush është Zoti; që të mos varfërohem e të vjedh e ta përdhos emrin e Perëndisë tim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 25:35

sepse pata uri e më dhatë për të ngrënë, pata etje e më dhatë për të pirë, isha i huaj e më pritët,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Jakobi 2:1

Vëllezërit e mi, mos e përzieni besimin e Zotit tonë të lavdisë, Jezu Krishtit, me dallimet ndërmjet njerëzve.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 35:10

Tërë kockat e mia do të thonë: «Kush është si ti, o Zot? Ti e shpëton të mjerin prej më të fortit, të vobektin e skamnorin prej plaçkitësit».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 109:31

Se ai i rri në të djathtë skamnorit dhe e shpëton nga ata që e gjykojnë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 112:9

Është dorëdhënës, u jep nevojtarëve, drejtësia e tij mbetet përjetë, ballin e mban lart me nder.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 10:2

Thesaret e mbledhura me prapësi, nuk bëjnë dobi, ndërsa drejtësia çliron nga vdekja.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 149:4

Zoti kënaqet me popullin e vet, të përulurit i kurorëzon me shpëtim.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 113:7

Nga pluhuri ai e ngre të mjerin, nevojtarin prej plehut e lartëson.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 3:14

Edhe disa ushtarë e pyetën: «Po ne, ç'duhet të bëjmë?». Gjoni u tha: «Mos i merrni askujt gjë me dhunë e duke mashtruar, por kënaquni me pagën tuaj».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 41:17

Skamnorët e nevojtarët kërkojnë ujë, por ujë nuk ka, nga etja gjuha e tyre thahet. Unë, Zoti, do t'u gjendem, unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t'i braktis.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Zanafilla 41:30

Pas tyre do të vijnë shtatë vite zi buke dhe gjithë begatia do të harrohet në tokën e Egjiptit. Zia e bukës do ta shkatërrojë vendin.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 23:21

se pijaneci e grykësi do të skamen e përgjumja do t'i veshë me zhele.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 22:24

O ju që e druani Zotin, lavdërojeni, të gjithë ju pasardhës të Jakobit nderojeni, të gjithë ju pasardhës të Izraelit kini frikë prej tij.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Romakëve 8:18

Unë mendoj se vuajtjet e kohës së tanishme as nuk ia vlen të krahasohen me lavdinë që do të na zbulohet në të ardhmen.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 109:16-17

Se nuk u kujtua të tregojë mirësi, por e mundonte skamnorin e nevojtarin, zemërthyerin e ndiqte deri në vdekje.E donte mallkimin, rëntë, pra, mbi të! S'e donte bekimin, qoftë, pra, larg tij!

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Isaia 58:10

nëse jepesh me shpirt ndaj të pangrënit, nëse ia ngin barkun skamnorit, atëherë drita jote do të shndritë në errësirë e terri yt do të jetë porsi mesdita.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 5:22

Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 10:3

Zoti s'e lë të drejtin të uritet, por dëshirimet e të prapëve i hedh poshtë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Veprat 20:35

Me të gjitha këto që kam bërë, ju kam dhënë shembullin se edhe ju duhet të punoni kaq shumë për të ndihmuar ata që janë në nevojë e të kujtoni fjalët e Zotit Jezu, i cili ka thënë: “Më i lum është ai që jep, se ai që merr”».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 6:19-21

«Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja e ndryshku, ku vjedhësit thyejnë shtëpinë e plaçkitin.Prandaj, mblidhni thesare në qiell! Atje nuk ka as tenjë e as krimb që t'i brejë, nuk ka as vjedhës, që plaçkitin e vjedhin.Sepse atje ku është thesari yt, atje do të jetë edhe zemra jote».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Pjetrit 5:10

Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 11:24

Dikush jep e pasurohet. Një tjetër mban gjënë e huaj, por varfërohet.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 62:10

Bijtë e njeriut janë veç avull, kotësi janë bijtë e çdonjërit; vëri në peshore e do të shohësh se janë më të lehtë se tymi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 13:23

Shumë ushqim ka në arat e skamnorëve, por ja që përlahet me padrejtësi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Luka 21:3-4

e tha: «Me të vërtetë po ju them se kjo vejushë e varfër ka hedhur më shumë se ata të gjithë,sepse ata hodhën nga tepricat e tyre te dhuratat e thesarit, ndërsa ajo dha nga varfëria e saj gjithçka që kishte për të jetuar».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 135:6

Zoti bën gjithçka do, në qiej e mbi tokë, nëpër dete e në çdo thellësi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 29:14

Nëse mbreti gjykon me drejtësi skamnorët, froni i tij do të qëndrojë përgjithmonë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 116:6

Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; poshtë kisha rënë e më shpëtoi.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
1 Gjonit 3:17-18

Nëse dikush që ka të mirat e kësaj bote shikon vëllanë e vet në nevojë, por e ngurtëson zemrën ndaj tij, si mund të qëndrojë në të dashuria e Perëndisë?Bijtë e mi, të mos duam me fjalë a me gojë, por me vepra dhe me të vërtetë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Veprat 2:45

Ata shisnin pasuritë dhe pronat e ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës që kishte secili.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 6:30

Nëse Perëndia vesh kështu barin e fushës, që sot është e nesër hidhet në furrë, a nuk do të kujdeset shumë më tepër për ju, o besimpakë?

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 146:5-7

Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit, që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.Ai krijoi qiellin e tokën, detin dhe gjithçka në to, ai mbetet besnik përjetë.Drejtësi u jep të shtypurve, ushqim u jep të uriturve, Zoti çliron të robëruarit.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Psalmet 37:16

Më mirë ajo pak që ka i drejti, sesa pasuria e shumë të paudhëve.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 5:39

Por unë po ju them: mos hyr në luftë me të ligun! Përkundrazi, nëse dikush të jep një shuplakë në faqen e djathtë, ktheji edhe tjetrën.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Fjalët e urta 28:6

Më mirë i varfri me sjellje të përsosur, se i pasuri me sjellje të prapë.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Galatasve 3:28

Nuk ka më jude a helen, nuk ka më skllav a të lirë, nuk ka më mashkull a femër, sepse të gjithë ju jeni një në Krishtin Jezu.

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha
Mateu 20:26-28

Me ju nuk duhet të ndodhë kështu, por nëse dikush nga ju dëshiron të bëhet i madh, le të bëhet shërbëtori juajdhe nëse dikush dëshiron të jetë i pari, le të jetë shërbëtori juaj,sikurse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer e për të dhënë jetën e vet si shpengim për shumë njerëz».

Kapitulli   |  Versionet Kopjo të gjitha

Lutja drejtuar Zotit

Zot i dashur e i plotfuqishëm, vij tek ti nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht. Ti je Zoti i shpresës sime, prandaj para teje lëshoj barrët dhe ankthet e shpirtit tim. Faleminderit që në momentet më të vështira ti ke qenë shkëmbi dhe kështjella ime. Më jep guximin dhe urtësinë për t'u përballur me këtë kohë nevoje. Shpall se nuk do të më mungojë asnjë e mirë në jetën time, lutem për furnizimin me çdo të mirë. Shkrimi i Shenjtë thotë se nuk është i atij që do ose vrapon, por i Perëndisë që tregon mëshirë. Lutem që mëshira jote të jetë mbi mua dhe familjen time në mënyrë të mbinatyrshme. Fjala jote thotë: "Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi në Krishtin Jezus". Faleminderit sepse nëpërmjet fjalës sate kam shpresën se do të fitoj, dhe edhe në momentet e mia më të vështira, besimi dhe shpresa ime të jenë gjithmonë tek ti. Në emër të Jezusit. Amin!
Na ndiq:

Reklamat


Reklamat