Fjala "bashkëshort/e" vjen nga ideja e të qenit "të bashkuar nën një zgjedhë", si dy qe që lëvrojnë tokën së bashku në të njëjtin drejtim. Besoj se Zoti do më udhëheqë në zgjedhjen time të partnerit/es, duke më bekuar kur zgjedh sipas vullnetit të Tij.
Dua të martohem me dikë që më mbush zemrën me gëzim, që më afron më shumë me Zotin dhe me qëllimin e Tij për jetën time. Kështu, do të ecim së bashku me gëzim në rrugën që Zoti na çon.
Plani fillestar i Zotit është që martesa të jetë e përjetshme. Divorci nuk është pjesë e planit të Tij; Ai dëshiron që të jemi bashkë deri në vdekje. Prandaj, përpiqem që çdo ditë Zoti të jetë në qendër të marrëdhënies sime, duke e vënë Atë mbi të gjitha vendimet e mia.
Është e rëndësishme të lutemi bashkë për të pasur sukses dhe për t'u mbështetur tek njëri-tjetri, duke qëndruar në lidhjen e përsosur që është dashuria e Zotit – një dashuri që zgjat, që nuk shuhet me kalimin e kohës dhe që përfshin përjetësinë.
Duajeni njëri-tjetrin siç Zoti ju ka dashur, dhe do të shihni lavdinë e Tij në gjithçka që bëni.
Ju gra, nënshtrojuni burrave, siç ka hije në sytë e Zotit!Ju burra, duajini gratë tuaja dhe mos jini të ashpër me to!
Martesa le të jetë e ndershme për të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse kurvarët dhe ata që bëjnë tradhti bashkëshortore do t'i gjykojë Perëndia.
Por për të mos rënë në kurvëri, çdo burrë le të ketë gruan e vet dhe çdo grua të ketë burrin e vet.
Dashuria nuk shteron kurrë, ndërsa profecitë do të reshtin, gjuhët do të pushojnë dhe dijet do të marrin fund.
Burrat t'i duan gratë, sikurse edhe Krishti e deshi kishën dhe e dha veten për të,me qëllim që ta shenjtërojë duke e pastruar me larjen e ujit dhe me anë të fjalës,
I sapomartuari nuk do të shkojë në ushtri e nuk do ketë asnjë detyrim. Ai do të jetë i lirë në shtëpinë e vet për një vit, që ta gëzojë gruan që mori.
Një njeri të vetëm e mundin, por dy vetë i bëjnë ballë një njeriu. Filli i trefishtë nuk këputet lehtë.
Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.
Burri le të përmbushë detyrimin e tij martesor ndaj gruas dhe po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.Gruaja nuk e zotëron trupin e vet, por e zotëron burri i saj. Po ashtu edhe burri nuk e zotëron trupin e vet, por e zotëron gruaja e tij.
Për këtë arsye njeriu do ta lërë të atin e të ëmën e do të bashkohet me gruan e tij dhe të dy do të jenë një trup i vetëm.
Prandaj burri do të lërë të atin e të ëmën, do të bashkohet me gruan e vet e do të bëhen një mish.
sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës dhe është shpëtimtar i trupit, domethënë i kishës.
një jetë me shumë përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e pranuar njëri-tjetrin me dashuri,
Por, duke dëshmuar të vërtetën me dashuri, le të rritemi plotësisht drejt atij që është kreu, Krishtit.
Kështu, përderisa e keni pranuar Jezu Krishtin si Zot, jetoni të bashkuar me të.Tek ai t'i keni rrënjët e mbi të ta ndërtoni jetën tuaj. Bëhuni më të qëndrueshëm në besim, ashtu siç ju kanë mësuar, dhe jini plot mirënjohje.Kujdes se mos ju mashtron ndokush me fjalë filozofike, mashtruese e të kota, fjalë që vijnë nga tradita njerëzore, nga fuqitë shpirtërore të kësaj bote e jo nga Krishti.Në të vërtetë, gjithë plotësia e natyrës hyjnore banon trupërisht në Krishtindhe të bashkuar me Krishtin edhe ju e keni këtë plotësi. Ai është mbi çdo pari e pushtet.
Pastaj Zoti Perëndi tha: «Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm. Do t'i bëj dikë përkrah si veten e tij».
Të martuarve u urdhëroj, jo unë, por Zoti, që gruaja të mos ndahet nga burri.Nëse ndahet, le të qëndrojë e pamartuar ose të pajtohet me burrin. Dhe burri të mos e lërë gruan.
Këtu qëndron dashuria: nuk e deshëm ne Perëndinë, por na deshi ai dhe dërgoi Birin e tij si flijim për të shlyer mëkatet tona.
Mos të lëntë mirësia, as besnikëria, ndaj vari rreth qafës e shkruaji mbi rrasën e zemrës sate,se do të gjesh përkrahje e pëlqim para Perëndisë e para njerëzve.
Para së gjithash, të keni dashuri të madhe për njëri-tjetrin, sepse dashuria mbulon shumë mëkate.
Shijoje jetën me gruan që dashuron gjatë gjithë ditëve të jetës sate të kotë, që ai të dha nën diell, se kjo është pjesa që ke në jetë dhe në mundin që do të heqësh nën diell.
Fort të dashur, meqenëse Perëndia na deshi në këtë mënyrë, atëherë edhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin.
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret,nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën,nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën.Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.
Sikur të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, por të mos kisha dashuri do të isha si bronzi që kumbon, ose si cimbali që tingëllon.
«Keni dëgjuar se është thënë: mos bëj tradhti bashkëshortore.Por unë po ju them: kushdo që e shikon një grua me dëshirim, ka bërë tashmë tradhti bashkëshortore me të në zemrën e vet.
Vërmë si vulë në zemër, si vulë në krahun tënd, se e fortë si vdekja është dashuria, e egër si skëterra smira, zjarrmia e saj zjarrmi përflakëse, flakë përvëluese.Ujërat e mëdha dashurinë s'mund ta shuajnë, as lumenjtë nuk mund ta përmbytin. Kush për dashuri jep shtëpi e katandi, fiton veçse qesëndi.
Perëndia krijoi njeriun në shëmbëlltyrën e vet, në shëmbëlltyrën e Perëndisë e krijoi, mashkull e femër i krijoi.Pastaj Perëndia i bekoi e u tha: «Shtohuni e shumohuni. Mbusheni tokën e nënshtrojeni. Sundoni mbi peshqit e detit, mbi shpendët e qiellit e mbi çdo gjallesë që lëviz mbi tokë».
A ka kush e gjen një grua të zonjën? Më e çmuar se margaritarët vlera e saj.Besim ka tek ajo zemra e burrit të saj e nuk do t'i mungojë fitimi.Gëzim i jep ajo e jo hidhërim, në të gjitha ditët e jetës së saj.
një jetë me shumë përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e pranuar njëri-tjetrin me dashuri,duke u përpjekur të ruani njëshmërinë që vjen nga Shpirti, përmes paqes që ju lidh me njëri-tjetrin.
Vëllezër, ju jeni thirrur për të jetuar të lirë. Veçse kjo liri të mos bëhet shkak që të jetoni sipas dëshirave të mishit, por t'i shërbeni njëri-tjetrit me dashuri.
Prandaj dua që vejushat e reja të martohen, të lindin fëmijë, të bëhen zonja shtëpie, të mos i japin asnjë shkak kundërshtarit të na përflasë,
Këngë shtegtimesh. E Solomonit. Nëse nuk e ndërton Zoti shtëpinë, më kot mundohen ndërtuesit. Nëse nuk e ruan Zoti qytetin, më kot rrinë zgjuar rojat.
«Është thënë edhe: kushdo që e ndan gruan, duhet t'i japë asaj fletëndarjen.Por unë po ju them: kushdo që e ndan gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, e shtyn atë në tradhti bashkëshortore dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, bën tradhti bashkëshortore».
Por kush nuk kujdeset për të afërmit e sidomos për ata të shtëpisë së vet, ky e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një i pafe.
Shpëtimi i tij është vërtet pranë atyre që e druajnë, që lavdia të banojë në tokën tonë.
Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,zemërbutësia e vetëpërmbajtja. Kundër këtyre nuk ka ligj.
Qiellza jote si vera më e mirë që rrjedh këndshëm e rrëshqet lëmuar ndër buzë e ndër dhëmbë.
Ti ma vodhe zemrën, motërza ime, nuse, ti ma vodhe zemrën veç me një shikim, veç me njërin varg të gushores sate.
Ruaje shërbëtorin tënd edhe nga mëkatet me dashje, që të mos sundojnë mbi mua. Atëherë do të jem i patëmetë, i pastruar krejt prej mëkatit të rëndë.