38 Lutuni dha Zotit të së korrit, që të nxjerë ergatë ndë të korrë të tij.
Më të pastajmënë, vëllazër, lutuni për nevet, që të ecëjë fjal’ e Zotit e të nderonetë, sikundr’ ecën e nderonetë edhe ndër juvet.
E tek shërbeijnë këta Zotnë, e agjëroijnë, thotë Shpirti Shënjt: Shquamëni mua Varnavënë edhe Savllonë ndë punë që i kam thirrë un’ ata.
U thotë dha përsëri ature Iisui: Paq mbë juvet. Sikundrë më dërgoi mua babai, edhe un’ u dërgoj juvet.
Ata ndonëse qenë përhapurë, vijnë nga një vënd mbë tjatër, tuke dhidhaksurë fjalënë.
E ai ca i bëri Apostoj, e ca Profitë, e ca Evangjelisti, e ca Çobenj, e Dhaskalë.
E ca i ka vënë Perndia ndë qishë, ndë vënd të parë apostojtë, ndë të ditinë Profitë, ndë të tretinë dhaskalëtë, pastaje fuqitë, pastaje dhurëtit’ e shërimevet, ndihmëratë, qiveritë, të ksijisurat’ e gjuhëvet.
Atëherë u tha mathitivet së tij, se të korrëtë është shumë, e ata që kuarjënë janë të pakë.
Nukë thoi juvet, se pas katër muajet vjen të korrëtë? Ja që u thom juvet: Ngriji sitë tuaj, e viri re fushëratë, që u zbardhë ndashti për të kuarturë.