Vargje Biblike

Reklamat


Nënkategoria

Vargje biblike rreth Frymës së Shenjtë


Psalmet 39:7

Vërtet, njeriu kalon si hije, të kota janë mundimet e tij, grumbullon pasuri, pa e ditur për kë i mbledh.

Psalmet 91:2

Do t'i them Zotit: «Ti je streha ime e fortesa ime, je Perëndia im, te ti kam besim».

Jobi 11:18

Do të kesh besim, sepse ka shpresë, do të jesh i mbrojtur e do të pushosh i qetë.

Psalmet 62:5

Kërkojnë t'ia nëpërkëmbin nderin, gjejnë kënaqësi në gënjeshtra. Me gojë bekojnë, por me zemër mallkojnë. selah

Psalmet 14:6

Ju doni të shkatërroni shpresat e skamnorit, por streha e tij është Zoti.

Psalmet 42:11

Armiqtë më poshtërojnë, kockat m'i dërrmojnë, e përditë më thonë: «Ku është Perëndia yt?».

Psalmet 71:5

Se ti, o Zot, je shpresa ime, te ti, o Zot, kam besim që në rini.

Romakëve 15:13

Perëndia i shpresës ju mbushtë plot me gëzim e paqe në besimin tuaj, në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të shenjtë të jeni plot me shpresë.

1 Pjetrit 1:3

Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na rilindi nga mëshira e tij e madhe, nëpërmjet ngjalljes së Jezu Krishtit prej të vdekurve, që të kemi shpresën e gjallë dhe

Psalmet 131:3

Le të shpresojë Izraeli te Zoti, që tani e deri në amshim.

1 Timoteut 6:17

Pasanikët e kohës së tanishme urdhëroji të mos u rritet mendja, as të mos e mbajnë shpresën në pasigurinë e pasurisë, por në Perëndinë që na jep gjithçka me zemërgjerësi për të mirën tonë.

Psalmet 119:81

Shpirti im digjet për shpëtimin tënd, në fjalën tënde kam shpresuar.

Psalmet 33:18

Ja, sytë e Zotit janë mbi ata që e druajnë, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,

Isaia 40:31

Por ata që shpresojnë te Zoti përtërihen në fuqi, marrin krahë si të shqiponjës, vrapojnë e nuk lodhen, ecin e nuk këputen.

Fjalët e urta 14:26

Në drojën e Zotit mbështetja është e fortë, ajo është strehim për bijtë e tij.

Veprat 2:26

Prandaj u gëzua zemra ime, gjuha ime u ngazëllua e trupi im do të prehet në shpresë,

Hebrenjve 10:23

Le ta mbajmë të patundur pohimin e shpresës, sepse ai që na premtoi është besnik.

Romakëve 12:12

Ngazëlloni në shpresë, duroni në vuajtje, këmbëngulni në lutje.

1 Timoteut 4:10

Për këtë, pra, po mundohemi e po luftojmë, sepse kemi shpresë në Perëndinë e gjallë që është shpëtimtari i të gjithë njerëzve, sidomos i besimtarëve.

Zanafilla 49:18

Shpëtimin tënd pres, o Zot!

Isaia 25:9

«Ja, ky është Perëndia ynë!», do të thuhet atë ditë. «Tek ai kemi shpresuar e ai na shpëtoi. Ky është Zoti, tek i cili kemi shpresuar, le të gëzojmë e të ngazëllejmë për shpëtimin e tij».

Psalmet 31:24

Duajeni Zotin, të gjithë ju besnikët e tij! Zoti i mbron besimtarët e tij dhe shpaguan plotësisht kë vepron me krenari.

Efesianëve 1:18

Ai ju ndriçoftë sytë e zemrave tuaja, që të njihni se cila është shpresa për të cilën ju thirri, sesa e pasur dhe e lavdishme është trashëgimia e tij për të shenjtët

Psalmet 119:166

Shpëtimin tënd pres, o Zot, dhe mbaj urdhërimet e tua.

Jeremia 14:8

O shpresë e Izraelit, shpëtimtari i tij në kohë ngushtice, pse do të jesh si bujtës në tokë, si kalimtar që kthehet për një natë?

Jeremia 29:11

Unë i njoh shestimet e mia për ju, kumton Zoti. Janë shestime paqeje e jo zezone, për t'ju dhënë të ardhme e shpresë.

Psalmet 146:5-6

Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit, që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.

Ai krijoi qiellin e tokën, detin dhe gjithçka në to, ai mbetet besnik përjetë.

1 Korintasve 15:19

Nëse shpresojmë në Krishtin vetëm për këtë jetë, atëherë jemi njerëzit më të mjerë.

Psalmet 5:3

Thirrjes sime për ndihmë vëri vesh, o mbreti im e Perëndia im, se ty ta drejtoj lutjen time.

Vajtimet 3:24

“Hisja ime është Zoti”, thotë shpirti im, “Prandaj edhe shpresoj në të”».

Galatasve 5:5

Sepse në Shpirtin, me anë të besimit, ne presim me shpresë që Perëndia të na bëjë të drejtë.

Psalmet 42:5

Këtë kujtoj e më mallëngjehet shpirti: ecja me njerëzit, drejt shtëpisë së Perëndisë u prija. Turma kremtonte plot britma gëzimi e falënderimi.

Psalmet 38:15

Jam bërë si i shurdhër, që nuk nxjerr asnjë përgjigje nga goja.

Hosea 12:6

Zot, Perëndia i ushtrive, Zot është emri i tij.

Mikea 7:7

Por unë nga Zoti do të vështroj, do të pres për Perëndinë, shpëtimtarin tim. Perëndia im do të më dëgjojë.

Psalmet 40:1

Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

Psalmet 71:14

E unë do të shpresoj gjithmonë te ti, do të të lavdëroj gjithnjë e më shumë.

1 Gjonit 3:3

Dhe kush ka këtë shpresë tek ai, bëhet i pastër, sikurse është i pastër ai.

Hebrenjve 11:1

Besimi është siguria për gjërat që shpresohen dhe njohja e gjërave që nuk shihen.

Zakaria 9:12

Kthehuni në fortesë, ju të burgosurit shpresëtarë, sot po e shpall se dyfish do të ta shpërblej.

Psalmet 142:5

Hedh sytë djathtas e vështroj, nuk ka asnjë të njohur, nuk ka asnjë strehim për mua, askush nuk kujdeset për jetën time.

Psalmet 130:5

E pres Zotin, e pret shpirti im, te fjala e tij e kam vënë shpresën.

Fjalët e urta 23:18

se do të kesh të ardhme e nuk do të të pritet shpresa.

Romakëve 5:3-5

Jo vetëm kaq, por ne krenohemi edhe kur kalojmë vuajtje, sepse e dimë se vuajtja sjell durimin,

durimi sjell qëndresën në sprova dhe sprovat sjellin shpresën.

Shpresa nuk na turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona përmes Shpirtit të shenjtë që na u dha.

Vajtimet 3:21-23

Ziejnë në zemrën time këto gjëra, prandaj kam shpresë:

«Hiri i mirësisë së Zotit nuk shterohet, s'ka fund mëshira e tij.

Herët në mëngjes përtërihen, e madhe është besnikëria e tij.

Kolosianëve 1:27

Perëndia donte t'u bënte të njohur atyre pasurinë e lavdisë së këtij shestimi të fshehtë për të gjitha kombet. Ky plan i fshehtë është Krishti në ju, i cili është shpresa juaj për lavdinë që do të vijë.

Isaia 26:3-4

Synimet e tij nuk luhaten dhe ti e mban në paqe, e mban në paqe, se ka shpresuar te ti.

Kini përherë shpresë te Zoti, se Zoti, Zoti është shkëmbi i amshuar.

Psalmet 33:18-22

Ja, sytë e Zotit janë mbi ata që e druajnë, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,

që t'ua çlirojë shpirtin nga vdekja, që t'i mbajë gjallë në kohë urie.

Shpirti ynë pret Zotin, ai është ndihma dhe mburoja jonë.

Në të gëzon zemra jonë, në emrin e tij të shenjtë kemi besim.

Qoftë mbi ne, o Zot, mirësia jote, sikurse kemi shpresuar në ty.

Psalmet 27:14

Shpreso në Zotin. Bëhu i fortë e merr zemër. Zotin prit.

Titit 1:2

që të kenë shpresën e jetës së amshuar. Perëndia që nuk gënjen, e premtoi këtë jetë që përpara fillimit të kohëve

Psalmet 16:9-10

Ndaj gëzohet zemra ime, qenia ime ngazëllen e trupi im pushon i qetë.

Shpirtin tim nuk do ta lësh në skëterrë, dhe besnikët e tu nuk do t'i lësh të shkojnë në gropë.

2 Korintasve 4:16-18

Prandaj nuk ligështohemi. Megjithëse së jashtmi shkojmë drejt kalbjes, nga brenda përtërihemi dita-ditës.

Ky pikëllim i lehtë që po kalojmë tani po na përgatit për një lavdi të pashoqe, të begatë e të amshuar.

Ne nuk jemi përqendruar te gjërat që duken, por tek ato që nuk duken, sepse gjërat e dukshme janë të përkohshme, ndërsa të padukshmet janë të amshuara.

1 Selanikasve 5:8

Por ne, meqenëse jemi të ditës, le të jemi të kthjellët, duke veshur besimin dhe dashurinë si parzmore dhe shpresën e shpëtimit si përkrenare.

Psalmet 112:7

Lajmit të keq nuk i trembet, zemra e tij ka besim të patundur te Zoti.

Psalmet 18:2

Davidi tha këto fjalë: Të dua, o Zot, fuqia ime.

Efesianëve 2:12-13

Në atë kohë, ju ishit pa Krishtin, nuk i përkisnit popullit të Izraelit, ishit të huaj për besëlidhjet e premtimit dhe nuk kishit shpresë e as Perëndi në këtë botë.

Por tani përmes Krishtit Jezu, ju që dikur ishit larg nga Perëndia, iu afruat atij me anë të gjakut të Krishtit.

Filipianëve 1:6

Jam i sigurt se ai që nisi një vepër të mirë mes jush, do ta përfundojë deri në ditën kur do të vijë Krishti Jezu.

Psalmet 121:1-2

Këngë shtegtimesh. I ngrita sytë drejt maleve, prej nga do të më vijë ndihma?

Ndihma më vjen nga Zoti, që krijoi qiellin e tokën.

Mateu 12:21

E në emrin e tij do të shpresojnë kombet.

Psalmet 125:1

Këngë shtegtimesh. Ata që kanë besim te Zoti janë si mali i Sionit, që nuk trandet, por mbetet në amshim.

Psalmet 145:15-16

Të gjithë i kanë sytë nga ti e presin, që t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.

Ti e hap dorën dhe çdo qenieje të gjallë ia plotëson dëshirën.

Romakëve 8:24-25

Sepse u shpëtuam me anë të shpresës, por shpresa që shihet nuk është shpresë. Përse duhet ta shpresojë njeriu atë që sheh?

Por nëse e shpresojmë atë që nuk e shohim, atëherë e presim me durim.

Hebrenjve 6:19

Kjo shpresë është për ne spiranca e jetës. Ajo është e sigurt dhe e patundur dhe na çon deri në pjesën e brendshme të altarit, pas velit.

Fjalët e urta 24:14

E tillë është urtia për shpirtin tënd, ta dish, nëse e gjen, do të kesh një të ardhme e nuk do të të pritet shpresa.

Psalmet 40:1-3

Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

Me durim e prita Zotin, ai u përkul drejt meje e përgjërimin ma dëgjoi.

Prej gropës së mundimit më nxori, prej batakut të baltës, këmbët m'i vuri mbi shkëmb e hapat m'i forcoi.

Psalmet 103:1-5

I Davidit. Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe gjithë qenia ime emrin e tij të shenjtë.

Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe mos i harro bamirësitë e tij.

Ai fal tërë paudhësitë e tua, ai shëron tërë sëmundjet e tua.

Ta shpëton jetën prej varrit, të kurorëzon me mirësi e dhembshuri.

Ai ta mbush jetën me të mira, ai të rinon si shqiponjën.

Gjoni 14:1

«Le të mos ju tronditet zemra! Besoni në Perëndinë, besoni edhe në mua!

Isaia 41:10

Mos u tremb, se unë jam me ty, mos u tmerro, se unë jam Perëndia yt. Unë të jap forcë, unë të ndihmoj, me të djathtën e drejtësisë sime të përkrah.

Psalmet 146:5

Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit, që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.

2 Timoteut 1:12

Për këtë arsye po vuaj gjithë këto gjëra. Por nuk kam turp, se e di kujt i kam besuar e jam i bindur se ai është i aftë ta ruajë thesarin që më ka besuar, deri në atë ditë.

1 Gjonit 5:14-15

Kjo është siguria që kemi para Perëndisë: nëse i kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na dëgjon.

Meqenëse e dimë se ai i dëgjon kërkesat tona, atëherë e dimë edhe se do të na plotësohen.