isaia 23 - Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (traTë faniturit’ e Tyrësë. 1 Klani me ulërimë, o lundrat’ e Tarshishësë, sepse u prish, sa (të mos ketë) shtëpi, as të hyrë; nga dheu i Qittimëvet u erdhi zëri atyreve. 2 Pushoni, o vëndësit’ e dheujëzësë: ti, që mbushnjë tregjetarët’ e Sidhonësë, ata që shkoninë ndëpër det. 3 Edhe pronja e asaj (është) fara e Sihorit, të qorrët’ e lumit, (që bihenë) me shum’ ujëra; edhe ajo u bë tregjetia e kombavet. 4 Ki turp, o Sidhonë, sepse deti foli, forca e detit, edhe tha: S’kam të dhëmbura barku, as nukë po piell, as nukë po ushqenj djem, (as) nukë po rris vashëza. 5 Kur të dëgjonetë ndë Egjyftëri, do të hidhëronen’ ata që të dëgjonjënë për Tyrënë. 6 Shkoni ndëpër Tarshisë, klani me ulurimë, o vëndësit’ e dheujëzësë. 7 Ajo (është qytete) e gëzuarë, që ësht’ e vietërë që nga dit e lashta. Këmbët’ e asaj do të bienë atë lark, që të rri ndë dhe të huajë. 8 Kush bëri këtë këshilllë kundrë Tyrësë që ndan kurora, së cilësë tregjetarëtë (janë) zotëri, së cilësë tregjetarëtë (janë) të lëvduarët’ e dheut? 9 Zoti i fuqivet bëri këtë këshillë, që të turpëronjë madhështin’ e ç’do lavdie, të përunjë ç’do njeri të lëvduarë ndë dhet. 10 Shko ndëpër dhet tënt posi lum, o bil’ e Tarshishësë: s’ka më fuqi. 11 Ndejti dorën’ e ti mbi dhet, tundi mbëretëri; Zoti dha urdhër kundrë Hanaanësë, që të prishnjënë muret’ e asaj. 12 Edhe tha: Nukë do të gëzonesh më, o vashëz’ e helmuarë, e bil’ e Sidhonësë; ngreu, shko te Qittimëtë, as atie nukë do të kesh të prëjturë. 13 Na dheu i Haldhevet: këjo gjëndëje s’ka qënë; Asyriani themelosi atë, për ata që rrininë ndë shkretëtirët; ngritnë pirgjet’ e asaj, lartuanë pallatet’ e asaj, (edhe) e bëri gërmadha. 14 Klani me ulërimë, o lundrat’ e Tarshishësë, sepse u shkretua muri juaj. 15 Edhe atë ditë Tyra do të harronetë shtatë-dhietë viet, pas diç një mbëreti; edhe pas shtatë-dhietë vieç do të jetë ndë Tyrë posi kënkë kurve. 16 Merr qitharë, shko përqark qytetit, o kurv’ e harruarë, los ëmbëlë, këndo shumë kënkë, që të të kujtonjënë. 17 Edhe pas shtatë-dhietë vieç, Zoti do të vështronjë Tyrënë, edhe ajo do të këthenetë ndë pagët të saj, edhe do të shkërdhehetë me gjithë mbëretërit’ e botësë mbi faqet të dheut. 18 Edhe tregjetia e asaj e paga e asaj do të kushtonetë te Zoti; nukë do të vihetë ndë thesar, as nukë do të vihetë mbë-nj’-anë, sepse tregjetia e asaj do të jetë për ata që rrinë përpara Zotit, që të hanë sa të nginjenë, edhe të kenë rroba për shumë viet. |
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë
Interconfessional Bible Society of Albania