isaia 39 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra1 Nd’ atë kohë Merodah-balladani, i biri Balladanit, mbëreti i Vavillonësë, i dërgoi Ezeqisë karta e dhurata, kur dëgjoi se qe sëmurë edhe u shërua. 2 Edhe Ezeqia u gëzua për ato, edhe i dëfteu ati shtëpin’ e plaçkavet tia të paçëmuaret, argjëndinë, e arinë, e erërat’ e mira, e mirrat’ e paçëmuara, e gjithë vëndin’ e armëvet, edhe gjithë ç’gjëndej ndë thesarët të ti; s’gjëndej gjë ndë shtëpi të ti, as ndënë gjithë pushtetin’ e ati, që të mos ua dëftente atyre Ezeqia. 3 Atëherë erdhi profiti Isai te mbëreti Ezeqi, edhe i tha: Ç’thonë këta njerës, edhe nga kanë ardhë te ti? Edhe Ezeqia tha: Kanë ardhë te unë kaha dhe i largë, kaha Vavillona. 4 Edhe ay tha: Ç’panë ndë shtëpit tënde? Edhe Ezeqia u përgjeq: Panë, gjithë ç’është ndë shtëpit t’ime, s’gjëndetë gjë ndër thesarët të mi, që të mos ua dëftenj atyre. 5 Atëherë Isaia i tha Ezeqisë: Dëgjo fialën’ e Zotit ushtërivet: 6 Na tek vinjënë dit, ndër të cilatë ç’do gjë që gjëndetë ndë shtëpit tënde, edhe ç’do gjë që kanë lënë atërit’ e tu gjer mbë këtë ditë, do të ngrihet’ e do të bihetë ndë Vavillonë; s’ka për të mbeturë farë gjëje, thotë Zoti, 7 edhe nga bijt’ e tu, që kanë për të dalë prej teje, që ke për të piellë, kanë për t’i marrë, edhe do të bënenë të dredhurë ndë pallat të mbëretit Vavillonësë. 8 Atëherë Ezeqia i tha Isaisë: E mirë është fiala e Zotit, që fole. Tha edhe më: Sepse do të jetë paqtim e siguri ndër dit të mia. |
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë
Interconfessional Bible Society of Albania