Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -

të bërëtë 25 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra

1 Edhe Avraami mori edhe një tiatërë grua, që kluhej Qeturahë.

2 Edhe ajo i polli ati Zimranë, e Jokshanë, e Medanë, e Midianë, e Ishbakunë, e Shuahunë.

3 Edhe Jokshanit i lindi Shebai e Dedani, edhe të bijt’ e Dedanit ishin’ Asshurimët’ e Letushimët’ e Leummimëtë.

4 Edhe të bijt’ e Midianit (ishin’) Efahu, e Eferi, e Hanohu, e Abidahu, e Eldaahu. Të gjithë këta (ishinë) të bijt’ e Qeturahësë.

5 Edhe Avraami i dha Isaakut gjithë gjën’ e ti.

6 Po të bijet të dashuravet ti, Avraami u dha dhurata, edhe që kur ishte gjall, i dërgoi lark nga i biri ti Isaaku, nga an’ e të lindurit diellit, ndë dhe të Lindëjesë (diellit).

7 Edhe këta (janë) viet e ditvet jetës’ Avraamit, një qint e shtatëdhiet’ e pesë viet.

8 Edhe Avraami dha frymën’ e vdiq ndë pleqëri të mirë, plak plot (me dit), edhe u vu ndë (varret) të gjëndëjesë ti.

9 Edhe Isaaku e Ismaili të bijt’ e ati kallnë atë ndë shpellët të Mahpellahësë, nd’arët të Efronit, të birit Zohar Hittitit, kundrej Mamresë,

10 nd’atë arë që bleu Avraami nga të bijt’ e Hethit, atie u kall ndë dhet Avraami e Sarra gruaja e ati.

11 Edhe pas vdekëjes’ Avraamit, Perëndia bekoi Isaakunë të birin’ e ati, edhe Isaaku ndenji afërë pusit Llahai-roi.

12 Këjo (është) gjeneallogjia e Ismailit të birit Avraamit, që ia polli Avraamit Agarë Egjyptka, shërbëtoreja e Sarrësë,

13 edhe këta (janë) emërat’ e të bijvet Ismailit, pas emëravet atyre, ndë brezat t’atyreve: dial’ i parë i Ismailit (qe) Nebajothi; pastaj Kedhari, e Adbeeli, e Mibsami,

14 e Mishma, e Dumaha, e Massa,

15 Hadari, e Tema, Jeturi, Nafishi, e Kedemahu,

16 këta (janë) të bijt’ e Ismailit, edhe këta (jan’) emërat e atyreve, pas fshatërash atyre, edhe pas vëndevet atyre, dymbëdhietë zotërinj pas kombevet atyre.

17 Edhe këta (janë) viet e jetës’ Ismailit, një qint e tridhiet’ e shtatë viet, edhe ay dha frymën’ e vdiq, edhe u vu ndë (varret) të gjëndëjesë ti.

18 Edhe ata ndenjnë nga Havillahu gjer ndë Shur, që (bie) mbë faqet të Egjyptërisë, kur vete ndonjë ndë Asyri; (Ismaili) ndënji përpara sysh gjithë vëllezëret ati.

19 Edhe këjo (është) gjeneallogjia e Isaakut të birit Avraamit: Avraamit i lindi Isaaku,

20 edhe Isaaku ishte dyzet vieç, kur mori për grua Revekënë, të bilën’ e Vathuilit Syrianit nga Padan-arami, të motërën’ e Llavan Syrianit.

21 Edhe Isaaku i lutej Zotit për të shoqenë, sepse ishte shterpë, edhe Zoti i dëgjoi ati, edhe u mbars Reveka e shoqeja e ati.

22 Edhe djemtë përpiqeshinë përbrënda asaj, edhe (ajo) tha: Ndë (qoftë) kështu, përse (të mbarsem) unë? Edhe vate të pyeste Zotinë.

23 Edhe Zoti i tha asaj: (Janë) dy kombe ndë barkut tënt, edhe dy gjëndëje do të ndahenë nga zorrët’ e tua, edhe njëra gjëndëje do të jetë më e fortë (se tiatra) gjëndëje, edhe më e madheja do t’i shërbenjë më të vogëlësë.

24 Edhe kur iu mbushnë ditë asaj për të piellë, na (tek ishinë) binjakë ndë barkut t’asaj.

25 Edhe i pari dolli i kuq, (edhe) gjithë si lëkurë qimeashpërë, edhe ja kluajtnë emërinë Isaf.

26 Pastaj dolli edhe i vëllai, edhe dora e ati mbante thembrën’ e Isafit, përandaj u kluajti Jakov. Edhe Isaaku (ishte) gjashtëdhietë vieç, kur i lintnë ata.

27 Edhe djemt’ u rritnë, edhe Isafi u bë një njeri i vëlyerë ndë gjah, njeri fushe; edhe Jakovi njeri i butë, tuke ndenjurë ndëpër tenda.

28 Edhe Isaaku donte Isafnë, sepse gjahu (ishte) të ngrënët’ e ati, edhe Reveka donte Jakovinë.

29 Edhe Jakovi po zintte gjellë, edhe Isafi erdhi nga fusha, edhe ishte lodhurë,

30 edhe Isafi i tha Jakovit: Të lutem, nemë të ha, nga e kuqeja, nga këjo e kuqeja, sepse jam lodhurë, përandaj u kluajti emëri i ati Edom.

31 Edhe Jakovi tha: Shitmë sot paralindëjet’ e tua.

32 Edhe Isafi tha: Na unë tek po vdes, e ç’dobi më bënjënë këto paralindëje?

33 Edhe Jakovi tha: Bëmë be sot, edhe (ay) i bëri be ati, edhe i shiti Jakovit paralindëjet’ e tia.

34 Atëhere Jakovi i dha bukë Isafit, edhe gjellë thieri, edhe hëngri e piu, edhe u ngrit e shkoi, kështu Isafi nuk’ i përfilli paralindëjetë.

Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884

© Interconfessional Bible Society of Albania

Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë

Interconfessional Bible Society of Albania
ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:



ကြော်ငြာတွေ