13 Edhe mos na lëshoç nevet ndë ndonjë pirasmo, po shpëtona navet nga i ligu, se jotja është mbretëria, edhe fuqia, edhe lëvdimi ndë jetë të pasosurë. Vërtet.
Nuk’ u ka gjeturë juvet piraksi, përveçe njerëzishtë. Po Perndia ësht’ e vërtetë, që nukë do t’u lërë juvet të piraksi më tepërë nga fuqia juaj, po bashkë me piraksi do të bëjë edhe mbrodhë, që të mundni juvet ta duroni.
E pas kësuresh digjova zë të madh si një turmësë madhe ndër qiell, që thosh: Allilluia. Shpëtimi, edhe lëvdimi, edhe nderi, edhe fuqia mbë Perndinë tënë.
E do të thajë Perndia nga sit’ e ture gjithë lotë, e mortja do të mos jetë më; as zi, as të qarë, as të dhëmburë do të mos jetë më; sepse punët’ e para shkuanë.
Sepse ruajte porsin’ e durimit sim, edhe unë do të të ruaj ti nga sahati i pirasmoit, atij që ka për t’ardhurë mbi gjithë dinia, të gucitjë ata që janë mbi dhe.
Ai që bën fajnë, ai është nga djalli, sepse djalli që herën’ e parë fëjen. Për këtë aformi është çfaqurë i biri i Perndisë, që të prishjë punët’ e djallit.
Mos u friko për ato që ke për të pësuarë; ja, që djalli ka për të vënë dica prej jush ndë hapsanë, që të dhoqimasi; e do të kini shtrëngim për dhjetë dit; qëndro i besësë ngjera mbë vdekëjë, e do t’ap ti kurorën’ e jetësë.
E gjithë punërat’ e bëra që janë ndër qiell, e mbi dhe, e ndënë dhe, e ndë det, sa janë e sa gjëndenë ndë këto vëndëra të gjitha i digjova që thoshnë: mb’atë që rri ndë fron e mbë qengjnë bekimi, edhe nderi, edhe lëvdimi, edhe mbretëria, ndë jetë pas jetet.