Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Mattheo 28:6 - Dhjata e Re 1827

6 Nuk’ është këtu, po u ngjall, sikundrë tha. Ejani e shihni vëndnë tek qe Zoti.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Mattheo 28:6
17 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

E ai u thot’ ature: Mos u çuditni. Iisunë Nazarinonë, të mbërthierinë ndë Kruq kërkoni, u ngjall, s’është këtu. Ja vëndi tek’ e kishnë kallturë.


Sepse sikundrë qe Ionai ndë bark të Qitit (peshkut së madh) tri dit edhe tri net, kështu do të jetë edhe i biri i njeriut ndë zëmërë të dheut tri dit edhe tri net.


Që atëherë zuri Iisui të ju tregon mathitivet së tij, se duhetë të vejë ai ndë Ierusalim, e të pësojë shumë nga pleqësia, e nga të parët’ e Priftëret, e të Grammatepsuritë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë.


E si nuk’ e gjenë kurmin’ e tij, erdhë e thanë që panë edhe të dukurë Ëngjëjet që thoshnë, se ai ësht’ i gjallë.


E u thot’ ature: Këto janë punëratë që u thoshë unë juvet kur jeshë gjithënjë me ju, se duhetë të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nom të Moisiut, e ndë profitë, e ndë psallmora për mua.


E i thanë: Zot, u kujtuam se ai gënjeshtjari tha kur qe i gjallë, se pas tri ditet do të ngjallem.


E u përgjegj Iisui e u tha ature: Prishni këtë Nao, e mbë tri dit do ta ngrë atë mbë këmbë.


E nisi t’i dhidhaks ata, se duhetë të pësojë shumë i biri i njeriut, e të shtiretë poshtë, e të shahetë nga pleqt’ e llaoit, edhe nga të parët’ e priftëret, edhe nga grammatejtë, e do të vritetë, e pas tri ditet do të ngjalletë.


Pra andaj më do mua babai, sepse unë vë Shpirtinë tim, që ta marr pagjene atë.


E Petrua u ngre e vate ndë varr me vrap, e si u unj, sheh çarçafëtë mbë dhe vetëmë. E u kthie prapë, e çuditej me vetëhe të tij për ato që u bënë.


E do ta apënë ndë fili të tjera për të përqeshurë, e për të rrahurë me kamçi, e për të mbërthierë ndë kruq, e të tretënë ditë do të ngjalletë.


E do ta vrasënë atë, e të tretënë ditë do të ngrihetë. E u helmuanë shumë.


E kur zbritn’ ata nga mali, i porsiti ata Iisui, e u tha: Mos thoi njeriut këtë që patë ngjera sa të ngjalletë nga të vdekuritë i biri njeriut.


Atë Perndia e ngjalli, si e lëshoi nga të dhëmburat’ e vdekëjësë, sepse s’mund të mbahej ai nga vdekëja.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ