Mendoj se dhënia është diçka e bukur në sytë e Zotit. Kur i ofron diçka Zotit, kujto që të jetë gjëja më e mirë që ke dhe mbi të gjitha ta bësh me zemër të pastër. Duhet të jemi të gëzuar e të lumtur sepse Zoti na ka dhënë shumë më tepër, edhe kur nuk e meritojmë, ai na ka bekuar me bollëk.
Nëse jep vetëm atë që të tepron, e di që edhe jeta do të jetë po aq “bujare” me ty. Duhet të japim sikur të jetë për veten tonë, jo me detyrim e as për të na u kthyer mbrapsht. Duhet të japim pa u mburrur, jo duke kërkuar lavdërime.
Dora jote e majtë s’duhet ta dijë çfarë bën e djathta. Zoti ynë e do atë që jep me gëzim, sepse Ai i njeh zemrat tona. Secili le të japë aq sa ka vendosur në zemër, jo me hidhërim, as me detyrim, sepse Zoti e do dhënësin e gëzuar (2 Korintasve 9:7).
Të ofrosh është si një shenjë adhurimi, duke i kthyer një pjesë nga ajo që Zoti na dha i pari. Kur Zoti jep, e bën me zemërgjerësi. Kështu që, kur ofron me zemër, hap dyert që Zoti të të japë edhe më shumë. Sa më shumë jep, aq më shumë merr.
Kam vënë mbi re harkun tim dhe ai do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e tokës.Kur ta mbuloj tokën me re e harku të shfaqet mbi to,do të kujtoj besëlidhjen time mes meje e jush dhe me çdo lloj qenie të gjallë, kështu ujërat nuk do ta përmbytin më e nuk do të shkatërrojnë tërë qeniet e gjalla.
Atë ditë Zoti lidhi një besëlidhje me Abramin e tha: «Pasardhësve të tu po ua jap këtë tokë, nga lumi i Egjiptit deri në lumin e madh, Eufratin,
Do ta bëj besëlidhjen time me ty e me pasardhësit e tu brez pas brezi, një besëlidhje të përjetshme, për të qenë Perëndia yt dhe i pasardhësve të tu.Ty e pasardhësve të tu, do t'ju jap si pronë të përjetshme tokën në të cilën banon si i huaj dhe tërë tokën e Kanaanit. Unë do të jem Perëndia i tyre».
Tani pra, nëse ma dëgjoni me të vërtetë fjalën dhe mbani besëlidhjen time, atëherë, ndër gjithë popujt, ju do të jeni për mua thesar i çmuar, sepse mbarë toka është e imja.Ju do të jeni për mua një mbretëri priftërore dhe një komb i shenjtë”. Këto fjalë thuaju bijve të Izraelit».
Atëherë mori librin e Besëlidhjes dhe e lexoi para popullit. Ata thanë: «Do të bëjmë e do të mbajmë gjithçka që tha Zoti».Moisiu mori gjakun, spërkati popullin dhe pastaj u tha: «Ja, ky është gjaku i besëlidhjes që Zoti lidhi me ju sipas gjithë këtyre fjalëve».
Do ta kthej vështrimin nga ju, do t'ju bëj pjellorë e do t'ju shtoj dhe besëlidhjen time me ju do ta mbaj.Do të hani prej prodhimit të vjetër e do t'ju zgjatë, mandej do ta hidhni për t'i bërë vend prodhimit të ri.Do ta ngre banesën time mes jush e nuk do t'ju përbuz.Do të eci mes jush, do të jem Perëndia juaj e ju do të jeni populli im.
Dije se Zoti, Perëndia yt, është Perëndi, Perëndi besnik që e mban besëlidhjen e tregon mirësi deri në një mijë brezni për atë që e do dhe që i mban urdhërimet e tij.
Nuk po hyn për ta pushtuar tokën e tyre në saje të drejtësisë sate apo në saje të ndershmërisë së zemrës tënde. Zoti, Perëndia yt, po i shpronëson para teje këto kombe për shkak të ligësisë së tyre dhe që të mbajë fjalën që u dha etërve të tu, Abrahamit, Isakut e Jakobit.
Ju të gjithë po qëndroni sot para Zotit, Perëndisë tuaj, të gjithë krerët, fiset, pleqtë, prijësit e burrat e Izraelit,
Shiko, sot po të parashtroj jetën e të mirën, vdekjen e të keqen.Nëse u bindesh urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tënd, të cilat t'i urdhërova sot, që ta duash Zotin, Perëndinë tënd, ta ndjekësh udhën e tij e t'i mbash urdhërimet, rregullat dhe vendimet e tij, atëherë do të rrosh dhe Zoti, Perëndia yt, do të të shtojë e do të të bekojë në tokën ku po hyn për ta pushtuar.
Ai e kujton përherë besëlidhjen e tij, fjalën që urdhëroi për një mijë brezni,besëlidhjen që bëri me Abrahamin, premtimin që i dha Isakut.Ia caktoi si rregull Jakobit, Izraelit si besëlidhje përjetë,
Malet mund të tunden vendit e kodrat mund të tranden, por mirësia ime për ty s'do të tundet dhe besëlidhja e paqes sime s'do të trandet», thotë Zoti që ka dhembshuri për ty.
Se unë, Zoti, që e dua drejtësinë dhe e urrej plaçkitjen e paudhësinë, unë do t'ju jap shpërblimin me besnikëri e do të bëj me ju një besëlidhje të amshuar.
«Ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, kur do të bëj një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit e me shtëpinë e Judës.Jo si besëlidhja që bëra me etërit e tyre, kur i mora për dore, për t'i nxjerrë nga dheu i Egjiptit, besëlidhja ime, që ata e thyen, megjithëse unë isha zotëria i tyre, kumton Zoti.Por, kjo është besëlidhja që do të bëj me shtëpinë e Izraelit, pas atyre ditëve, kumton Zoti: do ta vendos brenda tyre ligjin tim e do ta shkruaj në zemrën e tyre. Atëherë unë do të jem Perëndia i tyre e ata do të jenë populli im.Nuk do ta mësojnë më njëri-tjetrin, duke thënë: “Njiheni Zotin”, sepse të gjithë do të më njohin, nga më i vogli deri te më i madhi prej tyre, kumton Zoti, se do t'ua fal fajin e nuk do ta kujtoj më mëkatin e tyre.
Do të bëj me to një besëlidhje paqeje dhe do t'i zhduk kafshët e egra nga vendi. Atëherë do të banojnë të qeta në shkretëtirë e do të flenë nëpër pyje.
Do t'ju jap një zemër të re. Një shpirt të ri do të vë brenda jush. Do t'jua heq nga mishi zemrën e gurit dhe do t'ju jap një zemër mishi.Do ta vë shpirtin tim brenda jush e do t'ju bëj të ecni sipas rregullave të mia. Ju do t'i mbani e do t'i zbatoni vendimet e mia.
Besëlidhja ime me të ishte për paqe e jetë, të cilat unë ia dhashë. Ishte besëlidhje për të më druajtur e ai pati drojë. Ai e nderoi emrin tim.
Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes që derdhet për shumë njerëz për faljen e mëkateve.
Po ashtu, pas darkës, bëri edhe me kupën e tha: «Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim që derdhet për ju.
Ndërsa tani Krishtit iu dha një shërbesë më e shquar, sepse ai është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, themeluar në premtime më të mira.Nëse besëlidhja e parë do të ishte pa të metë, atëherë nuk do të ishte nevoja të zëvendësohej me një të dytë.
Kështu Krishti është ndërmjetësi i besëlidhjes së re, sipas së cilës të gjithë ata që janë thirrur për të marrë pjesë në trashëgimin e amshuar, do të marrin shpërblimin që u ishte premtuar, për shkak se Krishti vdiq për shkeljet që ishin bërë në besëlidhjen e parë.
besëlidhja që do të lidh me ta pas atyre ditëve, thotë Zoti, është kjo: unë do t'i shtie ligjet e mia në mendjen e tyre e do t'i shkruaj në zemrat e tyre.Mëkatet e tyre e paudhësitë e tyre nuk do t'i kujtoj më.
Zoti i tha Abramit: «Dil nga vendi yt, nga farefisi yt e nga shtëpia e atit tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj.Do të të bëj komb të madh e do të të bekoj. Emrin tënd do ta bëj të madh e bekim do të jesh.Do të bekoj këdo që të bekon, por atë që të përçmon do ta mallkoj. Të gjitha fiset e tokës do të bekohen në ty».
Kur Abrami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti iu shfaq e i tha: «Unë jam Perëndia i gjithëpushtetshëm. Jeto me mua e ji i paqortueshëm.Unë do të lidh besëlidhjen time me ty e do të të shumoj pa masë».
e i tha: «Veten time zë në be, kumton Zoti, për shkak se bëre këtë gjë e nuk e kurseve birin tënd të vetëm,unë do të të jap bekim pas bekimi e do t'i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit e si rëra e bregdetit. Pasardhësit e tu do të marrin në zotërim portat e armiqve të tyre.Tërë kombet e tokës do të bekohen në pasardhësit e tu për shkak se ti iu binde zërit tim».
Zoti i tha Moisiut: «Shkruaji këto fjalë, sepse mbi këto fjalë e kam lidhur besëlidhjen me ty dhe me Izraelin».Moisiu qëndroi me Zotin për dyzet ditë e net, pa ngrënë bukë e pa pirë ujë. Ai i shkroi fjalët e besëlidhjes në rrasa. Janë dhjetë urdhërimet.
Zoti, Perëndia ynë, lidhi një besëlidhje me ne në Horeb.Këtë besëlidhje Zoti nuk e lidhi me etërit tanë, por me ne, me ne që jemi këtu, me të gjithë ne që jemi gjallë.
besëlidhjen që bëri me Abrahamin, premtimin që i dha Isakut.Ia caktoi si rregull Jakobit, Izraelit si besëlidhje përjetë,
O Zot, ti je Perëndia im, ty të madhëroj, emrin tënd përlëvdoj, se i përmbushe qëllimet e tua të mrekullueshme, që nga lashtësia ato janë fort të besueshme.
E pra, ai u shporua për shkeljet tona, u shtyp për paudhësitë tona. Ndëshkimi që na dha paqen, ra mbi të, prej vurratave të tij ne u shëruam.
Do të bëj me ta besëlidhje paqeje. Do të jetë besëlidhje e amshuar. Do t'i vendos në tokën e tyre, do t'i shumoj e do ta vendos shenjtëroren time mes tyre përgjithmonë.
«Mos mendoni se kam ardhur për të shfuqizuar ligjin apo profetët. Unë nuk kam ardhur për t'i shfuqizuar, por për t'i përmbushur.Me të vërtetë po ju them: derisa të jetë qielli e toka, asnjë “i” dhe asnjë pikë mbi “i” nuk do t'i hiqet ligjit para se të ndodhë gjithçka.
Perëndia i premtoi Abrahamit dhe pasardhësve të tij se Abrahami do të trashëgonte botën jo përmes bindjes ndaj ligjit, por përmes besimit që e bëri atë të drejtë.
Vëllezër, po flas si njeri. Asnjeri nuk i heq e nuk i shton gjë një besëlidhjeje njerëzore pasi kjo të jetë vulosur.Premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhësit të tij. Shkrimi nuk thotë: «Edhe pasardhësve» si për shumë të tillë, por për një të vetëm: «Dhe pasardhësit tënd» që është Krishti.
Nëse jeni të Krishtit, atëherë jeni pasardhës të Abrahamit, trashëgimtarë sipas premtimit të Perëndisë.
Por mirësia e Zotit mbetet përjetë e në amshim për ata që e druajnë dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve të tyre,
Se kështu u thotë Zoti: «Eunukëve që i mbajnë të shtunat e mia, që zgjedhin të plotësojnë dëshirën time e që ruajnë besëlidhjen time,do t'u jap në shtëpinë time, brenda mureve të mia, një vend përkujtimi dhe një emër më të mirë se të kenë bij e bija. Do t'u jap një emër të amshuar, që s'do të shuhet kurrë.
Këtë ditë përkujtojeni e kremtojeni në nder të Zotit. Kremtojeni brez pas brezi. Ky është rregull i përhershëm.
Zoti i tha: «Ja, unë po bëj një besëlidhje. Do të bëj para tërë popullit mrekulli që nuk janë bërë mbi mbarë tokën dhe në asnjë popull. Tërë populli mes të cilit banon do të shohë veprën e Zotit, sepse ajo që do të bëj me ty do të jetë e mrekullueshme.
Ruhuni se mos harroni besëlidhjen që lidhi me ju, Zoti, Perëndia juaj, dhe bëni për veten tuaj idhuj të çfarëdolloj trajte, të cilët ua ndaloi Zoti, Perëndia juaj,sepse Zoti, Perëndia juaj, është zjarr përvëlues. Ai është Perëndi xheloz.
Nëse do t'i dëgjosh e zbatosh me kujdes këto vendime, Zoti, Perëndia yt, do ta mbajë besëlidhjen e do të tregohet dashamirës me ty, siç iu betua etërve të tu.Ai do të të dojë, do të të bekojë e do të të shumojë. Ai do të ta bekojë frytin e barkut, frytin e tokës, drithin, verën, vajin, pjellën e qeve e të dhenve, në dheun për të cilin iu betua etërve të tu, për të ta dhënë ty.
Zoti do të të bëjë popullin e tij të shenjtë, siç të premtoi, nëse i mban urdhërimet e Zotit, Perëndisë tënd, dhe ecën udhës së tij.Mbarë popujt e tokës do të shohin se thirresh me emrin e Zotit e do të të kenë frikë.
Tërë udhët e Zotit janë mirësi e besnikëri për ata që ruajnë besëlidhjen dhe dëshmitë e tij.
Kështu thotë Zoti: Në kohën e duhur të jam gjendur, ditën e shpëtimit të kam ndihmuar. Të kam ruajtur, të kam caktuar të jesh besëlidhja e popullit, që vendin ti ta përtërish, që të rindash trashëgimitë e shkatërruara,
Por, kjo është besëlidhja që do të bëj me shtëpinë e Izraelit, pas atyre ditëve, kumton Zoti: do ta vendos brenda tyre ligjin tim e do ta shkruaj në zemrën e tyre. Atëherë unë do të jem Perëndia i tyre e ata do të jenë populli im.
Por unë do të kujtohem për besëlidhjen që bëra me ty në ditët e rinisë sate. Do të bëj me ty një besëlidhje të amshuar.
Prandaj pyes: mos vallë Perëndia e ka hedhur poshtë popullin e vet? Larg qoftë! Unë vetë jam izraelit, nga pasardhësit e Abrahamit, prej fisit të Benjaminit.Perëndia nuk e ka hedhur poshtë popullin e vet, të cilin e zgjodhi që më parë. Apo nuk e dini çfarë thotë Shkrimi për Elinë? Ai iu drejtua Perëndisë kundër Izraelit e i tha:
Por Perëndia e qortoi popullin e vet e i tha: ja ku po vijnë ditët, thotë Zoti, kur do të bëj një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit e me shtëpinë e Judës.Ajo nuk do të jetë si besëlidhja që bëra me etërit e tyre, ditën kur i mora për dore për t'i nxjerrë nga Egjipti. Ata nuk i qëndruan besnikë besëlidhjes sime, prandaj unë i braktisa, thotë Zoti.Besëlidhja që do të lidh me shtëpinë e Izraelit pas atyre ditëve, thotë Zoti, është kjo: unë do t'i shtie ligjet e mia në mendjen e tyre e do t'i shkruaj në zemrat e tyre. Unë do të jem Perëndia i tyre e ata do të jenë populli im.
Libri i breznive të Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.Abrahamit i lindi Isaku, Isakut i lindi Jakobi, Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.Judës i lindën prej Tamarës Faresi e Zara, Faresit i lindi Hesromi, Hesromit i lindi Arami,Aramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Naasoni, Naasonit i lindi Salmoni,Salmonit i lindi Boezi prej Rahabës, Boezit i lindi Jobedi prej Rutës, Jobedit i lindi Jeseu,Jeseut i lindi Davidi, mbreti. Davidit i lindi Solomoni nga gruaja e Uriahut,Solomonit i lindi Roboami, Roboamit i lindi Abiu, Abiut i lindi Asafi,Asafit i lindi Josafati, Josafatit i lindi Jorami, Joramit i lindi Ozia,Ozisë i lindi Joatami, Joatamit i lindi Akazi, Akazit i lindi Ezekia,Ezekisë i lindi Manaseu, Manaseut i lindi Amosi, Amosit i lindi Josia,Josisë i lindi Jehonia dhe vëllezërit e tij, në kohën e shpërnguljes në Babiloni.Pas shpërnguljes në Babiloni, Jehonisë i lindi Salatieli, Salatielit i lindi Zorobabeli,Zorobabelit i lindi Abiudi, Abiudit i lindi Eliakimi, Eliakimit i lindi Azori,Azorit i lindi Sadoku, Sadokut i lindi Akimi, Akimit i lindi Eliudi,Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matani, të cilit i lindi Jakobi.Jakobit i lindi Jozefi, burri i Marisë, prej së cilës lindi Jezui, i quajtur Krisht.Breznitë nga Abrahami deri te Davidi janë gjithsej katërmbëdhjetë, nga Davidi deri te shpërngulja në Babiloni katërmbëdhjetë dhe nga shpërngulja në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë brezni.
për të treguar mëshirë me etërit tanë e për t'u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë;për betimin që i bëri Abrahamit, atit tonë, për të na lejuar
Ju jeni bijtë e profetëve e të besëlidhjes që Perëndia u ka dhënë etërve tuaj kur i tha Abrahamit: nëpërmjet pasardhësit tënd do të bekohen të gjithë popujt e tokës.
Ata janë izraelitë e të birësuar nga Perëndia. Atyre u janë dhënë lavdia e Perëndisë, besëlidhjet, ligji i Moisiut, shërbesa e adhurimit të Perëndisë dhe premtimet e tij.Ata janë pasardhësit e patriarkëve dhe prej tyre, për nga mishi, rrjedh edhe Krishti, që është mbi të gjithë, Perëndi i bekuar në amshim. Amen!
Përmes Jezuit merr «po» çdo premtim i Perëndisë, prandaj përmes tij ne lavdërojmë Perëndinë duke i thënë «Amen».
Ata që mbështeten në veprat që kërkon ligji janë nën mallkim, sepse Shkrimi thotë: qoftë mallkuar kushdo që nuk vazhdon të bëjë gjithçka që është shkruar në librin e Ligjit.Është e qartë se askush nuk bëhet i drejtë para Perëndisë me anë të ligjit, sepse i drejti do të jetojë prej besimit.Ligji nuk buron prej besimit, por kush i zbaton urdhërimet e tij do të jetojë prej tyre.Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit duke u bërë vetë mallkim për ne, sepse Shkrimi thotë: i mallkuar është cilido që varet në dru.Prandaj, bekimi i Abrahamit u vjen kombeve me anë të Krishtit Jezu dhe premtimin e Shpirtit ne e marrim përmes besimit.
Sigurisht që edhe besëlidhja e parë kishte rregulla adhurimi dhe një shenjtërore tokësore.
Me këtë gjë Shpirti i shenjtë tregon se udha për te shenjtërorja e shenjtëroreve nuk do të zbulohej për sa kohë do të ishte tenda e parë.Tenda e parë është një shëmbëlltyrë për kohën e tanishme dhe tregon se dhuratat dhe flijimet nuk mund ta bëjnë të përsosur ndërgjegjen e atij që i kushton,
Edhe Zoti të ka shpallur sot popullin e tij të çmuar, siç të premtoi, se do t'i mbash urdhërimet e tij,
Fjalën e tij ia kumton Jakobit, rregullat dhe vendimet e tij, Izraelit.Nuk veproi kështu me asnjë komb dhe vendimet e tij ata nuk i njohin. Aleluja!
Dhe ja, Zoti, që qëndronte mbi të, tha: «Unë jam Zoti, Perëndia i Abrahamit, atit tënd, dhe Perëndia i Isakut. Tokën ku je shtrirë do të ta jap ty e pasardhësve të tu.Ata do të jenë si pluhuri i tokës e ti do të shtrihesh drejt lindjes e perëndimit, drejt veriut e jugut. Të gjitha fiset e tokës do të bekohen në ty e në pasardhësit e tu.Ja, unë jam me ty. Do të të ruaj kudo që të shkosh e do të të kthej në këtë vend, sepse nuk do të heq dorë prej teje pa bërë çfarë të thashë».
Por Perëndia tha: «Jo, jo. Sara, gruaja jote, do të të lindë djalë e do ta quash Isak. Besëlidhjen time me të do ta bëj një besëlidhje të përjetshme, edhe për pasardhësit e tij.
Qielli e toka qofshin sot dëshmitarë se po ju parashtroj jetën e vdekjen, bekimin e mallkimin. Zgjidh, pra, jetën, që të jetosh ti e pasardhësit e tu.Duaje Zotin, Perëndinë tënd, dëgjoje zërin e tij e mbahu fort pas tij, sepse ai është jeta dhe mbushullia e ditëve të tua. Kështu do të banosh në vendin, për të cilin Zoti iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut e Jakobit, se do të ta jepte ty».
Zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që fort e deshi.Të lartë shumë e ndërtoi shenjtëroren, ashtu si tokën, e themeloi në amshim.
Sa për mua, kjo është besëlidhja ime me ta, thotë Zoti: Shpirti im do të jetë mbi ty dhe fjalët e mia, që i vura në gojën tënde, nuk do të largohen as prej gojës sate, as prej gojës së pasardhësve të tu e as prej gojës së bijve të pasardhësve të tu, thotë Zoti, që tani e deri në amshim.
Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre, ndërsa shërbëtori im, Davidi, do të jetë princ mes tyre. Unë, Zoti, fola.
Unë po ju them se nuk do të pi më nga ky fryt i hardhisë, deri ditën që do ta pi të re së bashku me ju në mbretërinë e Atit tim».
«Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, se erdhi dhe shpengoi popullin e tij.Ai ngriti për ne bririn e shpëtimit në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
Se premtimi është për ju, për bijtë tuaj e për të gjithë ata që janë larg, për këdo që Zoti, Perëndia ynë, e thërret te vetja».
Sepse nuk ka dallim ndërmjet judeut e helenit: Zoti është i njëjtë për të gjithë dhe është zemërgjerë me të gjithë ata që e thërrasin emrin e tij.Sepse: kush thërret emrin e Zotit, do të shpëtohet.
Ndërsa ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull që Perëndia zgjodhi për të shpallur veprat e tij madhështore. Ai ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.
Po e lidh besëlidhjen time me ju që të mos vdesë më asnjë qenie e gjallë nga ujërat e përmbytjes e të mos ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën».
«Sa për mua, kjo është besëlidhja ime me ty: do të bëhesh atë i shumë kombeve.Nuk do të quhesh më Abram, por Abraham, sepse të kam bërë atë të shumë kombeve.
Prandaj, do t'i jap turmat si shpërblim, të fuqishmit si plaçkë ai do t'i marrë, se e zbrazi veten deri në vdekje, me të paudhët e radhitën. Mëkatet e shumë njerëzve ai mbarti, për shkelësit ai ndërmjetësoi.
«Kështu thotë Zoti: nëse mund ta thyeni besëlidhjen time me ditën dhe besëlidhjen time me natën, e të mos vijnë dita e nata në kohën e vet,atëherë mund të thyhet edhe besëlidhja ime me Davidin, shërbëtorin tim, e nuk do të ketë një bir që të mbretërojë mbi fronin e tij, sikurse edhe me levitët priftërinj, shërbëtorët e mi.
Atëherë unë do t'u jap një zemër të re e një shpirt të ri do të fus brenda tyre. Do t'ua heq nga mishi zemrën prej guri e do t'u jap një zemër mishi,
Prandaj, premtimi përmbushet prej besimit, që të jetë nga hiri i Perëndisë dhe të jetë i sigurt për të gjithë pasardhësit e Abrahamit, jo vetëm për ata që e zbatojnë ligjin, por edhe për ata që besojnë si Abrahami. Ai është ati i ne të gjithëve,
Vëllezër, po flas si njeri. Asnjeri nuk i heq e nuk i shton gjë një besëlidhjeje njerëzore pasi kjo të jetë vulosur.
Por, kur erdhi koha e caktuar, Perëndia dërgoi Birin e tij. Ai lindi nga një grua dhe iu nënshtrua ligjit,për të shpenguar ata që ishin nën ligj e që ne të birësohemi.
«Mos mendoni se kam ardhur për të shfuqizuar ligjin apo profetët. Unë nuk kam ardhur për t'i shfuqizuar, por për t'i përmbushur.
besëlidhja që do të lidh me ta pas atyre ditëve, thotë Zoti, është kjo: unë do t'i shtie ligjet e mia në mendjen e tyre e do t'i shkruaj në zemrat e tyre.
Zoti i tha Moisiut: «Shkruaji këto fjalë, sepse mbi këto fjalë e kam lidhur besëlidhjen me ty dhe me Izraelin».
Ai zgjodhi pasardhësit e etërve të tu nga dashuria për ta. Ai vetë të nxori prej Egjiptit përmes fuqisë së tij të madhe.Dëboi para teje kombe më të mëdhenj e më të fuqishëm se ti, që të të sjellë e të të japë për trashëgimi tokën e tyre, siç po ndodh sot.
Pasardhësit e tij do t'i ruaj në amshim, fronin e tij për sa kohë të jenë qiejt.Nëse bijtë e tij e lënë ligjin tim e sipas vendimeve të mia nuk ecin,nëse i shkelin rregullat e mia e urdhërimet e mia nuk i mbajnë,
Kujto, o Zot, përdëllimet e tua dhe mirësitë e tua, se janë prej amshimit.Mëkatet e rinisë sime mos i kujto, e as shkeljet e mia, por kujtomë me dashamirësi, për hir të mirësisë sate, o Zot.
Dhe kështu i gjithë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar: çlirimtari do të vijë nga Sioni; dhe do ta zhdukë mosbesimin nga Jakobi.Kjo është besëlidhja ime me ta, kur t'i fshij mëkatet e tyre.
Këngë shtegtimesh. E Davidit. Ja, sa mirë dhe këndshëm kur vëllezërit banojnë së bashku,
Ai i vrau të parëlindurit e Egjiptit, se mirësia e tij mbetet përjetë.Ai e nxori Izraelin nga vendi i tyre, se mirësia e tij mbetet përjetë.Me dorë të fortë e me krah të fuqishëm, se mirësia e tij mbetet përjetë.
ja shërbëtori që unë kam zgjedhur, i dashuri im, me të cilin shpirti im është i kënaqur. Tek ai do të vë Shpirtin tim dhe ai do t'u shpallë drejtësinë kombeve.
Ju e dini se nuk u shpenguat nga jeta e kotë që trashëguat prej etërve tuaj me gjëra që prishen, siç janë argjendi apo ari,por me gjakun e çmuar të Krishtit, Qengjit të patëmetë e të panjollë.
Ç'të themi, pra, për këto gjëra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? Ai që vërtet nuk e kurseu Birin e vet,
E çliroi popullin e tij, besëlidhjen me të e bëri të përjetshme, i shenjtë e i tmerrshëm është emri i tij.
Por Zoti deshi ta shtypte përmes dhimbjes, se, po ta jepte veten e tij si fli faji, do të shihte pasardhës e do të jetonte gjatë, e përmes tij dëshira e Zotit do t'ia dalë mbanë.Prej mundimit të vetes së vet, do të arrijë të shohë e do të kënaqet, me dijen e tij shumë do të shfajësojë shërbëtori im i drejtë e mbi vete mëkatet e tyre do të mbartë.
Shkoni e mësoni çfarë do të thotë: dua mëshirë e jo flijime. Unë nuk kam ardhur të thërras të drejtët, por mëkatarët».
Skamnorët do të hanë e do të ngihen, ata që e kërkojnë Zotin do ta përlëvdojnë. Zemra e tyre rroftë në amshim!
Përderisa jemi bërë të drejtë prej besimit, kemi paqe me Perëndinë përmes Zotit tonë Jezu Krisht.Përmes tij kemi hyrë me besim në hirin e Perëndisë, hir në të cilin qëndrojmë e krenohemi me shpresën se do të marrim pjesë në lavdinë e Perëndisë.
Por ti, o Zot, je Perëndi i dhembshur e i mëshirshëm, i ngadaltë në zemërim dhe plot mirësi e besnikëri.
Mos të lëntë mirësia, as besnikëria, ndaj vari rreth qafës e shkruaji mbi rrasën e zemrës sate,se do të gjesh përkrahje e pëlqim para Perëndisë e para njerëzve.
Kështu thotë Zoti: Në kohën e duhur të jam gjendur, ditën e shpëtimit të kam ndihmuar. Të kam ruajtur, të kam caktuar të jesh besëlidhja e popullit, që vendin ti ta përtërish, që të rindash trashëgimitë e shkatërruara,për t'u thënë të burgosurve: «Dilni!», atyre që janë në errësirë: «Shfaquni!». Përgjatë udhëve do të kullotin, kullotat do t'i kenë mbi çdo kodër të zhveshur.
Do të banoni në tokën që u dhashë etërve tuaj. Ju do të jeni populli im, ndërsa unë do të jem Perëndia juaj.
Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse, po të mos dorëzohemi, do të kemi edhe të korra në kohën e duhur.
Se do të dikoj ujëra mbi tokë të etur, përrenj në tokë të thatë, shpirtin tim do të dikoj mbi farën tënde, bekimin tim mbi pasardhësit e tu.
«Lypni e do t'ju jepet; kërkoni e do të gjeni; trokitni e do t'ju hapet,sepse kush lyp, merr; kush kërkon, gjen dhe atij që troket, do t'i hapet.
Unë nuk kam turp për ungjillin, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e të gjithë atyre që besojnë, për judeun së pari, si dhe për helenin.Në ungjill zbulohet se Perëndia i bën njerëzit të drejtë përmes besimit të plotë, sikurse është shkruar: i drejti do të jetojë prej besimit.
Se kështu thotë i Larti e i Tejlarti, ai që banon në amshim, emri i të cilit është i shenjtë: Në vend të lartë e të shenjtë banoj, por edhe pranë atij që pendohet e atij që ka përulësi në shpirt, për t'ua përtërirë shpirtin të përulurve, për t'ua përtërirë zemrën të penduarve.
Lind në njërin skaj të qiellit e deri në tjetrin rrotullohet, nxehtësisë së tij s'i fshihet askush.I përsosur është ligji i Zotit, shpirtin përtërin, e vërtetë dëshmia e Zotit, të thjeshtit i jep urti.Porositë e Zotit janë të drejta, zemrën e gëzojnë, urdhërimet e Zotit janë të pastra, syve u japin dritë.E pastër është droja e Zotit, mbetet në amshim, të vërteta janë gjykimet e Zotit, të gjitha të drejta.
Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë edhe ato gjëra.
Perëndia i paqes, ai që ngjalli prej të vdekurve bariun e madh të deleve, Zotin tonë, Jezuin, me gjakun e të cilit siguroi besëlidhjen e amshuar,ju bëftë të aftë për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij! Ai bëftë ndër ne çdo gjë që i pëlqen të bëhet, nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i përket lavdia, në shekuj të shekujve! Amen!
Do të kënaqem me urdhërimet e tua, që aq fort i dua.Duart do t'i ngre drejt urdhërimeve të tua, që i dua, rregullat e tua do t'i përsiat.
Do të përkulem drejt tempullit tënd të shenjtë dhe emrin tënd do të përlëvdoj për mirësinë e besnikërinë tënde, sepse emrin tënd dhe fjalën tënde i ke lartësuar mbi gjithçka.
Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.
Si u largua prej andej, Jezui pa një njeri që rrinte ulur në bankën e tagrave. Ai quhej Mate. Jezui i tha: «Më ndiq!». Ai u ngrit e i shkoi pas.Ndërsa ishin ulur për të ngrënë në shtëpinë e Mateut, erdhën shumë tagrambledhës e mëkatarë, që u ulën në tryezë me Jezuin dhe me dishepujt e tij.
por nuk do të heq dorë nga mirësia për të e besnikërinë time për të nuk do ta shkel.Besëlidhjen time nuk do ta thyej, premtimin që bëra nuk do ta ndryshoj.
Fjala e Perëndisë nuk ka dështuar, sepse jo të gjithë ata që rrjedhin nga Izraeli janë izraelitë.
Ju jeni dëshmitarët e mi, kumton Zoti, shërbëtorët e mi, që vetë i zgjodha, që të më njihni e të besoni në mua, që të kuptoni se unë jam. Para meje nuk kishte asnjë perëndi e pas meje tjetër s'do të ketë.
Ai nuk e humbi besimin e nuk dyshoi në premtimin e Perëndisë, por u forcua prej besimit dhe i dha lavdi Perëndisë.
Zoti do të përmbushë gjithçka për mua. O Zot, mirësia jote mbetet në amshim, nga veprat e duarve të tua mos hiq dorë!
Bekoje Zotin, o shpirti im! O Zot, Perëndia im, sa i madhërishëm je! Je veshur me shkëlqim e lavdi,dhe mbështillesh me dritën si me rrobë. Qiellin e shtrin porsi tendë,banesat e tua të larta mbi ujëra i ndërton, retë i bën si karrocë për vete dhe ecën mbi krahët e erës.Erërat i bën lajmëtarë të tu, flakët e zjarrit shërbestarë të tu.Tokën e vendose mbi themelet e saj, nuk do të lëkundet kurrë.
Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,zemërbutësia e vetëpërmbajtja. Kundër këtyre nuk ka ligj.