Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Mattheo 9:18 - Dhjata e Re 1827

18 E kur thosh ai këto nd’ata, na, e erdhi një Arhond, e i falej atij, e i thosh, se vashëza ime ndashti më parë më vdiq, po eja e vurë mbi të dorënë tënde, e do të ngjalletë.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Mattheo 9:18
25 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

E ja një i fëlliqurë erdhi e ju fal atit, e thosh: Zot, ndë daç ti mund të më qëroç.


E i pari i sinagojit u përgjegj tuke zëmëruarë, sepse e shëroi Iisui të shëtunë, e thosh ndë turmë: Gjashtë dit janë që mbë këto ësht’ e udhësë të punojëmë. Ndë këto dha ejani, e shërouni, e jo ndë ditë të shëtunë.


E Mariaja, poqë vate tek qe Iisui e poqë e pa atë, ra përmbis ndër këmbë të tij, e i thosh: Zot, të jeshe këtu, nukë duaj të vdis vëllai im.


U tha ature: Ikëni sepse vashëza nukë vdiq, po flë. E ata përqeshnë me të.


E pas të dhiavasurit së Nomit edhe të profitëvet, dërguanë të parët’ e sinagojit mbë ta, e u thanë: O njerëz vëllazër, ndë kini juvet fjalë për të porsiturë ndë llao, thoi.


I thot’ asaj Iisui: Unë jam të ngjallturitë, edhe jeta. Kush beson mbë mua, edhe ndë vdektë, do të rrojë.


E e pieti atë një nga të parëtë, e tha: O dhaskal i mirë, ç’të bëj unë që të marr pjesë jetën’ e pasosurë?


E kopili i njëit Ekatondarhut, që e kish të dashurë, qe shumë sëmurë, e qe afër për të vdekurë.


E si e panë atë, ju falë, e ca qenë me di mënd.


E si erdh’ ata tek qe turm’ e njerëzet, erdhi nde ai një njeri, e ju përgjegj.


E gruaja i falej atij, e i thosh: Zot, ndihmë mua.


E ata që qenë ndë varkë, erdhë, e ju falnë, e i thoshnë: Vërtet biri i Perndisë je.


Ahiere erdhi pran’ atij ëmma e bijet së Zevedheosë, bashkë me djelmt’ e saj, t’i falej, e t’i kërkon ndonjë të kërkuarë prej sij.


E mathitit’ e tij u qasnë pran’ atij, e e zgjuanë, e i thanë: Zot, shpëtona navet, se mbitemi.


As ndë kaçupe të vjetëra vënë verë të re, ma ndë vufshinë, edhe kaçupetë çirenë, edhe vera derdhetë; po verë të re, vënë ndë kaçupe të ra, e ruhenë që të dia.


Edhe Iisui u ngre e vate pas tij, edhe mathitit e tij.


E gjau të jatn’ e Puplioit ta zij ethea edhe lëparqea, e të dergjej. Tek ai vate Pavllua, e si u fal, i vuri duartë sipër e e shëroi atë.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ