Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -

të bërëtë 45 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

1 Atëhere Josifi nukë mundi të mbante vetëhen’ e ti ndër sy gjith’ atyreve që rrininë përpara ati, edhe thirri: Dilni të gjithë jashtë meje; edhe nukë mbeti asndonjë bashkë me atë, kur po njihej Josifi me të vëllezërit e ti.

2 Atëhere klithi tuke klarë, edhe dëgjuan Egjyptianëtë, e dëgjoi edhe shtëpia e Faraonit.

3 Edhe Josifi u tha të vëllezëret: Unë (jam) Josifi, a rron më im atë? Edhe të vëllezërit’ e ati s’munt t’i përgjigjeshinë, sepse u trubulluanë nga të parët’ atë ndër sy.

4 Edhe Josifi u tha të vëllezëret: Afrohi tek unë, u lutem. Edhe (ata) u afruanë. Edhe tha: Unë (jam) Josifi vëllai juaj, që e shittë ndë Egjyptëri.

5 Tashi pra mos hidhërohi, as mos u duketë juve e ashpërë, se më shittë këtu, sepse Perëndia më dërgoi përpara jush për të ruajturë jetënë.

6 Sepse ky (ësht’) i dyti vit i zisë mbi dhet, janë edhe pesë viet të tierë që ndër ata nukë do të ketë as të lëruarë, as të korrë.

7 Edhe Perëndia më dërgoi përpara jush, që t’u ruanj juve farënë, edhe t’u ruanj juve jetënë me shumë shpërblim.

8 Tashi pra ju nukë më dërguatë këtu, por Perëndia, edhe më bëri atë te Faraoni, edhe të zotin’ e gjithë shtëpis’ ati, edhe të parin’ e gjithë dheut Egjyptërisë.

9 Shpejtoni, e hipni te im atë, e i thoni: Kështu thotë Josifi yt bir: Perëndia më bëri të zotin’ e gjithë Egjyptërisë, sbrit tek unë, (edhe) mos qëndro,

10 edhe do të rrish ndë dhet të Goshenit, edhe do të jesh afërë meje, ti edhe bijt’ e tu, edhe bijt’ e bijet tu, edhe dhënt’ e tu, edhe lopët’ e tua, edhe gjithë sa ke.

11 Edhe do të të ushqenj atie [sepse (do të jenë) edhe pesë viet zie], që t’i mos shteretë gjë, ty edhe shtëpisë sate, edhe të gjithave sa ke.

12 Edhe na sytë tuaj tek shohënë, edhe syt’ e tim vëlla Veniaminit, se goja ime po u flet juve,

13 epni zë pra tim et për gjithë lavdinë time ndë Egjyptëri, edhe për gjithë sa patë, shpejtoni, e sbritni tem atë këtu.

14 Pastaj ra mbë qafët të Veniaminit të vëllat, e klau, edhe Veniamini klau mbi qafët t’ati.

15 Edhe si puthi gjithë të vëllezërit’ e ti, klau mbi ata, edhe pastaj të vëllezëritë folnë bashkë me atë.

16 Edhe u dëgjua zëri ndë shtëpi të Faraonit, e thanë, (se) erdhë të vëllezërit’ e Josifit, edhe Faraoni u gëzua, edhe shërbëtorët’ e ati.

17 Edhe Faraoni i tha Josifit: Thuaj tët vëllezëreve: Këtë bëni: ngarkoni kafshëtë tuaja, edhe ikni e hipëni ndë dhe të Hanaanit,

18 edhe si të merrni atënë tuaj, edhe fëmijëtë tuaj, eni tek unë, edhe do t’u ap (gjithë) të mirat’ e Egjyptërisë, edhe do të hani të majmit’ e dheut.

19 Edhe ti urdhëro: Bëni këtë, merrni me vetëhenë tuaj qerre nga dheu i Egjyptërisë, për djemt tuaj, e për gratë tuaja, edhe ngreni atënë tuaj e eni,

20 edhe mos u vinjë keq për plaçkatë tuaja, sepse të mirat’ e gjithë dheut Egjyptërisë do të jenë tuajatë.

21 Edhe të bijt’ e Israilit bënë kështu, edhe Josifi u dha atyre qerre pas urdhërit Faraonit, u dha atyre edhe të ngrëna për udhë.

22 Edhe gjithësecilit nga ata u dha nga dy palë rrobe, por Veniaminit i dha treqint argjënde, edhe pesë palë rrobe.

23 Edhe t’et i dërgoi këto: dhietë gomarë ngarkuarë me të mirat’ e Egjyptërisë, edhe dhietë gomarë ngarkuarë me grurë e me bukë, edhe të ngrëna t’et për udhë.

24 Edhe dërgoi të vëllezërit’ e ti e shkuanë, edhe u tha atyre: Mos zihi udhësë.

25 Edhe u ngrenë nga Egjyptëria, e erthnë ndë dhet të Hanaanit te Jakovi i ati tyre.

26 Edhe (ata) i dhanë zë ati, edhe thanë: Josifi është gjall, edhe ësht’ i parë mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë; edhe iu porrit zemëra ati, sepse nuk’ u besonte atyreve.

27 Edhe ata i thanë gjithë fialët’ e Josifit, që u pat thënë atyre, edhe passi pa qerretë që kishte dërguarë Josifi për të ngritur’ atë, i erdhi fryma Jakovit t’et atyreve.

28 Edhe Israili tha: Mjaft, Josifi im bir qenëka gjall, do të vete, e do t’e shoh atë, përpara se të vdes.

Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884

© Interconfessional Bible Society of Albania

Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë

Interconfessional Bible Society of Albania
ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:



ကြော်ငြာတွေ