Që na ka lefterosurë nevet, e na ka thirrë me të thirrë të Shënjtëruarë, jo për punë tona, po sikundrë qe kshilli i tij, e sikundrë qe dhurëtia që na u dha nevet, me anë të Krishtit Iisuit pa dhe nisurë jetëtë.
Mb’atë punë për ksomblë është ndashti ata të pagëzuaritë që na shpëton nevet (e nuk’ është të hequrit’ e lerësë kurmit, po omologji me Perndinë të sinidhisit së mirë) me anë të së ngjallturit të Iisu Hristoit.
Le të jetë bekuarë Perndia e Babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, ai që për ndëjesë të tij të madhenë na polli nevet për së ditit ndë një shpëresë të gjallë me anë të së ngjallturit të Iisu Hristoit nga të vdekuritë.
E të mos jini të kthierë sikundrë kthenetë këjo jetë, po ktheni vetëhenë tuaj me të përtërijturë të mëndiesë suaj, që të njihni juvet cila është thelim’ e Perndisë e mira e më e pëlqiera, edhe e sosura.
E nd’është për hir adha, nuk’ është më për punëra, sepse ndrishe hiri nuk’ është më hir, ma nd’është nga punëtë, nuk’ është më hir. Ndrishe puna nuk’ është më punë.
E si e dimë që nukë bënetë njeriu i drejtë nga punët’ e nomit, po me anë të besësë Iisu Hristoit, besojmë edhe nevet mbë Iisu Hristonë, që të bënemi të drejtë për besë të Krishtit, e jo për punët’ e nomit, sepse ndonjë njeri do të mos bënetë i drejtë për punët’ e nomit.
Juvet që njëherë jeshëtë jo llao, ma ndashti jini llaoi i Perndisë; juvet që njëherë nukë keshëtë pjesë nga ndëjesa, e ndashti u bëtë pjesëtarë mbë ndëjesë.
Sepse pa edhe lerë ata, e pa bërë dhe as të mirë, as të lig, që të mbetetë pa luajturë skopoi i Perndisë, që është me të zgjedhurë, jo nga punëtë, po nga ai që thërret.
E janë (pa) gremisurë, të përtërihenë edhe një herë mbë metani, tuke kriqasurë për së ditit mbë vetëhe të ture të bir’ e Perndisë, e ta nxjerënë mbë të ksenderturë.
Unë pagëzoj juvet me ujë, që të metanoisni, po ai që vjen pas meje është më i fortë nga meje, atij nukë jam i zoti t’i mbaj këpucëtë. Ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt të Shënjtëruarë edhe me zjar.