Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Mattheo 7:15 - Dhjata e Re 1827

15 E të ruheni nga profitërit’ e rrem, se ata vijënë mbë ju me lëkurëra të delevet, po përbrënda janë ulqër që rrëmbejënë.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Mattheo 7:15
54 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Të dashurë, mos besoni mbë çdo Shpirt, po dhoqimasni Shpirtëratë, ndë janë nga Perndia, sepse shumë profitër të rrem kanë dalë nga bota.


E do të ngrihenë shumë profitër të rrem, e do të qeshjënë shumë.


Vështroni se mos u gënjejë juvet njeri me anë të fillosofisë e pavëjierë, e gënjeshtjaresë, sikundr’ është të paradhosurit’ e njerëzet, sikundrë janë stihit’ e botësë, e jo sikundr’ është Krishti.


E u zu bisha, e bashkë me të edhe profiti gënjeshtjar, ai që pat bërë çuditë përpara asaj; me ato pat gënjierë ata që muarrë nishanë bishësë, edhe ata që falishnë ikonën’ e saj. Të di u vunë të gjallë ndë gjol të flakësë që digjetë me shqufur.


Sepse hinë fshehura dica njerëz, për ata qe kohë që ishnë shkruarë mbë këtë dëm, të pabesë, ata dhurëtin’ e Perndisë sonë e kthejnë ndë kurvëri, e arnisenë të vetëminë që urdhëron, Perndinë e Zotnë tënë Iisu Hristonë.


Juvet adha, o të dashurë, sepse e diji me kohë ruhi, që të mos rrëmbeni ndë gënjeshtrë të së marrëvet e biri nga qëndra juaj.


Ve mbë juvet kur t’u bekojënë, e t’u nderojënë njerëzitë, se kështu bëijnë ndë profitër të rrem baballarët’ e ture.


Ma njerëzit’ e këqinj e gënjeshtjarëtë do të venë nga e keqa ndë të më të keqe, tuke gënjierë botënë e tuke gënjierë ata nga bota.


Sepse do të vijë kohë që do të mos durojënë dhidhaskalin’ e shëndoshë, po sikundrë janë dëshërimet’ e ture, do të çojënë dhaskalë ndë vetëhe të ture, për të gudulisurë të veshëvet.


Ruhi nga qentë, ruhi nga punëtorët’ e këqinj, ruhi nga të preritë.


Të mos jemi më foshnjë, e të furtunjasemi e të biremi këtu e këtje me çdofarë erë dhidhaskaliet, për të kthieratë e njerëzet, për dinakërira tek bie gënjeshtra.


Ma për vëllazërit’ e rrem që hinë fshehura të vijnë re elefterinë tënë, që kemi mbë Krishtinë Iisunë, që të na skllavosjënë nevet.


E u thot ature: Vështroni, e ruajuni nga lakëmimi; sepse nukë qëndron jet’ e njeriut nga mbëjedhëja e gjërit që ka.


E paçë (të dilë) nga goja e dhrakonit, edhe nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtjar tre shpirtëra të pëgëra, që gjaijnë me bretëkosa.


Ndonjë mos u gënjejë juvet me fjalë të mbrazëta, sepse për të tila punëra urgji e Perndisë mbë të bij të pabindurë.


Vështroni dha se mos vijë mbë juvet ajo që është shkruarë ndë profitër.


Ma rojëtari e ai që s’është dëlmier, ai që s’janë të tijtë dhëntë, sheh që vjen ulku e lë dhëntë e ikën, e ulku rrëmben ato, e përhap dhëntë.


Qish nukë kupëtoni, se nuk’ u thaçë juvet për bukë, të ruheni nga brumët’ e Farisejet e të Sadhuqejet?


E Iisui u tha ature: Vështoni, e kini kujdes nga brumma e Farisejet edhe Sadhuqejet.


Edhe të ruheni nga njerëzitë, se ata do t’u paradhosinë ndë Gjuqëra; e do t’u rrahënë juvet ndë Sinagoje të ture.


E paçë këtë grua të dejturë nga gjaku i shënjtorëvet, edhe nga gjaku i martirëvet së Iisuit; e u çudiçë me të par’ atë çudi të madhe.


E si shkuanë nisinë ngjera ndë Pafo, gjenë atje një magjishtjar pseftoprofet çifut, që quhej Variisu.


Se ësht’ e ngushtë dera, edhe e zahmetëçme udha që bie ndë jetë të pasosurë, e janë të pakë ata që e gjejënë atë.


E djalli që i gënjen ata u shti ndë gjol të zjarit e të shqufurit atje tek është bisha, edhe profiti gënjeshtjar; e do të mundonenë dit’ e natë ndë jetë pas jetet.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ