Nd’është juvet, ndonëse jeni të këqinj, dini të ipni të dhëna të mira ndë djelm tuaj, sa më tepër jati juaj i qiellvet do të apë të mira nd’ata që kërkojënë nga ai?
Edhe u thom juvet, se do të mos pi sot e parë nga këjo pem’ e dhrisë, ngjera mb’atë ditë kur ta pi atë të re me juvet bashkë, ndë mbretëri të jatit sim.
Ai që vetëmë ka të pavdekëjënë, e rri ndë një dritë të paafëruarë, ai që as ka qënë as mund të jetë parë nga ndonjë njeri. Mb’atë nder, e mbretëri e pasosurë. Ashtu qoftë!
Po ti kur të faleç, hirë brënda ndë shtëpi tënde të vogëlënë, e si të mbillç derënë tënde falu te jati it, që rri mbë të fshehurë, e jati it që sheh ndë të fshehurë do të ta paguajë ti faqeza.
Pavllua i bërë Apostoll (jo prej njerëzet, as prej anet ndonjë njeriut, po prej Iisu Hristoit, e prej Perndisë babait që ngjalli atë nga të vdekuritë).
I thot’ asaj Iisui: Mos më zë, sepse nukë kam hipurë edhe te babai im; po hajde ndë vëllazër të mi, e thuaju ature: Hipëj te babai im e babai juaj, e te Perndia ime e Perndia juaj.
Mbë gjith’ ata që gjëndenë ndë Rom, të dashurit’ e Perndisë, që quhenë Shënjtorë, dhuratë mbë ju, edhe paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.