Më lejo të të them diçka për dashurinë e Zotit. Është një dashuri e përsosur, besnike, pa kushte. Një dashuri që fal gjithçka, që përfshin gjithçka, e pastër, e qëndrueshme. Një dashuri sakrifice, e fortë, që të freskon shpirtin, që të shpëton, e përjetshme, dhe shumë më tepër.
Kjo dashuri të arrin kudo që ndodhesh, edhe në cepat më të thella të zemrës. Mbulon një mori mëkatesh, pasigurishtesh, shqetësimesh dhe frikërash. Kapërcen çdo pengesë në jetë, madje edhe vetë jetën, sepse Zoti dha Birin e tij të vetëm që të zinte vendin tonë dhe të na falte, duke na treguar një dashuri pa kufij dhe pa kushte.
Dashuria e Tij është një burim i pashtershëm që nuk thahet kurrë. Do të jetë gjithmonë aty për ty, mjafton ta kërkosh, të lejosh veten të duhesh, të përqafosh dhe të ngushëllosh nga prania e Tij.
Në dashurinë e Zotit nuk ka frikë dhe pasiguri, është e mjaftueshme dhe mund të ngopë tërë qenien tonë. Sot është një ditë e mirë për ta dashur Zotin ashtu siç Ai na do ne. Bibla thotë në 1 Gjonit 4:19: "Ne e duam, sepse ai na deshi i pari".
Para së gjithash, të keni dashuri të madhe për njëri-tjetrin, sepse dashuria mbulon shumë mëkate.
Dashuria të jetë pa shtirje. Urreni të keqen, kapuni pas së mirës.Duajeni njëri-tjetrin si vëllezër. Nderojeni tjetrin më shumë se veten.
Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja ndër to është dashuria.
Ah, sikur të më puthë ai! Sikur të më puthë me gojën e vet! Se dashuria jote është më e mirë se vera,
Një njeri të vetëm e mundin, por dy vetë i bëjnë ballë një njeriu. Filli i trefishtë nuk këputet lehtë.
Jetoni me dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten për ne, si kushtim e fli erëkëndshme për Perëndinë.
Sikur të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, por të mos kisha dashuri do të isha si bronzi që kumbon, ose si cimbali që tingëllon.
Jezui i tha: «Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde.Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari.Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: duaje të afërtin si veten.
Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë forcën tënde.
Mos merr hak e mos mbaj mëri me bijtë e popullit tënd. Duaje të afërtin si veten. Unë jam Zoti.
Këtu qëndron dashuria: nuk e deshëm ne Perëndinë, por na deshi ai dhe dërgoi Birin e tij si flijim për të shlyer mëkatet tona.
Fort të dashur, le ta duam njëri-tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia. Kush ka dashuri, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë.
Ja si e njohëm dashurinë: Jezu Krishti dha jetën e tij për ne, prandaj edhe ne duhet të japim jetën për vëllezërit tanë.
Qiellza jote si vera më e mirë që rrjedh këndshëm e rrëshqet lëmuar ndër buzë e ndër dhëmbë.
Por fryti i Shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besimi,
Ne e kemi njohur dhe i kemi besuar dashurisë që Perëndia ka për ne. Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të.
Dashuria e Perëndisë është të zbatojmë urdhërimet e tij dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda,
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret,nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën,nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën.Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka.
Vërmë si vulë në zemër, si vulë në krahun tënd, se e fortë si vdekja është dashuria, e egër si skëterra smira, zjarrmia e saj zjarrmi përflakëse, flakë përvëluese.
Ah, sa i bukur je, i shtrenjti im, sa i hijshëm je! Lulet e harlisura janë shtrati ynë,
Rrëmbemë e le të rendim! Të më shtjerë mbreti në kthinat e veta, që të ngazëllejmë e të gëzojmë falë teje, të kremtojmë me dashurinë tënde më shumë se me verë. Me të drejtë me ty dashurohen.
Një grua zonjë është kurorë për të shoqin, por gruaja që turpëron është kalbësirë për eshtrat e tij.
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret,nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën,
Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e amshuar.
Ti ma vodhe zemrën, motërza ime, nuse, ti ma vodhe zemrën veç me një shikim, veç me njërin varg të gushores sate.
Sa të këndshme janë ato dhelet e tua, o motërza ime, nuse! Më dehëse se vera janë dhelet e tua. Të mermë vajrat e tu mbi të gjitha erëzat.
Vërmë si vulë në zemër, si vulë në krahun tënd, se e fortë si vdekja është dashuria, e egër si skëterra smira, zjarrmia e saj zjarrmi përflakëse, flakë përvëluese.Ujërat e mëdha dashurinë s'mund ta shuajnë, as lumenjtë nuk mund ta përmbytin. Kush për dashuri jep shtëpi e katandi, fiton veçse qesëndi.
Burrat t'i duan gratë, sikurse edhe Krishti e deshi kishën dhe e dha veten për të,me qëllim që ta shenjtërojë duke e pastruar me larjen e ujit dhe me anë të fjalës,
Kur ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Me këtë Perëndia e tregoi dashurinë e tij për ne.
Unë lutem që dashuria juaj të rritet gjithnjë e më shumë e të pasurohet me dije e me aftësi për të kuptuar,
një jetë me shumë përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e pranuar njëri-tjetrin me dashuri,
Por tek ai që e zbaton fjalën e tij, dashuria e Perëndisë është me të vërtetë e përsosur. Kështu mund ta dimë se jemi në Perëndinë.
Le të kujdesemi për njëri-tjetrin, duke e nxitur për dashuri e për vepra të mira,pa hequr dorë nga të mbledhurit së bashku, siç e kanë bërë zakon disa. Përkundrazi, le të nxisim njëri-tjetrin më shumë tani që shihni se po afron Dita e Zotit.
«Keni dëgjuar se është thënë: duaje të afërtin, por urreje armikun tënd.Por unë po ju them: duajini armiqtë tuaj e lutuni për ata që ju përndjekin,
Shpëtimi i tij është vërtet pranë atyre që e druajnë, që lavdia të banojë në tokën tonë.
Dashuria e Krishtit na jep zemër, sepse jemi të bindur se njëri ka vdekur për të gjithë dhe si pasojë të gjithë kanë vdekur.
Tani që ju i keni pastruar shpirtrat duke iu bindur së vërtetës dhe i keni dashur sinqerisht vëllezërit, ta doni njëri-tjetrin me gjithë shpirt e me zemër të pastër!
Unë luftoj që zemrat e tyre të gjejnë ngushëllim, që ata të jetojnë të bashkuar me dashuri e të pasuruar me sigurinë që jep dija e plotë. Kështu ata mund të njohin të fshehtën e Perëndisë, Krishtin.
Kërkoni që të fitoni dashurinë dhe dëshironi me zell dhuntitë shpirtërore, sidomos atë të profecisë.
Askush nuk e ka parë ndonjëherë Perëndinë. Po ta duam njëri-tjetrin, Perëndia qëndron në ne dhe dashuria e tij është e përsosur në ne.
Dashuria nuk shteron kurrë, ndërsa profecitë do të reshtin, gjuhët do të pushojnë dhe dijet do të marrin fund.
Vëllezër, ju jeni thirrur për të jetuar të lirë. Veçse kjo liri të mos bëhet shkak që të jetoni sipas dëshirave të mishit, por t'i shërbeni njëri-tjetrit me dashuri.