isaia 34 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (tra1 Afrohi, o komba, që të dëgjoni, edhe mbani vesh, o gjëndëje: le të dëgjonjë dheu edhe gjithë ç’është nd’ atë, dheu edhe ç’lenjënë nd’ atë. 2 Sepse zemërata e Zotit (është) mbi gjithë kombat, edhe mëria e flakëtë mbi gjith’ ushtërit t’atyreve; i prishi ata fare, dha ndë dorë ata për të therë. 3 Edhe të vrarët’ e atyreve do të hidhenë jashtë, edhe qelbësira e atyreve do të dalë nga kërmat’ e atyreve, edhe maletë do të tretenë nga gjaku i atyreve. 4 Edhe gjith’ ushtëria e qiellit do të tretetë, edhe qiejetë do të pshtillenë posi kartë, edhe gjith’ ushtëria e atyreve do të bierë, sikundrë bie fleta nga vështi, edhe sikundrë bienë (fletëtë) nga druri i fikut. 5 Sepse thika ime u dejt ndë qiell, na tek do të sbresë për gjyq mbi Idhumenë e mbi gjëndëjen’ e prishëjesë s’ime. 6 Thik’ e Zotit është plot me gjak, u maj me dhiamët, me gjakun’ e shqerravet e të cjepëvet, me dhiamë të veshnjevet deshëvet, sepse Zoti ka kurban ndë Bozrah, edhe të therë të math ndë dhet të Idhumesë. 7 Edhe bri-vetëmitë do të sbresënë bashkë me ata, edhe viçatë bashkë me demat, edhe dheu i atyreve do të dehetë nga gjaku, edhe dheu i atyreve do të mahetë nga të majmit. 8 Sepse (është) dit’ e Zotit për të marrë shpagim, vit për të dhënë shpagim për gjyqin’ e Sionësë. 9 Edhe rrymët’ e asaj do të këthenenë mbë pisë, edhe balt’ e asaj mbë squfurë, edhe dheu i asaj do të bënetë pis’ e diegurë. 10 Nat’ e ditë nukë do të shuhetë, tymi i asaj do të venjë përpietë gjithënjë, bres pas brezi do të mbesë e shkretë, edhe nukë do të ketë kush të shkonjë ndëpër atë ndë jetët të jetëvet. 11 Po pelekani edhe eshi do të trashëgonjën’ atë, edhe furrëvejka e korbi do të rrinë nd’ atë, edhe (Zoti) do të ndenjë mb’ atë litar shkretuarëje, edhe masë të rrëzuari. 12 Do të thërresë njerëzit’ e asaj të mëdhenjtë ndë mbëretërit, po as ndonjë nukë do të jet’ atie, edhe gjithë të parët’ e asaj do të jenë për asgjë. 13 Edhe gjëmba do të mbinjënë ndër pallatet t’asaj, hithëra e ferra ndër muret t’asaj, edhe do të jetë të ndënjurë çakajsh, oborr zoq-kamillesh, 14 edhe bishat’ e egra do të përpiqen’ (atie) me macet’ e egra, edhe njeriu me lesh do t’i thërrësë shoqit ti, po edhe qyqeja do të prëhet’ atie, sepse gjen vënt të prëjturi për vetëhen’ e saj. 15 Atie do të bënjë folenë bufi, edhe do të piellë, e do të bënjë ve, e do të mbëledhë (zoqtë) ndënë hiet të ti; atie do të mbëlidhen’ edhe gjypetë, gjithë-se-cili (me) shoqin’ e ti. 16 Kërkoni ndë vivlit të Zotit, edhe këndoni: asndonjë nga këta nukë do të shteretë, asndonjë nukë do të jetë pa shoqin’ e ti, sepse vetë gola (e Zotit) urdhëroi, edhe vetë fryma e ati mbëlodhi këto. 17 Edhe ay (vetë) hodhi shortënë për ato, edhe dor’ e ati u ndau atyre me masë atë (dhenë); do të trashëgonjën’ atë për gjithë jetënë, bres pas brezi do të rrinë nd’ atë. |
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë
Interconfessional Bible Society of Albania