E Pavllua u përgjegj: Ç’bëni tuke qarë, e tuke lënduarë zëmërënë time? Sepse sa për vetëhenë time, jam gati jo të lidhem vetëmë, po edhe të vdes nd’Ierusalim për ëmër të Zotit Iisuit.
E pa sosurë ai fjalënë, na, Iudha një nga të dimbëdhjetë erdhi, edhe me atë bashkë turm’ e madhe, me thikëra e me drunjër nga të parët’ e priftëret, e pleqt’ e llaoit.
E Petrua si u kthie mbë të prapë, sheh që i vin pas ai mathitiu që qe i dashurë te Iisui, ai që pat rarë mbë gjoks të tij, e i pat thënë: Zot, cili ësht’ ai që do të të paradhosjë?