Tuke rruarë mirë ndë mes të filiravet, që tek u heqëjnë ndë gojë juvet si njerëz të këqinj, si të shohënë punëratë tuaj të miratë, të lëvdojënë Perndinë ndë ditë që do të shohë.
Cilido që ikën e nukë qëndron pa luajturë ndë dhidhaskali të Krishtit, nukë ka Perndi. Ai që qëndron pa luajturë ndë dhidhaskali të Krishtit, kij ka babanë, edhe të birë.
Gjith’ata që janë ndënë cgjedhë të skllavisë, le të silloisjënë se duhetë të nderojënë me çdofarë nderit zotërit’ e ture, që të mos shahetë ëmëri i Perndisë edhe dhidhaskalia.
Ai që ësht’ i besësë ndë të pakënë, ësht’ i besësë edhe ndë të shumënë. E ai që ësht’ i shtrëmbërë ndë të pakënë, ësht’ i shtrëmbërë edhe ndë të shumënë.
Cili vallë është ai kopil i besuarë edhe i mënçurë, që atë e vu pitrop zot’ i tij ndë kopij të tij, të ju apë të ngrënët’ e ture ndë kohë të së ngrënit?
Të pastajmënë, vëllazër, gjith’ ato që janë të vërteta, gjith’ ato që janë të nderçura, gjith’ ato që janë të drejta, gjith’ ato që janë të qëruara, gjith’ ato që janë të dashura, gjith’ ato që janë të lëvduara, nd’është ndonjë areti, nd’është ndonjë të mburturë, këto të silloisni.
Përveçe të biri sikundrë kërkon Ungjilli i Krishtit, që ja të vij unë e t’u shoh juvet, ja për së largut të digjoj për juvet të thonë, që qëndroni pa luajturë, ndë një Shpirt e ndë një zëmërë, tuke punuarë gjithë bashkë ndë besë të Ungjillit.