7 E hajdeni këtë çast, e thoi mathitivet së tij, se u ngjall nga të vdekuritë, e ja vete më përpara nga juvet ndë Galileë, atje do ta shihni atë. Ja, ua thaçë juvet.
E pas së ngjallturit sim do të vete më përpara se juvet ndë Galileë.
Atëherë u thot’ ature Iisui: Mos u trëmbni, po hajdeni, e rrëfeni vëllazëret së mi, të vijënë ndë Galileë, e atje do të më shohënë.
Po këto ua thaçë juvet, që kur të vijë koha të kujtoni ato që u paçë thënë juvet; ma këto nuk’ ua thaçë juvet që përpara, sepse gjëndeshë me juvet.
Edhe që u vu ndë varr, edhe që u ngjall të tretënë ditë, sikundrë thoshnë kartëratë.
E ndashti u thaçë juvet pa bërë, e kur të bënenë t’i besoni.
Që thoshnë, se Zoti me të vërteta u ngjall e ju duk Simonit.
Edhe ata si vanë u rrëfienë së tjerëvet, e as ature nuk’ u dhanë besë.
E ajo vate e u dha haber ature që ishnë bashkë me të, që qenë të helmuarë, e qaijnë.
E po pas së ngjallurit sim, do të vete përpara juvet ndë Galileë.
Ja, që u thaçë juvet më përpara.
E pastaje u duk mbë pesëqind vëllazër njëherë, e nga ata më të shumëtë rrojënë ngjera mbë sot, e dica pa kanë vdekurë.
E duallë atë çast nga varri me frikë edhe me gaz të madh, e vanë me vrap t’u rrëfeijnë mathitivet së tij.