Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Mattheo 5:22 - Dhjata e Re 1827

22 E unë u thom juvet, se cilido që zëmëronetë te vëllai tij pa faj, do të jetë fajëtuar ndë Gjuq. Edhe cilido që thotë vëllait së tij: raka (bre ti), do të jetë fajëtuar mb’ata që gjukojënë, edhe cilido që t’i thotë: morè, do të jetë fajëtuar ndë pisë të zjarit.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Mattheo 5:22
93 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

Ai që thotë se është ndë dritë, e vëllan’ e tij nuk’ e do, është ndë errëcirë ngjera ndashti.


Edhe gjuha është një zjar, një jetë e së shtrëmbërësë, gjuha është vënë ndë mes të melevet sona, e moleps gjithë kurminë. E kur të jetë dhezurë nga pisa e kollasit, atëherë djeg trohon’ e të rruajturit sonë.


Të mos vllasfimisjënë ndonjë, të mos duanë qartëratë, të jenë të butë, të dëftojënë të butët’ e ture mbë gjithë njerëz.


E mos u trëmbni nga ata që vrasënë kurminë, e nukë mundjënë të vrasënë shpirtinë, po të trëmbeni më tepër atë që mund të vërë ndë pisë edhe shpirtinë edhe kurminë.


Kështu edhe jati im i Qiellvet, do të bëjë ndë juvet, ndë mos lafçi cilido vëllait së tij nga zëmëra juaj, fajet’ e ture.


Të mos ipni të keq për të keq, a të sharë për të sharë; po kundrë kësaj, të bekoni. Sepse e diji që për këtë jini thirrë, që të merri pjesë bekimnë.


Të doi njeri-jatërinë me dashuri vëllazërisht, ndë nder të shkoi njeri-jatërinë.


Ai kur mallëkonej, nukë mallëkon; kur pëson nukë kanos; po lihej ndë duar t’atij që e gjukon pa gjuq.


Atëherë ju qas atij Petrua, e i tha: Zot, sa herë të fëjejë tek u vëllai im e të ja ndëlej atij? Ngjer mbë shtatë?


E Arhangjelloi Mihail, kur qërtoi me djallinë, e kuvëndoi për kurm të Moisiut, nukë guxoi të shtij sipër fjalë mallëkimit, po i tha: Të vuftë tij Zoti frë.


Mbë këtë çquhenë djelmt’ e Perndisë, e djelmt’ e djallit. Cilido që nukë bën të drejtënë, nuk’ është nga Perndia, edhe cilido që nukë do vëllan’ e tij.


E ca fillosofë nga t’Epikurit edhe nga Stoikotë zihishnë me të. E ca thoshnë: Ç’domethënë kij fjalëtuar? E ca pa: Ai duketë të jetë rrëfeës Perndivet së tjera; sepse u rrëfen ature Iisunë, edhe të ngjallturitë.


Që të mos tepërojë, a të mos gënjejë njeri vëllan’ e tij ndë të bërë të keq, sepse ndë gjithë këto punëra Zoti mundon, sikundr’ u kemi thënë juvet më përpara e u kemi martirisurë.


E të parët’ e priftëret, edhe gjithë mbëjedhëja kërkoijnë martiri kondr’ Iisuit, për të vrarë atë, po nukë gjeijnë.


E të parët’ e priftëret, edhe pleqësia, edhe gjithë sinodhi kërkoijnë martiri të rreme kondr’ Iisuit, që ta vrisnë.


U mbëjuadhë dha për këtë punë të parët’ e priftëret edhe Farisejtë, e thoshnë: Ç’të bëjëmë? Sepse kij njeri bën shumë nishane e thavmëra.


E mortia edhe Adhi u hodhë ndë gjol të zjarit. Kij është morti i ditë.


Kij është ai Moisiu që u tha bijet së Israilit: Zoti Perndia juaj do të ngrërë ndë ju profit prej vëllazëret suaj si mua, atit t’i digjoni.


Po unë do t’u dëftoj juvet nga cili të keni frikë. Të trëmbi atë që si t’u ngrërë jetënë, ka eksusi të vërë ndë pisë. Këtë u thom vërtet të trëmbi.


E unë u thom juvet, të doni hazmëritë tuaj, të bekoni ata, që mallëkojënë juvet, të bëni të mirë ature që s’u duanë, edhe të luteni për ata që u ngasënë, edhe u zbojënë juvet.


E un’ u thom juvet, të mos bëji be fareseje, as mbë Qiell, se është Fron i Perndisë.


E ja zë nga Qielltë që thosh: Kij është i biri im i dashuri, që mbë të prëhem.


Ndë pastë njeri vëllan’ e tij që fëjen një faj që nukë bie vdekëjë, le të kërkojë, e do t’i apë atij jetë, ature që fëjejënë jo për vdekëjë, është faj për vdekëjë. Nukë thom që për këtë të lutetë.


Ma do të njohç, o njeriu i mbrazëtë, se besa pa punëratë ësht’ e vdekurë?


Kini mëntë të mos liri atë që u flet, sepse nd’është që nukë shpëtuanë ata që patnë lënë atë që u flit mbi dhe, shumë më tepërë nukë do të shpëtojmë nevet kur të kthejmë shpallëtë atij që na flet nga Qielltë.


E tuke sosurë u bë aformi shpëtimit së pasosurë mbë gjith’ ata që janë tek ai të digjuarë.


As kusarëtë, as tamahqarëtë, as të dejturitë, as fjalëligtë, as ata që rrëmbejënë, do të mos kenë pjesë ndë mbretëri të Perndisë.


Po vëllai me vëllanë gjukonetë, e këtë përpara gjukatëset së pabesë?


E si i prun’ ata, i nxuarë përpara ndë sinodh, e i pieti ata i pari i priftëret.


Po duhetë të dalë e vërtetë ajo fjalë që është shkruarë ndë nom të ture: Më urrenë pa tutje pa tëhu.


Ju përgjegjnë çifutë, e i than’ atij: Nukë thomi navet mirë, se ti je një Samarit, e i xhindosurë?


Ju përgjegj turma, e i tha: Ti je i xhindosurë. Kush kërkon të të vrasë?


E atë çast ndë mëngjes u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, bashkë me pleqtë edhe me grammatejtë, edhe me gjithë mbëjedhëjënë, e si e lidhnë Iisunë, e shpunë, e e dhanë mbë duar të Pillatosë.


Ahiere do të thotë edhe mb’ata që janë mb’anë të mëngjërë: Ikëni nga meje, ju të mallëkuaritë ndë zjar të pashuarë, që është bënë hazër për djallinë, edhe ëngjëjit’ e tij.


Gjërpinj, pjellat’ e nepërkavet, qish do të shpëtoni nga gjukimi i pisësë?


Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se ktheneni detnë edhe sterenë të biri një ndë besë tuaj, e kur të bënetë, e bëni atë birn’ e pisësë di pjesë nga vetëheja juaj.


E tek flit ai akoma, na, e erdhi një re e feksurë, e i mbuloi ata, e na, një zë nga reja që thosh: Kij është biri im i dashuri, që mb’atë prëhem unë, atit t’i digjoni.


E Farisejtë si digjuanë, thanë: Kij nukë nxjer të paudhëtë, po me anë të Veellzevullit, të parit së paudhëvet.


Edhe të ruheni nga njerëzitë, se ata do t’u paradhosinë ndë Gjuqëra; e do t’u rrahënë juvet ndë Sinagoje të ture.


E si u kdhi e u bë ditë, u mbëjodh gjithë pleqësia e llaoit, e të parët’ e priftëret, e grammatejtë, e e shpunë atë ndë mbëjedhëjë të ture.


E si i porsitn’ ata të dilë jashtë nga sinodhi, bëijnë mushavere njeri me jatërinë,


E poqë e digjuanë, hinë që mëngjes ndë Iero e dhidhaksnë. E si erdhi i pari i priftëret, edhe ata që qenë me të bashkë, thirrë sinodh edhe gjithë pleqësinë të bijet së Israilit, e dërguanë ndë hapsanë t’i bijnë ata përpara suresh.


E nakatosnë llaonë, edhe pleqësinë, edhe grammatejtë. E erdhë e e rrëmbienë atë, e e shpunë ndë sinodh.


E si shtinë sitë mbë të gjith’ ata që rrijnë ndë sinodh, panë faqen’ e tij posi faqe Ëngjëllit.


E ditën’ e nesërme duaj të njih të vërtetënë, për çfarë punë kallëzonej nga çifutë, e e zgjidhi atë nga të lidhuritë, e porsiti të mbëjidhishnë të parët’ e priftëret edhe gjithë sinodhi i ture. E si e nxori jashtë Pavllonë, e vu përpara ature.


E si vështroi Pavllua ndë mbëjedhëjë, tha: Njerëz vëllazër, unë ngjera sot e kësaj ditet kam ecurë te Perndia me zëmërë të mirë.


A vetë këta le të thonë ndë gjenë tek unë ndonjë adhiqi, kur qëndrova unë ndë mes të mbëjedhëjësë.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ