E di se asnjëri prej nesh nuk mund të bëjë asgjë për të fshirë të keqen tonë dhe për të siguruar shpëtimin. Padrejtësia që jeton brenda nesh nuk na bën të denjë për sakrificën e Krishtit.
Megjithatë, dashuria e tij e madhe ishte më e fortë se mëkati ynë dhe derdhi hirin e tij mbi zemrën tënde për të të shpenguar. Prandaj, Java e Madhe duhet të jetë një kohë për të reflektuar dhe për t'i falënderuar Zotit.
Është koha kur ne të krishterët kujtojmë vëdekjen dhe ringjalljen e Jezusit, Zotit dhe Shpëtimtarit tonë. Sigurisht, nuk dua të them që ta kujtosh vetëm në atë datë specifike, sepse nuk vlen asgjë të kesh një Javë të Madhe nëse ke një jetë të mbushur me mëkat.
Ideja kryesore është që të mund të festosh vuajtjet e Jezusit dhe të jetosh drejt para tij, duke bërë atë që është e këndshme në sytë e tij, jo vetëm një ditë, por çdo herë që merr frymë.
Falë sakrificës së Jezusit në kryq ne kemi falje për mëkatet tona dhe shpëtimin e shpirtrave tanë, dhe ai e bëri gjithçka për dashuri. Në të vërtetë ju them: "Kush dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më dërgoi, ka jetë të përjetshme dhe nuk do të dënohet, por ka kaluar nga vëdekja në jetë". Gjoni 5:24
Por tani Krishti është ngjallur prej të vdekurve dhe u bë risia e ngjalljes së të vdekurve.
Por ai u tha: «Mos kini frikë! Ju kërkoni Jezuin e Nazaretit, të kryqëzuarin. Ai u ngjall. Nuk është këtu. Ja vendi ku e kishin vënë.
Me të vërtetë po ju them se ai që dëgjon fjalët e mia dhe i beson atij që më ka dërguar, ka jetën e amshuar e nuk do të gjykohet, pasi ka kaluar tashmë nga vdekja në jetë.
Apostujt dëshmonin me shumë fuqi për ngjalljen e Zotit Jezu dhe Perëndia u jepte shumë hir të gjithëve.
E zhveshën dhe e mbështollën me një petk të kuq.Pastaj thurën një kurorë me gjemba e ia vunë në kokë. Në dorë i dhanë një kallam dhe, duke rënë në gjunjë para tij, talleshin me të e i thoshin: «Tungjatjeta, o mbreti i judenjve!».
Turmat që ecnin përpara Jezuit dhe ato pas tij, thërrisnin: «Hosana birit të Davidit, bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, Hosana në lartësitë e qiejve!».
Atëherë Jezui thirri me zë të lartë e tha: «Atë, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim». Pasi tha këto, dha shpirt.
Pastrohuni nga tharmi i vjetër, që të bëheni brumë i ri, ashtu siç jeni pa tharm, sepse Krishti, Pashka jonë, është flijuar.
Gratë i zuri frika e ranë me fytyrë përdhe, por burrat u thanë: «Përse e kërkoni të gjallin ndër të vdekurit? Ai nuk është këtu. Është ngjallur.Kujtohuni se çfarë ju tha kur ishte në Galile,
Jezui i tha: «Unë jam ngjallja dhe jeta. Kush beson në mua do të jetojë, edhe nëse vdes.Kushdo që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë. A e beson këtë?».
Ndërsa po hanin, Jezui mori bukën, tha lutjen e bekimit, e theu, ua dha dishepujve e tha: «Merrni, hani, ky është trupi im».Mori edhe kupën e pasi tha lutjen e falënderimit, ua dha atyre e tha: «Pini të gjithë prej kësaj.Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes që derdhet për shumë njerëz për faljen e mëkateve.
Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na rilindi nga mëshira e tij e madhe, nëpërmjet ngjalljes së Jezu Krishtit prej të vdekurve, që të kemi shpresën e gjallë dhe
Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e amshuar dhe kjo jetë është në Birin e tij.Ai që ka Birin, ka jetën. Ai që nuk e ka Birin e Perëndisë, nuk e ka as jetën.
Nëse rrëfen me gojë se Jezui është Zot dhe nëse beson me zemër se Perëndia e ngjalli atë prej të vdekurve, ti do të shpëtohesh.
Prandaj ne jemi varrosur me të përmes pagëzimit për t'u bashkuar me të në vdekjen e tij, në mënyrë që sikurse Krishti u ngjall prej të vdekurve përmes lavdisë së Atit, ashtu edhe ne të mund të jetojmë një jetë të re.
«Ja, ne po shkojmë në Jerusalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet kryepriftërinjve e shkruesve. Ata do ta dënojnë me vdekje,do t'ua dorëzojnë kombeve që ta tallin, ta fshikullojnë e ta kryqëzojnë, por ditën e tretë ai do të ngjallet».
Atëherë hyri edhe dishepulli tjetër që kishte mbërritur i pari te varri. Ai pa dhe besoi.Ata nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin që thoshte se Jezui duhej të ngjallej prej të vdekurve.
Ngazëllohu fort, o bija e Sionit, brohorit, o bija e Jerusalemit, se ja, mbreti yt, po vjen. I drejtë e ngadhënjimtar është ai, i përvuajtur, hipur mbi gomar, mbi kërriçin e një gomarice.
Atëherë tha: «Abba, Atë, gjithçka është e mundur për ty. Largoje këtë kupë prej meje. Megjithatë, jo çfarë dua unë, por çfarë do ti».
O Zot, shpëtona! O Zot, jepna mbarësi!Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
Ditën e parë të festës së Bukëve të ndorme, dishepujt erdhën te Jezui e i thanë: «Ku dëshiron ta përgatisim darkën e Pashkës?».Jezui u tha: «Shkoni në qytet te filani e i thoni: “Mësuesi thotë se koha ime është afruar. Unë dhe dishepujt e mi do ta bëjmë Pashkën në shtëpinë tënde”».Dishepujt bënë siç i kishte urdhëruar Jezui dhe përgatitën Pashkën.
Jezui thirri përsëri me zë të lartë e dha shpirt.Atëherë veli i tempullit u gris më dysh nga lart deri poshtë, toka u drodh e shkëmbinjtë u çanë.
Pastaj mori bukën, tha lutjen e falënderimit, e theu, ua dha dishepujve e tha: «Ky është trupi im që jepet për ju. Bëjeni këtë në përkujtimin tim».Po ashtu, pas darkës, bëri edhe me kupën e tha: «Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim që derdhet për ju.
Në mëngjes herët të gjithë kryepriftërinjtë e pleqtë e popullit vendosën së bashku ta dënonin Jezuin me vdekje.Pasi e lidhën, e morën e ia dorëzuan Pilatit, qeveritarit.
Të nesërmen, turma e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezui po vinte në Jerusalem,mori degë palmash e i doli para duke thirrur: «Hosana! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!».
Kur dolën përjashta, ndeshën një njeri nga Kirena, që quhej Simon, të cilin e detyruan të mbartte kryqin e Jezuit.Kur arritën te një vend që quhet Golgota, që do të thotë «Vendi i Kafkës»,
Kur arritën te vendi që quhej: «Kafka», kryqëzuan aty Jezuin dhe të dy keqbërësit, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë të tij.Pastaj Jezui tha: «Atë, fali, se nuk dinë çfarë bëjnë». Dhe ata hodhën short për të ndarë rrobat e tij.
Kur ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Me këtë Perëndia e tregoi dashurinë e tij për ne.
Pas këtyre gjërave, Jezui e dinte se tashmë gjithçka ishte kryer dhe, që të përmbushej Shkrimi, tha: «Kam etje!».Atje ndodhej një enë e mbushur me uthull. Atëherë ushtarët ngjyen një sfungjer në uthull, e vunë në një degë hisopi dhe ia afruan Jezuit te goja.Pasi e provoi uthullën, Jezui tha: «U krye!». Pastaj vari kokën e dha shpirt.
E pra, ai u shporua për shkeljet tona, u shtyp për paudhësitë tona. Ndëshkimi që na dha paqen, ra mbi të, prej vurratave të tij ne u shëruam.
Ai i mori mëkatet tona në trupin e vet mbi dru, që ne të vdesim ndaj mëkatit e të jetojmë me drejtësi. Ju u shëruat nga plagët e tij.
Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Drenusha e agimit». Psalm i Davidit.Perëndi, Perëndia im, përse më braktise? Pse rri larg pa më ndihmuar e fjalët e rënkimit tim nuk i dëgjon?
Engjëlli foli e u tha grave: «Mos kini frikë! E di se po kërkoni Jezuin, të kryqëzuarin.Nuk është këtu, se ai u ngjall siç pati thënë. Ejani e shihni vendin ku qe vënë.
Ditën e parë pas së shtunës, herët në mëngjes, gratë erdhën te varri me vajrat erëmirë që kishin përgatitur.Ato e gjetën gurin të rrokullisur nga varri,u futën brenda, por nuk e gjetën trupin e Zotit Jezu.
Ai u flijua për mëkatet tona, që të na çlironte nga kjo botë e ligë, sipas vullnetit të Perëndisë dhe Atit tonë.
ashtu edhe Krishti, pasi u flijua një herë për të marrë mbi vete mëkatet e shumë njerëzve, do të shfaqet për herë të dytë, jo për të shlyer mëkate, por për të shpëtuar ata që e presin.
Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e amshuar.
Të gjithë endeshim si dele të humbura, secili prej nesh ndiqte udhën e vet. E Zoti ngarkoi mbi të paudhësinë e ne të gjithëve.
Në mbrëmje erdhi një njeri i pasur nga Arimateja me emrin Jozef. Edhe ai kishte qenë dishepull i Jezuit.Ai shkoi te Pilati e i kërkoi trupin e Jezuit. Atëherë Pilati urdhëroi t'ia jepnin.Jozefi e mori trupin e Jezuit, e mbështolli me një pëlhurë të pastër prej liridhe e vendosi në varrin e ri që kishte hapur për vete në shkëmb. Pastaj rrokullisi një gur të madh te gryka e varrit e u largua.
Këtë njeri që ju është dorëzuar juve, sipas vullnetit të Perëndisë dhe shestimit që ai kishte vendosur më parë, ju vetë e vratë duke e kryqëzuar me duart e të mbrapshtëve.Por Perëndia e ngjalli atë, duke e çliruar nga dhimbjet e vdekjes, se nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante nën pushtetin e saj.
Ai e fshiu dhe e zhduku dorëshkrimin që na padiste dhe që ishte kundër nesh për shkak të urdhërimeve të tij, duke e mbërthyer në kryq.
Vëllezër, gjaku i Jezuit na jep guxim për të hyrë në shenjtërorepërmes udhës së re e të gjallë që na hapi Krishti me anë të velit që është trupi i tij.Ai është prift i madh në krye të shtëpisë së Perëndisë.Le të hyjmë, pra, atje me zemër të çiltër e me besim të sigurt, me zemër të pastruar nga ndërgjegjja e keqe dhe me trup të larë me ujë të pastër.
Jezui iu afrua e u tha: «Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë,prandaj shkoni e mësojini të gjitha kombet dhe pagëzojini në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të shenjtë.Mësojini të zbatojnë gjithë sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju të gjitha ditët, deri në mbarim të botës».
O vdekje, ku është fitorja jote? O vdekje, ku është thumbi yt?Thumbi i vdekjes është mëkati, ndërsa fuqia e mëkatit është ligji.Por le të falënderojmë Perëndinë që na dha fitoren nëpërmjet Zotit tonë, Jezu Krishtit.
ai e përuli veten e u bë i bindur deri në vdekje, madje me vdekje në kryq.Prandaj edhe Perëndia e lartësoi mbi gjithçka tjetër e i dha emrin që është mbi çdo emër,që në emrin e Jezuit të bien në gjunjë të gjitha qeniet që janë në qiell, mbi tokë nëntokëdhe çdo gjuhë të dëshmojë se Jezu Krishti është Zot, që të përlëvdohet Perëndia Atë.
Krishti vdiq për të gjithë, në mënyrë që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për veten e tyre, por të jetojnë për atë që vdiq e u ngjall për ta.
Le t'i mbajmë sytë te Jezui që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur. Ai, për gëzimin që e priste, duroi kryqin duke përçmuar turpin dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë.
Që nga ajo kohë, Jezui filloi t'u tregonte dishepujve se duhej të shkonte në Jerusalem e të vuante shumë për shkak të pleqve, kryepriftërinjve e shkruesve. Pastaj do ta vrisnin, por ditën e tretë do të ngjallej.