Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Mattheo 28:9 - Dhjata e Re 1827

9 E tek veijnë t’u rrëfeijnë mathitivet së tij, na, e u duall përpara nd’ato Iisui, e u tha: Gëzoni. Edhe ato u qasnë e i zunë këmbët’ e tij, e ju falë.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Mattheo 28:9
18 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

E si e panë atë, ju falë, e ca qenë me di mënd.


E ata që qenë ndë varkë, erdhë, e ju falnë, e i thoshnë: Vërtet biri i Perndisë je.


E u përgjegj Thomai, e i thot’ atij: Zoti im edhe Perndia ime.


E ata si ju falë atij, u kthienë ndë Ierusalim me gëzim të madh.


E Maria si mori një litrë miro të nxjerë nga Nardho të qëruarë e të shtrëjtë, leu këmbët’ e Iisuit, e ja fshiu këmbët’ e tij me leshëra të saj, e shtëpia u mbush nga mirodhia e mirosë.


E si qëndroi prapazë afër këmbëvet së tij tuke qarë, nisi të lag këmbët’ e tij me lot, e t’i fshin me leshërat’ e kreit së saj, e i puth këmbët’ e tij, e i lien me miro.


Ja, që do t’ap nga sinagoji i satanait, ata që thonë se janë Iudhej, e nukë janë, po gënjejënë; ja, do t’i bëj ata që të vijënë e të falenë përpara këmbëvet së tua, e të njohënë që unë të kam dashurë.


Më të pastajmenë, o vëllazër, qofi me gëzim, qofi të teliosurë, parigorisi, kini një mënd, kini paq, e Perndia e paqit e e dashurisë do të jetë me juvet.


E si u err atë ditë të parën’ e javësë, kur qenë diertë mbillturë, tek qenë mbëjedhurë mathitejtë nga frika e Çifutet, erdhi Iisui e ndënji ndë mes të ture, e u thot’ ature: Paq mbë juvet.


E si hiri Ëngjëlli tek ajo, i thotë: Gëzo, o e gëzuarë, Zoti është bashkë me tij, ti je e bekuarë ndë mes të gravet.


Edhe të puthuratë ndë pazare, e të thërritenë nga njerëzitë: Dhaskal, dhaskal.


E duallë atë çast nga varri me frikë edhe me gaz të madh, e vanë me vrap t’u rrëfeijnë mathitivet së tij.


Atëherë u thot’ ature Iisui: Mos u trëmbni, po hajdeni, e rrëfeni vëllazëret së mi, të vijënë ndë Galileë, e atje do të më shohënë.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ