Biblia Todo Logo
အွန်လိုင်း သမ္မာကျမ်းစာ

- ကြော်ငြာတွေ -




Mattheo 24:14 - Dhjata e Re 1827

14 E do të dhidhaksetë kij Ungjill i mbretërisë mbë gjithë dhe që janë njerëz, për martiri ndë gjithë milete, e ahiere do të vijë të sosurit’ e jetësë.

အခန်းကိုကြည့်ပါ။ ကော်ပီ




Mattheo 24:14
29 ပူးပေါင်းရင်းမြစ်များ  

E paçë një tjetër Ëngjëll, që fluturon ndëpërmes të qiellit, që kish ungjill’ e pasosurë, për të vangjelisurë ata që rrijnë mbi dhe, edhe çdo milet, edhe çdo fili, e gjuhë, e llao.


Ma thom unë: Mos nukë digjuanë? Vërtet mbë gjithë dhe u përhap zëri i ture, e fjalët’ e ture ngjera mb’anë të dheut.


E të dhidhaksej nd’ëmër të tij metani e të ndëjierë të fajevet ndë gjithë filira, e do të nisni juvet nga Ierusalimi.


Ndë qëndrofçi themelosurë mirë e pa tundurë ndë besë, e të paluajturë ndë shpëresë t’Ungjillit që digjuatë, e që u dhidhaks mbë gjithë botë që është ndënë Qiell, atij Ungjillit unë Pavllua jam bërë shërbëtuar.


Edhe si të veni, të qiriksni e të thoni, se afër është mbretëria e Qiellvet.


E Iisui gjezdis ndëpër gjithë qutete e ndë fshatëra, tuke dhidhaksurë Ungjilln’ e mbretërisë, e tuke shëruarë çdo sëmundë, e çdo të ligë të llaoit.


Atij që erdhi ndër juvet, sikundr’ erdhi ndë gjithë botë, e bën pemmë e rritetë, si edhe ndër juvet, që mb’atë ditë që digjuatë, e njohtë dhurëtin’ e Perndisë me të vërtetë.


E do të digjoni luftëra, edhe zëra të luftëravet; vështroni e mos u frikoni, se duhenë të bënenë gjithë këto, po akoma nuk’ është të sosurit’ e jetësë.


E Iisui gjezdiste ndëpër gjithë Galileë, tuke dhidhaksurë ndë Sinagoje të ture, e tuke qiriksurë Ungjilln’ e mbretërisë, edhe shëron gjithë sëmundët’ e llaoit, e gjithë të ligatë.


E si nuk’ i gjenë ata, zbranisnë Iasonë edhe ca vëllazër të tjerë e i shpunë ndë të parët’ e qutetitë tuke thirrturë, se ata që trazuanë gjithë botënë, erdhë edhe këtu.


Sepse ruajte porsin’ e durimit sim, edhe unë do të të ruaj ti nga sahati i pirasmoit, atij që ka për t’ardhurë mbi gjithë dinia, të gucitjë ata që janë mbi dhe.


E ndashti ja, un’ e di që do të mos shihni më gjithë juvet faqenë time, që ndëpër gjithë juvet shkova tuke dhidhaksurë mbretërin’ e Perndisë.


E si rrij ai sipër ndë mal të ullinjet, erdhë nde ai mathititë vetëmë, e i thanë: Thuajna nevet kur do të jenë këto? Edhe cili është nishani të s’ardhurit sate, edhe të së sosurësë jetësë?


Sepse janë shpirtëre të dhemonëvet që bëjënë çudira, e venë ndë mbretërë të dheut, e të gjithë diniasë, të mbëjedhënë ata për luftë të asaj ditësë madhe të Perndisë fuqimadhit.


E si e hipi atë i paudhi ndë një mal të lartë, i dëftoi atij sa të përpjekç sinë gjithë mbretërit’ e jetësë.


Ngjera mb’atë ditë që, si dha porsitë me anë të Shënjtit Shpirt apostojet që pat zgjedhurë, hipi ndër Qiell.


E si u ngre një prej suresh që quhej Agavo, shënoi me anë të Shënjtit Shpirt një uje të madhe që do të bënej ndëpër gjithë dhe. E ajo uje u bë ndë kohë të Qesar Kllavdhiut.


Përsëri u thom juvet, se nd’është që të simfonisjënë di nga juvet për çdofarë punë që të kërkojënë, do t’u bënet’ ature nga jati im që është ndë Qiell.


E u bë mb’ato dit ahiere, dolli urdhër prej Avgustoit Qesarit që të shkruheshnë për pagë gjithë bota sa urdhëronte ai.


E do të qiriksetë më përpara Ungjilli ndë gjithë filira.


Sepse ka urdhëruarë një ditë, që mb’atë do të gjukojë gjithë dinianë me të drejtë, me anë të njëit njeriut që është vënë prej si, e këtë e veveosi mbë gjithë kur e ngjalli atë nga të të vdekuritë.


E nuk’ është vetëmë riziko që të bënetë e ndierë vetëmë këjo puna onë, po edhe më tepër që edhe qisha e Artemësë e madhea, do të mos jetë për farëgjë, e do të nisjë të prishetë të madht’ e saj, që gjith’ Asia edhe diniaja e lëvdon.


E përsëri, kur të kllasë bir’ e vetëmë ndë jetë, thotë: Le t’i falenë atij gjithë ëngjëjt’ e Perndisë.


Sepse nuk’ e vuri ndënë këmbë t’ëngjëjet Perndia jetënë që vjen, atë që flasëmë për të.


ကြှနျုပျတို့နောကျလိုကျပါ:

ကြော်ငြာတွေ


ကြော်ငြာတွေ