Ditelindja është një festë, një bekim për ty që shton një vit tjetër në jetë, një mundësi për të shijuar mirësitë e Zotit dhe privilegjin e një viti më shumë. Zoti të ka dhënë premtime të mrekullueshme dhe ky moment festimi është perfekt për t'i kujtuar ato, për të ndarë fjalën e Tij me të dashurit e tu. Në këtë ditëlindje tënden, të uroj shëndet të plotë dhe që çdo ditë të jetosh nën udhërrëfimin e vërtetë të diturisë, asaj që vjen nga Zoti. Uroj që Zoti të dërgojë engjëjt e tij përreth teje që të të ruajnë dhe të të japë atë që dëshiron zemra jote, sipas vullnetit të Tij të përsosur. Sepse me anë time do të shtohen ditët e tua dhe do të shumëfishohen vitet e jetës sate. (Proverbat 9:11)
Droja e Zotit është fillimi i njohjes, por të marrët e përçmojnë dijen e rregullin.
Sa mirë kur njeriu fiton urtinë e jo arin, se duhet zgjedhur mençuria në vend të argjendit.
Ndërsa urtia që vjen nga lart, së pari është e pastër, pastaj paqësore, e butë, e bindur, plot me mëshirë dhe me fryte të mira, e paanshme e jo hipokrite.
Nëse dikujt nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia dhe ai do t'i japë, sepse Perëndia u jep të gjithëve me zemërgjerësi dhe pa përçmim,
Silluni me urti ndaj atyre që nuk besojnë në Krishtin, duke përdorur mirë çdo mundësi që ju jepet.
Fjalët tuaja të jenë gjithnjë të hijshme e të regjura, që të dini si t'i përgjigjeni gjithkujt.
Beso në Zotin me gjithë zemër e mos u mbështet në zgjuarsinë tënde.
Mendo për të në të gjitha udhët e tua e ai do të t'i drejtojë shtigjet.
Cili nga ju është i urtë e i mençur? Ai le ta tregojë këtë me sjelljen e tij të mirë dhe me veprat e bëra me butësi e me urti.
e i tha njerëzimit: “Ja, droja e Zotit, ajo është urtia. Shmangu nga e keqja e kjo është mençuria”».
Ty, o Perëndi i etërve të mi, ty të falënderoj e të lavdëroj, se urti e fuqi më ke dhënë, ç'të kërkuam na e zbulove, çështjen e mbretit të njohur na e bëre».
E tillë është urtia për shpirtin tënd, ta dish, nëse e gjen, do të kesh një të ardhme e nuk do të të pritet shpresa.
Fillimi i urtisë është droja e Zotit, kush vepron me të, fiton mençuri. Lavdia e tij mbetet përherë!
O thellësi e pasurisë, e urtisë dhe e njohjes së Perëndisë! Sa të padepërtueshme janë gjykimet e tij dhe sa të pagjurmueshme janë udhët e tij!
Marrëzia e Perëndisë është më e urtë se njerëzit dhe dobësia e tij është më e fortë se ata.
Lind në njërin skaj të qiellit e deri në tjetrin rrotullohet, nxehtësisë së tij s'i fshihet askush.
Nën hijen e urtisë është si nën hijen e parasë, por dobinë e ka dija. Urtia e mban gjallë të zotin.
Shumë do të përsosen, do të pastrohen e do të shndrijnë, ndërsa të paudhët do të bëjnë paudhësi e asnjë prej tyre nuk do të kuptojë. Vetëm të mençurit do të kuptojnë.
Prandaj kini kujdes si jetoni. Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur.
Përdoreni mirë kohën, se po jetojmë ditë të këqija.
Fjalët e urta të Solomonit. Biri i urtë e gëzon të atin; biri i marrë e trishton të ëmën.
Rrok urtinë, kap zgjuarsinë, mos harro fjalët e gojës sime e mos i shmang.
Mos e lër urtinë e ajo të ruan, duaje e ajo të mbron.
Mos thuaj: «Pse kohët e dikurshme ishin më të mira se këto?», se këtë pyetje nuk e bën nga urtia.
Se, kur urtia është e madhe, e madhe është edhe ngasja. Kush shton diturinë, shton brengën.
«Kushdo që i dëgjon e i zbaton fjalët e mia, i ngjan një njeriu të mençur, që e ka ndërtuar shtëpinë në shkëmb.
Edhe kjo vjen prej Zotit të ushtrive, që jep këshilla të mrekullueshme, që ka dije madhështore.
Lum njeriu që e ka gjetur urtinë, lum ai që ka kapur arsyen,
është më e vlefshme se argjendi, më e dobishme se ari,
Prandaj edhe ne, që nga dita kur e morëm vesh këtë gjë, nuk reshtim së luturi për ju dhe i kërkojmë Perëndisë t'ju japë urtinë e mençurinë shpirtërore që ta njihni plotësisht vullnetin e tij.
Kush nuk zemërohet shpejt, është plot mend, një shpirt i ngutur nxjerr në pah marrëzinë.
Por, ai bëri që ju të jeni të bashkuar me Jezu Krishtin, që u bë për ne urtia e Perëndisë. Krishti na bëri të drejtë, na shenjtëroi e na shpengoi,
Se, njeriut që i pëlqen, ai i jep urti, dituri e gëzim, ndërsa mëkatarit i cakton si detyrë të mbledhë e të grumbullojë, për t'ia dhënë kujt të dojë Perëndia. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës.
Do të të hyjë në zemër dija e njohja do të ta kënaqë shpirtin.
Përsiatja do të të ruajë e mençuria do të të mbrojë,
O Zot, dëftemë udhët e tua, shtigjet e tua m'i mëso.
Udhëhiqmë në të vërtetën tënde e më mëso, se ti je Perëndia i shpëtimit tim, te ti shpresoj tërë ditën.
Në të do të prehet shpirti i Zotit, shpirti i urtisë e i mençurisë, shpirti i këshillës e i fuqisë, shpirti i dijes e i drojës së Zotit.
Prandaj kini kujdes si jetoni. Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur.
Përdoreni mirë kohën, se po jetojmë ditë të këqija.
Mos u bëni të marrë, por kuptoni se cili është vullneti i Zotit.
Unë luftoj që zemrat e tyre të gjejnë ngushëllim, që ata të jetojnë të bashkuar me dashuri e të pasuruar me sigurinë që jep dija e plotë. Kështu ata mund të njohin të fshehtën e Perëndisë, Krishtin.
Në të gjenden të fshehura të gjitha thesaret e urtisë e të dijes.
Ndaj teje, vetëm ndaj teje mëkatova, bëra ligësi para syve të tu. Prandaj, je i drejtë në vendimet e tua dhe i paqortueshëm kur gjykon.
Vëru vesh e dëgjoi fjalët e të urtëve, vëri mend mësimit tim,
ruaji thellë në zemër se janë të këndshme, mbaji gati në buzët e tua.