S. Mat 24 - Šéiti Vangejlelj𝑒 si Matéu 1869 (Kalabria)Krie XXIV. 1 E dâlje Džesúi ka kjiša, iš e vêje. E u‐kjásetin δišípuljit e tîje, ti buθtojen te stísurat e kjíšese. 2 E Džesúi θa atire: Nẽng šini gjiθ kto šurbise? Per vertét ju θom, ẽng vién ljẽn ktu gûr mbi gûr, tše se kâ te šuljaret. 3 E si u‐ulje aí mbi maljin e Ulínjevet, ju‐kjásetin δišípuljit menjân, tue θẽn: Θúana, kûr kân jên kto šurbise? e tsilji sinjali t’ árδurit tẽnte, e te fernúarit e jétese? 4 E pergjegjur Džesúi, θa atire: Rúani te mos ju kjélenje δûn njerî. 5 Pse šûm vĩnjen nd’ émerit tim, tue θẽn: Ú jam Krišti: e šûm atá kjélenjen δûn. 6 Kini te gjégjeni ljufta, e vruitima ljuftaš. Rúani te mos skotíseni. Pse gjiθ kto šurbise kan te jên, po eδé ẽng ešt te fernúarit. 7 Pse vién e ngreχet gjíndia mbi gjinden, e rregjería mbi rregjerîn, e kan te jên semunda, e ua, e túndura δeu gjiθaparu. 8 E gjiθ kto jân te zẽnit e te δẽ́mburavet. 9 Aχíerna ju vẽ̂n nde pên, e ju vrasen: e jini te dašur ljik ka gjiθ gjindet per émerin tim. 10 E aχíerna skandalidzaren šûm, e njeri‐jetri traδiren, e duχen ljik njeri‐jetri. 11 E daljen šûm profetra te rrêm, e kjélenjen δûn šûm. 12 E per te mburúarit e te ljiges, ftoχet mâli šumve. 13 E aí tše durón njera nde te fernúarit, kî peštón. 14 E preδikonet kî Vangjelji rregjerîs per gjiθ jeten, per martrî gjiθ gjíndevet: e aχíerna vién te fernúarit. 15 Kûr prana te šiχni te véljurit e škretíes, rrefíer ka profét Daniéli, tše rrî nde vende šéite: aí tše δiavásen, e ndeljgofte. 16 Aχíerna atá nde Juδêt, é t’ íkenjen máljevet: 17 E aí mbi špîn, é te mos kalaret te mârr gjê ka špia tîje: 18 E aí tše ê jašt, é te mos priret prapa te mârr te véšurat e tîje. 19 Mierezî eδé grâvet me bârr, e atire tše japen sis nd’ ató dit. 20 Parkaljéseni pra te mos jêt t’ ikurit tâje nde dimer, o nde te štunet. 21 Pse aχíera kâ te jêt χeljm’ i maθ, sa nẽng kjé tše kûr zû jeta njera naní, ne vién mê. 22 E nde mos u‐škurtofšin ató dit, nẽng e peštón nga kurm: po per te sgjéδurit vogeljonen ató dit. 23 Aχíera nde nje ju θefte: Njô ktu Krišti, o ketié: mos i pafšit bes. 24 Pse daljen Krištra te rrêm, e profetra te rrêm: e japen sinjalje te mbeδenje, e merákulje, se te kjélenjen δûn (nde mund jêt) eδé te sgjéδurit. 25 Njô ju e θê perpara. 26 Andái nde ju θefšin: Njô ešt te éremi, mos díljeni: njô nder špît mbrẽnda, mos e kini bes. 27 Pse si škeptimi delj ka ljeχet díeli, e duket njera ku perendón: keštú kâ te jêt eδé t’ árδurit e te Birit njeríut. 28 Pse tek do kjofte kurmi vdekur, atié mbejiδen eδé kjiftrat. 29 E mbiátu pas χeljmit e atire díteve díeli erret, e χena nẽng jep driten e sâje, e íljezit bíen ka kjíela, e fukjît e kjíelvet vĩnjen škunduljísura: 30 E aχíera buθtonet sinjali te Birit njeríut nde kjíel: e aχíera kjânjen gjiθ gjindet e jétese: e šoχen te Birin e njeríut tše vién mbi rêt e kjíeles me putîr, e ndêre šûm. 31 E dergón ẽ́ngjeljit e tîje me trumbete, e vûdže te maδe: e mbiéδen te sgjéδurit e tîje ka te kater áirat, ka te ljartit e kjíelvet njera tek te fernúarit e tire. 32 E ka fiku mesoni perrálezen: kûr dega e tîje bẽnet e njôm e ljeχen fiétat, njiχni se vera ê afer: 33 Keštú eδé ju kûr te šiχni gjiθ kto šurbise, kin te dini se aí ešt perrêz mbe díerte. 34 Per vertét ju θom, ẽng škon kejó dženeratsiûn, njera te beχen gjiθ kto šurbise. 35 Kjíela e δeu škonjen, po fiáljet time nẽng škonjen. 36 At dit e at χêr mosnjerî e dî, mẽngu ẽ́ngjeljit e kjíelvet, mosse Tata im vetem. 37 E si dítet’ e Noéut, keštú kâ te jêt t’ árδurit e te Birit njeríut. 38 Se si išen te dítete perpara deljuδit tše χajen e pijen, tše martojen e martonšin, njera at dit, tše Noéu χiri te arka, 39 E ẽng njoχtin gjê njera tše erθ deljuδi, e i múar gjiθ: keštú kâ te jêt t’ árδurit e te Birit njeríut. 40 Aχíerθin di jân te petku: nje mirret, e nje ljeχet. 41 Dî veta biúanjen te muliri: njera mirret, e jatra ljeχet. 42 Prandái rrini sgjúar, se nẽng dini tše χêr vién Zoti îje. 43 Njiχni eδé até, se nde dîje krei‐špîs nde tše χêre te nátese vién latruni, rrîje sgjúar, e ẽng ljêje t’ iš e škalmúar špia e tîje. 44 Pre kte eδé ju kjofšit te ndrekjur: se nd’ at χêr tše s’ e panteχni, vién i Biri njeríut. 45 Tsilji prana ešt šerbetúari i besem, e i špéit, tše i zoti tîje vû mbi gjíndien e špîs tîje, se te jâp atire te ngrẽnit mbe χêr? 46 Ljumi aí šerbetúar, tše arδur i zoti tîje, e gjẽn tše bẽn keštú. 47 Per vertét ju θom, se mbi gjiθ petkat e tîje aí vê até. 48 Nde prana θeft aí šerbetúar i ljik te zémera tîje: Menón i zoti im te vĩnje: 49 E zefte te rráχenje šoket e tîje, e te χâr e te pîr me te déimit: 50 Vién i zoti ketîje šerbetúari, diten tše aí nẽng e pret, e nde χêr tše se dî: 51 E e ndân, e piésen e tîje e vê me ipókritrat. Atié kâ te jêt te kjâr, e ngersima δẽmbeš. |
Përktheu nga greqishtja 1869.
British & Foreign Bible Society