Tuke rruarë mirë ndë mes të filiravet, që tek u heqëjnë ndë gojë juvet si njerëz të këqinj, si të shohënë punëratë tuaj të miratë, të lëvdojënë Perndinë ndë ditë që do të shohë.
E ndë u shafçi për ëmër të Krishtit, lum juvet; sepse Shpirti i nderit edhe i Perndisë prëhetë mbë juvet. Ai prej asuresh shahetë, e prej jush nderonetë.
Ma juvet, fili e cgjedhurë, Priftëri e mbretit, Milet i Shënjtëruarë, llao i fituarë nga Perndia, për të rrëfierë të miratë e atij që u thirri juvet nga errëcira ndë dritë të tij të çuditurënë.
(Kur bëjënë dhoqimi mbë ju mbë këtë punë, apënë lëvdim Perndisë për të gjegjurë të molloisë suaj mb’Ungjill’ të Krishtit, e për pjesë që bëni ju me dorë hapëtë mb’ata e mbë gjithë).
Kush kuvëndon, le të kuvëndojë si kuvënde të Perndisë, kush është ndë dhiakoni, le të bëjë dhiakoninë si nga fuqia që i është dhënë nga Perndia; që të lëvdonetë mbë të gjitha Perndia me anë të Iisu Hristoit. Atij është nderi e mbretëria, ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë!
Që të bëneni bijt’ e jatit suaj që është ndë Qiell, se ai ep diellin’ e tij ndë të këqinj, edhe ndë të mirë, edhe shinë e ep ndë të drejtë, edhe ndë të shtrëmbërë.
Ai që dha vetëhen’ e tij për nevet, që të na shpëton nevet nga çdofarë paranomie, e të na qëron mbë vetëhe të tij, një llao të cgjedhurë, e ziliar mbë punëra të mira.
E të jetë martirisurë ndë punëra të mira, ndë ka ushqierë fëmijë, ndë ka priturë Shënjtorë, ndë ka larë këmbët’ e Shënjtorëvet, ndë ka dhënë ndihmë me aft ature që qenë ndë shtrëngim, ndë ka ecurë ndë çdo punë të mirë.
E kështu çfaqenë të fshehurat’ e zëmërësë tij. E kështu si të bjerë përmbis ndë faqe të tij, do t’i faletë Perndisë, tuke rrëfierë se Perndia me të vërteta është me juvet.
E u thot’ ature: Kur të faleni thuajni: Babai inë që je ndër Qiell, qoftë lëvduarë ëmëri it, ardhtë mbretëria jote, u bëftë thelima jote, si ndër Qiell, edhe ndë dhe.
E kur agjëroni, mos vari buzënë tuaj, sikundrë bëjënë Ipokritetë, se ata ligëjënë faqet’ e ture, që të dukenë ndë njerëz se agjërojënë. Me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture.