Miku im, a ke menduar ndonjëherë se çfarë është më e rëndësishmja në jetë? Jezusi na mësoi se duhet të kërkojmë së pari Mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij. Është e lehtë të merremi me hallet e përditshme, por fjala e Zotit na tregon qartë se duhet t’i besojmë plotësisht Atij.
Pa e kuptuar, lidhja jonë me Zotin mund të dobësohet, derisa të mos ndiejmë më praninë e Tij. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, nëse nuk lutemi, nuk lexojmë Biblën dhe nuk bëjmë vepra dashurie, jeta jonë shpirtërore do të shuhet, duke na lënë të ftohtë dhe të largët nga Ai.
Prandaj, Zoti na kërkon të kërkojmë praninë e Tij çdo ditë. Ai ka gjithmonë diçka të re për të na zbuluar dhe për të na pushtuar zemrat. Një marrëdhënie e vërtetë lulëzon kur ka dhënie dhe marrje, dhe duhet të kujtojmë se dashuria e Zotit për ne nuk ndryshon kurrë.
Duke qëndruar në harmoni me Shpirtin e Tij, mund të përjetojmë momentet më të bukura të jetës sonë pranë Tij. Mos u largo prej Tij! Ushqeje dëshirën për ta njohur më mirë, sepse Ai të do dhe dëshiron me gjithë zemër të jetë afër teje.
Por, kam diçka kundër teje. Dashurinë tënde të parë e harrove.Kujtohu, pra, sa poshtë ke rënë, pendohu dhe bëj veprat e para. Nëse nuk pendohesh, do të vij dhe do ta heq shandanin tënd nga vendi.
Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë forcën tënde.
«Shko e bërtiti në veshë Jerusalemit. Kështu thotë Zoti: më kujtohet përkushtimi i rinisë sate, dashuria jote vajzërore, kur rendje pas meje në shkretëtirë, në tokë të pambjellë.
Do t'i fshij emrat e Baalëve prej buzëve të tua, emrat e tyre nuk do t'i kujtosh më.Atë ditë për ta do të lidh një besëlidhje me kafshët e fushës, me fluturakët e qiellit e me zvarranikët e dheut. Harkun, shpatën e luftën do ta zhbij nga toka, që të qetë të banojnë.
Vërmë si vulë në zemër, si vulë në krahun tënd, se e fortë si vdekja është dashuria, e egër si skëterra smira, zjarrmia e saj zjarrmi përflakëse, flakë përvëluese.Ujërat e mëdha dashurinë s'mund ta shuajnë, as lumenjtë nuk mund ta përmbytin. Kush për dashuri jep shtëpi e katandi, fiton veçse qesëndi.
Jezui i tha: «Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde.Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari.
Shpresa nuk na turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona përmes Shpirtit të shenjtë që na u dha.
Unë ju kam dashur, ashtu siç më ka dashur Ati mua. Qëndroni në dashurinë time!Po të zbatoni urdhërimet e mia do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë kam zbatuar urdhërimet e Atit tim e qëndroj në dashurinë e tij.
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret,nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën,nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën.Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.
dhe ti duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde.
Sikur të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, por të mos kisha dashuri do të isha si bronzi që kumbon, ose si cimbali që tingëllon.Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, të njihja të gjitha të fshehtat, të zotëroja të gjitha dijet, dhe të kisha gjithë besimin për të lëvizur malet prej vendit, por të mos kisha dashuri, nuk do të isha asgjë.Edhe sikur t'ua ndaja të varfërve gjithë pasurinë dhe ta jepja trupin të digjej, por të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë.
Mjeshtrit të korit. Himn i bijve të Korahut.Ashtu si dreri dëshiron rrëketë e ujërave, edhe shpirti im të dëshiron ty, o Perëndi.
Ndiej për ju një zili që vjen prej Perëndisë. Ju fejova me një burrë të vetëm dhe ju paraqita te Krishti si një virgjëreshë të pastër.
Ja si e njohëm dashurinë: Jezu Krishti dha jetën e tij për ne, prandaj edhe ne duhet të japim jetën për vëllezërit tanë.
Krishti banoftë në zemrat tuaja përmes besimit, në mënyrë që të rrënjosur e të themeluar në dashuri,të mund të kuptoni bashkë me të gjithë të shenjtët se cila është gjerësia, gjatësia, lartësia e thellësiae dashurisë së Krishtit. Lutem që të njihni dashurinë e Krishtit, e cila tejkalon çdo dije, që të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë.
Krijuesi yt do të jetë bashkëshorti yt, Zot i ushtrive është emri i tij. Shpenguesi yt është i shenjti i Izraelit, Perëndi i mbarë tokës quhet ai.
Jetoni me dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten për ne, si kushtim e fli erëkëndshme për Perëndinë.
Kalova pranë teje e të pashë. Dhe, ja, kishe mbërritur në moshën e dashurisë. Atëherë shpalosa mbi ty petkun tim dhe e mbulova lakuriqësinë tënde. Pastaj t'u betova dhe u lidha me ty, kumton Zoti im, Zoti, e ti u bëre e imja.
Unë lutem që dashuria juaj të rritet gjithnjë e më shumë e të pasurohet me dije e me aftësi për të kuptuar,që të jeni në gjendje të dalloni më të mirën dhe të jeni të dëlirë e të pafajshëm në ditën e ardhjes së Krishtit,të mbushur plot me frytet e drejtësisë që vijnë prej Jezu Krishtit, për lavdinë e lavdërimin e Perëndisë.
sepse kemi dëgjuar për besimin tuaj në Krishtin Jezu dhe për dashurinë që keni për të gjithë të shenjtët.Këtë besim e këtë dashuri e keni për shkak të shpresës që ju pret në qiej, për të cilën keni dëgjuar më parë në predikimin e të vërtetës së ungjillit.
Zoti e shtoftë dhe bëftë që të teprojë dashuria juaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, ashtu siç është edhe dashuria jonë për ju!
Zoti, Perëndia yt, është mes teje, trim shpëtimtar. Me ty do të gëzohet plot hare, do të qetësohet prej dashurisë, do të brohorasë e këndojë për ty,
Synimi i këtij urdhri është dashuria që vjen nga një zemër e dëlirë, nga një ndërgjegje e pastër dhe nga një besim pa hipokrizi.
Unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as sundimtarët, as gjërat e tashme, as ato që po vijnë, as pushtetet,as forcat qiellore, as forcat e botës së nëndheshme, as ndonjë krijesë tjetër nuk do të mund të na ndajnë nga dashuria e Perëndisë që u tregua në Krishtin Jezu, Zotit tonë.
Por tek ai që e zbaton fjalën e tij, dashuria e Perëndisë është me të vërtetë e përsosur. Kështu mund ta dimë se jemi në Perëndinë.Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë në të njëjtën udhë nëpër të cilën eci Jezu Krishti.
Shikoni ç'dashuri të madhe na ka dhënë Ati: të quhemi bij të Perëndisë. Dhe me të vërtetë jemi, prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur as atë.
Mjeshtrit të korit. Himn që Davidi, shërbëtori i Zotit, i drejtoi Zotit ditën që Zoti e shpëtoi nga dora e armiqve dhe nga dora e Saulit.
Fort të dashur, le ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia. Kush ka dashuri, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë.Ai që nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.
Drejtësia jote është si malet e larta, gjykimet e tua si humnera e thellë. Njerëz e kafshë, o Zot, ti i shpëton.
Ne e kemi njohur dhe i kemi besuar dashurisë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të.
Fort të dashur, le ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia. Kush ka dashuri, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë.
Mos të lëntë mirësia, as besnikëria, ndaj vari rreth qafës e shkruaji mbi rrasën e zemrës sate,se do të gjesh përkrahje e pëlqim para Perëndisë e para njerëzve.
Do të kënaqem me urdhërimet e tua, që aq fort i dua.Duart do t'i ngre drejt urdhërimeve të tua, që i dua, rregullat e tua do t'i përsiat.
E dua Zotin, se ai e dëgjon zërin e përgjërimit tim.Veshin drejt meje ai e ul, prandaj do ta thërras çdo ditë.
Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,zemërbutësia e vetëpërmbajtja. Kundër këtyre nuk ka ligj.
Unë lutem që dashuria juaj të rritet gjithnjë e më shumë e të pasurohet me dije e me aftësi për të kuptuar,
Ty të kërkoj me gjithë zemër, mos më lër t'u shmangem urdhërimeve të tua.Thëniet e tua i mbaj fshehur në zemër, që të mos mëkatoj kundër teje.
Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke e nxitur për dashuri e për vepra të mira,pa hequr dorë nga të mbledhurit së bashku, siç e kanë bërë zakon disa. Përkundrazi, le të nxisim njëri-tjetrin më shumë tani që shihni se po afron Dita e Zotit.
Vazhdoni të përparoni në hirin dhe në njohjen e Zotit e të shpëtimtarit tonë Jezu Krisht! Atij i qoftë lavdia, tani e përherë, deri në ditën e amshimit! Amen!
Do të të falënderoj me gjithë zemër, o Zot, Perëndia im, dhe emrin tënd do ta lavdëroj përjetë.
Mos e doni botën dhe as gjërat e saj. Nëse dikush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të.Gjithçka që është në botë, epshet trupore, lakmia e syve dhe mburrja për gjërat e kësaj jete, nuk janë nga Ati, por nga bota.Bota me gjithë kënaqësitë e saj shkojnë, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet në amshim.
Dashuria e Krishtit na jep zemër, sepse jemi të bindur se njëri ka vdekur për të gjithë dhe si pasojë të gjithë kanë vdekur.Krishti vdiq për të gjithë, në mënyrë që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për veten e tyre, por të jetojnë për atë që vdiq e u ngjall për ta.
Para së gjithash, të keni dashuri të madhe për njëri-tjetrin, sepse dashuria mbulon shumë mëkate.
Mëkatet e rinisë sime mos i kujto, e as shkeljet e mia, por kujtomë me dashamirësi, për hir të mirësisë sate, o Zot.
Prandaj edhe ne që jemi të rrethuar nga një re kaq e madhe dëshmitarësh, le të hedhim tej çdo barrë si dhe mëkatin që na josh lehtësisht dhe le të ecim përpara me durim në betejën që na pret.Le t'i mbajmë sytë te Jezui që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur. Ai, për gëzimin që e priste, duroi kryqin duke përçmuar turpin dhe u ul në të djathtë të fronit të Perëndisë.
E falënderojmë Perëndinë, Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, sa herë lutemi për ju,sepse kemi dëgjuar për besimin tuaj në Krishtin Jezu dhe për dashurinë që keni për të gjithë të shenjtët.Këtë besim e këtë dashuri e keni për shkak të shpresës që ju pret në qiej, për të cilën keni dëgjuar më parë në predikimin e të vërtetës së ungjillit.
Në dashuri nuk ka frikë, madje, dashuria e përsosur e dëbon frikën. Frika ka të bëjë me ndëshkimin dhe ai që ka frikë, nuk është i përsosur në dashuri.
Dashuria e Perëndisë është të zbatojmë urdhërimet e tij dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda,
Fort të dashur, meqenëse Perëndia na deshi në këtë mënyrë, atëherë edhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin.