Mik i dashur, a e di sa e bukur është mirënjohja? Është një virtyt aq fisnik, dhe si besimtarë në Zotin, duhet ta kultivojmë çdo ditë. Liria dhe shpëtimi ynë vijnë falë Jezus Krishtit, një dhuratë hyjnore, vërtet e mrekullueshme.
Por, më shumë se thjesht t'i themi Zotit "faleminderit", a e kuptojmë se mirënjohja më e sinqertë shfaqet nëpërmjet veprave tona? Duke ndjekur mësimet e Tij dhe duke iu bindur urdhërimeve të Tij, ne i tregojmë Atij dashurinë dhe respektin tonë. Fjalët janë të rëndësishme, por veprat tona duhet të jenë ato që gëzojnë zemrën e Zotit tonë.
Që nga agimi deri në perëndim të diellit, edhe në mes vështirësive, le të jemi mirënjohës. Le të besojmë në mëshirën dhe dashurinë e Tij të pafundme. Me Jezusin, kemi marrë shumë më tepër sesa meritojmë. Dhe kjo mirënjohje nuk duhet të shprehet vetëm ndaj Zotit, por edhe ndaj atyre që na bekojnë përreth nesh.
Siç thotë Psalmi 100:4 "Hyni në portat e tij me falënderim, dhe në oborret e tij me lavde; falënderojeni atë, bekoni emrin e tij". Le ta bëjmë këtë pjesë të jetës sonë të përditshme. Çfarë mendon?
Gëzohuni gjithmonë.Lutuni pa pushim.Falënderoni për çdo gjë, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju përmes Krishtit Jezu.
Mos u shqetësoni për asgjë, por për çdo gjë drejtojani kërkesat tuaja Perëndisë me lutje, me përgjërime e me falënderime.
Paqja e Krishtit, në të cilën Perëndia ju ka thirrur të jeni të bashkuar si një trup i vetëm, mbretëroftë në zemrat tuaja. Jini mirënjohës!Fjala e Krishtit banoftë në ju me gjithë begatinë e saj. Mësoni e këshilloni njëri-tjetrin me urti! Këndojini me gjithë zemër Perëndisë psalme, himne e këngë shpirtërore!Gjithçka që thoni e gjithçka që bëni, ta bëni në emër të Zotit Jezu, duke falënderuar nëpërmjet tij Perëndinë Atë.
Por i qofsha falë Perëndisë që na bën gjithmonë ngadhënjimtarë përmes Krishtit dhe që, përmes nesh, përhap njohjen e Krishtit si aromë të këndshme në çdo vend.
Gjithçka që thoni e gjithçka që bëni, ta bëni në emër të Zotit Jezu, duke falënderuar nëpërmjet tij Perëndinë Atë.
Le të jemi mirënjohës, meqenëse kemi një mbretëri që nuk mund të tronditet. Le të jemi mirënjohës e le ta adhurojmë Perëndinë në mënyrë të pëlqyeshme me nderim e me druajtje,
Por le të falënderojmë Perëndinë që na dha fitoren nëpërmjet Zotit tonë, Jezu Krishtit.
Le të dalim para tij me falënderim, le të brohorasim për të me këngë.Se Perëndi madhështor është Zoti, mbret i madh mbi gjithë perënditë.
Nëpërmjet Jezuit, le t'i kushtojmë gjithnjë Perëndisë flijim lavdërimi, domethënë frytin e buzëve që rrëfejnë emrin e tij.
duke e falënderuar Perëndinë Atë gjithmonë e për gjithçka, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht.
Ju do të pasuroheni në gjithçka, që të mund të jeni zemërgjerë, dhe shumë veta do të falënderojnë Perëndinë përmes nesh.
Kështu, përderisa e keni pranuar Jezu Krishtin si Zot, jetoni të bashkuar me të.Tek ai t'i keni rrënjët e mbi të ta ndërtoni jetën tuaj. Bëhuni më të qëndrueshëm në besim, ashtu siç ju kanë mësuar, dhe jini plot mirënjohje.
Por unë jam i mjerë e plot dhimbje, shpëtimi yt, o Perëndi, më mbroftë.Do ta lavdëroj emrin e Perëndisë me këngë, do ta madhëroj me falënderime.
Atë ditë do të thoni: «Falënderoni Zotin, thërrisni emrin e tij, shpallni ndër popuj veprat e tij, kumtoni madhështinë e emrit të tij!Këndojini Zotit, se ka bërë mrekulli, le ta marrë vesh toka mbarë!
Sepse, ndonëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan dhe nuk e falënderuan si Perëndi, por u marrosën në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre e pandjeshme u errësua.
Zoti është fuqia dhe mburoja ime, në të shpreson zemra ime, tek ai gjeta ndihmë. Ndaj ngazëllen zemra ime, me këngë e falënderoj.
mori shtatë bukët dhe peshqit, tha lutjen e falënderimit, i theu bukët, ua dha dishepujve e dishepujt ua dhanë turmave.
I Davidit. Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe gjithë qenia ime emrin e tij të shenjtë.Bekoje Zotin, o shpirti im, dhe mos i harro bamirësitë e tij.Ai fal tërë paudhësitë e tua, ai shëron tërë sëmundjet e tua.Ta shpëton jetën prej varrit, të kurorëzon me mirësi e dhembshuri.
Gjithë veprat e tua do të të përlëvdojnë, o Zot, besnikët e tu do të të bekojnë.Do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate, do të rrëfejnë për fuqinë tënde.Do t'u shpallin bijve të njerëzve bëmat e tua dhe lavdinë e madhështisë së mbretërisë sate.
Psalm. Këngë për të shtunën.Është mirë të përlëvdosh Zotin e t'i këndosh emrit tënd, o i Tejlartë,
Gjithçka bëhet për ju, në mënyrë që sa më shumë njerëz të pranojnë hirin e Perëndisë dhe ta falënderojnë gjithnjë e më shumë atë e t'i japin lavdi.
Pastaj njëri prej tyre, kur pa se ishte pastruar, u kthye e përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë.Ai ra përmbys para këmbëve të Jezuit dhe e falënderoi. Ai ishte samaritan.
E tani, o Perëndia ynë, ne të falënderojmë dhe e lavdërojmë emrin tënd të lavdishëm.
O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë! Mbi qiej e shpalos madhështinë tënde.
Do të të falënderoj me gjithë zemër, o Zot, Perëndia im, dhe emrin tënd do ta lavdëroj përjetë.
Por i qofshim falë Perëndisë, sepse ju dikur ishit skllevër të mëkatit, ndërsa tani i jeni bindur me gjithë zemër gjedhes së mësimit që keni marrë.
E falënderojmë gjithmonë Perëndinë për ju të gjithë dhe ju përmendim pa pushim në lutjet tona.
Ty, o Perëndi i etërve të mi, ty të falënderoj e të lavdëroj, se urti e fuqi më ke dhënë, ç'të kërkuam na e zbulove, çështjen e mbretit të njohur na e bëre».
Ejani t'i këndojmë Zotit, të brohorasim për shkëmbin e shpëtimit tonë.Le të dalim para tij me falënderim, le të brohorasim për të me këngë.Se Perëndi madhështor është Zoti, mbret i madh mbi gjithë perënditë.
Thoni: «Shpëtona, o Perëndi i shpëtimit tonë, mblidhna e çlirona nga kombet, që ta falënderojmë emrin tënd të shenjtë, të mburremi duke të të lavdëruar.
të falënderoni Atin që ju bëri të denjë të keni pjesën tuaj në trashëgiminë e të shenjtëve në dritë.
Dikur, në kohën e Davidit e të Asafit, këngëtarët kishin pasur drejtues. Kishin pasur edhe këngë lavdi e falënderimi për Perëndinë.Në kohën e Zorobabelit e të Nehemisë mbarë Izraeli u jepte këngëtarëve e derëtarëve pjesën e përditshme. Ata ndanin veç pjesën që u takonte levitëve e levitët ndanin veç pjesën që u takonte pasardhësve të Aronit.
Ne duhet ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, dhe kjo është e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po shtohet.
Me ta ishin Hemani e Jedutuni, si edhe të tjerët, që ishin zgjedhur e caktuar me emër për të falënderuar Zotin, se i amshuar është përdëllimi i tij.
Aleluja! Do ta përlëvdoj Zotin me gjithë zemër në kuvendin e të drejtëve, në mes të bashkësisë.
kështu: «Të falënderojmë, o Zot, Perëndi i gjithëpushtetshëm, që je e që ishe, sepse e more në dorë fuqinë tënde të madhe dhe mbretëron.
Hyni në portat e tij me përlëvdim, në oborret e tij me lavdërim, falënderojeni e bekoni emrin e tij.
Falënderoni për çdo gjë, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju përmes Krishtit Jezu.
Psalm i Davidit. Kur u shtir si i marrë para Abimelekut, i cili e dëboi dhe Davidi u largua.
As nuk duhet të thoni fjalë të ndyta, të marra e të pështira, që nuk ju kanë hije, por, përkundrazi, thoni fjalë që falënderojnë Perëndinë.
Paqja e Krishtit, në të cilën Perëndia ju ka thirrur të jeni të bashkuar si një trup i vetëm, mbretëroftë në zemrat tuaja. Jini mirënjohës!
Çdo gjë që Perëndia krijoi është e mirë dhe asgjë nuk është për t'u hedhur nëse merret duke e falënderuar atë,sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.
E falënderoj Perëndinë tim gjithnjë për ju, që ju dha hirin e tij me anë të Jezu Krishtit.