Njerëzisht thom, për smundëjë të kurmit suaj, sepse sikundrë dhatë trupatë tuaj skllev ndë punëra të ndiera e të paudha, për të bënë të paudhatë, kështu epni ndashti trupatë tuaj e shërbeni ndë të drejtë për shënjtërim.
Sepse qem edhe nevet njëherë të marrë, të pabindurë, të humburë, skllevt’ e dëshërimevet e çdolloi pëlqimevet tuke rruarë ndënë të keqe e ndë zili, t’urrierë nga bota, e tuke urrierë njeri-jatërinë.
Mb’ato që patë rruarë njëherë, sikundrë qe shpeti i kësaj jetet, sikundrë ish arhondi që ka urdhër mbi këtë erë, Shpirti që ndashti urdhëron ndë bij të së pabesëvet.
E të mos jini të kthierë sikundrë kthenetë këjo jetë, po ktheni vetëhenë tuaj me të përtërijturë të mëndiesë suaj, që të njihni juvet cila është thelim’ e Perndisë e mira e më e pëlqiera, edhe e sosura.
Po le të mbetetë mbë juvet ajo hrismë që kini marrë prej si, e nukë kini hri që t’u dhidhaksjë njeri juvet, ma sikundr’ u dhidhaks juvet ajo hrismë për të gjitha, edhe ësht’ e vërtetë e nuk’ është gënjeshtjare, e sikundr’ u ka dhidhaksurë juvet, qëndroni mbë të.
E nukë bën hri që të dhidhaksjënë cilido prej asuresh gjiton’ e tij, e cilido vëllan’ e tij, tuke thënë: Njih Zotnë, sepse nga më i vogëli i ture, ngjera mbë të madhn’ e ture do të më njohënë.
Të pasuritë ndë këtë jetë porsiti që të mos mburrenë, as të mos kenë tharosn’ e ture ndë gjë që s’ka besë, po ndë Perndin’ e gjallë, që na ep navet të gjitha me dorë hapëtë për të gëzuarë.
Ndonjë le të mos të shajë të ritë tat, po bënu ksomblë nd’ata që besojënë, mbë të folë, mbë të pjekurë, mbë dashuri, mbë Shpirt, mbë besë, mbë të qëruarë.
Kur kemi adha, o të dashurë këto të taksura, le të qërojëmë vetëhenë tonë nga çdofarë moli të kurmit edhe të Shpirtit, e le ta bëjmë mbë të sosurë Shënjtërinë tonë me frikë të Perndisë.
Sepse të mburturitë tanë këjo është, fiqiri inë i qëruarë, sepse rruam na ndë botë me zëmërë të hapëtë e me të drejtë të Perndisë, jo me sofi të kurmit, po me hir të Perndisë, edhe më tepërë mbë juvet.
E tek kuvëndon ai për të drejtë e për vergjëri, e për gjuq që do të vijë, i hiri frikë Filiksit, e tha: Hajde ndashti, e kur të kem kohë do të dërgoj të të thërres tij.
Edhe cilido që të thotë fjalë kondrë Birit së njeriut, do t’i ndëlehenë atij. Ma ai që të thotë kondrë Shpirtit Shëntit, nukë do t’i ndëjenetë atit as ndë këtë jetë, as nd’atë që do të vijë.
Sepse ata që duanë të bënenë të pasurë, bienë ndë piraksi e ndë lak të së paudhit, e ndë shumë dëshërime të pavëjiera e të dëmëtuara, që ato mbitjënë njerëzitë ndë mort e ndë humbëjë.
Besë e qëruarë, e pamolepsurë mbanë Perndisë e Babait, këjo është, të vështrojmë të varfëritë e të vatë, ndë shtrëngim të ture, e të ruajmë gjithëkush vetëhenë pa molepsurë nga këjo jetë.