Të dashur miq, a e keni menduar ndonjëherë se si Zoti na flet? Në të kaluarën, Ai zgjodhi profetë, njerëz si ne, për të na treguar vullnetin e Tij. Mendoni për Isaian, Jereminë, Ezekielin, Elian dhe Eliseun. Ata ishin zëri i Zotit, duke na paralajmëruar për pasojat e mëkatit dhe duke na inkurajuar të adhurojmë dhe t'i bindemi vetëm Atij.
Nuk ishte e lehtë për ta. Shpesh u përballën me kundërshtime dhe refuzime nga ata që nuk donin t'i dëgjonin. Por ata qëndruan të fortë, të mbushur me dashuri për Zotin dhe me mençuri të dhënë prej Tij. Historitë e tyre na mësojnë shumë për rëndësinë e besnikërisë dhe pendimit. Na kujtojnë se Zoti dëshiron një marrëdhënie të ngushtë me ne, por edhe kërkon bindje dhe drejtësi.
Edhe sot, në një botë të mbushur me sfida, është e rëndësishme të dëgjojmë zërin e Zotit. Ata që ndjejnë thirrjen për të qenë profetë duhet të kultivojnë një marrëdhënie të thellë me Frymën e Shenjtë. Kjo është mbrojtja jonë kundër konfuzionit, mashtrimit dhe çdo gjëje që mund të na largojë nga vullneti i Tij. Ruajmë zemrat tona në shenjtëri dhe integritet, duke qëndruar të palëkundur në parimet e Zotit. Vetëm kështu mund të jemi të sigurt se po ecim në rrugën e Tij.
Unë ju kam dërguar pareshtur të gjithë shërbëtorët e mi, profetët, për t'ju thënë: mos e bëni këtë pështirësi, që unë e urrej,
Unë do të nxjerr nga mesi i vëllezërve të tyre një profet si ti. Do t'ia vë fjalët e mia në gojë e ai do t'u thotë çdo gjë që do t'i urdhëroj.Kush nuk i dëgjon fjalët e mia, që ai thotë në emrin tim, do të përballet me mua.
Fjala që Zoti i tha profetit Jeremi, kur Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë, erdhi për të sulmuar Egjiptin.
«Para se të të jepja trajtë në barkun amënor, të njoha, para se të dilje nga rropullitë, të veçova, profet për kombet të caktova».
Ju dërgova të gjithë shërbëtorët e mi, profetët, pareshtur jua dërgova, për t'ju thënë: kthehuni, pra, secili prej sjelljes së vet të ligë, ndreqni veprat tuaja, mos ndiqni perënditë e tjerë e mos u shërbeni. Atëherë do të banoni në tokën që ju dhashë juve dhe etërve tuaj. Por ju nuk morët vesh e nuk më dëgjuat.
Ai më tha: «Bir njeriu, qëndro më këmbë e unë do të flas me ty».Pasi më foli, në mua hyri një shpirt e më ngriti më këmbë, ndërsa unë dëgjoja atë që po më fliste.E më tha: «Bir njeriu, unë po të dërgoj te bijtë e Izraelit, te një komb kryeneçësh që ngritën krye kundër meje. Ata dhe etërit e tyre bënë shkelje kundër meje deri sot.
Kështu thotë Zoti im, Zoti: a je ti ai për të cilin kisha folur në ditët e kahershme me anë të shërbëtorëve të mi, profetëve të Izraelit, të cilët ato ditë dhe për shumë vite profetizuan se unë do të të kisha dërguar kundër tyre?
Mandej dëgjova zërin e Zotit që tha: «Kë të dërgoj? Kush do të shkojë për ne?». Unë thashë: «Ja ku jam, dërgomë mua!».
Jonai bëri një ditë udhë nëpër qytet duke thirrur: «Edhe dyzet ditë dhe Niniva shkatërrohet!».
Gëzohuni e ngazëlleni, se shpërblimi juaj do të jetë i madh në qiej. Kështu përndoqën edhe profetët para jush».
Zoti kishte folur kundër Bashait e shtëpisë së tij përmes profetit Jeh, birit të Hananiut, për shkak të ligësisë që kishte bërë Bashai në sytë e Zotit, duke ndezur zemërimin e Zotit me veprimet e tij, njëlloj si shtëpia e Jeroboamit, dhe për shkak të shfarosjes së familjes së Jeroboamit.
Fjala e Zotit drejtuar profetit Jeremi për filistinët, para se faraoni të sulmonte Gazën.
Atëherë u tha: «Këto fjalë jua thashë kur isha ende me ju: gjithçka që është shkruar për mua në ligjin e Moisiut, te Profetët e te Psalmet, duhet të përmbushet».
Ai u dërgoi profetë, që të ktheheshin te Zoti, të cilët i qortuan, por ata nuk u vunë vesh.
Në të shkuarën, Perëndia u ka folur etërve tanë shpeshherë dhe në mënyra të ndryshme nëpërmjet profetëve,ndërsa këto kohët e fundit na foli nëpërmjet Birit. Nëpërmjet tij Perëndia ka krijuar gjithësinë dhe atë e ka caktuar trashëgimtar të gjithçkaje.
Kështu thotë Zoti: “Për tri shkeljet e Tirit, madje për katër, s'do ta kthej ndëshkimin. Ia dorëzuan Edomit popullin krejt, besën e dhënë mes vëllezërve nuk e kujtuan.
Këtë shpëtim kërkuan profetët e për të patën hulumtuar. Ata profetizuan për hirin që ju është dhënë juvee u përpoqën të gjenin kohën dhe rrethanat që Shpirti i Krishtit brenda tyre u paralajmëronte për vuajtjet e Krishtit e për lavdinë që do të vinte më pas.Profetëve iu zbulua se ato që thoshin nuk ishin për ata vetë, por për ju. Pikërisht këto gjëra ju i keni dëgjuar tashmë nëpërmjet atyre që ju shpallën ungjillin në Shpirtin e shenjtë të dërguar prej qiellit. Këto do të donin t'i shihnin edhe engjëjt.
Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, do të dërgoj shpatën kundër teje e do të zhduk prej teje njerëz e kafshë.
Ne kemi dhunti të ndryshme sipas hirit që na është dhënë. Kush ka dhuratën e profecisë, të profetizojë sipas masës së besimit;
Prandaj, kështu thotë Zoti: pasi të mbushen plot shtatëdhjetë vjet në Babiloni, do të vij te ju e do ta plotësoj për ju premtimin e mirë për t'ju kthyer në këtë vend.
Kush pranon një profet se është profet, do të marrë shpërblimin e profetit dhe kush pranon një njeri të drejtë se është i drejtë, do të marrë shpërblimin e njeriut të drejtë.
në vitin e parë, pra, të mbretërimit të tij, unë, Danieli, shqyrtova librat për të gjetur numrin e viteve të rrënimit të Jerusalemit, sipas fjalës së Zotit drejtuar profetit Jeremi. Ishin shtatëdhjetë.
Jerusalem, Jerusalem, ti që vret profetët e që me gurë vret të dërguarit e Perëndisë! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu, siç mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët.
Qëndroi atje derisa vdiq Herodi, që të përmbushej çfarë kishte thënë Zoti përmes profetit: nga Egjipti e thirra birin tim.
Perëndia përmbushi kështu atë që kishte paralajmëruar ai vetë përmes gjithë profetëve, se Krishti do të vuante.
Moisiu është ai që u tha izraelitëve: Perëndia do të nxjerrë nga vëllezërit tuaj një profet si unë.
Zoti u tha: «Dëgjoni fjalët e mia! Profetit të Zotit mes jush i dëftehem në vegim, në ëndërr i flas.
Mjeshtrit të korit. Për Jedutunin. Psalm i Asafit.Me zërin tim i thërras Perëndisë, me zërin tim i drejtohem Perëndisë dhe ai më dëgjon.E kërkova Zotin ditën e fatkeqësisë sime, tërë natën i ngrita duart drejt tij pa u lodhur, por shpirti im nuk gjeti ngushëllim.
Por unë, Zoti, jam Perëndia yt, që në tokën e Egjiptit. Do të të vendos sërish në tendë, si në ditët e të kremtes.
Ju jeni delet e mia, njerëzit e kullotës sime, e unë jam Perëndia juaj, kumton Zoti im, Zoti».
Asokohe Ezekia u sëmur për vdekje. Atëherë profeti Isai, biri i Amosit, shkoi tek ai e i tha: «Kështu thotë Zoti: ndreqi punët e shtëpisë sate, se nuk do të jetosh gjatë. Do të vdesësh».
I ngurtësuan zemrat që të mos dëgjonin ligjin e fjalët që Zoti i ushtrive kishte dërguar me shpirtin e tij përmes profetëve të mëparshëm. Dhe Zoti i ushtrive u zemërua shumë.
Zoti i tha Moisiut: «Shiko, të kam vënë si perëndi para faraonit, ndërsa Aroni, yt vëlla, do të jetë profeti yt.
Më pas do të mbërrish në Gibeah Elohim, ku gjenden çetat e filistinëve. Kur të hysh në qytet, do të takosh një turmë profetësh, që po profetizon teksa zbresin prej faltoreve në vende të larta, duke i rënë lirës, dajres e qestes.
Nëse ndokush mendon se është profet apo njeri shpirtëror, ai duhet ta kuptojë se këto që ju shkruaj janë urdhërime të Zotit.
Kur erdhi koha e kushtimit të flisë, profeti Eli iu afrua altarit e tha: «O Zot, Perëndi i Abrahamit, Isakut e Izraelit, le ta marrin vesh të gjithë sot se ti je Perëndia në Izrael, se unë jam shërbëtori yt dhe se të gjitha këto gjëra i kam bërë me urdhrin tënd.
Ju jeni pjesë e ndërtesës që ka si themel apostujt e profetët dhe si gur të qoshes vetë Krishtin Jezu.
Bijtë e profetëve që rrinin në Jeriko, kur panë nga larg çfarë ndodhi, thanë: «Shpirti i Elisë ka zbritur mbi Eliseun». Atëherë shkuan për ta takuar Eliseun, u përkulën para tij deri në tokë
të cilët vranë Zotin Jezu e profetët dhe na përndoqën edhe ne. Ata nuk e kanë pëlqimin e Perëndisë dhe janë kundër të gjithë njerëzve,
Të nesërmen në mëngjes u ngritën herët dhe u nisën për në shkretëtirën e Tekoasë. Teksa po niseshin, Joshafati u ndal e u tha: «Dëgjomëni, o banorë të Judës dhe të Jerusalemit! Kini besim te Zoti, Perëndia juaj, e do të dilni të fortë. Kini besim te profetët e tij e do të dilni fitimtarë!».
ditët kur engjëlli i shtatë do t'i bjerë trumbetës dhe atëherë do të përmbushet plani i fshehtë i Perëndisë sipas ungjillit që u dha profetëve, shërbëtorëve të tij».
Qëkurse etërit tuaj dolën nga Egjipti e deri më sot, ju kam dërguar pareshtur shërbëtorët e mi, profetët,
Ata derdhën gjak të shenjtësh e profetësh dhe ti gjak u dhe për të pirë, se e meritonin».
Bërtit fort! Mos u përmba! Ngrije zërin porsi boria! Shpallja popullit tim paudhësitë e veta, shtëpisë së Jakobit mëkatet e veta.
Por ai më tha: «Mos! Unë jam shërbëtor si ti, si vëllezërit e tu profetë dhe si ata që zbatojnë fjalët e këtij libri. Adhuro Perëndinë!».
«Bir i njeriut, të kam caktuar rojtar për shtëpinë e Izraelit. Sapo të dëgjosh ndonjë fjalë nga goja ime, do t'i paralajmërosh nga ana ime.
«Jerusalem, Jerusalem, ti që vret profetët e që me gurë i vret të dërguarit e Perëndisë! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu, siç mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!
Prandaj edhe Perëndia në urtinë e tij ka thënë: “Unë do t'u dërgoj profetë e apostuj, por ata do t'i vrasin e disa do t'i përndjekin”,
Në ato ditë, në Antioki erdhën disa profetë nga Jerusalemi.Njëri prej tyre, që quhej Hagab, tregoi me anë të Shpirtit se do të binte një zi e madhe buke në tërë botën, gjë që ndodhi në kohën kur perandor ishte Klaudi.
Ne kishim disa ditë që rrinim aty, kur erdhi nga Judeja një profet me emrin Hagab.Ai erdhi te ne, mori brezin e Palit, lidhi me të këmbët e duart dhe tha: «Ja seç thotë Shpirti i shenjtë: kështu do ta lidhin në Jerusalem judenjtë njeriun që mban këtë brez e do t'ua dorëzojnë kombeve».
Elia, tishbiti, njëri nga banorët e Tishbesë së Gileadit, i tha Ahabit: «Pasha Zotin, Perëndinë e Izraelit, të cilit i shërbej, gjatë këtyre viteve nuk do të bjerë as vesë, as shi, përveçse po të them unë».
Kur mbërriti te njeriu i Perëndisë në mal, ajo i ra te këmbët. Gehazi u afrua për ta larguar, por njeriu i Perëndisë i tha: «Lëre të qetë, sepse i është hidhëruar shpirti. Zoti më ka fshehur diçka e nuk ma ka treguar».
Por ata i përqeshnin të dërguarit e Perëndisë, i përbuznin fjalët e tij dhe talleshin me profetët e tij. Prandaj Zoti u zemërua aq shumë kundër popullit të tij, saqë nuk kishte më mundësi shpëtimi.
Pastaj Zoti më tha: «Profetët kanë profetizuar gënjeshtra në emrin tim. Unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë urdhra e nuk u kam folur. Ata ju profetizojnë vegime të rreme, parashikime të kota dhe mashtrimet e zemrave të veta.
Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:«Bir i njeriut, profetizo kundër profetëve të Izraelit. Profetizo e thuaju atyre që profetizojnë si t'u dojë zemra, ta dëgjojnë fjalën e Zotit.Kështu thotë Zoti im, Zoti: mjerë profetët e marrë që shkojnë pas shpirtit të vet pa parë asgjë.
Ndaj, do të bëhet natë e s'do të keni vegime, errësirë e s'do të keni shorti. Do t'u perëndojë dielli profetëve, dita do t'u bëhet terr.Vegimtarët do të turpërohen, shortarët do të skuqen, të tërë do të mbulojnë fytyrën, se Perëndia s'do të përgjigjet.Por, unë jam plot me fuqi e me shpirtin e Zotit, plot me drejtësi e guxim, për t'i treguar Jakobit shkeljen e tij, Izraelit mëkatin e tij.
Dëgjojeni fjalën e Zotit, o prijës të Sodomës! Vërini vesh ligjit të Perëndisë tonë, o popull i Gomorrës!
«Mos kini vegime!», u thonë vegimtarëve. «Mos na dëfteni të vërtetën!», profetëve. «Por na flisni me fjalë lajkatare e na dëfteni veç mashtrime!
«Bir i njeriut, ti banon në mes të një fisi kryeneç që kanë sy për të parë, e nuk shohin, kanë veshë për të dëgjuar, e nuk dëgjojnë, sepse janë fis kryeneç.
Por, a nuk u dolën etërve tuaj fjalët dhe urdhërimet që unë ua pata dhënë profetëve, shërbëtorëve të mi? Kështu, ata u kthyen e thanë: “Zoti i ushtrive vërtet veproi me ne ashtu siç kishte vendosur të bënte për shkak të udhëve e veprave tona”».
«Ruhuni nga profetët e rremë, që vijnë të veshur si dele, por që përbrenda janë ujq grabitqarë.
ndërsa tani u shfaq e iu bë i njohur të gjitha kombeve përmes Shkrimeve profetike, sipas urdhrit të Perëndisë së amshuar për t'i bërë ato t'i binden e t'i besojnë Perëndisë.
Më të shumtë se qimet e kokës janë bërë ata që më urrejnë kot. Ata që duan të më shkatërrojnë, armiqtë e mi mashtrues, janë bërë të fortë. E unë u dashka të kthej atë që nuk kam vjedhur!
«Kush ju pranon ju, më pranon mua dhe kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar.Kush pranon një profet se është profet, do të marrë shpërblimin e profetit dhe kush pranon një njeri të drejtë se është i drejtë, do të marrë shpërblimin e njeriut të drejtë.Kushdo që i jep njërit prej këtyre të vegjëlve qoftë edhe një gotë ujë të ftohtë, sepse është dishepull, me të vërtetë po ju them se ai nuk do ta humbasë shpërblimin e tij».
Dhe ti, foshnjë, do të quhesh profet i të Tejlartit, se do të ecësh përpara Zotit për të përgatitur udhët e tij,
Të gjithë i zuri frika dhe përlëvdonin Perëndinë duke thënë: «Një profet i madh është shfaqur mes nesh» dhe: «Perëndia i ka kthyer sytë mbi popullin e vet».
Ai i pyeti: «Çfarë?». Ata i thanë: «Gjërat rreth Jezuit të Nazaretit që ishte profet i fuqishëm me vepra e me fjalë para Perëndisë e para gjithë njerëzve
Të gjithë profetët dëshmojnë për të e thonë se kushdo që beson në të, merr faljen e mëkateve përmes emrit të tij».
Prandaj Perëndia i caktoi disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues, pastaj ata me dhuntitë për të bërë mrekulli, të shërimeve, të përkujdesjes, të drejtimit e të larmive të gjuhëve.
Unë, Pali, që nuk u bëra apostull prej njerëzve, as prej ndonjë njeriu, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atë, që e ngjalli prej të vdekurve,
Disa ai i bëri apostuj, disa i bëri profetë, disa i bëri ungjilltarë, disa i bëri barinj e mësues,
Ç'të them më? Nuk do të më mjaftonte koha t'ju tregoja për Gideonin, Barakun, Samsonin, Jeftahun, Davidin, Samuelin dhe profetët,të cilët me anë të besimit mposhtën mbretër, vunë drejtësinë, fituan premtimet, ua zunë grykën luanëve,shuan fuqinë e zjarrit, shpëtuan nga tehu i shpatës, nga të dobët u bënë të fortë, u bënë të fuqishëm në luftë, thyen ushtritë e huaja.
Shporrini prej jush të gjitha shkeljet që keni bërë dhe bëni një zemër të re e një shpirt të ri. Pse doni të vdisni, o shtëpia e Izraelit?
«Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim, që të përgatisë udhën para meje. Dhe Zoti, që kërkoni, do të vijë befas në tempullin e tij. Lajmëtari i besëlidhjes, që dëshironi, tashmë ka ardhur, thotë Zoti i ushtrive.
«Kështu thotë Zoti: qëndro në tremen e tempullit të Zotit e thuaju të gjitha qyteteve të Judës, që vijnë për të adhuruar në tempullin e Zotit, të gjitha fjalët që të urdhëroj t'u thuash dhe mos hiq asnjë fjalë.Ndoshta do të dëgjojnë dhe secili kthehet nga sjellja e vet e mbrapshtë. Edhe unë do të pendohem për të keqen që kisha menduar të bëja kundër tyre, për shkak të veprave të tyre të liga.
Afrohuni tek unë, dëgjojeni këtë: që në fillim, kurrë nuk fola fshehtazi, qëmoti, para se të ndodhte, unë isha aty; e tani Zoti Perëndi më dërgoi, bashkë me shpirtin e tij.
Populli im u zhbi prej padijes, se ti e përbuze njohurinë, ndaj dhe unë priftërinë do të ta përbuz. E harrove ligjin e Perëndisë tënd, ndaj dhe unë do t'i harroj bijtë e tu.
Por, kur do të ndodhë kjo dhe, ja, po ndodh, do ta marrin vesh se mes tyre gjendej një profet».
Samueli u rrit. Zoti ishte me të e nuk lejoi t'i shkonte fjala më kot.Mbarë Izraeli, prej Danit deri në Bershebë, e mori vesh se Samueli ishte caktuar profet i Zotit.
Nuk i shohim më emblemat tona, as profet nuk ka më, e askush nga ne nuk e di edhe sa kohë do të zgjatë.
Nëse dikush shkel ligjin e Moisiut, vritet pa mëshirë me dëshminë e dy a tre dëshmitarëve.
profetët profetizojnë gënjeshtra, priftërinjtë sundojnë sipas tyre e populli im kënaqet kështu, por çfarë do të bëni kur të vijë fundi?».
Ty, bir i njeriut, të kam caktuar rojtar për shtëpinë e Izraelit. Kur të dëgjosh ndonjë fjalë nga goja ime, paralajmëroi nga ana ime.
Ja, një zë thërret: «Bëni gati në shkretëtirë një udhë për Zotin, rrafshoni nëpër stepë një shteg për Perëndinë tonë.
Dhe si mund të predikojnë nëse nuk janë dërguar? Sikurse është shkruar: sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin lajme të mira!
O njeri, ai ta tregoi çka është e mirë, çka Zoti kërkon prej teje: veç të veprosh drejt, të duash mirësinë dhe të jesh i përulur me Perëndinë tënd.
Shpirti i Zotit, Zotit tim, është mbi mua, se vetë Zoti më ka vajosur, më ka dërguar t'u shpall lajmin e mirë të vobektëve, t'u lidh plagët zemërthyerve, t'u shpall çlirimin të robëruarve, të burgosurve, daljen nga burgu,
si në të dëgjofshin, si në mos të dëgjofshin, sepse janë fis kryeneç, por do ta marrin vesh se unë jam në mesin e tyre.
Cilin prej profetëve nuk përndoqën etërit tuaj? Ata vranë paralajmëruesit e ardhjes së të Drejtit, ndërsa tani ju jeni bërë tradhtarët dhe vrasësit e tij.
Por, edhe sikur dikush nga ne apo një engjëll nga qielli t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar ne, qoftë mallkuar.
ndërsa fjala e Zotit mbetet në amshim. Kjo fjalë është ungjilli që ju është shpallur juve.
Ky ungjill, që Perëndia e premtoi që më parë përmes profetëve të tij në Shkrimet e shenjta,
pasi asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëz të frymëzuar nga Shpirti i shenjtë folën nga ana e Perëndisë.
«Vëllezër, duhej të përmbushej Shkrimi që Shpirti i shenjtë e paratha nëpërmjet Davidit për Judën, i cili u bë udhëheqësi i atyre që kapën Jezuin.
Kështu thotë Zoti, për profetët që mashtrojnë popullin tim, që shpallin paqe veç kur kanë çka bluajnë me dhëmbë e luftë kundër atij që s'u jep për të ngrënë.
Prandaj, për profetin që profetizon paqe, vetëm pasi t'i përmbushet fjala do të dihet se është një profet, që me të vërtetë e kishte dërguar Zoti».
I madh është gëzimi im në Zotin, shpirti im ngazëllen në Perëndinë tim, se më veshi me rrobat e shpëtimit, me petkun e drejtësisë më mbuloi, si një dhëndër stolisur me kësulë, si një nuse zbukuruar me stoli.
Është vetë Perëndia ai që na forcon bashkë me ju në jetën me Krishtin, ai që na vajos,dhe ai që na ka vulosur duke vënë Shpirtin e tij në zemrat tona si kapar.
Nëpër det ishte udha jote, shtigjet e tua mes ujërash të shumtë dhe gjurmët e tua nuk i njihte askush.
Banorët e tokës do të gëzohen për ta, do të festojnë e do t'i dërgojnë dhurata njëri-tjetrit, sepse dy profetët i kishin munduar.